31 mars 2009

Rosi: Seria A ka pak durim për talentet

Nuk e di pse nuk luaj në një klub italian, por nuk është faji im. Klubet bëjnë zgjedhjet e tyre, unë vendin tim e kam gjetur në Spanjë. Besoj se është momenti për të ndryshuar dhe diçka po ndryshon. Talentët janë, por futbolli italian ka pak durim”. E motivon kështu mungesën ë vëmendjes së klubeve të Serisë A ndaj tij nga stërvitja “axurre” në Koverçiano Xhiuzepe Rosi, që po paraqitet shumë mirë me Vilarealin. Megjithatë në kombëtare ai po ecën shumë mirë: “Nuk e di nëse do të luaj nesër në Bari ndaj Irlandës, por e di që Lipi ka besim tek unë dhe unë do të zbres në fushë për të bërë atë që di”.

Abete mbështet Lipin për Kasanon!

Qëndrimi i Lipit me Kasanon është i lidhur me një zgjedhje teknike. Ai ka fituar një botëror me këtë grup dhe tani po kërkon të rikrijojë shpirtin që kishte në Gjermani”. Xhiankarlo Abete e shpjegon kështu lënien jashtë të Kasanos nga skuadra kombëtare. “Zgjedhjet e tij duhen respektuar. Ai ka një mënyrë të tij për të vlerësuar lojtarët dhe funksionalitetin e tyre në bazë të momentit, - vazhdon presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, i kënaqur nga suksesi në Malin e Zi. - Nëse nesër arrijmë të mundim Irlandën, do të kemi bërë pjesën më të madhe të rrugës drejt botërorit. Sfida me Trapatonin? Është një trajner që ka arritur suksese të mëdha, do ta ritakojmë me kënaqësi të madhe. Kam folur me të kur kishte 70-vjetorin para pak ditësh. Dhe shpresojmë ta takojmë sërish në Afrikën e Jugut, por pasi ai t’i ketë kaluar ndeshjet e “play off”-it…”.
Abete nuk kursen pastaj një batutë edhe për Kanavaron: “Nuk mendoj se do të tërhiqet vërtet nga futbolli. Sigurisht është mësuar të luajë në nivele të larta dhe duhet të vlerësojë ofertat. Shpejt do të thyejë edhe rekordin “axurr” të Maldinit”. Në fund, Abete u lëshon një apel tifozëve në prag të ndeshjes së nesërme: “Besojmë te publiku i “San Nikola”-s, në Bari është një ndeshje vendimtare”.

Kanavaro dhe e ardhmja: Ndoshta tërhiqem

Edhe pse duhet të tërhiqem nga futbolli, kam patur një karrierë të bukur”. Batuta e të zakonshmit Fabio Kanavaro është ironike, por nga ana tjetër fsheh një farë hidhërimi, sepse problemi i kontratës së tij që i skadon këtë verë me Realin e Madridit, e ka vendosur në një situatë që nuk e mendonte se do të krijohej vetëm pak muaj më parë, kur në një bisedë me presidentin e atëhershëm Ramon Kalderon dhe drejtorin e përgjithshëm të klubit Predrag Mijatoviç, menaxherët e Fabios, Enriko e Gaetano, ishin dakord mbi rinovimin. Pastaj Kalderoni përfundoi nën “syrin e ciklonit” dhe akoma ortakët e Realit kanë mosmarrëveshje (para dy ditësh kanë pasur një mbledhje asambleje që zgjati 8 orë, duke u grindur thuajse për gjithçka). Dhe Kanavaro është në pritje. “Por nuk është problemi im kryesor, - shpjegon qendërmbrojtësi 36-vjeçar. - Kam një kontratë deri në qershor me Realin e Madridit, që nuk është klubi i fundit. Zërat për Milanin janë vetëm thashetheme, ai që më kërkon, e ka numrin e menaxherit tim. Tani mendoj të luaj në këtë fund sezoni me Realin, sepse kemi akoma mundësi për ta arritur Barcelonën. Pastaj është dhe Kupa e Konfederatave. Kam shumë dëshirë të luaj, e ardhmja ime nuk është objektivi im i vetëm”. Situata mbetet e çuditshme për një kampion thuajse 36-vjeçar, që duhet të gjejë një skuadër të fortë, me të cilën duhet të luajë një sezon vendimtar për ta çuar më pas drejt botërorit afrikan, i katërti personal, që Italia “e tij” kërkon ta sigurojë, duke mundur nesër në Bari Irlandën e Xhiovani Trapatonit: “Se si do të më duket kur ta takoj Trapatonin si kundërshtar, - nënvizon Kanavaro, - pasi kam kaluar katër vite të bukura me të me fanellën “axurre”. Megjithatë ne synojmë shumë te kjo ndeshje, edhe pse e di sesa pasion ka Trapatoni për futbollin. Unë jam i ngjashëm me të në këtë aspekt”.

Një tregolësh edhe në stërvitje

Italia zbriti dje në fushën e kombëtares për të përgatitur sfidën e nesërme në Bari ndaj Irlandës së Trapatonit. Lipi punoi me skuadrën më shumë me topin. Në ndeshjen stërvitore që mbylli stërvitjen, Pacini ishte autor i një tregolëshi, ndërsa Rosi plotësoi “pokerin”, ku skuadra “blu” mundi 4-2 atë “të kuqe” (dygolësh i Kualjarelës). Për sa i takon pjesës tjetër, Lipi, duket se i ka bërë zgjedhjet e tij në krahasim me ndeshjen ndaj Malit të Zi, me Brigin në mesfushë në vend të Palombos dhe Pacinin e Rosin në sulm, në vend të dyshes Iakuinta dhe të dëmtuarit Di Natale.

Pacini rrëfen: Lipi më tha, hyr dhe shëno!

Një farë “V”-je që të pret fytyrën, me gishtat që duken thuajse sikur thonë: më shiko mua të lutem! Jo, nuk është një këngë dhe kundërshtarët e dinë mirë, duke parë se kur luajnë kundër, e kuptojnë që nuk ka asgjë për të qeshur. Xhiampaolo Pacini është “i fejuar” me golin. Madje tashmë duket thuajse si një martesë, pasi periudha e errët me Fiorentinën, është lënë pas krahëve. Ndoshta për këtë ka filluar të qeshë shumë, duke qenë kështu një lojtar me të ardhme në Itali dhe për Italinë. Debutoi në Serinë A me Leçen, duke shënuar një gol; Italinë e tij U-21 e përuroi me një tregolësh në “Uembli” kundër Anglisë; debutimi në kombëtaren e madhe vijoi sërish me një gol ndaj Malit të Zi. E ku ka më mirë se kaq…

- Pacini, emocione të ndryshme?

- Tregolëshi i shënuar në “Uembli” do të mbetet gjatë në mendjen time, por ajo ndaj Malit të Zi ishte një ndeshje ndryshe, që ia vlente për të shkuar në botëror.

- Ndonjë përkushtim të veçantë?

- Atyre që më kanë qëndruar afër.

- Si festuat?

- Pasi u kthyem në hotel, festova me Montolivon, Pepen e Gamberinin.

- Lipi ju ka cilësuar si “Mbretin” e golit: e kujt është merita?

- E Sampdorias, e kombëtares e të gjithë atyre që luajnë me mua.

- Por mes jush, Tonit e Xhilardinos, “shoqëria” është e mirë, a ka nevojë vërtet kombëtarja për Amaurin?

- Sigurisht Italia ka shumë sulmues të fortë dhe unë shpresoj të qëndroj në këtë grup në prag të botërorit, ndonëse zgjedhjet nuk më takojnë mua t’i bëj.

- A jeni gati të luani ndaj Irlandës?

- Unë jam i gatshëm, por vendos Lipi. Megjithatë jam i sigurt që do të jetë një ndeshje e madhe.

- Kur e kuptuat që duhet të hynit në fushë, çfarë ndjetë?

- Pak emocion, por falënderoj shokët që më qëndruan afër dhe më qetësuan menjëherë. Pastaj situatën e çdramatizoi Lipi me një batutë.

- Çfarë ju tha në të vërtet?

- Ki kujdes, hyr në fushë dhe shëno gol dhe unë iu binda.

- Dhe nuk patët nevojë as për Kasanon.

- Unë te Sampdoria kam shënuar shumë gola falë pasimeve të Kasanos, por kam shënuar edhe shumë gola të tjerë i vetëm ose falë pasimeve të shokëve të tjerë. Antonio më telefonoi dhe m’u bë shumë qejfi.

Plasin polemikat në Irlandë kundër Trapatonit

Ndoshta dikush e ngatërroi futbollin me regbinë. Dhe ndeshjet kualifikuese për “Afrikë 2010″ me trofeun “Gjashtë kombet”, të sapo fituar nga kombëtarja irlandeze. Sporte të ndryshme. Realitete të ndryshme. “E thashë sapo nënshkrova kontratën, nuk jam “Shën Xhiovani”, nuk bëj mrekulli”. Dhe mjaftoi gjysmëhapi i parë i gabuar nën drejtimin e tij për ta vendosur Xhiovani Trapatonin në “bankën e të akuzuarve”. Në mes të “Croke Park”, pas barazimit 1-1 me Bullgarinë, trajneri italian, e sheh veten duke përballuar një sërë kritikash, aspak të hijshme. Ai fillon të buzëqeshë. Pastaj shpërthen. Ajo që ndezi “sherrin” është një pyetje mbi mungesën e aktivizimit të lojtarëve të stolit. “Nuk mund të zbresë në fushë një djalosh i ri në një ndeshje kaq delikate. Ky është ligji im. Nuk bindeni? Mirë pra, më jepni emra”. Atmosfera nxehet. Një gazetar i këshillon Li Karslin, mesfushor i Birmingemit në Serinë B angleze. Trapatoni hap krahët: “Kush? E di që secili nga ju ka nga një futbollist për të promovuar. Më këshilluat një mesfushor. Por problemi nuk është aty. Uilan dhe Andreus kanë qenë të zotë. Emra të tjerë po patët?”.
SI KASANO - Shtypi irlandez i këshillon dy të tjerë. Asnjë titullar në skuadrat respektive në klube. Edhe Trapatoni pra ka “Kasanot e tij” për të administruar. Por “Shën Xhiovani” revoltohet: “Ej, jemi të dytët në grup, dy pikë nga Italia e madhe. Mos e keni harruar këtë gjë? Ne nuk jemi kampionët e botës. Mos doni t’iu kujtoj se prej sa kohësh Irlanda nuk merr pjesë në fazën finale të një botërori? Barazuam 1-1 me Bullgarinë. Një kombëtare shumë e fortë. Ndërsa kampionët e Botës së Italisë barazuan 0-0 në Sofje. Dhe patën më pak raste për gol nga ç’patëm ne”.
SHOW - Trapatoni këmbëngul në idenë e tij dhe vazhdon “spektaklin”, duke u ndihmuar me duar, pastaj riniset. Edhe më me shumë inat. “Italia kundër Qipros mund të humbiste, - vazhdon trajneri që pak ditë më parë mbushi 70 vjeç. - Irlanda po zhvillon një veprimtari të madhe. Kundër Bullgarisë në fund të ndeshjes patëm tre raste të mira për gol. Problemi është që Kin, Dojli e MekGedi, ishin shumë eklektikë. Duhet më shumë freski para portës. Por do të mësojnë”.
DREJT ITALISË - Pasi kaloi “stuhia”, kthehet të flitet për sfidën e nesërme ndaj “axurrëve”. “Pirlo është një nga problemet e mi. Kam një dobësi për kampionin e Milanit. Pastaj duhet të përpiqemi t’i ndalojmë italianët nga krahët. Italia luan një futboll ndryshe nga Bullgaria. Më teknik, më pak forcë fizike. Për ne është mirë kështu. Lipi? Nuk më takon mua ta gjykoj. Është një koleg, për të cilin kam respekt maksimal, e njeh futbollin, ka fituar një botëror, ka përvojë të madhe. Çështja “Kasano”? Një trajner ka për detyrë të mbrojë grupin”. Pastaj Trapatoni ka mendime të tjera. Duhet për shembull të riaftësojë MekGedin, një nga lojtarët e tij më të mirë, i cili doli nga sfida me Bullgarinë me një dhembje në gjurin e djathtë. Trapatoni ndihet krenar: “Ikim në Itali më idenë për të fituar. Kështu duhet të arsyetojë kush ka ambicie”. Pastaj u dhuron të gjithëve një buzëqeshje: “Do të isha i kënaqur të kthehesha në Dublin edhe me një barazim”.

Tragjedi në Bregun e Fildishtë, 22 të vdekur

Tragjedi në stadiumin "Hufuet-Boigni" të Abixhanit, në ndeshjen ku përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë luajti kundër Malauit, për eliminatoret e Botërorit 2010. Rënia e njërit prej mureve rrethues të impiantit ka krijuar një situatë kaotike. Mes panikut kanë humbur jetën 22 tifozë, ndërsa 134 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas "The Daily Telegraph", shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë ishte histeria e krijuar mes tifozëve dhe spostimi i vazhdueshëm në tribuna, ndërkohë që në përkeqësimin e situatës ndikoi edhe policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës ndaj turmës. Gjithçka ndodhi përpara fillimit të ndeshjes, në momentin kur tifozët po futeshin në stadium: sipas mediave lokale, problemi kryesor qëndron në sistemin e biletave, të cilat nuk kanë vende të përcaktuara. Mbështetësit paraqiten në dyert e stadiumit shumë orë përpara fërshëllimës së fillimit të lojës, duke shpresuar se do të sigurojnë vendet më të mira. Por, fakti më i çuditshëm është se stadiumi i Abixhanit është rikonstruktuar vetëm prej pak kohësh. Pavarësisht ngjarjes, ndeshja u luajt me Bregun e Fildishtë, që fitoi 5-0. Rreth 50 mijë fansa panë rikthimin e Didier Drogbasë në Kombëtare, në një ndeshje ku sulmuesi i Çelsit realizoi dy prej golave. Megjithatë, rezultati nuk ka shumë rëndësi përballë vdekjeve masive. Trajneri Vahid Halilhoxhiç shprehu keqardhjen e tij: "E dija që kishte ndodhur diçka, por vetëm në fund të ndeshjes na informuan për këtë dramë. Lajmin e hidhur na e tha presidenti. Unë dhe lojtarët jemi të trishtuar dhe të tronditur".Pas tragjedisë ka reaguar edhe FIFA, që po punon për të evituar ngjarje të tilla. "Qeveria" e futbollit botëror i ka kërkuar Federatës së Bregut të Fildishtë një raport të detajuar: "FIFA ka kontaktuar vazhdimisht me federatën e këtij vendi dhe i ka kërkuar një raport të detajuar, sapo autoritetet lokale të përcaktojnë shkaqet e asaj që ndodhi jashtë stadiumit përpara ndeshjes", lexohej në një deklaratë për shtyp. "Në momentin që do të marrim raportin, FIFA do të jetë në gjendje të bëjë komente të mëtejshme. Jemi maksimalisht të impenjuar që tragjedi të tilla të mos përsëriten në të ardhmen".

