27 shkurt 2009

Torres më shumë se dy javë jashtë fushe

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, do të pauzojë më shumë se dy javë dhe mund ta humbë duelin me Manchester United në Old Trafford që do të zhvillohet më 14 mars.
Spanjolli pësoi sërish një dëmtim të nyjës për të cilën arsye edhe u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Real Madridit në Bernabeu.Sipas informatave të fundit, Torres do të humbë disa ndeshje, përfshirë udhëtimin në Middlesbrough dhe ndeshjen e të martës kundër Sunderlandit.Pas 10 ditësh është ndeshja e kthimit ndaj Real Madridit, dhe katër ditë më pas derbi i madh kundër Manchester United. Pikërisht kjo ndeshje e fundit llogaritet si vendimtare, pasi nëse Manchester United do të fitojë, kjo do të thotë edhe fund për shpresat e Liverpoolit për të arritur tek titulli i Premierligës.