29 mars 2009

Beckham krenar me paraqitjen e 109-të

Mesfushori i LA Galaxy, i cili është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit, David Beckham, është i ngazëllyer pas paraqitjes së 109-të me kombëtaren angleze, në fitoren e mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sllovakisë.
“Vërtet nuk mund të besoj. Është diçka të cilën gjithmonë e ëndërroni kur jeni fëmijë, të luani për Anglinë. Të arrish një numër të tillë paraqitjesh dhe të qëndrosh mbi Bobby Moore, një legjendë e futbollit anglez, është emocionuese. Kjo do të thotë shumë”, ka thënë Beckham.“Momentet e tilla të bëjnë të ndjehesh i vlerësuar. Gjatë gjithë karrierës të luash në Wembley dhe të luash për vendin tënd. Kam arritur 109 ndeshje dhe jam krenar për këtë”, ka shtuar mesfushori.