Hulio Sezar shpëton Brazilin

Me Hulio Sezar në formë të jashtëzakonshme, një gol me fat të Hulio Baptistës, me Ronaldinjon që ishte hija e yllit të dikurshëm dhe me dëmtimin e Maikon, Brazili barazoi 1-1 me Ekuadorin, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010. Por, protagonisti i vërtetë ishte portieri i Interit, që me ndërhyrjet e tij i siguroi "seleçaos" të paktën 1 pikë. Skuadra e drejtuar nga Karlos Dunga kaloi e para në avantazh me Baptistën: sulmuesi i Romës, shënon vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë, duke zëvendësuar Ronaldinjon. Ai përfitoi nga harkimi i Robinjos, dhe nga e djathta godet shtyllën. Topi përplaset në trupin e portierit vendas dhe më pas përfundon në rrjetë. Ekuadorianët baraspeshojnë shifrat vetëm 1 minutë përpara mbylljes së lojës me Noboan. Ai ka shfrytëzuar një top të mbetur në zonë, pas pritjes spektakolare të Hulio Sezar.

Uejn Runi: Kapelo solli tek Anglia mentalitetin e fituesit

Uejn Runi ka vlerësuar punën e Fabio Kapelos, duke shprehur se trajneri italian ka meritë të padiskutueshme në ecurinë e Kombëtares angleze. Sipas sulmuesit, tekniku italian i ka shndërruar "Tre Luanët" në një skuadër fituese. "Besojmë se mund t‘i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe mendoj se një pjesë e madhe e meritave i takojnë trajnerit", deklaroi Runi për revistën "Nuts". "Kapelo është i jashtëzakonshëm: e di se çfarë kërkon nga lojtarët dhe arrin të nxjerrë më të mirën nga të gjithë. Ai ka fituar trofe të pafund në këtë sport. Me lojtarët që ka kombëtarja angleze, ku të gjithë luajnë në Premiership, duhet të luftojmë për të triumfuar në Evropë dhe në botë". 23-vjeçari i Mançester Junajtid mendon se Anglia do të marrë rezultat pozitiv edhe të mërkurën kundër Ukrainës. "Do të ishte shumë bukur po të fitojmë ndonjë trofe, pasi kemi shumë kohë që presim", shtoi ai.

Jahmir Hyka kërkon hakmarrje me Skocinë

Talenti kuqezi, Jahmir Hyka, synon të rikthejë skocezët me këmbë në tokë. Mesfushori, që u bë pjesë e Kombëtares Shpresa, pasi u la jashtë Kombëtares "A" nga trajneri Ari Han, deklaroi se kundërshtarët u ndihmuan nga fati në fitoren 1-0 në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Në atë ndeshje, e para në Grupin 10 eliminator të Evropianit Under-21, zëvendësuesi Kris Mekguajër shënoi me penallti vetëm 4 minuta përpara fundit të lojës. Por, lojtari i Mancit në Bundesligën II gjermane ka premtuar një tjetër Shqipëri në sfidën që do të luhet të mërkurën më 1 prill në Falkirk. Ai deklaroi: "Mendoj se në ndeshjen e parë meritonim të paktën një barazim. Ndonjëherë, në futboll duhet të jesh edhe me fat. Megjithatë, në futboll gjithçka balancohet dhe jam i sigurt që do të na ecë më mirë në takimin e kthimit. Skuadra nuk po kalon formën e saj më të mirë, por ndodhemi në Skoci për ta ndryshuar këtë situatë dhe të marrim një rezultat pozitiv". Hyka beson se skocezët mund të luajnë më të hapur në ndeshjen e dytë dhe kjo mund t‘i ndihmojë kuqezinjtë. "Në Elbasan ata ishin rreshtuar më shumë në mbrojtje dhe kjo na krijoi probleme, pasi nuk po gjenim hapësira. Tani ata luajnë në shtëpi dhe mund të kërkojnë të sulmojnë. Kjo do të na ndihmojë t‘i godasim".

Portugalia: Ndaj Shqipërisë do na mjaftonte një gol

Një fitore, tri barazime dhe një humbje, që vlejnë 6 pikë dhe vendi i tretë në grupin 1, përkrah Suedisë dhe Shqipërisë modeste. Kjo është analiza pesimiste, që i bën shtypi portugez ecurisë së kombëtares së tyre në këto eliminatore. Vendi i parë mbahet nga Danimarka dhe Hungari me 10 pikë, gjë që e komplikon akoma më shumë ecurinë e Portugalisë, e cila vuan mungesën e golit. Edhe pse në radhët e tyre kanë emra të respektuar si Bosingua, Karvaljo, Pepe, Tiago, Simao, Deko, Nani, Mutinjo e Kristiano Ronaldo, portugezët po zhgënjejnë në këto eliminatore. Në qendër të kritikave si zakonisht përfundon trajneri. Karlos Kueiroz shikohet si përgjegjësi më i madh. "Pa gola nuk ekzistojnë mrekulli", është titulli i të përditshmes më të madhe sportive, "A Bola". Gazeta "O Jogo" tregohet më e ashpër në titullin e saj "Africa Addio" ("Lamtumirë Afrikë"). Në një artikull të gjatë ajo nxjerr në pah të këqijat e kësaj skuadre, e cila sipas tyre "qelbet nga koka" (trajneri). Por Kueiroz beson ende te mundësitë për t‘u kualifikuar. Duke analizuar ndeshjet e mbetura ndaj Shqipërisë, Danimarkës, Maltës dhe sfidë së dyfishtë ndaj Hungarisë, ai është shprehur: "Na mjafton vetëm një gol për ndeshje. Thjesht të shënojmë për të fituar".

Tifozët thyen xhamat e autobusëve hungarezë

Incidentet e shumta mes tifozerive kanë shoqëruar ndeshjen Shqipëri-Hungari, e humbur me rezultatin 0-1 nga kuqezinjtë në stadiumin "Qemal Stafa" mbrëmjen e së mërkurës. Përplasjet e para u verifikuan që në stadium, ku mosmarrja e masave të duhura nga ana e policisë për vendosjen e dy tifozerive pranë njëra-tjetrës ka lënë shanse për sherret mes tyre. Pas golit të 1-0, 600 tifozët miq kanë festuar, madje edhe duke provokuar tifozerinë vendase. Situata më pas precipitoi edhe me hedhjen e shisheve dhe sendeve të forta kundrejt njëra-tjetrës. Por u desh ndërhyrja e policisë për t‘i qetësuar. Ndërsa vetëm dje është mësuar se incidentet kanë pasuar edhe përfundimin e ndeshjes. Sipas burimeve pranë Komisariatit Nr.1 të policisë në kryeqytet, në orën 23:45, te "Liceu Artistik", janë goditur me gurë dy autobusë të tifozëve hungarezë. Për pasojë janë dëmtuar llamarinat e janë thyer 4 xhama anësorë të njërit prej këtyre dy automjeteve. Policia pohon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Besart Berisha paralajmëron: Do t‘i shënoj gol Danimarkës

Danimarka është testi i parë i një Shqipërie, që tashmë është thuajse totalisht jashtë objektivit të saj (arritjes së vendit të katërt në grupin 1 eliminator të Botërorit 2010). Në pjesën e mbetur të ndeshjeve, kuqezinjtë nuk kanë se çfarë të humbasin më shumë, kështu që do të synojnë të marrin ç‘të marrin. Me të vënë këmbët në tokën daneze, kuqezinjtë kanë qenë në qendër të interesit të medias sportive vendase, e cila ka kërkuar të pasqyrojë edhe synimet e kundërshtarit të skuadrës së Morten Olsen dhe menjëherë ka mësuar se Shqipëria, ambiciet e së cilës mund të mendohen të kufizuara për shkak të krahasimit të potencialeve të dy skuadrave, të mërkurën ndaj Danimarkës do të kërkojë të bëjë surprizë. Një gjë të tillë e kanë dëgjuar në gjuhën daneze, pasi u është dashur të intervistojnë sulmuesin shqiptar të skuadrës daneze të Horsensit, Besart Berisha. Madje, ky i fundit nuk i ka kursyer as paralajmërimet se do të japë gjithçka për të shënuar në portën e vendasve. Po ashtu ai u ka deklaruar gazetarëve danezë se humbja ndaj Hungarisë ishte e pamerituar për kuqezinjtë, ndaj Shqipëria do të synojë gjithçka në ndeshjen e së mërkurës. Besart, pas humbjes 0-1 me Hungarinë, rruga për në Botëror bëhet shumë më e vështirë?Ne kishim përballë një ndeshje të rëndësishme, sepse bëhej fjalë të mbeteshim pranë kreut. Fitorja e Hungarisë ndaj ndesh nuk ishte plotësisht e merituar. Më vjen keq sepse zhgënjyem publikun, i cili e kishte mbushur stadiumin për këtë ndeshje.A jeni i kënaqur nga loja juaj, edhe pse në fund nuk i përmbushët qëllimet?Mendoj se e bëra mirë detyrën time. Unë luftova fort, por duhet pranuar se kishte edhe momente jo të mira. Pata rast të shënoja, madje jo vetëm unë, por barazimin nuk e arritëm.Për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit, ndoshta ju duhet sukses në Danimarkë.Unë, bashkë me skuadrën, jam në Kopenhagën tashmë, në përgatitje për të marrë maksimumin ndaj Danimarkës. Më vjen mirë që dëgjoj sërish danisht. Do ta rifillojmë sërish luftën, me shpresë se përpjekjet tona do të rezultojnë të suksesshme. Besoj se loja që zhvillova ndaj Hungarisë do të ma sigurojë një vend në formacion ndaj danezëve. Do të jemi përballë një skuadre shumë të mirë si Danimarka, e cila ka lojtarë me nevojë, por ne do ta bëjmë mirë detyrën tonë. Ëndrra ime është që t‘i shënoj një gol Danimarkës.

46 vjet pa fitore me danezët, bastet "kryqëzojnë" Shqipërinë

Shqipëria ka filluar përgatitjet në Kopenhagën për ndeshjen e së mërkurës me përfaqësuesen e Danimarkës. Skuadra e Ari Han do të luajë në "Parke Stadium", e penalizuar nga historia në takimet direkte me skandinavët, por edhe e "kryqëzuar" nga kompanitë e basteve, të cilat e cilësojnë shumë të vështirë arritjen e një rezultati pozitiv. Marrja e 1 pike duket një objektiv shumë i vështirë për të besuarit e Ari Han, edhe sepse pas dëmtimit në shpatull të portierit Arjan Beqaj, kuqezinjtë nuk do të kenë as shërbimet e mesfushorit Lorik Cana, i pezulluar.

Përballjet

Ajo e datës 1 prill do të jetë ndeshja e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Danimarkës në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010. Deri më tani, dy skuadrat kanë luajtur gjashtë herë në aktivitetet ndërkombëtare dhe bilanci i përgjithshëm është dukshëm në favor të nordikëve. Vetëm një fitore kundrejt pesë humbjeve dhe dy gola të shënuar e 14 të pësuar janë statistika që nuk krijojnë aspak komfort. Dueli i parë është regjistruar më 29 qershor të vitit 1963, për eliminatoret e Kampionatit Evropian: 90 minuta në të cilat Shqipëria humbi 4-0. Në ndeshjen e kthimit, të luajtur katër muaj më pas, më saktësisht më 30 tetor, përfaqësuesja jonë fitoi 1-0 me golin e legjendës Panajot Pano. Më pas kanë ardhur katër humbje. Dy në vitin 1993, në eliminatoret e Botërorit ‘94 (4-0 dhe 1-0) dhe dy të tjera në eliminatoret e Botërorit 2006: në tetor 2004, danezët fituan 2-0 në Tiranë, ndërsa në takimin e kthimit në Kopenhagën 3-1, me golin e Erjon Bogdanit.

Bastet

Danimarka ka konsoliduar pozitat e saj në krye të grupit pas barazimit ndërmjet Portugalisë dhe Suedisë e tashmë ka 10 pikë pas 4 ndeshjeve. Në sfidën kundër Shqipërisë, skuadra e Morten Olsen shihet si favorite absolute për fitore. "Bookmaker"-sat e kuotojnë fitoren e skandinavëve me koeficientin 1.2, ndërsa barazimi (5.5) dhe triumfi i kuqezinjve (12) shihen si rezultate pothuajse të pamundur për t‘u realizuar. E përkthyer ndryshe, për marrjen e një pike kemi 17 për qind të shanseve, ndërsa për fitore vetëm 8 për qind. Kompania e specializuar në lëvizjen e koeficienteve të basteve, "Betexplorer", e ka klasifikuar sfidën Danimarkë-Shqipëri mes ndeshjeve ku fitorja e vendasve shihet si rezultati më i sigurt. Rezultati më i mundshëm shihet fitorja e danezëve 2-0 (6.5). Barazimi pa gola jepet me koeficientin 17, ndërsa barazimi 1-1 kuotohet me 12.5, po aq sa edhe fitorja 3-1 e vendasve.

Kundërshtarët

Gjatë prononcimeve të djeshme për shtyp, trajneri Morten Olsen e ka vlerësuar Shqipërinë si një kundërshtar më të fortë sesa Malta (me të cilët fituan 3-0 në fundjavë). Megjithatë, trajneri i Danimarkës mendon se të mërkurën skuadrën e tij e pret një përballje më e lehtë, pasi kuqezinjtë nuk janë aq të shpejtë në fazën sulmuese. "Përgjithësisht, shqiptarët janë më të mirë se Malta dhe me lojtarë mjaft cilësorë, si Skela apo Lala. Por ata nuk janë aq të paparashikueshëm në fazën sulmuese, pasi i mungojnë lojtarët e shpejtë si Mifsud apo Kohen. Sulmuesit maltezë u hapën shumë probleme edhe mbrojtësve portugezë, Pepe e Karvajo", tha Olsen. Në kampin kundërshtar ndiqet me vëmendje rikuperimi i sulmuesit të Arsenalit, Niklas Bendtner, për prezencën në fushë të së cilit do të vendoset sot.

Reali nuk duhet të rinovojë kontratën me Kanavaron

Reali i Madridit nuk duhet të rinovojë kontratën me futbollistin itialian Fabio Kanavaro. Ky është përfundimi i sondazhit të bërë nga prestigjozja spanjolle Marca. 54 për qind e tifozëve që kanë marrë pjesë në votim i kanë thënë jo këtij rinovimi. Kontrata e Kanavaros me Realin e Madridit skadon në qershor të këtij viti, dhe deri tani nuk është marrë asnjë hap nga të dyja palët për rinovimin e saj. Interes për mbrojtësin 35-vjeçar ka shfaqur së fundmi skuadra e Napolit në Serinë A, në radhët e së cilës aktivizohet edhe vëllai i Fabios.

