28 shkurt 2009

Sevilla përforcon vendin e tretë

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore si mysafir i Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.
Edhe pse ishin vendasit ata që shënuan të parët (26’), me anë të Gabilondos, mysafirët arritën që ta përmbysin rezultatin dhe të nxjerrin tre pikë nga ky takim. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), sulmuesi Frederic Kanoute, barazoi rezultatin me golin e tij të parë në këtë ndeshje. Disa minuta brenda pjesës së dytë (58’), Kanoute shënoi golin e dytë dhe të fitores për Sevillën. Me këtë fitore, andaluzianët largohen për gjashtë pikë nga Villarreali që mban vendin e katërt me një ndeshje më pak të zhvilluar.