30 prill 2009

Merkato te Reali, kërkohet mesfushori Uesli Shnajder

Juventusi po kalon një kohë shumë të vështirë, plot me akuza dhe kërkesa për të ardhmen, për projektin e forcimit të skuadrës. Këto janë probleme të ngritura nga tifozët, të cilëve në mënyrë indirekte, ka provuar t’u përgjigjet Karlo Sant’Albano, pjesëtar i bordit drejtues të bardhezinjve, në mbledhjen e fundit: “Juventusi po vazhdon procesin e rinovimit, që ka filluar dy vite më parë. Bordi drejtues ka deklaruar ndërtimin e stadiumit të ri, të financuar nga 2 marrëveshje dhe ky është një rezultat i rëndësishëm, sepse këto marrëveshje i japin mundësinë klubit për t’u përqendruar te të ardhurat për forcimin e skuadrës”. E thënë me pak fjalë, të ardhurat për merkato ekzistojnë dhe një nga emrat që kërkon Juventusi është Uesli Shnajder, mesfushori holandez, që aktualisht luan me Real Madridin.

Palermo interesohet për Ronaldon

Ka lindur gjithçka rastësisht, siç ndodh shpesh në botën e futbollit. Por shpejt, idea Palermo-Ronaldo, mund të kthehet në diçka shumë serioze. Pak fjalë të drejtorit sportiv të siçilianëve, Sabatini, të thëna rastësisht (”Ronaldon do ta merrja edhe mbipeshë”) dhe hipoteza e merkatos është ndezur. Dhe shumë shpejt mund të bëhet reale. Në fakt, deklaratat e Sabatinit kanë shkuar deri në Brazil tek Ronaldo, dhe agjenti i tij Fabiano Farah ka qenë i hapur për këtë operacion të bujshëm:
“Klienti im është i kënaqur tek Korinthias ku po rekuperon formën, - ka shpjeguar ai. - Kam dëgjuar deklaratat e Sabatinit dhe jam i kënaqur pasi Palermo në këto vite është bërë një klub i rëndësishëm. Ronaldo ka një kontratë me Korinthiasin edhe për një vit tjetër dhe do ta respektojë. E ardhmja? Përparojmë ditë pas dite dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat”. Problemi kryesor është paga e Fenomenit, jashtë parametrave të parashikuara nga klubi siçilian. Por do të mjaftonte mbështetja e një sponsori të rëndësishëm dhe ky operacion do të ishte shumë afër konkretizimit.

Oriali: Milani, gati për rekordin e penalltive

Polemikat kanë filluar tashmë. Pas thumbimeve midis Berluskonit dhe Moratit, i ka ardhur radha Gabriele Orialit, këshilltari i merkatos për Interin, të japë mendimin e tij: “Nëse Galiani ka folur me presidentin Berluskoni, unë kam folur me presidentin Morati… Nëse do të konsideronim totalin e penalltive të dhëna në favor të Milanit këtë vit do të arrinim një rekord”.
Dhe në fakt numrat thonë pikërisht këtë: Milani mban rekordin historik të penalltive në favor, ka marrë 18 në sezonin 1950-51. Deri më sot kuqezinjtë kanë marrë 12. Por, për të qenë korrekt dhe të paanshëm, edhe Interi ka rekordin e tij të vogël (në kampionatet me 16 skuadra): ka marrë 12 penallti në sezonin 1981-82, duke realizuar 8 prej tyre. Ndër të tjera, zikaltrit mbajnë edhe rekordin për më shumë ndeshje pa marrë një penallti kundër: 82 takime midis sezoneve 1963-64 dhe 1966-67.
Aktualisht nuk kanë marrë një 11-metërsh kundër prej 45 ndeshjesh. Me pak fjalë, 450 minutat e fundit të kampionatit kanë filluar. Më pas, Oriali rikthehet të flasë për luftën për titull: “Besoj se 7 pikët diferencë në klasifikim i japin të drejtë asaj që kemi parë në fushë. Jemi të vetdijshëm se Milani është një skuadër e madhe dhe tani po luan shumë mirë, por ne jemi të qetë. E dinim edhe para ndeshjes së humbur në Napoli se duhej të ishim pak më të përqendruar”.
Por, kujdes lufta për titull nuk është ekskluzivitet milanez: “Konsideroj edhe Juven në garë për kampionatin, matematikisht nuk është jashtë lojës”. Oriali ka nënvizuar reagimet e mëdha të Interit pas një humbjeje: “Ka pasur gjithmonë një reagim pozitiv nga ekipi.
Të shtunën kundër Lacios do të kemi një formacion të reduktuar, por ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin. Baloteli? Eshtë për të ardhur keq për skualfikimin, duhet ruajtur pak më shumë”. Në fund dy fjalë për merkaton dhe Ibrën: “Nuk ka asnjë çështje. Shpresojmë të fitojë kampionatin dhe klasifikimin e golashënuesve. Eshtë i qetë, duhet vetëm të rekuperojë energjitë për ndeshjet e fundit”, ka thënë drejtuesi zikaltër.

Morati: Nuk na shqetësojnë ata që kemi prapa

Ditë të mbushura me shpresë, edhe me pak frikë, por edhe me gjueti ndaj numrave dhe statistikave pak a shumë inkurajuese për këtë apo për atë palë. Gjithçka për titullin kampion. Shpreson Milani i Ançelotit që luan rolin e atij që është dorëzuar përfundimisht nga objektivi maksimal dhe i fton të gjithë të mendojnë vetëm për vendin e dytë. Ka më pak siguri tek populli zikaltër pas frenimit të ashpër të muajit prill. Më pas vijnë kujtimet e atyre që kanë fituar dhe humbur kampionate, duke rekuperuar apo çuar dëm një avantazh të madh. Të gjitha këto gjëra që vënë nën presion, deri në një farë pike, skuadrën e Mourinjos.
Pikërisht kur e ka parë veten me “shpatulla pas muri” Interi ka bërë paraqitjet më të mira të këtij sezoni. Faktikisht, me përjashtim të derbit në fazën e parë, nuk ka gabuar asnjë përballje direkte me të ashtuqajturat skuadra të mëdha të futbollit italian. Ka qenë delikate, veçanërisht, ndeshja e parë në transfertë me Romën. Milani kishte mundur Sampdorian, duke arritur zikaltrit në renditje, ndër të tjera para dy javësh kishte ardhur dhe humbja e parë kundër kushërinjve kuqezi, dhe “sulmi” i kritikës kundër Mourinjos ishte bërë gati, por, Ibrahimoviç dy herë, Stankoviç dhe Obina i kanë dhuruar Interit një fitore 4-0 që i ka frikësuar të gjithë rivalët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në prag të ndeshjes Inter-Juventus të 22 nëntorit të kaluar: zikaltrit në krye me 27 pikë, një më shumë se Milani (që më pas ka barazuar 2-2 me Torinon), tre më shumë se bardhezinjtë.
Atmosferë e zjarrtë, presion i fortë i tifozëve ndaj Mourinjos dhe skuadra që bën një ndeshje perfekte, që prej kohësh nuk shihej në një përballje me Juven. Rezultati final 1-0 (gol i Munarit) nuk pasqyron siç duhet një ndeshje të dominuar totalisht, me Hulio Sezarin që është shqetësuar nga vetëm një gjuajtje në portë e Del Pieros. Më pas vjen derbi i fazës së dytë që të gjithë milanistët e kujtojnë si “Dora e Adrianos”, por që Interi në një moment të takimit ka rrezikuar ta fitojë me një rezultat të thellë. Në fund, ndoshta ndeshja vendimtare që ka neutralizuar sulmin e Juventusit, fitorja në “Marasi” kundër Xhenoas që deri në këtë moment nuk kishte pësuar asnjë humbje në shtëpi. Juvja ishte shtatë pikë larg dhe katër ditë më pas do të zhvillohej Mançester Junajted-Inter. Interi mposhtet, por…
Egziston edhe një e dhënë tjetër që ngushëllon zikaltrit, dhe ka të bëjë me reagimin e mirë pas dy humbjeve në kampionat. Pas Milan-Inter 1-0, kanë ardhur fitorja e brendshme me Bolonjën (2-1) dhe ajo në fushën e Romës, ashtu siç ka ndodhur pas humbjes befasuese kundër Atalantës (3-1) kur Interi mposhti Sampdorian (1-0 në Milano) dhe Katanian (2-0 në Siçili). Mourinjo nuk ka bindur shumë përsa i përket lojës, por nuk mund t’i thuhet asgjë në nivelin profesional dhe në menaxhimin e situatave delikate. Masimo Morati, nuk ka mundur të vizitojë skuadrën ditën e djeshme. Gjithsesi, është dukur i qeshur, ndoshta ngaqë është qetësuar telefonikisht nga Mourinjo. Sigurisht do të jetë pranë ekipit ditën e premte, në prag të ndeshjes Inter-Lacio. “Nuk më shqetësojnë ata që ndodhen mbrapa nesh. Duhet të mendojmë vetëm për të luajtur mirë”.

Xhenoa-Samp, Preciozi “hap” derbin e miqësisë

Të dielën luhet derbi i Gjenovës mes Xhenoas e Sampdorias. Presidenti i kuqebluve Enriko Preciozi, pavarësisht nga sfida e rëndësishme (skuadra e tij synon vendin e katërt), kërkon të ulë trysninë dhe polemikat dhe fton presidentin e Sampit Garrone e të birin ta shohin ndeshjen në krah të tij në dielën në mbrëmje: “Do të ishte bukur nëse unë dhe presidenti Garrone, së bashku me djalin e tij, të jenë të pranishëm njëri përkrah tjetrit në derbi, në mënyrë që të shtrëngojmë duart në fund të ndeshjes. Në një futboll të nxehtë si ky i sotmi, jam i bindur që është një shenjë e nevojshme për qetësi. E ndjej për detyrë për t’ia bërë këtë ftesë presidentit Garrone”. Kjo, sepse sipas normave, përfaqësuesit e ekipit mik janë “të detyruar” ta shohin ndeshjen larg rivalëve.

“Zonja” rikthehet në garë për Ksabi Alonson

Dalin pranimet e para mbi kontaktet mes Juventusit e Verder Bremenit për brazilianin Diego: “Po, ka pasur bisedime”, - pranon Klaus Alofs, drejtori i përgjithshëm i skuadrës gjermane. Tashmë s’mund të mohohet fakti që fantazisti 24-vjeçar është një objektivi bardhezinjve në prag të sezonit që vjen. “Kur një klub është i interesuar, është normale që ka telefonata”, - thotë Alofs.Por përveç Diegos, bardhezinjtë rikthehen në gjurmë të Ksabi Alonsos. Pas një viti nga përpjekja e parë për ta sjellë spanjollin në Torino, bardhezinjtë duan të korrigjojnë gabimin për Poulsenin, duke kërkuar të blejnë mesfushorin e Liverpulit. Nga Anglia e konfirmojnë dhe thonë se bëhet fjalë për një ofertë juventine prej 16.5 milionë eurosh.

Roma ndërpret “dënimin” në “Trigoria”

Roma ka ndërprerë grumbullimin e detyrueshëm në “Trigoria” pas humbjes të së shtunës në mbrëmje në Firence. Kanë qenë vetë lojtarët që kërkuan (dhe morën) ndalimin e dënimit në një takim dje në mëngjes mes kapitenit Françesko Toti dhe Daniele De Rosit si përfaqësues të skuadrës dhe presidentes Rozela Sensi. Lajmi është dhënë përmes një komunikate nga vetë lojtarët, që kanë marrë të gjitha përgjegjësitë e një vendimi të tillë.
“Në takimin me presidenten, u trajtuan të gjithë argumentat që kanë sjellë rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni, përfshirë dhe masat disiplinore dhe pasojat e pezullimeve, lexohej në një komunikatë të nënshkruar nga futbollistët e Romës. - U vendos të ndërpritet grumbullimi i detyrueshëm në bazë pas një kërkese të saktë nga lojtarët, duke i siguruar klubit, që do të dinë të tregojnë në këto momente të mëdha vështirësie, se është shumë i lidhur pas fanellës, duke marrë të gjitha përgjegjësitë e këtij vendimi.
I vetmi objektiv është ai që të mbyllet kampionati në mënyrën më të mirë të mundshme: një detyrë ndaj tifozëve dhe klubit”. “Në këtë mënyrë, futbollistët duan të saktësojnë që biseda e sotme (dje) me një delegacion të tifozëve, ishte pikërisht për të theksuar respektin që skuadra ruan ndaj tyre, vazhdon komunikata e nënshkruar nga verdhekuqtë. - Gjatë takimit, u thanë shumë gjëra, duke analizuar shkaqet që sollën rezultatet e këtij sezoni, pavarësisht nga pretendimet e të gjithëve, por nuk i është bërë asnjëherë trysni publikut tonë e aq më tepër në mënyrë negative”.
Ndërkohë lajme të këqija vijnë nga Doni. Portieri brazilian, pas një vizite mjekësore nga profesor Martensi në Anversë, ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë. Sezon i mbyllur pra dhe Doni duhet të kthehet i gatshëm pas tri muajsh.