Mançester Junaited i rikthehet Antonio Valencias

Antonio Valencia është bërë së fundmi edhe një herë objektiv i Mançester Junaited për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Sir Aleks Ferguson e pati kërkuar futbollistin ekuadorian që në muajin janar, por skuadra e Uiganit pati kërkuar një shifër goxha të lartë për kartonin e tij. Në mediat angleze përflitet se Valencia mund t’i kushtojë kampionëve të Anglisë rreth 17 milion euro. Ai mund të transferohet tek Mançesteri që në qershor.

Shevçenko do t’i japë lamtumirën Milanit

Andri Shevçenko shprehet i vendosur për rikthimin tek skuadra e Çelsit në përfundim të këtij sezoni. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ish-ylli i futbollit botëror shprehet se ekipi anglez mund të jetë një pikë kthese për karrierën e tij.Shevçenko u huazua nga Milani në muajt e verës, por tek kjo skuadër ai nuk arriti dot të rikthehej në formën e dikurshme. Trajneri Ançeloti nuk e ka aktivizuar asnjë herë ish-fituesin e “Topit të Artë” që nga minuta e parë.

Angli, Runi futbollisti më i mirë i vitit 2008

Uejn Runi është shpallur futbollisti më i mirë anglez i vitit 2008 nga sondazhi i zhvilluar në faqen TheFA.com. Futbollisti i Mançester Junaited është cilësuar si më i miri nga tifozët, duke marrë më shumë vota se Stiven Xherard apo Frenk Lampard. Runi është sulmuesi i parë që e fiton këtë trofe të zhvilluar nga TheFA.com që pas 6 vjetësh.

Çesk Fabregas: Po, Kalderon më ka telefonuar

Dëshira e Roman Kalderonit për të marrë tek Reali i Madridit supertalentin Çesk Fabregas është konfirmuar përfundimisht. Vetë futbollisti spanjoll i Arsenalit ka pohuar se është telefonuar nga ish-presidenti i Realit, por, në këtë bisedë është folur vetëm për progresin e tij në lojë. “Po është e vërtetë që presidenti i Realit të Madridit më ka telefonuar, -deklaron Fabregas për El Mundo Deportivo. –Por, asnjëherë nuk më ka kërkuar për të firmosur me Realin. Thjesht ka folur rreth progresit tim, dhe kaq”. Fabregas ka një kontratë që e mban të lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2014.

Huntelar ndërron kurs: Reali më i miri në botë

Sulmuesi holandez i Realit të Madridit, Klsa-Jan Huntelar, i deklaron hapur dashurinë e tij klubit të Realit. Vetëm pak javë më parë holandezi kërkoi të rikthehej tek Ajaksi, nga ku kishte ardhur në merkaton e janarit, ndërsa tani ndryshon krejtësisht mendim.“Dua të fitoj shumë tituj me Realin e Madridit, -deklaron Huntelar për Madrid Magazine. –Kam shumë vite përpara për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampioneve. Reali është klubi më i mirë në botë, shumë më i mirë se Ajaksi”.Huntelar në ndeshjet e fundit ka filluar të bëhet një element shumë i rëndësishëm për trajnerin Huando Ramos, falë golave të tij që ka arritur të shënojë.

Capello thërret në emergjencë Agbonlahor

Përfaqësuesja angleze e drejtuar nga Fabio Capello ka vendosur të thërrasë edhe sulmuesin e Aston Vilës, Gabriel Agbonlahor, për ndeshjen e radhës që do të zhvillojë me Ukrainën. Anglia do të përballet nesër në “Uembli” me përfaqësuesen ukrainase në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Agbonlahor thirret në emergjencë si zëvëndësues i të dëmtuarit Darren Bent. Anglia dhe Ukraina bëjnë pjesë në Grupin 6. Anglia udhëheq me 12 pikë, ndërsa Ukraina ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë, aq sa ka edhe Kroacia.

Rafa Benitez ëndërron të marrë Samuel Etonë

Rafa Benitez ëndërron të shohë në sulmin e Liverpulit për sezonin e ardhshëm dyshen Eto-Torres. Mediat iberike publikojnë se trajneri i Liverpulit është duke studiuar sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto, për ta sjellë atë pranë skuadrës së tij në merkaton e verës. Për Rafën sulmi i Liverpulit do të ishte më i rrezikshmi në Europë nëse do të përbëhej nga Samuel Eto dhe Fernando Torres.

Karlo Ançeloti konfirmohet në krye të Milanit

Karlo Ançeloti shpreh gatishmërinë e tij për të qëndruar në krye të Milanit edhe për sezonin e ardhshëm. Trajneri i njohur shprehet se gjithçka për të ardhmen e tij varet edhe nga dëshira e drejtuesve të lartë. Ançeloti është vënë në dyshim për shkak të rezultateve të dobëta të Milanit në sezonet e fundit. “Dëshiroj të qëndroj tek Milani. Edhe klubi duhet të pajtohet me këtë. Ende nuk kam gjetur arsye për t’u larguar”.Vulën përfundimtare për vazhdimin e bashkëpunimit mes Ançelotit dhe Milanit e jep administratori Adriano Galiani. Në një daklaratë dhënë sot për mediat italiane Galiani shprehet zyrtarisht se Ançeloti do të qëndrojë në krye të Milanit. Me këtë deklaratë dëshirat e Çelsit dhe Realit të Madridit për të marrë teknikun

Maradona i ka 37 milion euro borxhë shtetit italian

Diego Armando Maradona i detyrohet shtetit italian plot 37 milion euro gjobë e akumuluar, që gjatë kohës që ai luante me Napolin. Në këtë periudhë superylli botëror nuk pati shlyer plotësisht disa detyrime financiare, dhe me kalimin kohës shuma ka arritur të kapë këtë shifër. Lidhur me borxhin ndaj shtetit italian, trajneri i përfaqësueses argjentinase nuk është shprehur ende zyrtarisht.

Maikon të paktën për një muaj jashtë fushave

Futbollisti brazilian i Interit, Maikon, do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën një muaj. Maikon është dëmtuar gjatë ndeshjes së përfaqësueses braziliane që zhvilloi këtë fundjavë me Ekuadorin për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Braziliani Maikon është një tjetër futbollist i Interit që i shtohet dëmtimeve, duke sjellë një tjetër dhimbje koke për Hoze Murinjon.

Barcelona interesohet për Petr Cech

Mediat spanjolle përcjellin lajmin se Barcelona është duke u interesuar për portierin e Chelseat, Petr Cech.
Portieri aktual i Barcelonës, Victor Valdes, vazhdimisht është duke u kritikuar se nuk është në nivelin e ekipit katalunas. Valdes ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll, ndërsa informatat e fundit thonë se Barcelona është duke u interesuar për Cech. Barcelona ishte interesuar për portierin çek edhe në vitin 2007, por aso kohe ai deklaroi se ishte i lumtur në Stamford Bridge. Edhe pse gjasat janë të pakta që Chelsea ta lejojë largimin e portierit, nëse kjo ndodh Abramovich do të mund të fitonte një shumë të madhe të parave nga shitja e 26-vjeçarit.

Iniesta shpreson të pensionohet në Camp Nou

Mesfushori kreativ i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar të martën se shpreson ta kalojë gjithë karrierën futbollistike te Blaugranët.
“Nuk mund t’i ndaloj ata që flasin për mua dhe për të ardhmen time, mirëpo dëshiroj t’i kujtoj të gjithë se unë kam një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2014, dhe me Zotin përpara do të pensionohem këtu. Kjo është dëshira ime. Të gjithë qëndrojnë atje ku dëshirojnë të jenë dhe unë dëshiroj të mbetem këtu”, është shprehur spanjolli. Iniesta nuk mundi të luajë për Spanjën në ndeshjen kundër Turqisë të dielën për shkak të lëndimit, dhe po ashtu nuk do të mund të luajë të mërkurën, sërish kundër Turqisë, por shpreson të luajë në fundjavë kundër Valladolidit me Barcelonën.

Kaka: Gerrardi është lojtar i kompletuar

Lëvdatave të shumta që ka marrë simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, iu është bashkëngjitur edhe ish-lojtari më i mirë në botë, Ricardo Kaka, duke e cilësuar kapitenin e Redsave si lojtarin më të kompletuar në botë.
Pyetjes së revistës britanike “Four-Four-Two”, se cili është lojtari më i mirë në botë, Kaka i ëhstë përgjigjur: “Është një pyetje e vështirë. Nëse më lejohet të zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë, do të zgjedhja Cristiano Ronaldon për shkathtësitë e tij dhe shpejtësinë; Messin për dhuntitë e tij dhe mjeshtërinë; dhe Steven Gerrardin, i cili për mua është lojtari më i kompletuar dhe modern”.

Lala kërkon pikë nga Danimarka

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, ka deklaruar se takimi i të mërkurës kundër Danimarkës është shumë i vështirë se ai kundër Hungarisë, mirëpo mesfushori i Hannoverit nuk dëshiron të kthehet në shtëpi pa pikë.
Shqipëria zhvilloi një lojë të dobët kundër Hungarisë, duke bërë që kuqezinjtë të mposhten në “Qemal Stafa”, ndërsa Lala shpreson që të mos ndodhë e njëjta gjë edhe kundër Danimarkës. “Na pret një tjetër takim i vështirë, ndoshta edhe më i vështirë se ai kundër Hungarisë. Jemi të vetëdijshëm për këtë, por ne do të shkojmë në Danimarkë për të bërë lojën tonë dhe pa dyshim për të mos u kthyer duarbosh”, ëhstë shprehur kapiteni për “Nemzeti Sport”.

Lippi: Fitorja kundër Irlandës e domosdoshme

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, ka kërkuar nga të përzgjedhurit të tij të jenë të vendosur për fitore në ndeshjen e të mërkurës kundër Irlandës.
“Unë pres fitore, sepse Italia gjithmonë luan për fitore përballë çdo kundërshtari, por gjithmonë kemi respektin më të madh për oponentët tanë”. “(Giovanni) Trapattoni është një trajner i madh, i cili di si ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij. Irlanda ka vetëm dy pikë më pak se ne, por ata kanë luajtur shumë mirë në këto kualifikime”. “Ne do ta zhvillojmë lojën tonë, me përkushtim të madh, duke shkaktuar gjithmonë presion dhe duke shfrytëzuar fuqinë tonë”, ka thënë Lippi për Sky Sport Italia.

Ronaldinho mund të kthehet te Barca

Mediat italiane spekulojnë që sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, mund të kthehet te skuadra me të cilën fitoi gjithçka në futboll, ajo e Barcelonës.
Agjenti dhe vëllai i brazilianit, Roberto de Assis, ka deklaruar se tani është i mundur rikthimi i Dinhos në Camp Nou. Sportmediaset.it njofton se vëllai i sulmuesit ‘e ka hapur derën’ për një rikthim të mundshëm te Blaugranët, por ka cekur se pavarësisht problemeve të fundit, Ronaldinho ndihet mirë në San Siro. Ronaldinho nënshkroi me Milanin verën që shkoi, pas një sezoni të dobët në Camp Nou dhe pas disa problemeve me trajnerin Frank Rijkaard, ndërsa ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2011.

Agjenti konfirmon interesimin e Realit për Maicon

Agjenti i Maicon ka konfirmuar se Real Madridi është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Interit.
Braziliani konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë, ndërsa për të janë të interesuar shumë nga top-skuadrat botërore. “Po, Real Madridi ka shfaqur interes. Mirëpo nuk janë vetëm Los Blancos të interesuar për të. Maicon është lojtari më i mirë në pozitën e tij”, ka thënë agjenti i Maicon, Antonio Caliendo, “Telelombardia”.

Chelsea 7 milionë euro për Trezeguet?

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është caku i ri i klubit të Premierligës, Chelseat.
E ardhmja e sulmuesit francez ka qenë në diskutim që kur ai pati një zënkë me trajnerin Claudio Ranieri më herët gjatë këtij sezoni.Corriere dello Sport ka shkruar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të ofrojë 7 milionë funte për të sjellë Trezeguet në Londër.Megjithatë presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli,i ka hedhur poshtë të dhënat se Chelsea tashmë kishte dërguar ofertë në drejtim të biankonerëve për David Trezeguet.

Kaka: Jam i gatshëm për lojë

Mesfushori i Milanit, Kaka, thotë se ai është i gatshëm të aktivizohet për kombëtaren e Brazilit në ndeshjen e radhës kundër Perusë.
“Pas stërvitjes së sotme tregova se mund të luaj. Nuk e di se sa gjatë do të mund të qëndroj në fushë, por do të doja të jem fillestar. Gjithmonë luftoj për vend në ekipin startues. Por Dunga është ai i cili duhet të vendosë”, ka thënë Kaka.“Pata pushim prej gjashtë javësh, pastaj luajta dy ndeshje për Milanin, por vetëm nga dhjetëra minuta. Nuk jam i gatshëm për një ndeshje të plotë, por do të përpiqem të ndihmoj”, ka shtuar braziliani.

Ancelotti: Dua të qëndroj tek Milani

Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se dëshirë e tij është që edhe sezonin e ardhshëm të mbetet tek klubi italian, por për këtë duhet të pajtohen edhe udhëheqësit.
E ardhmja e Ancelottit në Milan është e pasigurt pas rezultateve të dobëta të rosonerëve në dy vitet e fundit. Emri i strategut lidhet me disa klube, mes të cilave Real Madrid dhe Chelsea.“Dua të qëndroj në Milan, por edhe klubi duhet të pajtohet me këtë. Ende nuk kam gjetur arsye për tu larguar, por sigurisht se duhet ta fitoj vendin e tretë. Detyrë e imja është të punoj me dhe për klubin tim”, ka thënë Ancelotti.

Juninho: Kaka bëri mirë kur refuzoi Cityn

Mesfushori i Lyonit, Juninho, thotë se bashkëvendësi i tij brazilian Kaka kishte bërë mirë kur kishte refuzuar ekipin e Manchester Cityt.
“Nëse do të rikthehem në Vasco, atëherë do të doja të luaj për Sport Recife sërish, që është klubi me të cilin identifikohem shumë dhe që është përfshirë në karrierën time”, ka thënë Juninho. “Edhe nëse Sao Paulo do të më kishte bërë një mega-ofertë, kurrë nuk do të kisha nënshkruar me këtë klub”. “Është sikur rasti i Kaka, i cili tregoi një shembull të mirë kur refuzoi të largohet nga Milani për të nënshkruar me Manchester Cityn”, ka shtuar braziliani.

