29 mars 2009

Maradona: Luajtëm një ndeshje të përkryer

Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, pas fitores në ndeshjen e parë të tij zyrtare, është ndarë tepër i kënaqur dhe ka thënë se lojtarët e tij e kishin dhuruar argëtimin perfekt.
Argjentina shënoi fitore të thellë prej 4-0 ndaj Venezuelës, me golat e Messi, Tevez, Maxi Rodriguez dhe Aguero.“Ishte një ndeshje perfekte për ne, e kishim topin në këmbët tona, krijuam shumë raste për shënim. Djelmoshat e dinin se është e nevojshme të jemi të durueshëm dhe shënuan gol në momentin e duhur”, ka thënë Maradona.“Duhet të pranojmë se Venezuela është shumë më e përmirësuar, sot ndoshta shënuan katër gola, por ndeshja nuk ishte e lehtë. Duhej të punonim shumë”, ka shtuar legjenda e futbollit argjentinas.