28 shkurt 2009

Toti që nga minuta e parë në fushë përballë Interit

Françesko Toti do të jetë i gatshëm për trajnerin Spaleti në ndeshjen më të rëndësishme të kontinentit këtë fundjavë. Kapiteni pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë në superndeshjen Inter-Roma, e cila do të luhet nesër në orën 20:30.

Spaleti pritet të hedhë në fushë edhe “qejfmbeturin” Panuçi. Futbollisti mësohet së është penduar për sjelljet e tij të fundit, dhe i ka kërkuar ndjesë teknikut kryeqytetas. Në qendër të mbrojtjes, bashkë me Panuçin, do të jetë Filip Mekses.

Simone Perrota ka pësuar një tërheqje të rëndë muskulare në stërvitjen e fundit, e cila do ta lërë përfundimisht jashtë kësaj superpërballjeje. Lajm i mirë për kampin kryeqytetas është rikthimi i Mirko Vuçiniçit, i cili do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Më poshtë do të paraqesim formacionin praprak të Luçiano Spaletit në prag të superndeshjes së Romës në transferten e Interit.

Roma (4-3-2-1): Doni; Motta, Mexes, Panucci, Riise; Taddei, De Rossi, Brighi; Pizarro; Vucinic, Totti.

Në stol: Artur, Loria, Diamoutene, Cicinho,
Menez, Baptista, Montella.

Të padisponueshëm: Cassetti, Aquilani, Juan, Perrotta