Juvja, apel i ri për “dyert e mbyllura”

Juventusi nuk dorëzohet dhe pasi Gjykata Kombëtare kishte rrëzuar apelin e bardhezinjve në kuadër të një javë pezullim të fushës për ndeshjen kundër Leçes për koret raciste ndaj Balotelit, klubi bardhezi ka vendosur t’i drejtohet këtë herë Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive për të hequr vendimin e mëparshëm.Ky është motivimi i publikuar në adresën zyrtare të Juves: “Në bazë të vendimit të Gjykatës Federale, duke dalë me një vendim më 28 prill 2009 dhe duke parë mungesën e arsyeve që lejojnë Juventusin të arsyetojë bindjen e saj mbi dënimin, klubi kërkon një apelim urgjent me kërkesë rrëzimin e vendimit nga ana e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive”.

Ranieri “jashtë”, Ferrara parakalon Konten

Antonio Konte apo Çiro Ferrara? Juventusi ndodhet përballë një dileme të madhe, duke parë që konfirmimi i Klaudio Ranierit nuk është më një dogmë. Linja e ndjekur nga Xhon Elkan parashikon konfirmimin e trajnerit vetëm me kusht të një fund sezoni në rritje. Por është diçka e vërtetë që tekniku juventin të frikësohet nëse del i treti në renditje. Dhe mbi këtë zgjedhje ndikon shumë prania në të ardhmen e Marçelo Lipit, që do të thotë se duhet të rikthehet në Torino pas “Botërorit 2010″.
Shfryrja pas humbjes në Rexhio Kalabria të dielën tregon që Ranieri nuk është i gatshëm dhe nuk kërkon të largohet. Por para së gjithash nuk dëshiron të marrë në konsideratë asnjë zgjedhje në fund të sezonit. Aq sa orët e fundit nga kryeqyteti shfaqen zëra për një interesim të mundshëm të Romës pë të. Dhe Juvja ndihet sikur s’ka ndodhur asgjë.
Kandidatura “e emergjentit” Konte në orët e fundit është shndërruar në aktualitet. Ish-juventini u pëlqen drejtuesve të “Zonjës së vjetër” dhe tifozëve. Por pikërisht para dy ditësh, trajneri që po rikthen Barin në Serinë A, ka sqaruar që “nuk ka nevojë për tutor”. Një sinjal i qartë, duke parë kontaktet e fundit të Juves me Lipin, që parashikohet të ketë rolin e drejtorin teknik pas botërorit afrikan. Një daljes “jashtë loje” që mund të jetë edhe fatale ndaj ambicjeve të tij të justifikuara.
Por te Juvja mbetet problemi të individualizojë një trajner që të marrë “trashëgiminë” e Ranierit për pak kohë. Por kush mund ta pranojë një detyrë “part time”? Po Juves ai i pëlqen një zgjidhje e tillë? Kështu, duke iu bazuar kësaj ideje për trajnerin e ri, ka dalë në skenë emri i Çiro Ferrarës.
Pra përgjegjësi aktual i sektorit të të rinjve bardhezinj si dhe asistenti i Marçelo Lipit në kombëtare. Ka që në 2006-ën që e kishte këtë rol në Gjermani. Dhe marrëdhënia e tij me trajnerin aktual “axurr” i jep siguri klubit bardhezi. Po Merkato? Nëse do të sistemohen borxhet, mund të shpenzohen edhe 40 milionë euro. Pra, Hamsik e Diego? Varet edhe nga Interi.

“Rajkard pëlqen Italinë dhe Anglinë”

Gjatë javëve të fundit, ish-trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, është kontaktuar nga disa klube të Europës Lindore për të kuptuar se cilat ishin qëllimet e tij për të ardhmen, qëllime këto që duket se janë të lidhura me ngjyrat kuqezi. “Frenk ka shumë mundësi të rikthehet të punojë këtë verë. Ai do të preferonte të drejtonte një skuadër në Serinë A ose në Premier Ligë dhe mund të them se, në mënyrë indirekte, vetë Milani më ka konfirmuar se emri i tij është një nga kryesorët për të zëvendësuar Karlo Ançelotin, gjithmonë nëse ky i fundit vendos të largohet”, ka thënë agjenti i holandezit Perri Ovrem.

Milan, Rami emri i ri për mbrojtjen

Në bllokun e shënimeve të Galianit është edhe emri i Adil Ramit, mbrojtës qëndror i Lilës me origjinë nga Maroku. 23-vjeçari duket se është lojtari i duhur dhe kostoja e kartonit të tij nuk është shumë e lartë, duke parë se mund të merret nga klubi francez me 6 milion euro. Problemi qëndron tek fakti se lojtari po ndryshon agjent dhe nëse nga ana tjetër agjenti aktual kërkon ta bindë për një kalim në Angli, Miljaçio, agjenti i ri, kërkon ta përfshijë në një maksi-operacion që ka të bëjë edhe me mesfushorin francez Joan Gurkuf, kartoni i të cilit aktualisht ndodhet në pronësi të Milanit.
Milani nuk mendon për një rekuperim ndaj Interit, por është i përqendruar në ruajtjen e vendit të dytë pas ndjekjes së gjatë që i është bërë Juventusit, që pas dy javësh do të përballet pikërisht me kuqezinjtë në “San Siro”. “Kundër Juventusit do të jetë një ndeshje e madhe, - ka thënë Flamini -, në fazën e parë gjërat kanë shkuar keq për ne, por në fushën tonë do të jetë një histori tjetër. Kohët e fundit kemi fituar shumë ndeshje, jemi në vend të dytë dhe duam ta mbyllim kampionatin në këtë pozicion. Duhet të japim maksimumin në pesë ndeshjet që kanë mbetur dhe më pas.

Pipo Inzagi: Ju prezantoj golat e mi

Ju propozojmë një lojë: ndani një portë në 15 sektorë të barabartë, merrni një top dhe filloni të gjuani: keni në dispozicion 150 gjuajtje për të shënjestruar, të paktën një herë, të gjitha sektorët. E lehtë? Ndoshta. Por mendoni ta bëni një gjë të tillë gjatë një ndeshjeje të vërtetë, dhe nga të gjitha pozicionet e zonës së rreptësisë. Pak më e vështirë. Por, Inzagi këtë lojë e ka fituar. Mjafton të shikosh 150 golat e shënuar në Serinë A nga ai.
ZONA E RREPTESISE - E dhëna më e dukshme është ajo që nënvizonte Galiani disa javë më parë, kur thoshte se nuk mbante mend një gol të Inzagit nga jashtë zone. Gjithmonë me fanellën kuqezi. Ndërsa, në total janë 6, prej të cilave 3 me Atalantën dhe 3 me Juventusin. Praktikisht asgjë. 144 të tjerët korrespondojnë me po aq sektorë të zonës së rreptësisë, me një preferencë për sektorin afër pikës së penalltisë: plot 71, ndërsa në zonën e vogël, atë të portierit, vendi ku Pipo kalon pothuajse 90 minutat e tij janë rregjistruar “vetëm” 48 gola. “Në fakt ndihem më mirë në një distancë më të largët nga portieri, - ka shpjeguar Inzagi -, sepse kështu është më e lehtë të gjesh hapësirat e nevojshme dhe pozicionet më të mira”.
NJE GODITJE DENIMI - E dhëna e tjetër që bie menjëherë në sy ka të bëjë me mungesën pothuajse totale të ekzekutimit të penalltive (9) dhe të goditjeve të dënimit (1): janë 140 golat me aksion. “I vetmi sezon ku kam qenë ekzekutuesi i penalltive për një ekip (Atalanta ‘96-’97) kam fituar titullin e golashënuesit të kampionatit me 24 gola. Ndonjëherë dikush më pyet se si është e mundur që e kam arritur një gjë të tillë në Bergamo dhe jo tek Juventusi apo Milani, por tek skuadrat e mëdha ka shumë kampionë dhe është normale që detyrat të ndahen”, thotë Inzagi.
ÇESHTJE KOHE - Kuriozitete të tjera: duke përjashtuar penalltitë dhe goditjet e dënimit, 67 gola janë shënuar me këmbën e djathtë, 40 me të majtën dhe 33 me kokë. Pothuajse një shpërndarje e barazvlefshme. “Të dish të shënosh me kokë dhe me të dyja këmbët është një gjë thelbësore për një sulmues. Kjo tregon se është më e rëndësishme zgjedhja e kohës në krahasim me strukturën fizike. Nuk është e vërtetë se me kokë janë më të mirë sulmuesit trupmëdhenj”.
GOLAT SI ISH - Sterkele, Ferron, Toldo. Bolonja, Sampdoria, Udineze. Janë portierët dhe skuadrat e mposhtura më shumë herë nga Pipo në serinë A. Më pas është Taibi, kundër të cilit Inzagi ka realizuar golin e tij të parë të një serie të gjatë: 29 tetor ‘95, derbi Parma-Piaçenca, Pipo është aktivizuar në minutën e 88-të dhe i ka dhuruar suksesin Parmës, 3-2, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij në minutën e 92-të të takimit. Një gol i shënuar në zonën e portierit. Mbase ky përcaktim nuk ishte i nevojshëm.

Ambrozini-Mourinjos: Zero tituj? Ndoshta pendohet

“Më pëlqen të mendoj se, pas disa javësh, Hoze Mourinjo do të pendohet që ka folur për zero tituj për Milanin, edhe pse në atë kohë ishte e vështirë të mendonim për një sukses në kampionat”. Ky është urimi i Masimo Ambrozinit që gjithsesi është realist lidhur me mundësitë për rekuperim të kuqezinjve. “Tani jemi ndjekësit direkt por, ashtu si Ançeloti, besoj se rekuperimi është me të vërtet i vështirë për të mos thënë i pamundur, - ka shpjeguar Ambrozini.
- Interi ka dominuar kampionatin për një kohë të gjatë sa pritej me padurim krijimi i një dueli”. Pasi është martuar javën e kaluar, tani mesfushori është në pritje të rinovimit të kontratës për ta mbyllur karrierën tek Milani. “Eshtë një ide që më pëlqen, por nuk duhet të më pyesni mua për këtë dhe besoj se nuk do të ketë asnjë surprizë deri në fund të sezonit”, ka thënë mesfushori kuqezi, i cili synon që sezonin e ardhshëm të trashëgojë shiritin e kapitenit nga Paolo Maldini.

Berluskoni: Dua një “Saki” të ri te Milani

Silvio Berluskoni është rikthyer të flasë për Ançelotin dhe për të ardhmen e tij. “Besoj se marrëveshja midis Galianit dhe Karlos është kjo: të ulemi në një tavolinë në fund të sezonit për të folur. Mënyra se si do të përfundojë ky kampionat mund të ndikojë në vendimet që do të merren. Nëse do të vinte ndarja unë do të kisha dëshirë të ndiqja rrugën e një trajneri të ri siç ka ndodhur në kohën e Sakit dhe Kapelos”, ka thënë numri një i Milanit. Në lidhje me Kakanë.
“Shpresoj të qëndrojë”. Gjithsesi, Berluskoni ka dashur të saktësojë se për momentin nuk ka asnjë alternativë të vlefshme për të zëvendësuar trajnerin aktual të kuqezinjve: “Unë dhe Adriano Galiani nuk kemi folur asnjëherë për emrin e një trajneri të ri. Në rast se kjo do të ndodhë, do të më pëlqente të riniseshim nga një teknik i ri”. Ançeloti është i lidhur me Milanin me një kontratë që skadon në 2010-ën. Por nga Anglia vijnë fjalë për një kalim të tijin tek Çelsi duke filluar që nga fundi i sezonit aktual.
“Miqësia ndikon gjithmonë, sepse është një nga ndjenjat më fisnike, - ka shtuar Berluskoni. - Më pas mund të bëhen konsiderata të tjera, por miqësia me Karleton është krijuar kur ai është bërë lojtar i Milanit. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Ançelotin dhe besoj se e njëjta gjë vlen edhe për të. Pastaj, në lidhje me të ardhmen do të vendosim në mirëkuptim”. Nëse Morati thotë se do të numërojë penalltitë që janë dhënë në favor të Milanit, Berluskoni replikon me një batutë: “Një ushtrim i nevojshëm matematikor që i bën mirë të gjithëve”.
Gjithsesi, nuk mund të mos flitet për kampionatin. “Eshtë e lejuar të ëndërrosh. Dhe të ëndërrosh gjëra të mira është bukur, është e këshilluar. Kemi mundësinë ta mbyllim mirë kampionatin, na mjafton të ruajmë vendin e dytë. Nuk besoj se Interi do të bëjë ndonjë hap fals, por nëse kjo do të ndodhë ne duhet të jemi gati. Më pëlqen Milani i sotëm. Do të përforcohet mbrojtja, për pjesën tjetër jemi në rregull. Duhet të shpresojmë që të mos kemi kaq shumë dëmtime. Më pas kemi vuajtur nga mungesa e përqendrimit në minutat e fundit gjatë këtij kampionati dhe nga ndonjë vendim i diskutuar i arbitrave”, ka theksuar Berluskoni.