Gerrard: Reina më i miri në botë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, e vlerëson portierin e të kuqve, Pepe Reina, si më të mirin në botë.
“Ne vërtet jemi të lumtur me portierin që kemi në Liverpool dhe jam shumë i bindur se Pepe mbase është më i miri në botë në pozitën e tij, për momentin”, ka thënë Gerrard për Liverpoolfc.tv. “Nëse i shihni ndeshje që kemi fituar së fundi, Pepe ka luajtur një rol vërtet të rëndësishëm në këto fitore, duke bërë disa mbrojtje të rëndësishme në momente vitale dhe madje ka asistuar në disa gola. Andaj e dimë se sa i mirë është ai dhe definitivisht është një prej më të mirëve në botë”, ka shtuar kapiteni.

Cana: Kombetarja do jape fryte pas 4 vjetesh

Lorik Cana, nje nder shtyllat e mbrojtjes kuqezi ne ndeshjen ndaj Hungarise dhe padyshim nder lojtaret qe u paraqiten me mire ne kete ndeshje, mundohet te jete realist per forcat e skuadres sone, e cila ashtu si thote vete kapiteni i Marsejes, eshte nje perfaqesuese nga e cila nuk mund te presim mrekullira, por thjesht te jape maksimumin.
“Kur humbet nje ndeshje jane shume gjera qe nuk shkojne. Hungaria ishte nje kundershtar qe mund ta kalonim, patem disa raste ne fillim qe fatkeqsisht nuk i realizuam dhe pasi pesuam golin gjerat u veshtiresuan. Hungaria realizoi qellimin e saj qe te shenonte dhe te ruanin rezultatin megjithate me forcat qe kemi, formen e lojtareve dhe vendet ku aktivizohen ne nuk mund te presim qe te bejme nje hap shume te madh per nje kohe te shkurter. Kemi nje skuader me nje mesatare moshe shume te re, ajo eshte shpresa me e madhe per ekipin kombetar qe te mund te presim me shume per 4-6 vitet e ardhshme”, shprehet mbrojtesi.
Per shterpesine e repartit te sulmit, Cana mendon se kombetares i mungojne lojtare finalizues si Altin Rraklli apo te forte si Igli Tare. “Ndaj Hungarise u munduam te shenonim. Berisha eshte ndryshe nga Salihi apo Bogdani sepse luan edhe ne krah. Per mua Berisha ben nje lloj diference sepse mban topin dhe shperthen. Na mungon nje lojtar i tipit Altin Rraklli, sepse ai ka qene shume i vecante. Lojtare si Igli Tare na mungojne se jane te fuqishem. Edhe lojtare si Salihi jane te rendesishem por ne zone. Por keta lloj lojtaresh si ai, nese nuk furnizohet me topa, e kane te veshtire sepse nuk eshte lojtar qe triblon, por eshte i sakte ne finalizim. Shpresojme qe te futemi ne Bashkimin Europian dhe shume lojtare te kene mundesi te levizin, qe edhe ata qe jane ketu te dalin jashte, por duhet te gjejme edhe lojtare qe aktivizohen jashte qe te vijne dhe te kontribuojne per kombetaren”, vijon Cana.
Arie Haan eshte trajneri i trete pas Brigelit dhe Baric qe punon Loriku. Per te, secili ka karakteristikat e tij, por me i miri eshte ai qe na ben te fitojme. “Kam punuar me shume me Brigelin, ku arritem nje kombinim perfekt dhe arritem disa rezultate historike si me Greqine. Kemi punuar shume mire jo vetem ne aspektin e futbollit, por ai njeri u pershtat shume me mentalitetin shqiptar dhe shkonte shume mire me te gjithe lojtaret. Ndersa Baric ishte nje trajner qe e kishte me te qarte se cfare donte nga secili lojtar dhe nga ekipi. Ai mundohej te krijonte nje skuader me formacion baze me disa lojtare. Edhe Arie Haan ka arritur rezultate pozitive qe ne fillim, por tani jemi me ne veshtiresi. Nuk mund te them cila eshte menyra me e mire, ajo qe na duhet eshte qe te fitojme”, vijon kapiteni i Marsejes.
Lojtaret kosovare kane qene lojtare kryesore keto vitet e fundit, por tashme ata kane perfaqesuesen e tyre dhe ndoshta keto qe kemi mund te largohen, por Cana e perjashton veten serish. “Na e shtrojne gjithmone kete pyetje, por une personalisht nuk e mendoj te leviz sepse nuk e fus dot ne koken time qe kombetarja shqiptare nuk eshte e jona, nuk e shikoj ndryshe. Ato jane gjera politike, jane gjera te tjera qe futen ne kete pjese, por ky nuk eshte moment qe ta mendoj nje gje te tille dhe nuk kam deshire ta mendoj”, thote me bindje Cana.
Ne vijim ai flet per ndeshjen e radhes ne Kopenhagen kunder Danimarkes. “Ne jemi kombetarja e ketij vendi dhe cfaredo lloj gjeje te ndodhe, me pare ne duhet te shkojme ne Danimarke me koken larte dhe te japim maksimumin, pasi askush nuk pret mrekulline, nga ne presin te japim maksimumin. Ne Danimarke mund te marrim edhe rezultat pse jo”, shprehet Cana.
Per sa i perket te ardhmes se tij te Marseja, kapiteni ka si synim qe te largohet pasi te fitoje nje trofe dhe mes ofertave te shumta ai do te kete dicka konkrete dhe me te qarte ne prag te ndeshjes me Portugaline. “Qellimi im eshte qe po te fitoj nje trofe dhe te largohem. Veren e shkuar mbusha 26 vjec dhe per nje futbollist mosha kulmore eshte 26-29 vjec. Kam kaluar rreth 7 vjet ne France ne dhe kam deshire qe te shkoj ne kampionate te tjera per pervoje personale dhe per te perparuar. Megjithate nuk eshte vendosur akoma. Deri ne fund te muajit maj mund te marr nje vendim perfundimtar, pra kur te vij ketu per ndeshjen me Portugaline do jem edhe me i qarte. Kam pasur nje vezhgim nga disa klube te medha. Trajneri i Arsenalit me njeh shume mire pasi kemi kontaktuar shpesh here. Ai me shikon mua me shume si qendermbrojtes se sa si mesfushor. Kam pasur gjithashtu oferta konkrete nga Evertoni, hamburgu, Bajerni i Mynihut. Ne momentin e duhur do te vendos bashke me familjen time per destinacionin. Me trajnerin e Interit gjithashtu jam perballur disa here ne Ligen e Kampioneve me Porton por edhe me Celsin dhe ai me njeh shume mire. Ndonje oferte konkrete nga ai nuk kam pasur. Kam deshire qe te kaloj ne Angli por edhe ne Gjermani. Gjthesesi nese do te ishte ceshtje zgjedhjeje, do te zgjidhja Premier Ligen. Ndoshta Arsenali, por nuk e di ende”, qarteson lojtari kuqezi.
Ne fund, Cana edhe pse gjithmone deklaron se i pelqen te fitoje dhe skuadra kuqezi nuk ia jep kete mundesi, shprehet krenar per zgjedhjen qe ka bere. “Une vij nga nje vend ku jam mesuar zakonisht te fitoj, ose me mire te them me shume te fitoj se sa te humbas. Me ekipin tone kombetar eshte e kunderta, por qe nga momenti qe kam ardhur, e kam pasur te qarte qe do ta kishim te veshtire te fitonim shume. Sa here qe gjerat nuk shkojne mire, une shoh gabimet e mija dhe perpiqem t’u gjej zgjidhje. Megjithate e perseris se ne jemi skuader e re dhe na pret shume pune per te bere dhe une ndihem shume krenar qe jam pjese e kesaj skuadre”, prfundon Lorik Cana.

Olsen paralajmeron: Shqiperia jo si Malta

Zhgenjimi dhe humbja e kombetares shqiptare ndaj Hungarise, e ka shqetesuar trajnerin e Danimarkes, Morten Olsen i cili parashikon nje sfide shume here me te veshtire se ajo ndaj Maltes.
Ne nje konference per shtyp, tekniku danez ka theksuar se Shqiperia eshte nje skuader me e mire se Malta, me te cilen ata fituan 3-0 dhe se ndeshja do te jete shume here me e veshtire se ajo para 4 diteve. Duke njohur kombetaren shqiptare me te cilen ai eshte perballur 2 here per eleminatoret e boterorit Gjermani 2006, ai shprehet se, kundershtari i se merkures ka lojtare cilesore, duke permendur emrat e dy veteraneve Skela dhe Lala.
Per Olsen, pika me e dobet e kuqezinjeve eshte reparti i sulmit, i cili nuk shenon qe prej me shume se 360 minutash. Duke bere krahasimin me maltezet, ai thekson se kuqezinjte jane disa here me te ngadalte.
Nderkohe nje deklarate bombe te pakten keshtu cilesohet nga mediat daneze, ka ardhur nga sulmuesi shqiptar Besart Berisha, i cili thekson se do te shenoje te merkuren dhe se Shqiperia do ta ndeshkoje Danimarken.

Portugalia, Ronaldo kunder shokeve te skuadres

Mungese e theksuar modestie ne skuadren kombetare te Portugalise pas barazimit te radhes kunder Suedise qe rrezikon seriozisht pjesemarrjen e luzitaneve ne boterorin 2010.
Eshte Cristiano Ronaldo ai qe tenton te ndeze gjakrat, duke kritikuar shoket e skuadres. Vendi i trete ne Grupin 1 ka shkaktuar zemerim te pamase tek Topi i Arte 2008, skuadra e te cilit ka arritur vetem nje fitore me Malten ne 5 ndeshje te zhvilluara.
“Nese shoket e skuadres do benin ate qe bej dhe une, ne do ishim kampione bote tashme”, shprehet me doza mendjemadhesie numri 7 i Mancehster United. Kjo deklarate mund te percaje me shume skuadren e drejtuar nga Carlos Queiroz, e cila ka po aq pike sa kombetarja jone por 1 ndeshje me pak.

Rumani, ne vend te kartonit nxjerr pistoleten

Ne stadiumet e mbushura nga tifozet, pervec skuadres mike nje prej njerezve me te sulmuar eshte edhe arbitri i ndeshjes.
Shpesh here ai ofendohet dhe sulmohet fizikisht, por per keto nuk mund te beje asgje. E kunderta ka ndodhur ne nje ndeshje te kategorise D ne kampionatin rumun, ku arbitri i ndeshjes ka reaguar si nje ballkanas i vertete.
Ai ka gjuajtur nje here ne ajer me pistolete per t’u bere te ditur tifozeve se nuk mund t’i afroheshin shume. Ngjarja e rralle ndodhi gjate ndeshjes Popesti Stefan-Unirea Dragalina ku arbitri e quajti te rregullt nje gol te dyshuar per pozicion jashte loje, duke shkaktuar zemerimin e publikut qe e ka sulmuar ate me fraza fyese dhe eshte turrur ne drejtim te tij.
Por ata kane marre nje pergjigje te cilen nuk e kishin menduar kurre. Arbitri ka nxjerre pistoleten duke gjuajtur ne ajer per te trembur njerezit qe po i afroheshin. Sipas gazetave rumune, ai moment ngjante tamam si nje histori “far west” ku ne vend te kartonit eshte nxjerre nje arme.

Mourinho: Kush do ta refuzonte Man. Utd?!

Gazetat britanike kane disa dite qe flasin per terheqjen e mundshme te Alex Ferguson pas nje viti e gjysme, por nuk kane harruar te gjejne pasardhesin e skocezit pas 19 vjetesh te lavdishme ne stolin e “Red Devils”.
Sipas mediave, pasardhesi me i mundshem i Ferguson eshte portugezi i Interit, Jose Mourinho. “Kush mund t’i thote jo nje oferte te tille? Asnje! Manchester United eshte nje nga te paktet klube ne bote qe nuk mund t’i thuhet jo. Une nuk besoj se Ferguson do largohet ne vitin 2010. Nuk shikoj asnje arsye qe ai t’i jape fund aventures”, shprehet Mourinho ne nje interviste per “The Sun”, duke i dhene nje “grusht” te forte marredhenieve me shoqerine zikalter.
Me kete mesazh ai u dergon nje sinjal drejtuesve te United, duke lene te kuptohet se mund te largohet ne cdo kohe nga Pinetina per t’u bashkuar me “Djajte e kuq”. Portugezi ka folur edhe per te ardhmen e tij te cilen deshiron ta jetoje ne SHBA. “Shikoj SHBA-ne ne te ardhmen time, jo vetem si trajner i kombetares por edhe si drejtues i nje skuadre. Eshte lloji i vendit ku e ndien se mund te besh dicka. Aty ka nje potencial te madh”, perfundon “Special One”.

Rooney: Capello eshte thjesht fantastik!

Anglia eshte transformuar plotesisht ne nje skuader te nivelit te larte pas deshtimit per t’u kualifikuar ne Euro 2008.
Nje merite te madhe per kete ka trajneri Fabio Capello, i cili udhehoqi skuadren ne fitoren e radhes (4-0 ne miqesoren kunder Sllovakise) te luajtur ne Londer. Ne “qiellin e shtate” ndihet sulmuesi Wayne Rooney, i cili pas shenimit te dy golave ne miqesore, thur nje mal me levdata per trajnerin italian.
“Besojme se mund t’i fitojme te gjitha ndeshjet kualifikuese te boterorit 2010 dhe kjo fale trajnerit. Thjesht eshte gjeni. Duke pasur gjithe eksperiencen qe ka ai e di se cfare duhet per te arritur rezultate te mira. Me lojtaret qe kemi ne Premier League duhet te luftojme per te fituar Kupen e Botes. Per Capello-n, fitorja eshte gjeja me e rendesishme ne bote”, shprehet sulmuesi 24 vjecar ne nje interviste per “The Sun”.
Anglia nuk e fiton boterorin qe prej vitit te larget 1966 dhe per kete Rooney shton: “Te fitosh dicka pas gjithe kesaj kohe eshte absolutisht fantastike. Tani ka ardhur ora per ta bere”. Ne fund te intervistes, ai ka kerkuar qe shoket e skuadres te luftojne per fitoren e radhes diten e merkure ndaj Ukraines.

