29 mars 2009

Skela: Është humbje e dhimbshme

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, pavarësisht se ka qenë i kënaqur me paraqitjen e bashkë-lojtarëve të tij, ka thënë se humbja minimale ndaj Hungarisë është ‘shumë’ e dhimbshme.
“Mendoj se ekipi dha maksimumin në këtë ndeshje. U përpoq gjithë lojës të shënonte, por fatkeqësisht në ato mundësi që na u dhanë nuk realizuam gol”. “Normal, është një humbje shumë e dhimbshme, sidomos ndaj një kundërshtari ndaj të cilit pretendonim të ishim më lartë në tabelë”. “Pas pësimit të golit kishim një rënie në lojën tonë. Megjithatë në pjesën e dytë, pas pushimit u munduam prapë të realizonim, sepse patëm shumë raste, por, por e them edhe njëherë, fatkeqësisht nuk shënuam”, ka thënë Skela për Supersport menjëherë pas ndeshjes.