Zarate firmos me Lacion deri në vitin 2014

Mauro Zarate do të jetë përfundimisht futbollist i Lacios edhe për disa vite. Argjentinasi ka firmosur një kontratë me klubin kryeqytetas që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2014. Kontrata e tij me Al Saad është zgjidhur, dhe tek Lacio do të përfitojë 2 milion euro në sezon. “Jam i lumtur. U bë ajo që unë dëshiroja”, deklaron sulmuesi Zarate menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

Kualjarela: Kërkoj të luaj në një skuadër të madhe

Skuadra e Udinezes nuk ka asnjë objektiv për fundimin e këtij sezoni, dhe e gjithë vëmendja është përqendruar tek sezoni i ardhshëm. Drejtuesit friulanë janë duke studiuar të gjitha mundësitë për merkaton e verës, jo vetëm në planin e blerjeve, por edhe atë të shitjeve. Dy emrat më të përfolur për t’u larguar janë ata të Simone Pepes dhe Fabio Kualjarelës. Sulmuesit kërkohen nga shumë klube të mëdha në Itali e më tej, dhe Udineze nuk do të hezitonte për të përfituar diçka në aspektin financiar. Ish-futbollisti i Sampdorias, Kualjarela, kërkon që sezonin e ardhshëm të jetë në radhët e një skuadre të madhe, dhe ofertat për të nuk kanë munguar. Vetë futbollisti ndjehet i lumtur tek Udinezes, por, njëkohësisht është i tunduar nga klubet e mëdha. “Tek Udineze kam kaluar dy vite të mrekullueshme, por ka ardhur koha të kaloj tek një skuadër e madhe, dhe nuk dua t’i humbas këto shanse që po më jepen. Jam i gatshëm për të provuar fatin në një vend tjetër, dhe këtë gjë e kam bërë edhe gjatë kohës kur u largova nga Sampdoria”, deklaron sulmuesi Kualjarela.

Shevçenko: E ardhmja ime në duart e të tjerëve

E ardhmja e ukrainasit Andri Shevçenko është ende e mjegullt, por i sigurte është largimi i tij nga skuadra e Milanit. Zërat e fundit flasin se “ish-Cari” do të rikthehet në Londër tek skuadra e Çelsit, por kësaj nuk mund t’i japë përgjigje as vetë futbollisti.“Është akoma herët për të folur rreth sezonit të ardhshëm. Kam dëgjuar shumë zëra rreth të ardhmes, por mund të them se ajo nuk është në dorën time”, deklaron sulmuesi Shevçenko për “Sportitalia”. Andri Shevçenko nuk ka dhënë asgjë tek skuadra e Milanit këtë sezon, e cila e mori në formë huazimi nga londinezët e Çelsit. Lidhur me objektivat e milanezëve për këtë kampionat, ai shprehet: “Është e vështirë ta parakalojmë Interin, por gjithsesi ne do ta provojmë. Do të ishte diçka fantastike nëse do të arrihej”.

Finalja e kupës do të luhet në “Niko Dovana”

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet më 6 maj në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Sektorit të Garave pranë FSHF-së. Kjo është hera e katërt që Tirana dhe Flamurtari përballen me njëra-tjetrën në finalen e kupës, ku në tre rastet e para, në vitet 1983, 1984 dhe 1996, fituese është shpallur skuadra kryeqytetase. Tirana e ka fituar 13 herë këtë trofe, ndërsa Flamurtari e ka fituar dy herë. Kryeqytetasit janë gjendur 21 herë në finale, ku të fundit e humbën me Vllazninë sezonin e shkuar. Ndërsa, vlonjatet kanë mbërritur 12 herë në finale e Kupës së Shqipërisë.

Murinjo reagon: “Ambrozini nuk mund të flasë”

Tekniku i Interit i përgjigjet mesfushorit kuqezi: “Nëse Milan në fund të vitit fiton një titull, atëherë do të kërkoj të falur. Por ai nuk ka autoritet moral për të thënë të tilla gjëra. Ka ofenduar 10 milionë interistë"Ngadhënjimi i Milanit është “teori”. Mourinjo mban në distancë rivalët por jo polemikat. Tekniku i Interit i përgjigjet pikë për pikë gjithçkaje: “ Thonë se pa atë gol të Adrianos... Eh, pa shumë gjëra kampionati mund të kishte të tjera numra. Trajnerë që gabojnë, lojtarë, arbitra. Pastaj dëmtimet. Duhet folur për të gjitha, e jo vetëm për atë që të vjen mbarë. S’dua të përdor atë fjalor që përdora një muaj më parë, kur mendova se në Itali po binte bomba atomike... Por duhet ta thonë se edhe sa pikë kanë fituara me penallti të paqena. Që ai derbi mund të përfundonte 3 ose 4 me zero nëse Milani do të ishte me dhjetë lojtarë. Duhet të thonë se e fituan derbin e parë me një gol jashtëloje. Kanë patur pothuajse një penallti për ndeshje. Nëse flas, më duhet të them shumë gjëra, por s’ia vlen. Në fund fiton gjithmonë më i miri, në është një kampionat i rregullt me gabime njerëzore. Dhe na duhet të presim vetëm pak. Pak ka mbetur.” Banderola... - Ambrozini ka thënë se duhet të pendohem për frazën “zero tituj”. Mou reagon menjëherë: “Nëse gaboj dhe Milan në fund të vitit fiton një titull, atëherë do të kërkoj të falur. Por ai nuk ka autoritet moral për të thënë të tilla gjëra. Ka ofenduar 10 milionë interistë dhe megjithëse kanë kaluar vite, ai ende s’ka kërkuar të falur." Kur Milan fitoi Ligën e Kampioneve në 2007, Ambrozini doli me një banderolë ku tallej rëndë me titullin e kampionatit të fituar prej interistëve.

Lipi: Nuk do të rikthehem në asnjë mënyrë tek Juve

Tekniku i përfaqësueses italiane, Marçelo Lipi, shuan përfundimisht çdo hipotezë për rikthimin e tij në krye të skuadrës së Juventusit. Ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër” deklaroi përpara gazetarëve se nuk do të marrë asnjë lloj roli tek kjo skuadër.“Nuk do të rikthehem tek Juventusi, as si trajner, dhe as si drejtor teknik. A jemi të qartë?”, ishte deklarate prerë e Marçelo Lipit, e cila i vë kapakun të gjithë zërave të fundit në mediat italiane. Trajneri Lipi e ka drejtuar dy herë më parë skuadrën e Juventusit, me të cilën ka arritur të fitojë gjithçka. Aktualisht ai është rikthyer sërish në drejtimin e Italisë, nga e cila u nda pas fitimit të botërorit “Gjermani 2006”.

FSHF përcakton gjyqtarët e javës së 30-të

Federata Shqiptare e Futbollit përcakton gjyqtarët e takimeve për javën e 30-të të Super Ligës. Ndeshja kryesore e kësaj jave, ajo që do të luhet në Kavajë midis Besës dhe Tiranës do të gjykohet nga Elvis Peza. Sfida tjetër e rëndësishme, ajo mes Shkumbinit dhe Vllaznisë do të gjykohet nga Taullau.Dinamo-Lushnja do të ketë gjyqtar të parë Lorenc Jeminin. Sokol Çekaj do të gjykojë ndeshjen e Durrësit mes Teutës dhe Bylisit. Sfida e kryeqytetit Partizani-Apolonia do të gjykohet nga Sokol Jareci. Ndërkombëtari Albano Janku do të gjykojë sidën delikate midis Elbasanit dhe Flamurtarit. Ndeshjet e javës së 30-të do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë në orën 17:00.

Kupa UEFA: Hamburg mposht Wederin

Hamburgu ka shënuar fitore minimale, 1-0, në udhëtim tek Werder Bremeni në ndeshjen e parë të gjysmëfinales gjermane të Kupës UEFA, derisa ndeshja tjetër, ajo ukrainase mes Dinamo Kievit dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me barazim 1-1.
Një gol i shënuar nga Piotr Trochowski në minutën e 28-të të ndeshjes, ka mjaftuar t’i japë një fitore të merituar dhe të rëndësishme në udhëtim Hamburgut.Mysafirët dominuan në pjesën e parë të ndeshjes duke krijuar një varg rastesh tjera përveç golit të shënuar, ndërsa vendasit u rikthyen në pjesë të dytë duke kërcënuar disa herë, por megjithatë nuk arrinin të gjenin golin e barazimit.Gjysmëfinalja tjetër mes dy ekipeve ukrainase ka përfunduar me barazim 1-1. Vendasit e Dinamo Kievit kaluan në epërsi që në pjesë të parë, me anë të një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Dmytro Chygrynskiy, i cili devijoi një goditje të Olexandr Aliyev nga gjuajtja e lirë (22’), ndërsa mysafirët barazuan me anë të Fernandinho në pjesën e dytë të ndeshjes (68’).Ndeshjet e kthimit kur do të përcaktohen edhe dy finalistët, do të zhvillohen pas një jave.

Robben mund të luajë në el Clasico

Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është kthyer të enjten në fushën stërvitore dhe mund të jetë i gatshëm për t’u ndeshur me Barcelonën në fundjavë.
Holandezi parashikohej të mungonte në këtë përballje shumë të rëndësishme për Los Blancos, mirëpo rikthimi i tij në stërvitje ka dhënë shpresë që ai mund t’i kalojë të gjitha testet që të jetë në fushë të shtunën mbrëma. Në faqen zyrtare e Real Madridit shkruan se Robben është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i këmbës së majtë dhe pritet të luajë në ndeshjen e madhe. Ndërkohë në stërvitje kanë munguar Wesley Sneidjer dhe Guti. I pari pritet të mungojë deri në fund të sezonit, ndërsa Guti është jashtë të gjitha mundësive që të luajë të shtunën.

Evra: Messi dhe Barca nuk më frikësojnë

Patrice Evra më herët ka deklaruar se Unitedi është dashur të fitonte, së paku me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford kundër Arsenalit. Ndërsa tashmë i konsideron Djajtë e Kuq në finale dhe për kundërshtar parashikon Barcelonën.
“Unë mund të luaj kundër një lojtari si Messi dhe nuk ia kam frikën askujt, unë e luaj lojën time”. “Megjithatë, është e nde herët të mendohet për këtë. Duhet të luajmë mirë edhe në ndeshjen kthyese kundër Arsenalit dhe pastaj do ta vazhdojmë ëndrrën”. “Luajtëm mirë dhe Arsenali nuk mundi të bënte asgjë kundër nesh. Tash na mbetet ta përsërisin të njëjtën gjë në Emirates dhe do të jemi në finale”, ka thënë mbrojtësi francez për “The Manchester Evening News”.

Chiellini: E meritojmë vendin e dytë

Paraqitja e dobët e Juventusit në katër ndeshjet e fundit në Serie A, ka bërë që Bianconerët të humbin pozitën e dytë në tabelë, të cilën aktualisht e mban Milani me dy pikë më tepër se Zonja e Vjetër.
“Qëllimi ynë tani mbetet vendi i dytë, sepse mendoj se gjatë gjithë sezonit ne e kemi merituar më shumë se Milani”. “Kritikat ndaj nesh janë krejtësisht normale. Sepse deri para një muaji pritej shumë nga ne. Deri para një muaji ne po kalonim një sezon të shkëlqyer. Sido që të jetë ne vazhdojmë të mbesim të bashkuar dhe të gjithë e përkrahim Ranierin”, ka thënë mbrojtësi i Juves, Giorgio Chellini, për “Juventus Channel”.