Bregu i Fildishte, shembet stadiumi, 22 viktima

Nje tragjedi tjeter ka njollosur futbollin afrikan dhe kete radhe arena e incidentit ka qene kryeqyteti i Bregut te Fildishte, Abixhan.
Ne fund te ndeshjes kualifikuese per boterorin, mes vendasve dhe Malauit, eshte rrezuar nje mur i stadiumit gje qe i ka kushtuar jeten 22 personave dhe shume te tjere jane plagosur. Mediat thone se shkaku i rrezimit te murit ka qene spostimi i vazhdueshem i mijera tifozeve dhe ketu ka kontribuar negativisht edhe sulmi me gaz lotsjelles i policise.
Nga ofensiva e agjenteve ka nisur nje situate kaotike e cila ka sjelle edhe tragjedine. Ndeshja u fitua nga Bregu i Fildishte 5-0. Incidenti ne stadiumin e Abixhanit eshte i fundit ne serine e episodeve qe kane ndodhur ne Afrike ne dekaden e fundit. Kujtohen edhe tragjedi te tilla si ajo ne futbollin e Zambias dhe ne Zimbabve ku vdiqen dhjetera tifoze.

France, federata rikonfirmon Domenech

Te gjithe jane vene kunder trajnerit te Frances Raymond Domenech, por federata nuk do t’ia dije, duke e rikonfirmuar teknikun ne krye te stolit te bluve.
Fitorja e ngushte 1-0 e arritur ne Lituani diten e shtune dhe rreziku per te qendruar jashte boterorit 2010 ka bere qe Domenech te vihet ne qender te kritikave edhe pse Federata Franceze e Futbollit mohon largimin e tij. “Kemi marre nje vendim nepermjet keshillit federal dhe zgjedhja jone eshte rikonfirmimi i trajnerit deri ne fund te eleminatoreve. Ide nuk do ndryshoj as une dhe as federata”, u shpreh shefi i federates, Jean Pierre Escalettes.
Ne vijim ai ka shtuar se kritikat e bejne ambientin e skuadres me te dobet. “Domenech ka nje objektiv qe eshte edhe nje pergjegjesi per ta drejtuar skuadren deri ne fund. Per kete duhet te besojme se do beje me te miren”, perfundon Escalettes.

Dallku pretendon për faull

Tepër i nervozuar dhe i mërzitur, Armend Dallku ka treguar pas ndeshjes momentin e golit, kur ai dyluftoi në ajër me sulmuesin e Hungarisë, Torgele.
“Torghele më vuri bërrylin dhe m’u prish komplet ekuilibri, prandaj edhe topi nuk u largua nga zona. Në atë moment u kontraktova, sepse isha i vetëm mes tre lojtarëve hungarezë. Jam shumë i zhgënjyer me vendimin e arbitrit, në një moment që më humbi edhe orientimi, ngaqë Torgele më prishi ekuilibrin. Eshtë e çuditshme që në shumicën e rasteve gjyqtari ishte kundra nesh, duke favorizuar lojën e hungarezëve”, theksoi Dallku.
Më tej, ai pranon se humbja erdhi si pasojë e gabimeve të kuqezinjve, por ndërkohë mbrojtësi shigjeton edhe repartin ofensiv. “Jemi ndëshkuar si pasojë e gabimeve tona, por duhet të dimë që nëse nuk shënojmë, asnjëherë nuk mund të fitojmë. Maksimumi që mund të arrinim ishte barazimi, por në këtë ndeshje duket se edhe fati nuk ishte me ne”, përfundoi mbrojtësi.

Shqiperia rrezikon deshtimin

Stadiumi i tejmbushur të shtunën ndaj Hungarisë ishte një befasi për të gjithë ata që kanë menduar se paraqitja zhgënjyese me Maltën thuajse një muaj më parë do të kishte efekt negativ te mbështetja e tifozëve.
Por të gjithë u entuziazmuan, kur pak minuta para ndeshjes gjithçka ishte krejt ndryshe, thuajse çdo cep i “Qemal Stafës” ishte i zënë.
Veç çmimeve të lira ka ndikuar edhe ëndrra për të shpresuar më shumë nga këto eliminatore, ndaj ata e bënë të tyren: e mbështeten skuadrën në këtë sfidë delikate. Por mes të tjerash nuk munguan as incidentet, të cilat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë.
Në një moment nervozizmi mes shqiptarëve dhe 600 tifozëve hungarezë, u pasua nga hedhja e shisheve dhe sendeve të forta. Në shënjestër u vu edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes. Por paraqitja e këtyre incidenteve në relacionin e gjyqtarit në UEFA, i rrezikon Shqipërisë një ndëshkim, deri në mbylljen e dyerve për tifozët.

Cana, një çështje apo një gabim i “mirëkuptuar”?

Aktivizimi i Lorik Canës në qendër të mbrojtjes si një mbrojtës rezultoi një dështim i konsiderueshëm i skemës së trajnerit Ari Han në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të Shqipërisë, ndaj Hungarisë rivale të drejtpërdrejtë për vendin e katërt në grupin 1 të Botërorit 2010.
Pas asaj humbjeje pa ngjyra të kuqezinjve të shtunën, nuk munguan edhe ata që evidentuan të gabuar zgjedhjen e teknikut holandez për të zhvendosur në repartin difensiv një nga mesfushorët (ndoshta) më të mirë shkatërrues në Evropë. Është pikërisht mesfusha, ajo që i dha Lorik Canës emrin e lojtarit të kërkuar nga gjigantët e futbollit në Kontinentin e Vjetër. Bajenri, Reali i Madridit, Roma, Interi, Arsenali apo edhe Evertoni, nuk e kërkojnë Canën për ta lënë në mbrojtje. Natyra e tij luftarake dhe aftësia për të mbajtur ritmin, grintën e skuadrës, i dhanë atij titullin e merituar “kapiten i Olimpikut të Marsejës”. Por këto veti Han nuk i mori parasysh.
Në fund u duk i dyzuar: “Pas ndeshjes mund të mendohet ‘edhe kështu edhe ashtu’. Është e vështirë për të parashikuar se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte luajtur më para në mesfushë. Para ndeshjes e menduam si zgjidhjen më të mirë për mbrojtjen”. Jo pak hamendësime la të nënkuptohen edhe vetë Cana, i cili në një deklaratë për një televizion shqiptar direkt pas humbjes u shpreh: “Nuk mund të them se jam ndier keq në rolin që kam luajtur, pasi nuk është hera e parë që aktivizohem në atë pozicion. Por në fund ai që vendos se ku duhet të luaj unë, është trajneri dhe unë e respektoj atë”.
Megjithatë, aktivizimi erdhi pas mirëkuptimit të kërkuar me ngulm nga Han, i cili pasi arriti në përfundimin se Cana dhe Lala kanë të njëjtat karakteristika, u kërkoi atyre të pranonin verdiktin e mosluajtjes bashkë, ku më parë nuk e kishin bërë keq. Nëse Cana do të jetë një çështje, do të mësohet pas Danimarkës, ku mesfushori nuk do të luajë për shkak të kartonëve

Shqipëria pa Lilën dhe Canën

Pas dështimit ndaj Hungarisë, Shqipëria kërkon të marrë gjithçka t’i dalë përpara në pjesën e mbetur të eliminatoreve të Botërorit 2010.
Në prag është ndeshja ndaj Danimarkës, takim të cilin kuqezinjtë tanë do të duhet ta luajnë këtë të mërkurë në Kopenhagen. Situata nuk është nga më të mirat, pasi humbja e hidhur ndaj hungarezëve ka lënë pas një moral “përtokë”, i cili mundet të rezultojë fatal edhe në ndeshjen e radhës.
Koha në dispozicion nuk është edhe aq e mjaftueshme, prandaj trajneri Ari Han do t’i duhet të punojë fort në ditët në vazhdim me lojtarët, sidomos për një përgatitje sa më të mirë psikologjike të tyre për anti-Danimarkën. Por teknikut holandez do t’i duhet të përballet edhe me një tjetër problem jo të vogël.
Për të mërkurën nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Lorik Cana, i cili është i skualifikuar për shkak të kartonit të dytë të marrë ndaj Hungarisë. Përveç Canës, me skuadrën nuk ka udhëtuar as Andi Lila, i cili, pas dëmtimit, nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për këtë sfidë.
Tashmë Shqipëria është thuajse jashtë objektivave të saj, ndaj në këtë ndeshje do të synojnë të marrë një rezultat pozitiv. Një humbje do të vinte në diskutim vazhdimësinë e trajnerit Ari Han në krye të përfaqësues sonë.

Shqipëria, tani kërkon mrekullinë

Një Shqipëri e dështuar i kthen sytë nga qielli, nga ku pret një mrekulli në grupin 1.
Hungaria të shtunën nuk na mundi thjesht për herë të dytë në këtë edicion, por na preu krahët e shpresës për një të ardhme afatshkurtër më të mirë. Na rehabilitoi, duke na treguar se, cili duhet jetë pozicioni ynë real dhe jo pretendimet e inspiruara thjesht nga një dëshirë e mirë, por e pambështetur në potencialin e duhur.
“Kjo është gjithçka që ne mund të bëjmë. Nuk mund të ndeshemi si të barabartë me ekipet e mëdha të grupit dhe as me skuadra të tjera si Hungaria”.
Kjo fjali, e thënë nga trajneri i Kombëtares sonë, është shumë e dhimbshme për të gjithë tifozët e zjarrtë shqiptarë, të cilët, të karikuar me shpresë, e mbushën plot e përplot “Qemal Stafën” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Në fushë nuk kishin ardhur yjet e futbollit botëror si më parë Bekham, Van Nistelroi, Ronaldinjo, siç ka ndodhur shpesh, por ishte thjesht një ndjenjë e një fitoreje të mundshme ndaj Hungarisë, e cila i kishte bërë të ëndërronin të gjithë ata që kishin mbipopulluar.
Vështirë, që ndonjëri prej atyre tifozëve t’i kishte krijuar vetes iluzione, se Shqipëria aktuale mund t’i dhuronte një kualifikim në botëror. Por, si çdo i pafajshëm në këtë mes, kishte ëndërruar një vazhdim me emocione të eliminatoreve dhe një në fund një vend të katërt, të konsideruar si një hap përpara i skuadrës që i hedh shkallën një e nga një në ngjitje. Por vetëm pas 90 minutave hungareze Shqipëria e tërë e kupton se rrezikon të ketë një pikavarazh nga më të dobëtit në këto edicionet e fundit në përfundim të këtyre eliminatoreve.
Me 6 pikë deri tani, por pasi Hungaria është simboli më i keq i kësaj pjese të parë të këtyre eliminatorëve (është kundërshtari i vetëm që na ka mundur dy herë dhe ndoshta këtë shans nuk do ta ketë edhe Danimarka në sfidën e dyfishtë me të) dhe nga Malta kemi marrë pak më shumë se gjysmën e pikëve të parashikuara, Shqipërisë i mbeten katër ndeshje të cilat do t’i duhet t’i luajë me tri skuadra që janë sigurisht shumë të forta për ne.
Dy ndeshje me Danimarkën, një me Portugalinë dhe një me Suedinë, skuadra pretendente, të etura për të marrë sa më shumë pikë dhe për të siguruar një vend në Botëror, sigurisht që nuk do falin më Shqipërinë.
Tani testi i parë i radhës në kërkim të surprizës (mrekulli) do të jetë e mërkura e ardhshme në Danimarkë. Hungaria që presupozohej të ishte rivali ynë direkt tani gjendet në kuotën e 10 pikëve dhe ka shanse të marrë dhe tri të tjera ditën e mërkurë teksa pret Maltën në fushën e saj. Nëse ndodh kështu, atëherë hungarezët do të shkojnë në kuotën e 13 pikëve dhe për ne do të ishte e pamundur që t’i merrnim. Praktikisht një dështim. Misioni mund të quhet i mbyllur edhe pse vazhdon për formalitet në kërkim të një surprize.

Trajnerët e Superligës shqiptare "kryqëzojnë" Arie Haanin

Zgjedhjet e Ari Hanit për sa u përket futbollistëve të grumbulluar dhe formacionit bazë shihen me mjaft dyshim nga trajnerët e Superligës shqiptare.
Pas ndeshjes është shumë e thjeshtë t’i konstatosh gabimet e kombëtares sonë, që nuk mundi t’i marrë qoftë një pikë Hungarisë, të cilën kishim menduar se do ta mundnim në të dy takimet eliminatore të grupit tonë. Pse dështoi kombëtarja shqiptare? Disa nga trajnerët e skuadrave të Superligës kanë dhënë mendimin e tyre për dështimin e radhës, ku bie në sy kritika në drejtim të Arie Haanit, i cili, sipas tyre, jo vetëm që ka gabuar në përzgjedhjen e lojtarëve, por edhe në rreshtimin e tyre, në mënyrën sesi e ka përgatitur ndeshjen dhe në pamundësinë për të zgjidhur problemet që u vunë re gjatë 90 minutave. Kritika e parë ka të bëjë me mosgrumbullinin e Erjon Bogdanit, lojtarit të Serisë A, që pavarësisht se nuk është aktivizuar rregullisht me Kievon, është një lojtar me shumë eksperiencë dhe që mund t’i bënte punë Shqipërisë me Hungarinë. Por jo vetëm kaq. Ndryshimi i shpeshtë i formaconit, në vend që të sjellë risi në kombëtaren tonë, ka bërë që të humbin ekuilibrat. Cana në mbrojtje? Është lojtari më i mirë i Olimpikut të Marsejës në mesfushë dhe si i tillë do t’i shërbente më mirë Shqipërisë në pozicionin e tij natyral. Pra, ka shumë për të diskutuar për vendimet e trajnerit Arie Haan, që për disa nga homologët e tij të superligës nuk ka sjellë asgjë të re, madje ka bërë hapa prapa krahasuar me paraardhësit e tij.

Sulejman Starova, trajner i Teutës

“Për mendimin tim, gabimi i parë i Haanit ka të bëjë më deklaratën e tij të kahershme për një Shqipëri sulmuese. Kjo deklaratë nuk rezultoi e vërtetë. Rasti më i mirë për ta parë Shqipërinë në sulm ishte ndeshja me Maltën, por Haani edhe në këtë ndeshje luajti me një sulmues. Haani nuk jeton në Shqipëri dhe vjen këtu sikurse Lala, Cana apo Skela, çka do të thotë se nuk i njeh lojtarët. Për mendimin tim, Haan ka gabuar në radhë të parë në seleksionim. Salihi për herë të parë, papritmas, luan në formacion, ndërkohë që duhet të luante më parë në këtë rol, dhe lihet jashtë Bogdani apo Kapllani, që luajnë në Serinë A dhe në Bundesligë. Nuk mund të krahasohet futbolli italian me atë shqiptar. Bogdani shënoi me Chievon dhe luajti titullar edhe në Palermo. Hani luajti me Salihin, Berishën dhe Likën më të avancuar, për herë të parë ky rreshtim, ndërkohë që Lika shquhet më shumë si mesfushor. Shqipëria ka alternativa të tjera, duke filluar që nga Hyka, Bogdani dhe Muzaka etj. Haani nuk bëri asgjë për të ndryshuar rezultatin. Nuk kishte alternativë për të ndërruar Berishën e konsumuar. Nuk bëri asnjë ndryshim në sulm, për ta forcuar këtë repart, sepse ne filluan në fund të luanim me pasin e gjatë.”

