27 shkurt 2009

“Treguam se jemi ende në nivele të larta”

“Ishte më të vërtetë një ndeshje perfekte për ne”. Tepër i kënaqur shprehet presidenti i Bajernit, Karl Hainc Rumenige: “E në fund të fundit, askush s’mund ta parashikonte një rezultat kaq të thellë. Jemi me të vërtetë të kënaqur. Pa dashur të tregohem arrogant, besoj se mund të shohim përpara drejt të çerekfinaleve. Kemi ambicie të mëdha në Ligën e Kampionëve, megjithëse e dimë se nuk konsiderohemi favoritë të këtij kompeticioni. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme për ne që të tregojmë se Bajerni i Mynihut është ende një skuadër me cilësi të lartë. Ndonëse jemi të vetëdijshëm se sfida akoma më të vështira na presin përpara gjatë këtij sezoni, kjo skuadër meriton duartrokitje për atë që tregoi të mërkurën në mbrëmje”.