Raul: Jemi favoritë kundër Barcelonës

Kapiteni dhe legjenda e Real Madridit, Raul, beson që skuadra e tij ka epitetin e favoritit në 'el Clasico-n' e të shtunës kundër Barcelonës në Stantiago Bernabeu.
“Po luajmë në Bernabeu dhe Madridi është favorit. Cilado skuadër mund të fitojë, mirëpo atmosfera dhe tifozët do ta bëjnë të veten”. “Duhet të kemi besim në vete dhe në mënyrën tonë të lojës, dhe e dimë se e kemi shansin që t’i shkaktojmë probleme Barcelonës”. “Është një ndeshje, e cila gjithmonë është e veçantë për shkak të rivalitetit, mirëpo kësaj radhe po luajmë për titull dhe kjo e bën edhe më të veçantë përballjen. “Nëse fitojmë të shtunën atëherë do të kemi një mundësi të madhe që të shpallemi kampionë. Ndërsa çdo rezultat tjetër përveç fitores do të na i vështirësonte punët”, ka thënë kapiteni për “AS”.

Ronaldo dëshiron arritjet e Giggsit

Cristiano Ronaldo dëshiron të arrijë sukseset e bashkëlojtarit të tij Ryan Giggs, i cili të mërkurën mbrëma bëri paraqitjen e 800-të për Manchester Unitedin.
Vazhdimisht spekulohet se Ronaldo do të kalojë te Real Madridi në fund të sezonit, ndërsa admirimi që ka shprehur portugezi për Giggsin, i cili është shpallur lojtari më i mirë i Ligës Premier këtë sezon, lë të kuptohet se Ronaldo do të luajë edhe për shumë vite për Djajtë e Kuq. “Është një arritje e pabesueshme. Ai e ka merituar çmimin sepse ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke i ndihmuar skuadrës të shënojë gola”. “800 ndeshje (për Unitedin) është e pabesueshme. Edhe unë shpresoj të bëhem si ai një ditë”, është cituar nga tabloidi “The Sun” lojtari më i mirë në botë për vitin 2008.

Marcelo i bindur në fitoren e Realit

Marcelo është i bindur se Rea Madridi do ta mposhtë Barcelonën në 'el Clasico-n' e të shtunës dhe nuk shqetësohet se me cilin rezultat do të përfundojë ndeshja.
“E dëshiroj vetëm fitoren. Nuk më intereson nëse rezultati do të jetë 1-0 ose 3-2. E dëshirojmë fitoren dhe do ta marrim atë”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo është një ndeshje në të cilën dëshirojnë të gjithë të luajnë. Ky do të jetë Clasico më i nxehtë i të gjitha kohërave”, ka thënë braziliani për “AS”.

Fabregas: Do të luajmë ndryshe në shtëpi

Cesc Fabregas beson se Arsenali do të luajë shumë më mirë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në Emirates.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Old Traffor të mërkurën mbrëma Topçinjtë u mposhtën me rezultat prej 1-0 nga Djajtë e Kuq, me një gol të John O'Shea. “Ne kemi treguar se sa të fortë jemi në shtëpi kur i kemi mposhtur ata (Unitedin) në Premier League”. “Kemi humbur vetëm 1-0, ndërsa kemi kaluar rezultatet shumë më të vështira në Ligën e Kampionëve. Manchester United e meritoi fitoren dhe tani është koha që ne të luajmë mirë në Emirates dhe t’i mposhtim ata”, ka thënë spanjolli për “Evening Standard".

Cannavaro: Nuk e kam tradhtuar Juventusin

Kontrata e Fabio Cannavaros me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa është njoftuar se 35-vjeçari është në bisedime për t’u rikthyer të skuadra të cilën e braktisi pas skandalit Calciopoli në vitin 2006.
“E kam shpjeguar disa herë se çfarë ndodhi në vitin 2006. E kuptoj që dikush mund të ketë pritur një tjetër veprim nga ana ime, mirëpo transferimi te Real Madridi ishte në marrëveshje me Juventusin. Për këtë arsye raportet e mia me drejtorët e rinj dhe me lojtarët ‘e vjetër’ ka qenë e shkëlqyer gjatë këtyre viteve”. “Unë i respektoj tifozët dhe mendimet e tyre, mirëpo shpresoj dhe dëshiroj që qëndrimi negativ që kanë ndaj meje të zhduket”, ka thënë mbrojtësi italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Vazhdon gjahu për trajner të Kombëtares

Duket se ardhja në kryeqytetin shqiptar e ish-trajnerit të Dinamos së Tiranës, Zlatko Daliq, është më shumë për t’u ndihmuar drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me gjetjen e pasuesit të Arie Haan.
Lista e gjatë e trajnerëve pretendentë tashmë është shkurtuar, ndërsa emri që qarkullon në mediat shqiptare është kroati Branko Ivankoviq. Ivankoviq ka qenë trajner i Rjekës, Vartesit dhe Hannoverit, ndërsa prej kombëtareve e ka drejtuar Iranin, me të cilin në vitin 2006 u kualifikua në Kampionatin Botëror në Gjermani. Pas Iranit, Ivankoviq ka udhëhequr skuadrën e suksesshme kroate Dinamo Zagreb deri në vitin 2008. Mësohet se kroati është njëri nga më të preferuarit e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Berlusconi nuk do ta ndalojë Kakan të largohet

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai nuk do ta ndalojë superyllin brazilian Leite Kaka të largohet, nëse ai vendos kështu.
Kaka mes shumë klubeve së fundi është lidhur edhe me një kalim në Manchester United, por Berlusconi shpreson që ai të qëndrojë.“A do të qëndrojë Kaka? Shpresoj se po. Ju të gjithë e dini se si veprojmë në Milan, ne nuk i detyrojmë lojtarët. Ata që qëndrojnë janë të lumtur me ne”, ka thënë Berlusconi, duke nënkuptuar se gjithçka mbetet në duart e vetë lojtarëve.“Kur Shevchenko na tha se dëshironte të luajë në Angli dhe çdokush e din se sa e donim atë, ne nuk menduam se ishte e drejtë t’i themi jo. Ishte dëshirë e madhe e tij, që na ishte përsëritur shpesh”, ka thënë Berlusconi.

Interi do të ofrojë lojtarë dhe para plus për Riberyn

Kampioni i Serie A, Interi, është i gatshëm të harxhojë para dhe të japë lojtarë për të marrë shërbimet e yllit të Bayern Munich, Franck Ribery.
Corriere dello Sport shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, shpreson të dalë fitues ndaj rivalëve të tjerë si Manchester United, Chelsea dhe Barcelona, në luftë për të marrë francezin, duke ofruar para plus lojtarët Amantino Mancini dhe Maxwell, në një marrëveshje e cila do të kam vlerën e afro 35 milionë funteve.Harxhimet e Interit nuk do të përfundojnë këtu, me edhe sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, po ashtu të gjendur në listë krahas atij të Genoas, Diego Milito.

Messi: City kurrë nuk do të bëhet një klub i madh sa Barca

Sulmuesi i Barcelonës ka hedhur poshtë çdo opsion për të kaluar në Premier League duke thënë se dëshirë e tij është të mbetet tek klubi spanjoll.
“Mendoj vetëm për Barcelonën dhe jo për klube të tjera, përfshirë edhe Manchester Cityn. Sigurisht, interesimi i klubeve tjera më bën të ndjehem mirë, por e ardhmja ime qëndron në Barcelona”, ka thënë Messi.“Barça ka një histori shumë më të mirë, andaj mendoj se një klub si Manchester City kurrë nuk do të mund të bëhet një klub i madh si Barcelona. Ndoshta pas një periudhe të caktuar mund ta arrijë, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë brenda natës”, ka shtuar argjentinasi.

Cana zëvendësim i Alonsos te Liverpooli?

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke menduar një transferim befasues për kapitenin e Marseille, mesfushorin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, nëse Xabi Alonso shitet gjatë kësaj vere.
Siç raportojnë mediat angleze, Benitez është një fans i madh i shqiptarit dhe ka intensifikuar interesimin për të ditëve të fundit.Trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar informata nga ish-lojtari i Liverpoolit, Boudewijn Zenden, i cili tash aktivizohet tek lideri i tabelës së kampionatit francez. Cana do t’i kushtonte klubit anglez rreth 10 milionë funte, që mund të mbulohet nga buxheti i Benitez, veçanërisht nëse Alonso shitet tek Juventusi apo Arsenali, që janë dy nga ekipet e interesuara për të.Benitez njeh lojën e Canës edhe nga takimet që ekipi i tij i ka zhvilluar me Marseillen në dy sezonet e fundit, në fazën grupore.

Almunia: United nuk është i pamposhtur

Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, llogarit se topçinjtë ende kanë shanse të kualifikohen për në finalen e Ligës së Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 1-0.
“Ishte vështirë në pjesën e parë, pasi Manchester United luajti shumë fuqishëm, sulmoi me të gjitha forcat. Ne ishim të përgjumur në ato momente”, ka thënë Almunia.“Kisha shumë punë në pjesën e parë, por gjithmonë e prisni këtë kur udhëtoni në Old Trafford. Prisni shumë sulm pasi ata kanë lojtar fantastik ofensiv”.“E prisnim këtë para ndeshjes, por në pjesën e dytë ata u lodhën ca dhe Arsenali tregoi se United është një ekip që mund të mposhtet”, ka shtuar spanjolli.

Ferguson: Arsenali favorit për ndeshjen e kthimit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Arsenali do të ketë avantazh në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e mbrëmshme, Ferguson ndjen se Arsenali do të ketë mundësinë për të nxjerrë në fushë gjatë vikendit kundër Portsmouthit ekipin rezervë, duke marrë parasysh se topçinjtë e kanë të siguruar vendin e katërt.Por, Ferguson nuk mund të thotë se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe djajtë e kuq, që kërkojnë tre pikë ndaj Middlesbrough që është në rrezik për të rënë nga Premier League.“Avantazhi i madh i Arsenalit është se ata mund ta aktivizojnë edhe Pat Rice (ndihmës-trajnerin) në anën e djathtë të mbrojtjes dhe Arsene të aktivizohet vet në qendër të mbrojtjes të shtunën”, thotë Ferguson.“Ne duhet të luajmë me ekipin i cili duhet ta fitojë ndeshjen. Kemi një ndeshje të vështirë në Middlesbrough që është e papërshtatshme. Duket se do të ketë ca ndryshime. Mbrojtja do të jetë e njëjtë, përveç Rio, por mesfusha dhe sulmi mund të ndryshojnë tërësisht”, ka shtuar skocezi.

OShea: Goli një dhuratë e hershme për ditëlindje

Autori i golit të vetëm për Manchester United në fitoren e mbrëmshme ndaj Arsenalit, John O'Shea, është i ngazëllyer me golin e shënuar.
Irlandezi thotë se ka qenë babai ai i cili i ka rënë i pari në mend pasi ka shënuar golin e fitores, në prag të pritjes së ditëlindjes së 28-të të tij, të cilën e feston sot.“Është një dhuratë më e hershme për ditëlindjen time, por duhet t’ia dedikoj këtë gol babait tim. Ai ka kaluar ca kohë të vështira së fundi, dhe jam i sigurt se do të buzëqeshë ca”, ka thënë OShea.“Në pjesën e parë, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë. Portieri i tyre bëri disa mbrojtje të mira. Ne kemi avantazhin, e ruajtëm portën të paprekur dhe e dimë se jemi në gjendje të shënojmë edhe gol në udhëtim në Emirates. Por asgjë ende nuk ka marrë fund”, ka shtuar autori i golit.

Elano dëshiron të qëndrojë te City

“Ky është fundi i sezonit tim të dytë me City-n dhe, nëse do të ishte në duart e mia, unë do të ulesha në tavolinë dhe diskutoja vazhdimin e kontratës tash”, ka thënë Elano.“Do të më pëlqente të rinovoja kontratën me Cityn dhe të qëndroj këtu edhe për një kohë të gjatë. Më pëlqen Anglia dhe kënaqem me jetën në Manchester. Jam shumë i lumtur këtu”, ka shtuar braziliani.

29 prill 2009

Werder dhe Juve bisedojn per Diegon

Jan bere publike kontaktet Juventus dhe Werder Bremen per brazilianin Diego: "Po, ka patur bisedime," tha Klaus Allofs, administrator i përgjithshëm i ekipit gjerman. Tani nuk mund të mohojë ekzistencën e bisedimeve sepse është një objektiv i qartë i Bianconerve per sezonin e ardhshëm. "Kur një klub është i shqetësuar, është normale se ka telefonata," tha Allofs per Gazeten Kreiszeitung Syke.Juventus kanë ofruar 20 milion euro, por Werder do të kërkojë 26 per karte. Allofs tha se negociatat nuk janë duke u zhvilluar në këtë moment. "Nuk ka negociata. Ne duam që të mbetet Diego këtu deri në skadim të kontratës së tij në 2011, nëse jo më shumë thotë drejtori.