Hasan Lika, ish- trajner i Partizanit

“Skuadra ishte e orientuar para, por pa gjetur ekuilibrat në fushë. Ndoshta Haani duket të kishte menduar ndërtimin e një skuadre më të fortë në mesfushë, pastaj të mendonte për fazën sulmuese. Zgjedhjet e lojtarëve nuk ishin aq të drejta. Gjatë gjithë javës kishte dalë në pah një formacion tjetër, ndërkohë që në minutat e fundit u hoq nga formacioni mbrojtësi Elvin Beqiri. I kthyer Cana në këtë repart dhe në mesfushë u bënë modifikime të tjera. Për mendimin tim, të gjitha këto lëvizje sollën prishjen e ekuilibrave të skuadrës. Trajneri mund të kishte vepruar ndryshe edhe me ndërrimet. Për mendimin tim, ai veproi vonë, duke futur vetëm Bakajn në lojë në vend të Gilman Likës. Për formacionin mund të ketë rezerva të tjera, që nga mospërfshirja e Bogdanit në formacion, lojtar që luan në Serinë A, pavarësisht se në këtë sezon nuk është aktivizuar rregullisht. Gjithashtu mund të përmend edhe mospërfshirjen në formacion të Kapllanit, që është një lojtar me eksperiencë, sikurse Bogdani. I përmend këta lojtarë, sepse me Hungarinë ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, pra na nevojitej një formacion me shumë alternativa në sulm. Na duheshin lojtarë më të pjekur.”

Hysen Dedja, trajner i Bylisit

“Shqipëria ka zhvilluar me Hungarinë një nga ndeshjet më të dobëta të këtyre eliminatoreve, ndoshta me e dobëta nën drejtimin e këtij trajneri. Mendimi im është që skuadra jonë kombëtare nuk ka një bosht, ku mund të bazohet loja. Arie Haan është ndryshe nga paraardhësi i tij Bariç, i cili kishte një mendim të qartë taktik si dhe alternativa për sa u përket futbollistëve që seleksiononte. Nuk ka një grup stabël si për momentin dhe për vazhdimësinë e skuadrës kombëtare. Keni vënë re shpesh që për një ndeshje grumbullon disa lojtarë, ndërkohë që i lë jashtë për takimin e radhës. Më bën shumë përshtypje thirrja e Dorian Bylykbashit, që për mendimin tim jo vetëm që duhet të thirret, por edhe të luajë në formacionin bazë. Gjithashtu më ka bërë përshtypje lënia jashtë e Erjon Bogdanit, që pavarësisht se kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Chievon, mbetet një lojtar i fortë, që luan në serinë A. Ne mund ta logjikojmë në kushte mjaft të mira, pasi ka përfunduar ndeshja. Një njeri që e sheh skuadrën nga jashtë, mund të bëjë kollaj një analizë. Mund të theksoj që skuadra jonë përfaqësuese nuk ka një mendim të qartë për lojën dhe nuk ka funksionuar loja e krahëve. Cana nuk mund të dërgohet në mbrojtje kur ne mund të gjejmë futbollistë të tjerë për këtë repart. Haani ndoshta nuk i njeh lojtarët, pasi e ndërron formacionin në çdo ndeshje. Kjo ka sjellë edhe mungesën e besimit për të bërë më shumë ndërrime.”

Ilir Gjyla, trajner i Lushnjës

“Për mendimin tim, dyshimi i parë për zgjedhjet e Haanit mbetet aktivizimi i Lorik Canës në qendër të mbrojtjes. Ky futbollist i shquar ka luajtur gjithmonë në mesfushë me Olimpikun e Marsejës. Gjithashtu, edhe Kristi Vangjeli nuk m’u duk në lartësinë e duhur për t’u aktivizuar si titullar që nga minuta e parë. Po kështu edhe Berisha nuk na dha atë që prisnim në krahun e djathtë. Ndërhyrja e Haanit në formacion ka qenë shumë e vonuar, për më tepër për mendimin tim, edhe e gabuar. Mendoj se e ka dëmtuar shumë edhe dëmtimi i portierit titullar Arjan Beqaj, i cili u dëmtua rëndë në stërvitje. Por janë shumë faktorë që kanë ndikuar në paraqitjen e kombëtares sonë, që kanë të bëjnë më së shumti me përzgjedhjen e formacionit dhe aktivizimin e lojtarëve. Me një fjalë, Haani duhet të ishte shumë më i kujdesshëm në përzgjedhjen e futbollistëve, sepse me aq sa pamë shumë prej tyre nuk dhanë atë që prisnim të gjitha. Mund të gjejmë shumë gabime në ndeshjen me Hungarinë, sidomos për sa i përket formacionit dhe vendosjes së futbollistëve në fushë, çka ndikoi edhe në rendimentin e ulët të tyre. Nuk mund të anashkalojmë edhe meritën e kundërshtarëve, por më shumë problemin e patëm te formacioni ynë. Pra, disa futbollistë nuk mund të jepnim më të mirën e tyre aty ku luajtën. Ky është mendimi im për këtë ndeshje.”

Shpëtim Duro, trajner i Partizanit

“Që në fillim të pjesës së parë u pa që Hungaria kishte frikë nga skuadra jonë, mirëpo ata e studiuan shumë shpejt kundërshtarin. Për mendimin tim, trajneri Arie Haan duhet të kishte guxuar më shumë në fazën sulmuese, pasi pati në dispozicion shumë lojtarë sulmues. Kishte grumbulluar Memellin apo Bylykbashin, por nuk e pa të arsyeshme t’i fuste në lojë. Me të drejtë lind pyetja: pse udhëtoi Haani në Ukrainë, për ta mbajtur Bylykbashin në stol? Salihi është një sulmues shumë i mirë, por e ka shumë të vështirë të bëjë më shumë kur është vetëm mes mbrojtësve të shumtë hungarezë. Gjithashtu kam rezerva për lënien jashtë të Bogdanit dhe Kapllanit, që janë lojtarë me eksperiencë dhe që kanë fituar një status në kombëtaren tonë. Bakaj, i futur në lojë në pjesën e dytë, sigurisht e kreu mirë detyrën e tij, por nuk është sulmues i mirëfilltë, për të cilin kishte nevojë kombëtarja jonë. Në pjesën e dytë Hungaria u tërhoq në mbrojtje me shumë forca, ndaj na duheshin lojtarë shtatlartë, që të mund të ulnin topat e gjatë. Në fakt, nuk kishim lojtarë për ta vënë në vështirësi reale mbrojtjen hungareze. Si përfundim, skuadra jonë nuk bëri atë që duhej për ta fituar ndeshjen, kështu që tani ka humbur edhe shanset për të arritur vendin e katërt.

Ferguson: Barcelona kërcënimi më i madh për Manchesterin

Barcelona është kërcënimi më i madh për shpresat e Manchester United për të mbrojtur titullin në Ligën e Kampionëve, thotë menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson.
“Barcelona është ekipi në formë, ata kanë qenë të tmerrshëm këtë sezon dhe çdokush e ka vëmendjen tek ta”, ka thënë Ferguson. “Paraqitja e tyre në ndeshjen e dytë përballë Lyonit (të cilën e fituan me rezultat 5-2) ishte absolutisht brilante. Ata mund ta kërcënojnë secilin dhe janë padyshim një prej favoritëve”, ka shtuar skocezi. Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ketë përballë ekipin e Portos, derisa Barcelona ka përballë kampionin e Bundesligës, Bayern Munich.

Drogba i tronditur nga vdekja e 19 tifozëve

Dyshja e Chelseat, Didier Drogba dhe Salomon Kalou, kanë shprehur zemërimin e tyre pas vdekjes së 19 tifozëve të Bregut të Fildishtë në fitoren 5-0 ndaj Malavit.
Incidenti ndodhi para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2010 në stadiumin Felix Houphouet-Boigny, kur një murrë ra duke shkaktuar panik në mesin e tifozëve. Kjo ndodhi për shkak se në stadiumin me kapacitet 35 mijë vetë, kishin hyrë 50 mijë fansa. “Jam i tronditur nga kjo që ka ndodhur, është vështirë për tu përballuar. Futbolli është asgjë kur flitet për vdekjen e 19 njerëzve, kur ndodhin gjëra të tilla, kjo bën të kuptosh se sa njerëzit janë të dhënë pas vendit të tyre, ekipit të tyre”, ka thënë Drogba. “Jam i tronditur. Ngushëlloj familjet e tyre, paqja qoftë mbi ta”, ka shtuar Kalou.

Beckham futbollisti më i paguar në botë

"France Football" ka bërë publike listën me lojtarët të cilët fitojnë më së shumti para, ndërsa mesfushori i huazuar nga L.A. Galaxy te Milani, David Beckham, gjendet në krye të listës.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, zë vendin e dytë, ndërsa lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo, zë vendin e katërt.
Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, është pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa bashkëkombësi dhe bashkëlojtari i tij, Kaka, është renditur i gjashti.
Prej trajnerëve, kryesojnë dy ish-trajnerët e Chelseat. Trajneri aktual i Interit, Jose Mourinho, fiton afër 11 milionë euro, ndërsa Luiz Felipe Scolari fiton më tepër se portugezi nga kontrata e tij me Blutë, rreth 12.5 milionë euro.

Lista e dhjetë lojtarëve që fitojnë më së shumti brenda një viti:

1. David Beckham (Milan): 32.4 milionë euro
2. Lionel Messi (Barcellona): 28.6 milionë euro
3. Ronaldinho (Milan): 19.6 milionë euro
4. Cristiano Ronaldo (Manchester United): 18.3 milionë euro
5. Thierry Henry (Barcelona): 17 milionë euro
6. Kaka (Milan): 15.1 milionë euro
7. Zlatan Ibrahimovic (Inter): 14 milionë euro
8. Wayne Rooney (Manchester United): 13.5 milionë euro
9. Frank Lampard (Chelsea): 13 milionë euro
10. John Terry (Chelsea): 11.7 milionë euro

30 mars 2009

Zemra e Ronaldinhos është me Barcelonën

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, akoma ndjen një lidhje të veçantë me Blaugranët dhe me qytetin e Barcelonës, pohon vëllai i tij Roberto de Assis.
Braziliani ka kaluar momente të jashtëzakonshme te katalunasit (2003-2008), duke fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe shumë çmime personale, përfshirë edhe Topin e Artë dhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit. “Barcelona do të mbetet gjithmonë një qytet i veçantë për të dhe për mua. Kthimi atje do të na bënte gjithmonë të lumtur. Kemi respekt të madh dhe dashuri për klubin dhe për vetë qytetin”, ka thënë Roberto de Assis.

Shtypi spanjoll: Rajkard drejt Milanit

Sipas gazetës katalanase “Sport”, Frenk Rajkard qenka gati të kthehet në stol pas pesë ofertave të mira: Mançester Siti, Milan, Bajern i Munihut, Çelsi e Real Madrid. Oferta më e pasur pa dyshim është ajo e klubit anglez, por edhe Çelsi e pëlqen trajnerin holandez, që kërkon të nisë një cikël të gjatë me “blutë”, duke kërkuar të nënshkruajë një kontratë afatgjatë. Por edhe Milani e Bajerni i Munihut kanë manifestuar interesim prej një viti për Rajkardin, ku kuqezinjtë janë në “pole-position”.

Mançini drejt zgjidhjes së kontratës

Jemi pranë zgjidhjes së kontratës së Roberto Mançinit nga Interi”. Kështu u shpreh dje menaxheri i trajnerit Xhiorxhio De Xhiorxhis. Të premten Mançini kishte deklaruar që pushimet e tij po mbyllen. “Nëse duhet të shkoj të drejtoj skuadrën e fundit të Serisë B do të thotë që është zgjedhja, të cilën do ta cilësoj më të mirën. Ka dëshirë të përballet me një tjetër kampionat, por e shoh të arsyeshme edhe që të drejtojë një skuadër në Itali”, e mbylli menaxheri i teknikut.

Mourinjo: Dua një Inter më shumë italian

Edhe përtej oqeanit Hoze Mourinjo është… Hoze Mourinjo. Pak ditë para takimit të parashikuar për javën e ardhshme me presidentin Masimo Morati, portugezi i ka lënë të kuptojë numrit një zikaltër, që filozofia e Interit të viteve të fundit nuk i pëlqen: Mourinjo kërkon lojtarë më të rinj në moshë dhe para së gjithash italianë.
Trajneri i Interit mbërriti dje në Boston të SHBA-ve, i shoqëruar nga menaxheri i skuadrës Buti dhe nga përgatitësi i portierëve Sivino për të parë qytetin në prag të turneut veror. “Duhet të shqetësohemi për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen dhe është e nevojshme të shohim për lojtarë të rinj edhe pse skuadra do të humbasë përvojë, do të fitojë sërish në aspekte të tjera, - shpjegoi Mourinjo. - Tifozët do ta kuptojnë dhe dëshmia më e mirë është Santon, që në dy muaj për ata u shndërrua në special”.
Pra Mourinjo kërkon të rinojë organikën me lamtumirën e Vieirasë, Figos, Kruzit, Krespos e Materacit dhe të afrojë forca të freskëta. “Futbolli portugez nuk ka fuqi për të mbajtur lojtarët më të mirë dhe kur ka djem të zotë 17, 18 apo 19-vjeçarë, vështirë se mund t’i mbash, - shton tekniku interist. - Në Itali nuk është kështu dhe për këtë, futbollistë si Santon e Baloteli mund të qëndrojnë gjatë te Interi”. Pastaj një tjetër këshillë e rëndësishme dhe në kundërprirje me politikën e viteve të fundit për Moratin: “Baza e një skuadre duhet të jetë e përbërë nga elementë të këtij vendi, edhe pse kjo mund të sjellë mungesë fitoresh për një periudhë 2-3 vjeçare. Kur kjo të bëhet, është e nevojshme të investohet në momentin e duhur te lojtarët e duhur dhe klubi pastaj do të ketë rezultate të rëndësishme”.
Mourinjo e zgjeron argumentin e tij: “Interi është një klub tradicional, që çdo vit ecën para me të njëjtën mënyrë pa pasur shumë italianë në ekip dhe pa krijuar përvojë për të rinjtë. Pra kjo nuk është mendësia që dua për klubin tim. Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për të krijuar një filozofi të përbashkët. Jo filozofinë e Moratit apo atë të Mourinjos, por filozofinë tonë”. Në fund, Mourinjo lëshon një batutë për Bekhamin: “Çfarë mendoj për futbollin në SHBA? Nuk mjafton një lojtar i rëndësishëm për ta bërë të rëndësishëm një kampionat. Duhen lojtarë që nuk duhet të mendojnë të vijnë këtu, të marrin paratë dhe të largohen, por njerëz që duan të punojnë në këtë vend për t’u përfshirë në futbollin amerikan”. Referimi është i qartë për “Spice Boy”-n, që pasi ka zgjedhur të emigrojë në Los Anxheles, ku është mbuluar me miliona dollarë, bëri gjithçka për të zgjatur përvojën e tij me Milanin.

