27 shkurt 2009

Xhixhi Bufon: Shpresojmë te mrekullia

Bardhezinjtë, pavarësisht humbjes 1-0 kundër Çelsit, shpresojnë akoma te kualifikimi në Torino

Topa të çarë. Ai që është i mbuluar me yjet e Champions Ligës shpërthen midis këmbëve të Kileinit dhe Aleksit. Eshtë një përplasje midis gladiatorësh të vërtetë, kur pjesa e dytë sapo kishte filluar. Një top që çahet në këmbët e fubollistëve dhe shfdryhet në fushë.

Jo, gjëra të tilla nuk shihen shpesh as në fushat e bukura të Britanisë së Madhe. Kështu, në fund, thelbi i Çelsi-Juventus është edhe ky. Për t’u shpjeguar më mirë: Juventusi i 4 sulmuesve nuk shënon. Por pëson një gol, vetëm një dhe pas 12 minutash lojë. Në repartin difensiv gabojnë në rastin e parë të Drogbasë, atij të vërtetit, të rigjeturit. Humbet busullën skuadra e Ranierit, por pastaj e rigjen.

BUFON - Këtë e mendon edhe Bufon. Ndeshja ka mbaruar ai nuk e ka hequr akoma uniformën e portierit dhe shprehet: “Ata janë një skuadër e fortë. Eshtë e vërtetë, kemi vuajtur, por na ka munguar vetëm goli, që në Champions është shumë i rëndësishëm. Kemi besim për ndeshjen e kthimit. Nëse nuk do të pësojmë gola mund të arrijmë mrekullinë”. Një mrekulli që bazohet edhe tek mbrojtja e Juventusit që duket se ka rigjetur ekulibrin.

Edhe kështu, me Melberg në krahun e djathtë në vend të Grigeras, një lojtar që vrapon shumë, por që edhe shpërqendrohet më shumë. Kjo lëvizje kishte funksionuar kundër Realit të Madridit, dhe në fund të fundit, ka funksionuar edhe në Angli. Këtë e konfirmon Bufon: “Në fillim ka qenë e vështirë si në Palermo, por atje nuk kemi pësuar gol. Ndërsa kundër Çelsit po”. Detaje: në Londër luanin Drogba dhe Anelka. Në Palermo në sulm ishin Mikoli dhe Kavani.

ITALIANET - Detaje, që nuk demoralizojnë portierin më të mirë të botës. I vendosur: “Kemi vuajtur, na ka munguar goli, por kemi reaguar shumë mirë”. Ndoshta është një rastësi, por ky fakti i golit që mungon është shumë i shpeshtë. Ka munguar edhe kur Ranieri ka futur sulmuesin e tretë në fushë: Trezege 5 minuta para fundit, bashkë me Del Pieron dhe Amaurin.

Të gjithë në fushë, por nuk ka mjaftuar. Në Londër ka humbur edhe Juventusi, ashtu siç kishte bërë edhe Roma një natë më parë. Londinezët duhet të kenë krijuar një ide: këta italianët nuk janë kushedi se çfarë. Bufon nuk është dakord: “Kam parë vetëm ndeshjen e Interit. Mançesteri është një ekip i fortë.

Mendoj se Juvja ka treguar se nuk ka asgjë më pak se Çelsi. Sigurisht, nuk kemi bërë asnjë gol në tre ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar kundër ekipeve angleze, por dy nga këto tre ndeshje janë luajtur në transfertë. Dhe në fund kemi më shumë mundësi të kalojmë ne edhe Roma”. Këtë teori e mbështet edhe adminstratori i deleguar i bardhezinjve Blank:

“Më mirë do të shkojë pjesa e dytë. Tani Anglia është në avantazh por besoj se të gjithë ekipet italiane mund ta kthejnë rezultatin”. 3 mijë tifozët e Juventusit kanë duartrokitur edhe në fund të ndeshjes. Fishkëllimat kanë ardhur vetëm kur Abramoviç ka përshkuar fushën me Bonon e grupit muzikuor U2. Pas dy javësh sfida do të rizhvillohet. Në Torino shpresojnë....