Juventus-Leçe konfirmohet pa tifozë

Gjykata e drejtësisë e Federatës Italiane të Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e bërë nga klubi i Juventusit kundër ndëshkimit për të zhvilluar një ndeshje në fushën e saj me dyer të mbyllura, të marrë nga gjykatësi sportiv pas koreve raciste kundër Mario Balotelit, që bënë tifozët juventinë gjatë ndeshjes kundër Interit në “Olimpiko”. Kështu, takimi Juventus-Leçe, që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, i vlefshëm për javën e 34-t të Serisë A, do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Mançini: As Juve e as Milan, por jashtë

“Ka mundësi që sezonin e ardhshëm të rikthehem të stërvis. Por jashtë Italisë”. Roberto Mançini rrëfehet. “Pas 30 vitesh në Itali është e drejtë të kesh një eksperiencë të ndryshme, ky është momenti i duhur. Juve ose Milan? Janë klube të mëdha, por nuk janë zgjidhje të mundshme”. Më pas Mançini ka përgënjeshtruar ekzistencën e negociatave: “Shumë zëra për Çelsin, Bajernin ose Realin. Por, asgjë nuk është e vërtetë. Në fillim duhet të prish kontratën që kam me Interin”, ka thënë Mançini.

Kundërsulm i “Zonjës” për Flokarin

“Me Atalantën e kam arritur marrëveshjen, por lojtari nuk do të vijë tek Napoli kështu që do të kërkojmë një sulmues tjetër”, ka thënë Aurelio De Laurentis, duke braktisur përfundimisht rrugën që çon tek Serxhio Flokari. E interesuar për lojtarin atalantin është Xhenoa (ofertat e së cilës kanë kënaqur Atalantën dhe lojtarin), por gjatë orëve të fundit është rikthyer në sulm Juventusi, që është gjithmonë në kërkim të një zëvendësuesi të vlefshëm për Trezegenë.

Konte: Jam gati për një klub të madh

“Puna ime flet vetë, si trajner kam arritur gjëra të rëndësishme, jam në gjendje të drejtoj një klub të madh, pa pasur nevojën e një kujdestari”. Antonio Konte, shumë afër ngjitjes në Serinë A me Barin e tij, ndihet gati për Juventusin.
Zërat që flasin për një kalim të tijin në drejtim të bardhezinjve që nga vera e ardhshme (me Lipin drejtor teknik nga viti 2010) janë bërë gjithnjë dhe më të fortë. Konte nuk flet shumë, por Ranierit i ka lëshuar një thumbim: “Organika e Juventusit nuk është inferiore nga ajo e Interit. Juvja nuk ka qenë skuadra favorite për të fituar kampionatin, por mua më ka ndodhur me Lipin të fitojmë edhe pse nuk kemi pasur ekipin më të fortë”, ka thënë ai.
Më pas ish-mesfushori i bardhezinjve ka përdorur fjalë më të buta kundrejt trajnerit aktual të Juves. “Drejtuesit dhe Ranieri kanë arritur të ringrihen pas një situate tragjike, me një skuadër që riniste gjithçka nga Seria B. Jam i bindur se nuk duhet shumë për t’u rikthyer tek fitoret e mëdha. Në momente kyçe gjatë këtij sezoni disa lojtarë të rëndësishëm për skuadrën janë dëmtuar dhe kjo e ka bërë gjithçka më të vështirë”.
Në fund një sulm ndaj të gjithë atyre që mendojnë se për të drejtuar një ekip të madh duhet eksperiencë dhe vjetërsi pune: “Ata që mendojnë se unë nuk jam gati për një skuadër të madhe, sepse jam i ri nuk kuptojnë asgjë nga futbolli. Unë tani mendoj për Barin, por nëse vjen një telefonatë…”, ka përfunduar Konte.

Deshamp: Ranieri ka të drejtë, kini durim

Betise” në frëngjisht do të thotë budallallëk. Kështu i është përkthyer të hënën në mëngjes, nëpërmjet shtypit, Didië Deshampit, komenti i Klaudio Ranierit për të. Ish-trajneri i Juventusit ndodhet me pushime bashkë me djalin e tij. Duket se kolegu i tij, që i ka zënë vendin në krye të bardhezinjve, tani ndodhet në një situatë të ngjashme me të tijën, dy vite më parë.
Në të dy rastet kemi të bëjmë me fërkime me klubin në lidhje me objektivat dhe kohën që duhen arritur këto në raport me mundësitë, teknike dhe ekonomike. Ndoshta, është për këtë arsye që Deshamp i jep të drejtë Ranierit: “Edhe pse në atë kohë më është dukur zgjidhja e duhur, me kalimin e kohës kam kuptuar se ka qenë një gabim dorëheqja nga Juventusi. Por nuk ka qenë kjo arsyeja, për të cilën jam penduar më shumë”.
- Për çfarë atëherë?
- Për faktin se kam thënë se fitorja në kampionat ishte një utopi, një fjalë e rëndë që do të kisha bërë mirë të mos e thoja. Por fatkeqësisht ky ishte realiteti. Superskuadra që dominonte në Itali para rënies në Serinë B nuk mund të rindërtohet në 2 ose 3 vjet.
- Sa kohë duhet?
- Ekzistonte, dhe në mos gabohem, ekziston akoma një plan pesëvjeçar. Dhe duhen bërë zgjedhje të rëndësishme. Por e kuptoj se tifozët dhe lojtarët e Juventusit janë mësuar të fitojnë, kështu që presin gjithmonë të luftojnë për vendin e parë, jo për të dytin.
- Eshtë i njëjti problem që ka Ranieri. Ju si mendoni?
- Eshtë e vështirë të jepet një mendim nga jashtë. Unë nuk kam folur me Ranierin dhe nuk e di se çfarë problemesh ka. Nuk e di se kush vendos dhe se çfarë duan të bëjnë, sinqerisht nuk më intereson shumë. Por e di se Juvja nuk është një ekip si gjithë të tjerët dhe rezultatet nuk duhet të mungojnë.
- Sipas Marko Tardelit, që ka dhënë dorëheqjen nga këshilli administrativ i skuadrës një muaj mbasi e keni bërë ju, problemi është se Juventusi nuk ka drejtues që e njohin aq sa duhet futbollin?
- Unë nuk dua të flas keq për këtë klub. Kam shumë respekt për atë fanellë dhe për tifozët e saj, aq sa kam pranuar të shkoj në Serinë B për lidhjen që kam pasur me këtë klub dhe për të shpërblyer gjithçka më ka dhënë si futbollist. Por më pas vendimi që kam marrë unë nuk ka qenë i pamenduar. U largova sepse ekzistonin disa probleme.
- Çfarë këshille mund t’i jepni Ranierit?
- Asnjë këshillë, sepse Klaudio është më ekspert se unë, e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Unë mund të them vetëm se të gjithë kanë vuajtur shumë për atë që ka ndodhur tre vite më parë. Ka qenë një moment i tmerrshëm, në nivel ekonomik dhe sportiv. Përsëris, tre vite më parë dhe jo dhjetë. Megjithatë, që në këtë sezon Juventusi është paraqitur mirë në fazën me grupe të Championsit. Tifozët presin më shumë, por duhet të kenë durim.

Xhon Elkan: Mjaft me fjalë, duhen fitoret

“Më shumë se për të folur trajneri dhe lojtarët, sidomos ata më të rëndësishmit, duhet të arrijnë të fitojnë ndeshjet e mbetura”. Këto janë fjalët e Xhon Elkan, presidenti i “Exor”, gjatë asamblesë së aksionerëve. “Juventusi është një klub që ne e zotërojmë prej shumë vitesh. Kemi nisur një udhëtim tre vite më parë, atë për arritjen e një futbolli të ekuilibruar, që do të thotë të marrësh rezultate sportive të rëndësishme pa shpenzuar një shumë të madhe parash”, ka thënë Elkan, duke iu përgjigjur një nga dhjetë pyetjeve të seleksionuara nga ato që janë bërë nga analistët.
Pyetja e parë kishte të bënte me arsyen se pse “Exor” vazhdon të mbajë Juventusin, edhe pse kjo nuk është fitimprurëse. “Nëse kemi sukses në rrugën që kemi zgjedhur, - ka vazhduar Elkan - atëherë do të jenë të kënaqur tifozët dhe aksionerët. Sot, padyshim, ekziston një zhgënjim sepse shoqëritë sportive duhet të fitojnë, e vetmja përgjigje është fitorja”. Në lidhje me mundësitë e Ranierit për të vazhduar aventurën e tij me bardhezinjtë, Elkan ka qenë i paqartë.
“Bilancet bëhen në fund të sezonit, nuk është momenti për të folur për këto argumente. Drejtuesit e Juventusit kanë çuar përpara projektin e një skuadre që duhet të marrë rezultate pozitive me kalimin e kohës. Kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, të presim rezultatet”. Mbi mundësinë e rikthimit të Marçelo Lipit, Elkan ka përsëritur: “Eshtë një njeri që ka qenë gjithmonë afër Juventusit, por nuk është ky momenti për të bërë bilance”. Dhe përsa i takon përfshirjes së mundshme të familjes në këshillin administrues të skuadrës, që do të rinovohet në fundin e këtij sezoni, Elkan ka thënë se “për momentin nuk ka plane lidhur me këtë”.

Morati: Baloteli duhet ruajtur si Pato

Tre ndeshje pa fitore, një humbje në Napoli që ka ardhur si mungesë e lojës dhe Milani që afrohet gjithnjë dhe më shumë. Tek Interi akoma nuk është dhënë alarmi, por fjalët e Masimo Moratit, lënë të kuptohet se diçka po ndodh. Ndeshja në “San Paolo” Moratit nuk i ka pëlqyer, ashtu siç nuk i ka pëlqyer Mourinjos. “Një barazim nuk mjafton, jo kur një skuadër do të fitojë kampionatin”, ka thënë Morati. Nga sfida me napoletanët numrit një të zikaltërve nuk i ka pëlqyer as trajtimi që i është bërë Balotelit: “Nuk mbrohet, pëson shumë faulla. Milani ankohet për ndërhyrjet ndaj Patos? Duhet treguar kujdes për sulmuesit e rinj dhe të shpejtë, sepse shpesh ndaj tyre vijnë ndëhyrje të ashpra”, ka thënë Morati.

Zakeroni: 7 pikë janë shumë

“Milani po kalon një moment shumë të mirë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik, dhe nuk po vuan për të fituar ndeshjet. Kuqezinjtë duhet të jenë gati nëse Interi do të bëjë ndonjë hap fals”. Fjalë të Alberto Zakeronit, ish-trajneri i Milanit dhe Interit, që pikërisht dhjetë vite më parë ka udhëhequr kuqezinjtë drejt titullit kampion pasi ka rekuperuar shtatë pikë në po aq ndeshje ndaj Lacios.
“Duke konsideruar se mungojnë pesë ndeshje deri në fund, - ka shtuar trajneri -, shtatë pikë shkëputje midis Interit dhe Milanit më duken shumë. Në këtë pikë vetëm Interi mund ta humbë kampionatin. Por deri sa është e mundur, është e drejtë të besohet. Historia e futbollit na tregon se nuk duhet hequr dorë asnjëherë”.

Kuper: Këtë herë fitojnë zikaltrit

Ish-trajneri Interit beson se nuk do të përsëritet gabimi i 2002-it në 5 maj ndaj Lacios
Në pranverën e vitit 2002, Interi i Hektor Kuperit, pesë ndeshje para përfundimit, ka pasur tre pikë avantazh ndaj Romës dhe gjashtë ndaj Juventusit. Por kjo nuk i ka mjaftuar zikaltërve për të evituar rekuperimin e dyfishtë. E ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë dy pikë pas Juves dhe një pas Romës.
- Zoti Kuper si e kujtoni atë ditë?
- Siç mund ta imgjinoni nuk e kujtoj me shumë dëshirë atë muaj të karrierës sime, edhe pse drejtësia sportive më pas ka treguar se rënia nuk ishte plotësisht faji ynë. Gjithsesi e kuptoj se ku doni të dilni, dhe them me siguri të madhe se Interi këtë vit nuk do të përjetojë një 5 maj të dytë.
- Pse jeni kaq i sigurt për këtë?
- Nuk e kam ndjekur ndeshjen me Napolin, por nuk e konsideroj një shenjë alarmi, sespe një javë më parë Interi e kishte mbyllur pothuajse kampionatin në fushën e Juves, me përjashtim të barazimit të pësuar në minutat e fundit, ka treguar një gjendje fizike shumë më të mirë dhe një psikologjike akoma më të mirë. Mourinjo ka ndërtuar një skuadër shumë solide.- E keni ndjekur shpesh këtë vit Interin? Përveç soliditetit askush nuk arrin të thotë se ky Inter do të mbahet mend për lojën e tij.
- Kam parë rreth dhjetë ndeshje të Interit, dhe nuk ka asnjë dyshim se karakteristika e parë e kësaj skuadre është kompaktësia, ose e thënë ndryshe të qenit skuadër në çdo moment të sezonit. Kjo cilësi do të jetë shumë e rëndësishme edhe në muajin e fundit të kampionatit, sepse ky unitet ndihmon të luftohet i vetmi armik që ekipi mund të ketë: frika. Interi ka humbur vetëm tre ndeshje pasi ka shumë siguri në vetvete. Dhe kjo do t’i mjaftojë për të fituar kampionatin.