Murinjo mendon për të riun e Arsenalit, Bendtner

Klubi italian i Interit është duke menduar për sulmuesin e ri, Niklas Bendtner. Talenti i Arsenalit është vënë në shenjestër nga tekniku portugez Hoze Murinjo, për të krijuar dyshen e sulmit së bashku me Zllatan Ibrahimoviçin. Presidenti Morati duhet të shpenzojë rreth 15 milion euro për të marrë shërbimet e Bendtner nga skuadra e Arsenalit. Ditë e e fundit u përfol edhe për një transferim të argjentinasit Aguero në klubin milanez, por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete.

Frenk Rajkard, një nga më të kërkuarit në Europë

Trajneri holandez Frenk Rajkard është një ndër më të kërkuarit nga shumë klube europiane. Së fundmi ish-trajneri i Barcelonës refuzoi një ofertë nga klubi rus i CSKA së Moskës, me pretekstin për të qëndruar më pranë familjes së tij. Sipas shtypit europian, klubet më të interesuara për të janë: Mançester Siti, Milan, Bajerni i Mynihut, etj. Megjithëse klubet e lartpërmendura janë akoma në bashkëpunim me trajnerët e tyre aktualë, bisedimet mund të nisin sapo menaxheri i Rajkardit të japë miratimin e tyre.

Murinjo: Nga Çelsi duhej të ikja më herët

Hoze Murinjo deklaron se gabimi më i madh në jetën e tij është se qëndroi më gjatë tek Çelsi, ndërkohë që duhej të ikte më herët. Në një intervistë për “News of the World”, ish-trajneri i londoinezëve shprehet se duhej të ishte larguar nga ai ekip të paktën tre muaj më përpara. "Gabimi më i madh është në periudhën kur isha trajner i Çelsit. Unë u largova nga Londra në shtator, por do të duhej ta lija drejtimin e skuadrës që në muajin korrik. Atë kohë shumë ekipe më kërkonin gjatë verës, dhe për këtë unë punova tre muaj pothuajse i papërqëndruar", përgjigjet Murinjo rreth pyetjes për gabimin më të madh të jetës së tij.

Zhuninjos në pikpyetje për vazhdimin e karrierës

Superylli brazilian i Lionit, Zhuninjo, është ende i paqartë rreth të ardhmes për largimin e tij nga futbolli i luajtur. Para disa muajsh futbollisti kryesor i Lionit u shpreh se ky mund të ishte sezoni tij i fundit, por aktualisht ndjehet ende i freskët për të vazhduar më tej. Në një intervistë futbollisti 24-vjeçar shprehet: “Gjithmonë ekziston mundësia për të ndryshuar vendimin tim të para disa muajve për të lënë futbollin. Ndjehem i gatshëm për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm, por asgjë nuk mund të them me siguri”.

Milani ndodhet shumë pranë danezit Daniel Ager

Futbollisti i Liverpulit, Daniel Ager, nuk ka rënë dakort me klubin e tij për rinovimin e kontratës. Danezi nuk është aspak i kënaqur me trajtimin që po i bëhet këtë sezon, dhe më shumë se kurrë është duke menduar seriozisht për largimin e tij.Me këtë lëvizje të futbollistit 24-vjeçar, klubi italian i Milanit duket se po del edhe një herë në skenë për të bërë goditjen përfundimtare. Milani po kërkon prej kohësh shërbimet e Agerit, dhe sipas “News of the World”, ky është momenti më i mirë për të arritur marrëveshjen me të.

Cannavaro: Nuk kam kontaktuar me Milanin

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka deklaruar se ai nuk është kontaktuar nga Milani për ndonjë transferim të mundshëm në verë.
“Njoftimet për ndonjë kontakt timin me Milanin, janë vetëm spekulime. Askush nuk ka folur me mua. Mirëpo më se dikush dëshiron të kontaktojë me mua, e di mënyrën se si ta bëjë këtë- së pari duhet të kontaktojë me agjentin tim”. “Marrëveshja ime me Real Madridin skadon në qershor. Por dua të them se Reali nuk është skuadra e vetme në botë”, është cituar Cannavaro nga “Marca”.

Lampard: Kujdes nga Shevchenko

Të mërkurën Anglia do të përballet me Ukrainën në kuadër të garave kualifikuese të Grupit të Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010, ndërsa mesfushori anglez Frank Lampard u ka thënë gazetarëve se Tre Luanët duhet të jenë maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje.
“Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe ta shndërrojmë Wembleyn në një fortesë të Kombëtares. Ukraina do të jetë shumë më e fuqishme se Sllovakia, prandaj duhet të mundohemi dhe ta fitojmë ndeshjen”. “Shevchenko është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë rreziku kryesor. Ai mund të shënojë në çdo moment ose të jetë asistues goli”, ka thënë Lampard, i cili mossuksesin e Shevas te Chelsea e ka shpjeguar si pasojë e lëndimeve dhe mospërshtatjes.

Inter arrin marrëveshje me Militon?

Sipas 24oredisport.com, Interi dhe Genoa janë marrë vesh për transferimin e sulmuesit Diego Milito.
Mësohet se Interi do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me argjentinasin, i cili do të marrë pagë prej 3.5 milionë eurosh për sezon. Ende mbeten disa gjëra për t’u detajizuar, ndërsa një pjesë e madhe e marrëveshjes do të varet edhe nga suksesi i Genoas në fund të sezonit, nëse do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve ose jo. Interi mund të përfshijë në marrëveshje edhe këmbimin e ndonjërit nga lojtarët, Julio Cruz, David Suazo ose Luis Jimenez.

Van der Vaart: Nuk do të shkoj te Chelsea

Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka mohuar spekulimet, të cilat e kanë cituar atë të ketë thënë se dëshiron të transferohet te Chelsea.
“Kam dëgjuar se ka spekulime, sipas të cilave unë kam thënë se dëshiroj të shkoj te Chelsea, mirëpo unë nuk kam thënë asgjë të tillë, madje nuk kam thënë asgjë për të ardhmen time”. “Mendoj se shumëçka do të ndodhë te Reali këtë verë. Do të caktohet presidenti i ri dhe sipas të gjitha gjasave edhe një trajner i ri. Prandaj unë do të pres deri atëherë”, ka thënë 26-vjeçari për “The Sun”.

Van Persie i dyshimtë kundër Maqedonisë

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë disa lajme shqetësuese para ndeshjes së të mërkurës kundër Maqedonisë.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, ka marrë një lëndim të shtunën, në fitoren prej 3-0 kundër Skocisë, ndërsa gjatë seancës së sotme stërvitore, ka pasur disa probleme me dhimbje. Pritet që Wesley Sneijder ta zë vendin e Van Persiet nëse lëndimi e detyron atë të rrijë jashtë për ndeshjen kundër Maqedonisë

Shevchenko dëshiron të shënojë kundër Anglisë

Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, thotë se ai ka dëshirë të zjarrtë të luajë dhe fitojë kundër Anglisë edhe pse tek rosonerët është vetëm pjesë e ekipit rezervë. “Ekipi kombëtar ma jep mundësinë ta bëj atë që gjithmonë kam dashur, të luaj futboll. Por për përzgjedhësin nuk është e lehtë të nxjerrë në lojë një futbollist i cili nuk luan për ekipin e tij. Kjo është një ndeshje e madhe për ne”, ka thënë Sheva.“E dimë se Anglia është një prej përfaqësueseve më të mira dhe shpresojmë se do të mund të bëjmë diçka të mirë në Wembley. Ëndërroj të luaj dhe të shënoj, pasi ky do të ishte goli im i 40-të me fanellën e kombëtares. Ëndërroj edhe për një gol që do të na mundësonte të kualifikohemi”, ka shtuar ukrainasi.

Adebayor: Dua të qëndroj në Arsenal

Sulmuesi i topçinjve, Emmanuel Adebayor, thotë se absolutisht nuk është bërë pishman që ka qëndruar në klub, pasi dëshirë e tij është të fitojë trofe me Arsenalin.
Përfaqësuesi i kombëtares së Togos verën e kaluar u lidh me një largim nga Arsenali, por në fund vendosi t’i besojë trajnerit Arsene Wenger dhe të qëndrojë në Emirates.“Jam i lumtur këtu. Kurrë nuk pendohem për asgjë. Për momentin e kemi ca të vështirë, pasi lëshuam disa ndeshje, por ende jam i lumtur që jam në Arsenal. Kjo është dëshira ime, e kam thënë para të gjithëve dhe këtë do ta them sërish. Dua të mbetem në Arsenal”, ka thënë Adebayor.

Giovinco: Dua të fitoj trofe me Juventusin

Ylli i ri i Zonjës së Vjetër, Sebastian Giovinco, ka thënë se dëshirë e tij është të mbetet në klub dhe të fitojë trofe.
Mesfushori 22-vjeçar këtë sezon nuk fiton shumë raste nga trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, por në disa ndeshje që është aktivizuar ka treguar paraqitje të mira.“Thjesht. Në moshën 22-vjeçare nuk mund të kërkoni diçka më të mirë në jetën tuaj. Sigurisht se nuk do t’i kaloj 15 vite në stolin rezervë, por punoj pa ndalur dhe dua të mbetet në Juventus”, ka thënë Giovinco.

Vieira i pasigurt rreth qëndrimit në Inter

Mesfushori francez Patrick Vieira thotë se ai nuk është i sigurt nëse ende do të luajë me Interin në sezonin e ardhshëm.
Ish-kapiteni i Arsenalit, nuk ka qenë një startues i rregullt për Interin nën drejtimin e trajnerit të ri Jose Mourinho këtë sezon, dhe ka shprehur dyshimin rreth qëndrimit të tij në Milano. “Më takon mua të punoj shumë, me qëllim të mund ta rikthej formën më të mirë. Nuk do të ankohem, pasi tash kam nevojë të flas më së paku dhe të punoj më shumë”, ka thënë Vieira. “Kam kontratë me Interin deri në vitin 2010 dhe dua ta respektoj atë, dhe ndjehem shumë i afërt me këtë ekip. Sidoqoftë, duhet të pres dhe të shoh, kjo varet edhe nga ajo se çfarë dëshiron klubi të bëjë me mua”, ka shtuar francezi.

Lopez porosit të rinjtë të largohen nga Reali dhe Barcelona

Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, i ka porositur të rinjtë e Real Madridit të mos kenë frikë nga largimi në kërkim të ngritjes së karrierave të tyre.
“Gjëja më e rëndësishme është të kuptosh se klubet e mëdha si Real Madrid ose Barcelona nuk janë gjithçka. Ka shumë pak vend për lojtarët, dhe për pozitat specifike si e imja, edhe më pak”, ka thënë Lopez. “Kam vendosur të largohem siç bëri edhe Pepe Reina (tash në Liverpool). Tash jemi së bashku në ekipin kombëtar. Të rinjtë duhet të mësojnë në klube të mëdha, por nuk duhet të kenë frikë të largohen”, ka shtuar portieri spanjoll. Diego Lopez ishte pjesë e të rinjve të Realit para se të kalojë në Villarreal, derisa Pepe Reina ishte pjesë e Barcelonës para kalimit të tij në Villarreal dhe pastaj në Liverpool.

Rooney: Jam nën kontroll

Njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, ka hedhur poshtë fjalët se nervozizmi i tij mund t’i kushtojë në ndeshjen e Kupës Botërore.
“Jam gjithmonë nën kontroll. Jam një lojtar me më shumë përvojë dhe kam luajtur në ndeshje të mëdha në nivel klubi, që vërtet më ka ndihmuar”, ka thënë Rooney. Sulmuesi anglez do të bëjë paraqitjen e tij të 50-të me Anglinë në ndeshjen e të mërkurës kundër Ukrainës, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010. “Jam i kënaqur që mund të arrij 50-shin, por më shumë dua të fitoj trofe. Shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar anglezi.

Valdes duhet të harrojë rritjen e pagës

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, duhet të harrojë ngritjen e dukshme të pagë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Barcelona.
Sportivja As thotë se presidenti i Barçës, Joan Laporta, nuk ka synim ta vendosë portierin në një rend me yjet më të paguara të klubit, Lionel Messi dhe Samuel Eto'o. Kontrata aktuale e Valdes skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe agjenti i tij Gines Carvajal, thotë se qetësia po humb sa i takon marrëveshjes së re dhe mund të pritet një largim i portierit.

Ancelotti nuk përjashton largimin

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, nuk e ka përjashtuar një largim të afërt nga San Siro. Thashethemet se Ancelotti mund të largohet nga klubi italian vazhdojnë të qarkullojnë, me disa që e lidhin atë me kalim në Chelsea dhe disa të tjera me kalim tek Real Madrid. Edhe vetë trajneri është logjik rreth të ardhmes së tij dhe nuk përjashton një largim. “Sigurisht, nuk do të udhëheq Milanin përgjithmonë... gjithçka është e mundshme”, ka thënë ai për Corriere dello Sport. “Do të doja të them lamtumirë menjë përqafim, por tash nuk është momenti dhe raporti jonë i punës është tërësisht në harmoni”, ka shtuar italiani.

29 mars 2009

Trashëgimtari i “Zonjës” beson ende tek titulli

Titulli nuk është një mision i pamundur për bardhezinjtë, të paktën kështu mendon Xhon Elkan, trashëgimtari i skuadrës së Juventusit. Zëvendëspresidenti i Fiatit ka shumë besim se skuadra e Klaudio Ranierit ka ende mundësi që të fitojë kampionatin e Serisë A, pavarësisht distancës prej shtatë pikësh kundrejt Interit që kryeson klasifikimin. “Unë mendoj se kampionati është ende i hapur, – është shprehur Elkan në përfundim të mbledhjes së aksionerëve të Fiatit. – Ndeshja me Interin, që do të zhvillohet më 18 prill, është tepër e rëndësishme dhe ne duhet t’i mundim patjetër zikaltrit në këtë përballje direkte, nëse duam të vazhdojmë të shpresojmë për titullin. Pastaj duhet të fitojmë edhe Kupën e Italisë. Por unë besoj se me një vullnet të hekurt, lojtarët e Juventusit do të arrijnë ta bëjnë realitet këtë objektiv”.

Lajme shkurt per Juven...