Interi, frikë nga 5 maji: Milan, kujto Sakin

Historia e Serisë A 2001/02 ka mbyllur një epokë ndryshimesh: tre kampionate nga katër të fituar me rekuperime që nuk mendoheshin. Në sezonin 98/99, Milani i Zakeronit ndodhet 7 pikë mbas Lacios kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje nga fundi. Pa përballje direkte arrin në -1 brenda dy javëve. Kalon ekipin e Eriksonit në javën e parafundit, duke e ruajtur avantazhin në transfertën me diell të Peruxhias. Por në Peruxhia nuk ka gjithmonë diell. Kur qielli transformohet në një dush gjigand, dhe luhet futboll, vlerat dhe motivimet pësojnë një goditje të ndjeshme.
Dhe kështu, vitin pasues, në maj të 2000-it, Juventusi arrin në ndeshjen e fundit me Peruxhian e Macones dhe Materacit që kishte siguruar edhe qëndrimin në Serinë A. Duhet të mbrojë 2 pikët avantazh kundër Leacios, që 8 ndeshje para fundit ishte -9. Megjithatë, Juventusi i Ançelotit dhe Inzagit humb 1-0, pas një goli të mbrojtësit Kalori, ndërsa Lacio gjen suksesin që nuk e shpresonte duke mundur Rexhinën. Ditë historike. Por për disa aspekte më pak shokuese se 5 maji i famshëm.
Interi i drejtuar nga argjentinasi Kuper, paraqitet në ndeshjen e fundit në “Olimpiko” kundër Lacios me 1 pikë avantazh ndaj Juventusit dhe +2 ndaj Romës, me gjithë stadiumin që mbështeste zikaltrit. Del prej andje në lot. Kampionati fitohet nga Juventusi, Interi përfundon në vendin e tretë pasi kalohet edhe nga Roma… Një sezon tjetër i rekuperimeve të mëdha, që i referohet të kaluarës së milanistëve, është ai 1987/88.
Eshtë Milani i parë i Sakit. Kundërshtari është Napoli i Maradonës, kampionët e Italisë në fuqi që duken shumë afër përsërtijes së suksesit. Në fund të sezonit, rënia misterioze dhe përmbysja e pabesueshme e situatës. Kur kishin mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi, Milani ndodhej 4 pikë larg, dhe atëherë fitorja vlente dy pikë. Pas dy javësh disavantzhi shkon në 1 pikë. Më datën 1 maj të vitit 1988 është në program përballja direkte në “San Paolo”. Fiton Milani 3-2, kundër çdo logjike. Dhe vazhdimi ka qenë një shëtitje drejt titullit. Duket se këto situata janë pjesë e Milanit, 15 vjet para fitores në Napoli, ka ndodhur e kundërta.
Në ndeshjen e fundit të sezonit 1972/73, Juventusi ka rekuperuar 3 pikë në 4 ndeshje, duke arritur Lacion dhe duke shkuar një hap larg kreut. Por Milani mbetet favorit: katër ditë më parë kishte fituar Kupën e Kupave kundër Lidsit dhe mund të fitojë kampionatin në fushën e Veronës që e kishte siguruar qëndrimin në kategorinë superiore. Por, ka ndodhur ajo që nuk pritej: në 29 minuta Milani e ka parë veten në disavantazh 3-0 dhe nuk ka arritur të reagojë. Humb 5-3.
Humb edhe Lacio, e befasuar nga Diamani në Napoli. Ndërkohë Juventusi, në rrethana të diksutueshme, fiton në “Olimpiko” kundër Romës: 2-1 me gol vendimtar të Kuçuredu në minutën e 87-të. Akoma sot flitet për këtë. Për Veronën fatale dhe për 5 majin. Interi, ky Inter, uron që të mos e zgjasë listën e absurditeteve.

Donadoni: Të marrim si model Fiorentinën

Roberto Donadoni analizon aventurën e tij në stolin e Napolit, duke e cilësuar si klubin e katërt italian për nga rëndësia, por saktëson që duhet të rritet në aspektin organizativ. “Një qendër si “Milanelo”, vlen shumë pikë në fund të vitit, - tha trajneri i kaltër, - edhe pse nuk e di sa. Por vetëm nëse flasim si gjendje profesionalizmi”.
Për të arritur në ato nivele, Donadoni nënvizon nevojën e krijimit të një mendësie të re. Shumë djem duhet të ndryshojnë mendësi. Mua më pëlqen të krijoj një mjedis të shëndoshë, ku zbavitesh pa e tepruar. Duhet të marrim si modelFiorentinën, që iu deshën vite të arrijë disa objekt

Sedorf dhe Bergomi gati të blejnë Monzën

Dy emra të mëdhenj për ringritjen e Monzës dhe për një herë rrugët e Milanit e Interit mund të kryqëzohen. Padroni i bardhekuqve Xhiambatista Benjini është gati të lërë drejtimin e skuadrës dhe një nga blerësit e mundshëm qenka Klarens Sedorf.
Klubi mund t’i lihet për momentin holandezit për të vlerësuar mundësinë e investimit në skuadër. Për Sedorfin hapet një karrierë si drejtues, duke ripërshkruar gjurmët e Galianit e Braidës, ku hapat e parë i hodhën në Monzë. Por është edhe një ish-interist që mund të hyjë në projekt, Bepe Bergomi, që mund të mbulojë rolin e këshilltarit të jashtëm.

Ançeloti: Titullin e fiton Interi

Karlo Ançeloti do të qëndrojë në stolin e Milanit. Është vetë trajneri që e konfirmon këtë gjë: “Të paktën për vitin e ardhshëm do të qëndroj dhe po punojmë që të fuqizojmë skuadrën”. Edhe pse Milani ka lënë shumë pikë dhe tani ndodhet 7 pikë larg Interit, trajneri nuk ushqen shpresa, por s’ka as keqardhje: “Titullin do ta fitojë Interi, është skuadra që ka më tepër vazhdimësi”. Në fund rrëfen, se do t’i pëlqente të mos shmangte një darkë me Mourinjon.
Pra, nuk është Çelsi në horizont. “Ai është nje refren me të cilin jam mësuar dhe me siguri do të zgjasë akoma, por s’ka asnjë problem”. Siqodoftë trajneri kuqezi nuk e fsheh që në të ardhmen dëshiron të ulet mbi stolin e Romës: “Ky qytet më ka mbetur në zemër, - pranon. - Të drejtoj skuadrën verdhekuqe është një dëshirë të cilën s’e kam pasur asnjëherë mister”.
Dhe nuk është një mister, të paktën sa i takon Ançelotit, që titullin do ta fitojë Interi. Pa keqardhje: “Mendoj se renditja e Milanit pasqyron rendimentin që kemi pasur këtë sezon. Sezoni ynë është ndikuar nga dëmtime dhe pastaj Interi është skuadra më me vazhdimësi”.
Por jo vetëm kaq. Trajneri kuqezi rrëfen edhe një kuriozitet ndaj Mourinjos, pavarësisht nga provokimet e tij: “Do të doja ta njihja më mirë, për këtë do të doja ta ftoja për darkë”. Në fund, pavarësisht nga kritikat që e cilësojnë Milanin si skuadër të vjetër, Ançeloti vlerëson lojtarët e tij: “Do të doja të kisha lojtarë si Maldini, për të mos folur për Inzagin, që thuajse në moshën 36-vjeçare, e ka akoma nuhatjen dhe pasionin për golin”.

“Shevçenko do të kthehet te Çelsi”

Shevçenko është një lojtar i huazuar te Milani nga Çelsi dhe mendoj se do të rikthehet në Londër”. Janë fjalë të Fabio Parisit, menaxheri i sulmuesit ukrainas, i cili vazhdon: “Për momentin, nuk besoj se është e mundur që kuqezinjtë të vendosin ta mbajnë. Nuk e di si i ka marrëdhëniet Andrei me Ançelotin dhe shokët, problemi i vetëm është se ai është një lojtar i huazuar dhe duke parë si shkoi sezoni, mendoj që do të kthehet te Çelsi”. Janë të shumta variantet mbi të ardhmen e 33-vjeçarit: “Varet se kush do të jetë trajner i bluve dhe se çfarë dëshiron vetë Sheva.
Zgjidhje e kontratës? Nuk e besoj, siç nuk e besoj se mund të qëndrojë në Itali edhe sezonin e ardhshëm. Tashmë vendos i vetëm, është mjaft i qetë, s’ka nevojë për asnjë. Megjithatë mund të shkojë të luajë edhe jashtë”.

Kakà beson: Por, jo gjithçka varet nga ne

Deri në pikën e fundit. “Nëse numrat nuk thonë “jo”, unë besoj”. Kakà është një djalosh racional, por asnjë nuk mund të jetojë pa ëndrra. Ajo e tij quhet titull dhe është disi larg. Por Rikardoja nuk dorëzohet: “Besoj, sepse po luajmë mirë, jemi në një moment pozitiv, po zbavitemi dhe po i zbavisin njerëzit, që vijnë në stadium. Interi është akoma larg, e kuptoj, por nëse do të isha Mourinjo nuk do të isha nervoz. Në të vërtet mendoj se ata janë shumë të qetë, Por kjo gjë mund të jetë diçka e mirë edhe për ne”.
Në shtëpinë e Milanit, titulli nuk është më një utopi dhe mesfushori brazilian fton skuadrën të besojë te përmbysja. Kakà analizon situatën e kuqezinjve në kampionat dhe mundësinë e rekuperimit të shtatë pikëve ndaj Interit në pesë javët e fundit të Serisë A: “Deri sa matematika na lejon, duhet të besojmë, - këmbëngul Kakà.
- Por jo gjithçka varet nga ne ama. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona që kanë mbetur deri në fund”.Duke i riparë pikët e humbura me skuadrat e ashtuquajtura “të vogla” në fazën e parë të kampionatit (Leçe, Torino etj), keqardhjet nuk mund të mungojnë. “Problemi ynë më i madh në këtë sezon kanë qenë dëmtimet e shumta, - siguron Kakà.
- Nuk flas vetëm për dëmtimet e mia, por të të gjithë skuadrës. Nëse do t’i kishim pasur të gjithë futbollistët të gatshëm, do të arrinim të merrnim rezultate të mira”.Braziliani e ka fytyrën plot “dritë”. Është entuziast jo shumë për dygolëshin e shënuar ndaj Palermos të dielën, por sepse është mirë dhe kur në fushë mund të lëvizë ashtu siç i pëlqen, ai ndihet i lirë: “Ishte një ndeshje e bukur me Palermon, - shpjegon numri 22 kuqezi.
- Arrita të luaja e të zbavitesha. Më mungon akoma diçka, por po përmirësohem dhe e ndiej që po i afrohem formës më të mirë”. Në 100% të formës dhe drejt 100-të golave me fanellën e Milanit: i duhen edhe shtatë, por nuk është ky numri që Kakà ka në mendje për të mbyllur sezonin.
Rikardo kërkon pikët që duhen për t’iu afruar Interit. “Megjithatë, - shton ai, - nëse rimendoj gjithçka që ka ndodhur, them se nëse arrijmë të dytët, do të ishte një rezultat i mirë. Tani që kaluam Juven duhet të mendojmë për Katanian”.

E ardhme e paqartë për portugezin Nani

E ardhmja e portugezit Nani, i cili militon që prej disa sezonesh në Premier League me Mançester Junajtid, është e shumë e paqartë. Sikurse ka bërë të njohur dje tabloidi britanik "Independent", Nani mund të lërë "Red Devils"-at në një të ardhme të afërt. Futbollisti ka mundur të luajë vetëm gjashtë ndeshje si titullar në këtë edicion të Premier League. Por, në asnjë nga këto ndeshje ai nuk e ka përfunduar, pasi është zëvendësuar. Duket se trajneri Ferguson e ka humbur besimin te Nani dhe po përgatit divorcin me të.