Diego....
Në pritje për të realizuar një marrëveshje me Verder Bremenin, Juventusi ka gjetur gjuhën e përbashkët me brazilianin Diego, për sa i përket anës ekonomike. Sipas asaj që është publikuar në uebsajtin e “Tuttosport”, mesfushori i skuadrës gjermane ka shprehur pëlqimin e tij për një marrëveshje katërvjeçare, nga e cila do të përfitojë 3.8 milionë euro në sezonin e parë. Shifër kjo, e cila në sezonin e fundit do të shkojë në 4.6 milionë euro, me një marrëveshje që do t’i ketë përfitimet në rritje, në qoftë se ai do të arrijë disa objektiva sportive. Megjithatë, bardhezinjtë mund ta quajnë të realizuar këtë marrëveshje vetëm kur të bien dakord edhe drejtuesit e Verderit.
Hoakin...
Një tjetër emër që i shtohet listës së merkatos së Juventusit është spanjolli i Valencias, Hoakin. Mesfushori i skuadrës spanjolle nuk po kalon një periudhë ekzaltuese dhe pas shumë pakënaqësish ka menduar të kërkojë një “aventurë” jashtë kufijve spanjollë. Mesa duket, mosha 28-vjeçare dhe karakteristikat e tij si mesfushor e kanë bërë një ndër pikësynimet e skuadrës së bardhezinjve, edhe pse momentalisht nuk ka ende asgjë konkrete siç e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij, Eduardo Espero. “Është e vërtetë që Juve po mendon për Hoakin, – ka deklaruar ai. – Ata janë interesuar për të, megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, ne do të bisedojmë me ta dhe do të vendosim”.

Juve gjen akordin me brazilianin Diego

Juventusi ka përshpejtuar bisedimet me Verder Bremenin për blerjen e fantazistit Diego. Sipas të përditshmes "Tuttosport", kjo ka ndodhur pasi drejtuesit e klubit bardhezi kanë arritur marrëveshjen me përfaqësuesit e mesfushorit brazilian. Pas bisedimeve, lojtarit iu premtuan katër vjet kontratë, me rrogë 4 milionë euro në sezon. Vetëm pak ditë më parë, presidenti i klubit italian, Koboli Xhilji, zbuloi planet për merkaton e verës. Tashmë, pengesa e fundit për këtë transferim mbetet klubi gjerman.

Bajerni, "luftë" për të mbajtur Riberinë

Menaxheri i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, konfirmoi dëshirën e klubit gjerman për të mos shitur Frank Riberi, pavarësisht se mesfushori kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. Largimi i francezit mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme në arkat e bavarezëve, por Hënes deklaroi: "Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur Riberinë, por e kemi të qartë se do të jetë një luftë e fortë. Nga kjo situatë përfitojnë vetëm menaxherët, që fitojnë para me transferimet e futbollistëve".

Ronaldinjo: Siti kërkon të më blejë

Ronaldinjo lëshon sinjale pakënaqësie dhe tashmë pret reagimin e Milanit. "Ky nuk ishte një sezon pozitiv për mua, por jam profesionist dhe dëshiroj të ndihmoj Milanin që të arrijë objektivat. Deri në fund të sezonit nuk dua të spekuloj për të ardhmen time", deklaroi braziliani. Ndërkohë, vëllai-menaxher, Roberto de Asis, pohoi për mediat britanike: "Disa klube angleze më kanë pyetur për Ronaldinjon", tha ai duke iu referuar Mançester Sitit të sheikëve arabë.

"Seks dhe orgji në shtëpinë e Adrianos"

Adriano, futbollisti i "dashuruar" me jetën e natës, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas të përditshmes "Sport", sulmuesi i Interit ka organizuar një festë në shtëpinë e tij në Rio. Të pranishëm ishin edhe lojtarë të tjerë të përfaqësueses "seleçao". Një transeksual brazilian, Patricia Arauzho, që pretendon se është "e dashura" e një lojtari të Kombëtares së drejtuar nga Dunga, tregoi detajet e "party"-t të organizuar në apartamentin e lojtarit, vetëm pak orë përpara se të fillonte grumbullimi për sfidën me Ekuadorin. Arauzho deklaroi për dy gazeta skandalesh të Rio De Zhaneiros, se e kanë kërcënuar që të mos zbulonte detajet pikante të festës private, e cila përfundoi në orën 05:00 të mëngjesit. "Ndodheshin më shumë meshkuj sesa femra, tha transeksuali, e padyshim që u kryen marrëdhënie seksuale dhe orgji". Sipas mediave lokale, mes të ftuarve të mbrëmjes, përveç prostitutave kishte edhe shumë lojtarë të Brazilit, ku nuk mund të mungonte ylli i Mançester Sitit, Robinjo. Në anën tjetër, Adriano pohoi se të enjten organizoi një festë familjare, por aty kishte ftuar "vetëm miq dhe të afërm". Sulmuesi zikaltër shtoi: "Në shumë raste fama të krijon probleme, pasi ekzistojnë njerëz të gatshëm të përfitojnë. Ishte një ditë e lirë dhe mund të bëja çfarë të doja".

Malmo, përfaqësuesja kosovare mundet 5-0

Përfaqësuesja e Kosovës, si u emërua me këtë rast përzgjedhja e "Raiffeisen Superliga", ka pësuar humbje me rezultatin e thellë 5-0 në takimin miqësor me Malmon. Përpara 3000 të pranishmëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin kosovarë që jetojnë dhe punojnë në shtetet skandinave, skuadra e trajnerit Edmond Rrugova nuk ka arritur të bëjë asnjë rezistencë. Kundërshtarët suedezë u treguan një skuadër më superiore. Lojtari i ndeshjes për Malmon ishte Eduard Ofer, me dy gola të realizuar, ndërsa rrjetat e tjera mbanin firmën e Daniel Larson, mesfushorit kosovar Labinot Harbuzi dhe Rik Krujs. Me golin që shënoi, Harbuzi vazhdoi "traditën" duke realizuar në portën e ekipeve kosovare, pasi në vitin 2005, kur militonte te Fejnordi, ai realizoi ndaj Prishtinës në turneun TIFM-35. Te Malmo luan edhe sulmuesi i talentuar kosovar, Agon Mehmeti, që në Suedi e krahasojnë me yllin e Interit, Zlatan Ibrahimoviç.

Presidenti Topi, në Danimarkë për ndeshjen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të udhëtojë drejt Danimarkës, për t‘u takuar me personalitete të shteteve skandinave, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian. Ai do të shoqërohet në këtë udhëtim, që fillon të martën më 31 mars, nga rreth 30 biznesmenë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Kreu i shtetit do të përfitojë nga udhëtimi në Danimarkë për të ndjekur nga afër përballjen në të cilën Shqipëria do të luajë kundër skuadrës së drejtuar nga Morten Olsen, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010. Ndeshja do të zhvillohet në "Parke Stadium" të Kopenhagenit, të mërkurën më 1 prill. Ajo është përballja e parë e kuqezinjve të drejtuar nga Ari Han me përfaqësuesen daneze në Grupin 1. Kundërshtarët janë kandidatët më të fortë për t‘u kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës, në Afrikën e Jugut.

Kuqezinjtë zhgënjejnë, Hungaria ndëshkon sërish

Shqipëria humbet përsëri me Hungarinë. Skuadra që mendohej si rivalja direkte në grupin eliminator, konfirmohet si "macja e zezë" e skuadrës së Han: dy humbje në gjashtë ndeshje kanë ardhur pikërisht pas përballjeve me skuadrën e Ervin Kuman dhe hungarezët janë të vetmit që kanë arritur të shënojnë në portën kuqezi. Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht shanset për vendin e katërt, përfundon ëndrra e largët për kualifikim, ndërsa pozita e trajnerit të Kombëtares nuk është nga më komodet.Në formacionin e hedhur në fushë, Cana luan në qendër të mbrojtjes përkrah Currit, ndërsa Vangjeli zë vendin në të majtë. Niset titullar Besart Berisha, që luan në të djathtë si sulmues i fshehur, në ndihmë të Salihit, ndërsa pesha e mesfushës është mbajtur nga Lala, Skela e Duro. Skuadrat janë treguar agresive që prej fillimit dhe në dhjetë minutat e para nuk kanë munguar duelet e forta në mesfushë. Momenti i parë i rrezikshëm kalon nga këmbët e Berishës, por topi i tij nuk shfrytëzohet nga Salihi. Miqtë reagojnë me Hanjal dhe Hushti, pa gjetur portën e Hidit, ndërsa pak minuta më parë, Cana u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i pezulluar për sfidën e 1 prillit në Danimarkë. Një ndëshkim që ndoshta mund të shmangej, pasi ky ishte faulli i parë i shkaktuar nga zëvendëskapiteni. Shqipëria kërkon avantazhin me Salihin, që në harkun e pak sekondave tenton dy herë, duke shkuar fare pranë golit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Kombëtarja jonë shfaq shenja lodhjeje dhe gjuajtjet e Hajnal e Torgeles paralajmërojnë golin. Rrjeta e avantazhit të hungarezëve erdhi në të 38-tën, pas një aksioni të diskutueshëm ku protagonist bëhet edhe gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers. Pas një kontakti me Vangjelin, nga i cili mbrojtësi shqiptar mbetet i shtrirë në fushë, Hushti harkon në zonë. "Bilbili" lejon vazhdimin e lojës edhe pse Dallku, zhbalancohet në ajër nga një kundërshtar, duke mos e larguar topin nga zona. Sfera shkon në këmbët e Sandor Torgeles, që ka të gjithë kohën e mjaftueshme për ta kontrolluar dhe e dërgon në rrjetë. Fraksioni i dytë i lojës fillon me drithërima, por për fat, Torgele shpërdoron edhe pse shfaqet i vetëm me Hidin. Kuqezinjtë reagojnë dhe kanë shansin të barazojnë. Lika devijon me kokë pas harkimit të saktë të Berishës, portieri Babosh largon dhe Skela që gjendej në trajektoren e topit nuk arrin ta shtyjë në rrjetë. Një tjetër mundësi e mirë është paraqitur edhe për Berishën, por edhe pse në pozicion të afërt me portën, sulmuesi gabon. Miqtë mbrohen mirë e nuk harrojnë të sulmojnë, gjithsesi gjuajtja e Hushtit nuk krijon probleme për Hidin. Në të 70-tën, Han hedh kartën Elis Bakaj, në vend të Likës, duke spostuar në krahun e majtë Berishën. Mesfushori i Dinamos bëhet menjëherë i rrezikshëm me një gjuajtje nga distanca, por Babosh grushton. "Gardiani" hungarez reagon mirë edhe pas tentativave me kokë të Skelës e Berishës dhe nuk e lejon prekjen e rrjetës. Gjithçka përfundon me fitoren 1-0 të skuadrës së Ervin Kuman, që me këto tri pikë ruan vendin e dytë në grup, me dhjetë pikë, po aq sa edhe Danimarka kryesuese, kundërshtari i Shqipërisë më 1 prill. Në fund të ndeshjes, lojtarët kuqezi u shfaqën dukshëm të zhgënjyer, duke përsëritur se skuadrës i mungoi vetëm goli. "Humbëm një shans. Kërkuam fitoren dhe për këtë jemi të zhgënjyer. Vendimet e gjyqtarit, nga ku erdhi edhe goli i Hungarisë, ishin të diskutueshme", tha kapiteni Lala për "SuperSport". Ndërsa për Skelën dhe Canën, Shqipëria luajti mjaft mirë dhe në mbrëmjen e djeshme mungoi vetëm goli. "Kishim disa raste, por nuk ia arritëm të barazonim. Këta tifozë duhen falënderuar për mbështetjen. I kishim mundësitë të shënonim dhe fati nuk na ka ndihmuar", deklaroi Cana. Ndërsa Skela shtoi: "Kërkuam në çdo kohë të shënonim, por fatkeqësisht nuk ia arritëm. U ndëshkuam në të vetmin rast që Hungaria kishte dhe më pas ishte shumë e vështirë. Çdo humbje është shumë e dhimbshme, mbi të gjitha me një kundërshtar direkt në grup". Në kampin hungarez, trajneri Kuman u shpreh i kënaqur: "Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, pasi jo të gjithë arrijnë të fitojnë në Shqipëri. Jam i kënaqur me këto tri pikë, pasi na konsolidojnë pozitat në grup. Kualifikimi? Kemi ende edhe shumë rrugë dhe ndeshje të vështira".

Terry: Synon mbi 100 paraqitje

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, i cili bëri paraqitjen e 50-të me kombëtaren angleze në ndeshjen e mbrëmshme përballë Sllovakisë, ka thënë se shpreson të arrijë dhe të tejkalojë numrin e paraqitjeve të David Beckham.
Terry ka qenë i ngazëllyer me shifrën e arritur dhe ka thënë se ëndërron që një ditë ta dyfishojë atë dhe mbase ta tejkalojë edhe Beckhamin, që po dje theu rekordin me paraqitjen e tij të 109 për Anglinë. “Kam qenë ca nën hije, por do ta tejkaloj. Ishte një arritje e madhe për Becks. Ishte edhe një arritje e madhe për mua dhe ky është caku kur së pari filloni të luani”, ka thënë Terry. “I vendosni vetes një qëllim dhe i imi ishte 50 paraqitje, tash që kam arritur këtu dua 100. Nëse vazhdoj të jem i shëndetshëm, do të kem rast”, ka shtuar kapiteni i Chelseat.

City do të ofrojë 35 milionë funte për Ribery

Manchester City është i gatshëm për të kaluarën shifrën rekorde prej 32 milionë funtesh të cilën e pagoi për Robinhon, duke synuar të transferojnë yllin e Bayern Munich, Franck Ribery.
Daily Star Sunday shkruan se City do të dërgojë një ofertë prej 35 milionë eurosh për Ribery.Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, ka përkrahur pronarët e Abu Dhabi United Group për të bërë ofertë për Lojtarin më të Mirë të Vitit në Francë dhe Gjermani.City shpresonte të marrë Riberyn për një shumë prej 20-25 milionë euro, por vlera e tij është ngritur pasi për të interesim janë duke shprehur edhe Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Chelsea do të ofrojë 15 milionë funte për Young

Chelsea raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë të vlefshme 15 milionë funte gjatë verës, për anësorin e Aston Villas, Ashley Young.
‘Mail on Sunday’ ka shkruar se Young është etiketuar nga Chelsea si zëvendësim për anësorin francez Florent Malouda, i cili do të huazohet pas dy sezoneve zhgënjyese në Stamford Bridge.Mesfushori i Aston Villas ka lulëzuar nën drejtimin e Martin O’Neill që nga transferimi 8.5 milionë funtësh nga Watford, por lojtari thuhet se dëshiron të shijojë kënaqësinë e të luajturit në Ligën e Kampionëve si dhe të sigurojë vend në kombëtare.