Çelsi, Mançester Siti e Totenhem kërkojnë Eto‘o

Një lumë ofertash vërshon nga Anglia në drejtim të sulmuesit afrikan të Barcelonës, Samuel Eto‘o. Bomberi i katalanasve është shumë i pëlqyer në Premier League. Përveç Mançester Sitit, i cili i është vënë prej kohësh nga pas sulmuesit kamerunas, në fushë kanë zbritur si Totenhem ashtu edhe Çelsi, të cilët kanë hedhur në pjatë shumën e 30 milionë sterlinave. Megjithatë, sikurse ka bërë të ditur e përditshmja angleze "Daily Mail", presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka fluturuar në drejtim të Londrës për të diskutuar me dy klubet londineze. Kështu që, edhe pse lojtari në skadencë kontrate vazhdon të përsërisë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, për të ofertat nuk po ndalen. Janë të shumta klubet, që do të kishin dëshira ta kishin në skuadër. Mes këtyre është me siguri Mançester Siti, që e ka vendosur kamerunasin në majën e listës së objektivave të merkatos. Por, tashmë, për ta prishur tratativën e gjatë të Sitit, i gatshëm të ofrojë për kartonin e tij plot 35 milionë sterlina (rreth 39 milionë euro), në skenë kanë dalë dy skuadra të tjera angleze, Totenhemi e Çelsi. Në Barcelonë këto oferta janë pritur shumë mirë: prezenca e tij në sezonin e ardhshëm të Kupës së Afrikës i bën ata të jenë në mëdyshje, ndërsa arkëtimet nga shitja e tij i bën të mbushin arkën. Prandaj, sipas tabloidëve britanike, presidenti i blaugranëve ka fluturuar në drejtim të Anglisë për të takuar drejtuesit e Mançester Sitit dhe më pas për të shkuar në Londër, ku Çelsi dhe Totenhemi janë të gatshëm të paguajnë në dorë.

Reali, rrogë 15 mln euro për Ibrën

Reali i Madridit hidhet në sulm për Zlatan Ibrahimoviç. Pas deklaratave të sulmuesit suedez, i cili kërkon të luajë në një kampionat tjetër, nga "Santiago Bernabeu" ka ardhur edhe oferta konkrete. Personat pranë Florentino Perez, presidentit të ardhshëm të klubit, i kanë paraqitur menaxherit të 27-vjeçarit një propozim të "çmendur": 15 milionë euro në sezon për të luajtur me "merengues". Një shifër e jashtëzakonshme (afro 3 milionë euro më shumë nga rroga aktuale që lojtari përfiton tek Interi) dhe premtimi se do të luajë përkrah Kristiano Ronaldos. Dy arsye të cilat mund ta shtyjnë Ibrën të largohet nga zikaltrit, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në Evropë.

Më 14 qershor, në Madrid do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore për drejtuesin e ri të klubit. Kandidatët kryesorë janë dy ish-presidentët, Ramon Kalderon dhe Florentino Perez, me këtë të fundit që shihet si favoriti absolut. Sapo të marrë votat e anëtarëve, Perez do të fillojë rindërtimin e skuadrës "Galaktike", me blerje të mëdha, që bëjnë shumë bujë mes tifozëve. Një strategji e përdorur me sukses nga viti 2000 deri në 2005-ën, kur te Reali u afruan Figo, Zidan, Ronaldo, Bekham, Ouen dhe Robinjo. Për të fituar mbështetjen e tifozëve, ai është përqendruar te tre emra kryesorë: Kaka, Kristiano Ronaldo e Ibrahimoviç. Braziliani i Milanit është objektivi numër 1, por që mbetet shumë i vështirë për t‘u arritur. Krejt e ndryshme është situata e portugezit të Mançester Junajtid, që gjatë verës së kaluar ishte fare pranë transferimit në "Bernabeu". Pas disa muajsh, Kristiano Ronaldo mund të veshë fanellën e Realit. Gjithsesi, Perez nuk dëshiron të kthehet në krye të skuadrës vetëm me një blerje. Ai ka në dispozicion një buxhet më të lartë se 300 milionë euro dhe nëse dështon në pistën Kaka, do ta shpërngulë vëmendjen tek Ibrahimoviç.


Interi

Klubi zikaltër ka treguar se nuk do ta refuzonte një ofertë të përafërt me 100 milionë euro. Duke shitur vetëm një lojtar për një shifër kaq të madhe, ata kanë mundësinë të përforcojnë kontingjentin në dispozicion të Hoze Murinjos me të paktën katër lojtarë cilësorë. Nëse Ibrahimoviç largohet, kryesuesit e Serisë A kanë gjetur zëvendësuesin ideal, Karim Benzema. Për 21-vjeçarin e Kombëtares franceze, në "Apiano Xhentile" janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro, plus Hulio Rikardo Kruz dhe Amantino Mansinin. Një ofertë, me të cilën mund të mposhtet konkurrenca e të gjitha klubeve të mëdha në kontinent, që ndjekin prej kohësh sulmuesin e Lionit. Aktualisht, vlera e kartonit të Benzema llogaritet në afro 40 milionë euro, por ai cilësohet si një investim mjaft i rëndësishëm për dhjetë vitet e ardhshme. Pjesa tjetër e parave mund të shpenzohet për afrimin e disa elementëve mjaft të pëlqyer nga stafi teknik i Interit. I pari në listë është sulmuesi i Xhenoas, Diego Milito (30 milionë euro), mesfushori i Verder Bremen, Diego (deri në 25 milionë euro), mbrojtësin e Portos, Bruno Alves (15 milionë euro). Ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat Akuafreska, Deko e Simon Kjaer.

Kthehet Curri: Dua të shënoj dy gola

Debatik Curri duket plotësisht i rehabilituar pas virozës gripale, që e detyroi të qëndronte nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e parë me Vorsklan, pas disa ditësh regjim shtrati dhe u shpreh i gatshëm për të zbritur në fushë në takimin e radhës. Të dielën, skuadra nga Poltava luan në kampionat me Metalurg Zaporozhian, ku tri pikët cilësohen mjaft të rëndësishme për të marrë vendin e katërt në Vyscha Liga. "Dua të kthehem në shërbim të ekipit me dy gola që prej kësaj ndeshjeje", deklaroi 25-vjeçari duke qeshur. Më pas Curri shtoi: "Ndoshta do të ishte më mirë që këto rrjeta t‘i ruaja për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës me Metalistin". Në 90 minutat e para, Vorskla barazoi 0-0 në fushën e këtij kundërshtari dhe më 13 maj do të ketë shansin të kualifikohet në finale.

"Ujkani konfirmohet si portier i dytë"

Paraqitja e portierit shqiptar, Sajmir Ujkani, në debutimin e tij të dielën kundër Milanit në "San Siro", nuk ka kaluar pa u vënë re jo vetëm nga shtypi italian, por edhe nga vetë drejtuesit e lartë të klubit të Palermos. Ishte zëvendëspresidenti i këtij klubi, Guglielmo Miçike, ai i cili ka nënvizuar dje para medias së Ujkani ka shumë mundësi të jetë portieri i dytë i Palermos, pas titullarit Amelia. "Është e mundur që ai të jetë portieri i dytë në prag të sezonit të ardhshëm, u shpreh zëvendëspresidenti. Ujkani është një portier i mirë. Trajnerët tanë të portierëve flasin shumë mirë për të, por ju kujtoj se Palermo ka edhe Agliardi dhe Sirigu, që janë dy portierë të vlefshëm. Sirigu është edhe portieri i Kombëtares italiane, Under 21. Por, për të mësuar vendimin përfundimtar, do të presim fundin e kampionatit".

Altin Lala dëmtohet, ndërpret stërvitjen

Ky sezon i Bundesligës gjermane duket se nuk është e thënë që të ecë pa probleme për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala. Mesfushori shqiptar i Hanoverit ka pësuar një tjetër dëmtim gjatë ditës së martë. Në rrugën për rikthimin në 11-shen titullarë, ai ka hasur në një tjetër pengesë: Lalës i është dashur të ndërpresë në mes stërvitjen, për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshë. Në këtë edicion ai është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje, nga të cilat në shtatë ka hyrë si zëvendësues. Në javën e 11 të sezonit, në ndeshjen kundër Hamburgut, shqiptari ka pësuar një dëmtim në shpinë, që më pas do të rezultonte hernie fiskale. Operacioni ishte i pashmangshëm dhe kështu e detyroi atë të mungonte për një kohë të gjatë. U rikthye vetëm në javën e 25-të. Tashmë është në dyshim aktivizimi i tij në ndeshjen e së premtes kundër Bokumit.

Gjyqtarë sllovenë dhe italianë për gjysmëfinalet

Në futbollin shqiptar vazhdon moda e gjyqtarëve të huaj për ndeshjet deçizive. Presioni i fortë që ekziston ndaj "xhaketave të zeza" vendase në momentet delikate, u ka hapur rrugën për herë të parë në këtë sezon të huajve. Pas kërkesave nga Flamurtari dhe Vllaznia, FSHF ka siguruar edhe "bilbilët" jo-shqiptarë për ndeshjet në Peqin dhe Tiranë. Sfida ndërmjet bardhebluve të Kolës dhe shkodranëve të Haxhiosmanoviç i është besuar një tresheje nga Sllovenia. Gjyqtar kryesor është Darko Çeferin, i cili mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2000. Në 2002-shin ai ka drejtuar takimin e parë ndërkombëtar në Evropianin U-19, ndërsa në vitin 2005 gjykoi për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Asistentë të 31-vjeçarit janë Gregor Rojko dhe Robert Zirnstein, ndërsa gjyqtar i katërt është përcaktuar ndërkombëtari shqiptar, Albano Janku. Gjysmëfinalja tjetër e Kupës, ajo ndërmjet Shkumbinit dhe Flamurtarit, do të drejtohet nga një treshe italiane, me kryesor Gabriele Gavan. Ai është një prej "bilbilëve" të rinj në elitën e futbollit italian: gjatë këtij muaji ka regjistruar ndeshjen e 40-të në Serinë A. Asistentë të tij janë Xhanluka Kariolato dhe Xhanantonio Puxhoto. Edhe në këtë takim, në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë një tjetër arbitër që mban stemën e FIFA-s në Shqipëri, Sokol Jareci.

Wenger: Do ta përmbysim rezultatin në Emirates

Arsenali është mposhtur me rezultat prej 1-0 nga Manchester Unitedi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Old Trafford, ndërsa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij do ta përmbys këtë rezultat në ndeshjen e kthimit dhe do të vazhdojë në finalen e Romës.
“E mira është se nuk pranuam më shumë se një gol dhe si rezultat i kësaj kemi një mundësi të madhe që ta përmbysim rezultatin në shtëpi”. “Mendoj se gjërat janë ende në baraspeshë dhe ju siguroj se do të shihni një Arsenal tjetër javën që vjen”, është shprehur Wenger për “Sky Sports” pas ndeshjes.

Adriano kthehet te Flamengo?

Që nga prishja e kontratës me Interin, Adriano është lojtar i lirë, ndërsa mediat nuk kanë hezituar të spekulojnë se ku mund të transferohet braziliani.
Disa spekulime e lidhin sulmuesin me një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit të zikaltërve, Milan, ndërsa të tjera spekulime flasin se ndoshta do ta mbyll karrierën futbollisitke që në moshën 27-vjeçare. Si do që të jetë, mediat në Brazil pohojnë se ekziston një mundësi e madhe që ‘Perandori’ të kthehet te ish-skuadra e tij Flamengo, ndërsa sipas globoesporte.com, Adriano do të jetë lojtar i Flamengos që në javën e ardhshme.

Messi preferon fitoren kundër Chelseat

Superylli argjentinas Lionel Messi ka pranuar se ai ka dëshirë më të madhe që Barcelona të shënojë fitore kundër Chelseat në mesjavën e ardhshme, sesa kundër Real Madridit në fundjavë.
Barcelona të shtunën do të udhëtojë në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar ndeshjen kryesore të La Ligas, ‘el Clasico-n’, ndërsa humbja do të thoshte rrezik për titullin. Nga ana tjetër, të mërkurën Blaugranët udhëtojnë në Stamford Bridge ku do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, të cilën ndeshje nuk guxojnë ta humbin, se përndryshe do të jenë jashtë. “Unë do ta preferoja fitoren kundër Chelseat, sepse edhe nëse humbim kundër Madridit, ne sërish do të jemi në krye të tabelës, derisa në Ligën e Kampionëve nuk ka hapësirë për gabime”, është cituar Messi nga “Marca”.

Djajtë mposhtin Topçinjtë

Takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford ka përfunduar me fitoren minimale të Djajve të Kuq.
Kampionët në fuqi treguan lojë shumë më të mirë në të dyja pjesët e takimit duke e vënë në presion vazhdimisht Arsenalin dhe duke e detyruar të tërhiqet në gjysmën e vetë të fushës.

Megjithatë, përkundër presionit të kundërshtarit mysafirët arrinin të zhvillonin lojën e vet kohë pas kohë, por duke mos qenë të rrezikshëm përpara portës së Van Der Sarit.

Një rast shumë të mirë të pashfrytëzuar në pjesën e parë e pati sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, i cili u gjet përballë portierit Almunia, mirëpo portieri i Arsenalit u tregua më i suksesshëm në të dyja goditjet e argjentinasit.

Shumë shpejt pas këtij rasti erdhi goli i vetëm në ndeshje, të cilin e shënoi mbrojtësi John O'Shea, i cili u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në minutën e 17-të.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaft energjike, ndërsa Arsenali u këndell pakëz më tepër dhe u vërejt më shumë në fushë në krahasim me pjesën e parë të ndeshjes.

Mirëpo ishin sërish vendasit ata të cilët e dirigjonin takimin.

Rastin më të mirë për Arsenalin e pati Adebayor, i cili pranoi një top nga Song, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës (64’).

Në saje rasteve të shumta të Manchesterit, vlen të përmendet një super-goditje e Cristiano Ronaldos (70’), e cila tundi transversalen e portierit Almunia.

Sido që të jetë, fitorja minimale nuk siguron asgjë, megjithëse mospranimi i golit nga United ishte veprimi më i mirë për të qenë favorit në ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër Arsenali duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe të shënojë gola në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas një jave në Emirates Stadium.

Daliq afër Kombëtares

Trajneri kroat Zlatko Daliq ka arritur të mërkurën në Tiranë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Shqiptare te Futbollit, me të cilët do të diskutojë mundësinë e marrjes së drejtimit të Përfaqësueses kuqezi.
Kombëtarja shqiptare ka mbetur pa trajner që nga largimi i holandezit Arie Haan, për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa FSHF-ja ka përgatitur listën me disa emra dhe ka biseduar me disa prej tyre për mundësinë e angazhimit. Por siç duket ish-trajneri i klubeve Varteks dhe Rijeka të Kroacisë dhe Dinamos së Tiranës, është kandidati potencial për ta zënë stolin e lënë bosh nga Haan.

Malouda kritikon "aktrimin" e lojtarëve të Barcës

Anësori i Chelseat, Florent Malouda, kërkon nga gjyqtari i cili do ta drejtojë ndeshjen e ardhshme në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, të mos ndikohet nga ‘veprimet teatrale’ të Blaugranëve.
“Kemi qen vërtet të fuqishëm psiqikisht t’i rezistojmë aktrimit të tyre, sepse kur ti vrapon pas topit dhe e sheh kundërshtarin tënd duke u rrëzuar, duhet të mbetesh i qetë dhe i përqendruar mos të reagosh se mund të ndëshkohesh”. “Shpresoj që gjyqtari nuk do t’u ndihmojë atyre në ndeshjen kthyese. Është pjesë e lojës sonë që të krijojmë presion ndaj kundërshtarit. Mirëpo është punë e gjyqtarit që të na ndihmojë që ta realizojmë këtë në mënyrë të drejtë”, ka thënë francezi për “Daily Mail”.

Berlusconi: Vendimi për Ancelottin në fund të sezonit

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka njoftuar se e ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti do të vendoset në fund të sezonit.
“Sa i përket Ancelottit, do të vendosim atë që është më e mira për Milanin në fund të sezonit në një mënyrë miqësore dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”. “Asnjëherë nuk kemi folur se jemi duke kërkuar zëvendësues të Ancelottit dhe nuk kemi përmendur asnjë emër”, ka thënë Berlusconi për “Sky Sport Italia”. Derisa është spekuluar shumë për largimin e Kaka drejt Real Madridit ose Manchester Unitedit, Berlusconi thotë se shpreson që ai të mbetet në San Siro. “Shpresoj që Kaka do të qëndrojë. Ata të cilët janë të lumtur dhe dëshirojnë të qëndrojnë janë të mirëpritur ta bëjnë këtë”, ka shtuar presidenti i Rossonerëve.

Trezeguet mund t’i bashkëngjitet Interit

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mund të kalojë te rivalët e Inter, thotë agjenti i tij Antonio Caliendo.
Në një intervistë për Goal.com agjenti i francezit nuk e ka mohuar mundësinë që Trezegol ta veshë fanellën e skuadrës më të urryer të tifozëve të Juventusit. “David paraqet një vlerë të cilën e ka në pronë Juve. Por siç e kam thënë disa herë më parë, në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos nëse Zlatan Ibrahimovici largohet nga Inter (Trezeguet mund ta zë vendin e tij)”. “Bianconerët duhet të vendosin nëse do ta largojnë Trezeguet, dhe nëse kjo ndodh, atëherë ai do të gjejë një skuadër tjetër”, ka thënë Caliendo.

Essien: Në Stemford Bridge do të sulmojmë

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, beson se Chelsea do të luajë një futboll shumë më sulmues në ndeshjen e kthimit në Londër.
Blutë e irrituan mbrëmë Barcelonën në Camp Nou duke luajtur një lojë të mbyllur defensive dhe duke ndaluar sulmin e vendasve për të nxjerrë barazim pa gola, që ishte edhe synimi i ekipit të drejtuar nga Guus Hiddink.“Është e vërtetë se i shqetësuam ca, nuk i shfrytëzuam letrat tona sulmuese ende, andaj shpresojmë se këtë do ta bëjmë në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge”, thotë Essien.“Ne jemi një ekip që luajmë me shumë vetëbesim në fushë vendore, do të krijojmë më shumë raste dhe është e nevojshme ta bëjmë këtë, pasi kemi nevojë për fitore dhe gol për t’u plasuar në finale”, ka shtuar ganezi.

Wenger: Ronaldo është vetëm një prej shumë rreziqeve

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, në prag të takimit të sotëm me Manchester United, thotë se Cristiano Ronaldo është vetëm një prej shumë rreziqeve.
Edhe pse portugezi nuk e ka formën e sezonit të kaluar, ai edhe më tej llogaritet si një nga futbollistët më të rrezikshëm të Manchester United.“Sigurisht se do të përpiqemi ta ruajmë të qetë Ronaldon, por nëse fokusoheni vetëm në të, dikush tjetër do të jetë i rrezikshëm. Nuk jemi të shqetësuar nga ndonjë person i veçantë”, ka thënë Wenger.Trajneri francez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të lënduar Robin van Persie, si dhe rusit Andrei Arshavin i cili nuk ka të drejtë loje, por ai do të ketë në disponim sulmuesin Emmanuel Adebayor.“Adebayor është plotësisht i gatshëm dhe është një lojtar i rëndësishëm, si edhe të tjerët. Shumë sulmues varen nga kualiteti i lojës ekipore andaj nuk duhet të rritet presioni ndaj sulmuesve. Gjithçka varet nga loja ekipore”, ka shtuar francezi mes tjerash.

Bilic kërkohet nga Chelsea

Trajneri i kombëtares Kroate, Slaven Bilic, është emri i fundit i cili lidhet me stolin e ekipit anglez Chelsea.
The Sun shkruan se drejtori ekzekutiv i bluve, Peter Kenyon, tashmë ka zhvilluar kontakte me trajnerin kroat.Ndërkohë, menaxheri aktual i Chelseat, Guus Hiddink, është duke ndihmuar aktivisht klubin të gjejë pasuesin e tij për sezonin e ardhshëm, dhe holandezi është një mik i afërt me kroatin Bilic.Ish-ylli i West Hamit ka kontratë me kombëtaren kroate deri në vitin 2010, por ai mund të joshet nga një detyrë aq sfiduese siç është ajo në Chelsea, pjesërisht nëse planet e tij për Kupën Botërore dështojnë.

Ferguson fans i Fabregas

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai është një fans i madh i kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Mancheser United dhe Arsenal do të ndeshen sonte në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve në Old Trafford, dhe para ndeshjes Ferguson ka shprehur admirimin e tij për mesfushorin spanjoll.“Fabregas është një futbollist i shkëlqyeshëm. Gjithmonë interesoheni për lojtarët më të mirë të rinj, por ne nuk kemi pasur rast të nënshkruajmë me të. Arsene ishte atje para meje”, ka thënë Ferguson.

Hiddink: Messi u neutralizua

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer me mënyrën se si ekipi i tij “neutralizoi” Lionel Messin gjatë barazimit të mbrëmshëm në Barcelona.
“Messi sonte u neutralizua shumë mirë taktikisht. Bosingwa bëri një punë të mirë dhe kishte ca ndihmë nga Malouda në të majtë dhe një përkrahje të mirë nga qendra kur Messi futej brenda. Mund të ndodhë një herë ta ndalosh, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë dy herë”, ka thënë Hiddink.“Barcelona luan futboll të bukur dhe posedimi është vendimtar në ndeshjen e tyre. E vetmja gjë të cilën ata nuk arritën ta bëjnë është të shënojnë gol dhe mendoj se Cech bëri një punë të mirë”, ka shtuar holandezi.

Cech i ngazëllyer me portën e paprekur

Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i ngazëllyer me ruajtjen e portës së paprekur në Barcelonë në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Cech iu mohoi golat Thierry Henry, Daniel Alves, Samuel Eto’o dhe zëvendësuesit Alexander Hleb, derisa gjiganti spanjoll përpiqej të sigurojë një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e parë.“Ata janë një kërcënim i madh në sulm, dhe ne dëshiruam ta eliminojmë këtë. Të ruash portën e pastër në Barcelonë, gjithmonë është një rezultat i mirë. Shpresojmë ta përsërisim të njëjtën paraqitje defensive edhe në Stamford Brodge, plus në shtëpi ne gjithmonë shënojmë”, ka thënë Cech.“Nuk ka asgjë më të mirë se sa të ndalosh një prej ekipeve më të mira në botë. Kemi shansin të dalim para fytyrave të tyre dhe të mos iu japin rast të luajnë”, ka thënë kapiteni John Terry.

Guardiola i pakënaqur me taktikën e Chelseat dhe arbitrin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka fajësuar taktikën e Guus Hiddink për barazimin e mbrëmshëm 0-0 ndaj Chelseat në Nou Camp.
Chelsea arriti ta ndalojë sulmin e Barcelonës duke luajtur një lojë tërësisht defensive, me shumë pak raste në sulm.“Vetëm njëri ekip u përpoq të luajë futboll sulmues dhe arbitri duhej ta merrte këtë parasysh. Ne nuk dolëm atje për të goditur lojtarët ose për të bërë sfidë të dobët. Michael Ballack mund të ishte përjashtuar”, ka thënë Guardiola.“Ballack luajti në një mënyrë agresive. Arbitri nuk ishte në natën e tij më të mirë. Referimi i tij nuk është i pranueshëm për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ne bëmë shtatë faulle dhe Chelsea 20, dhe në fund përfunduam me të njëjtin numër të kartonëve të verdhë”, shton spanjolli.

Van der Sar: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve sërish

Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, është një prej disa lojtarëve që kanë qenë afër për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
Ai e fitoi këtë garë evropiane me Ajaxin në vitin 1995 dhe po ashtu ishte në portë me të njëjtin ekip edhe në finalen e vitit të ardhshëm ndaj Juventusit, kur humbi në penalti.Atë që nuk e ka arritur me klubin holandez, Van der Sar dëshiron ta arrijë me Manchester United.“Ky ekip është shumë më mirë i përgatitur të mbrojë trofeun se sa ishte Ajax në vitin 1996. Atëherë kishim shumë lëndime dhe kishim shumë lojtarë të rinj të cilët duhej t’i mbulonin zbrazëtirat e lëna nga lojtarët më të vjetër dhe më me përvojë”, thotë Van der Sar.

28 prill 2009

Chelsea – Barcelona, pa gola!

Blutë e Chelseat kanë arritur ta ndalojnë me barazim pa gola ekipin e Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Camp Nou.
Megjithëse ishin më dominues gjatë gjithë ndeshjes, vendasit nuk arritën të gjejnë golin e fitores, pavarësisht se kishin një morri shansesh, veçanërisht në minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë
Dyzetepesë minutat e para të ndeshjes i takuan Barcelonës që dominoi në posedim të topit dhe në raste, megjithëse nuk arriti të shënojë në portën e Petr Cech.

Chelsea u gjend shumë mirë në mbrojtje, duke penguar në pjesë të madhe vendasit të zhvillojnë lojën e tyre.

Shanset më të mira në radhët e blaugranëve në pjesën e parë i pati Thierry Henry i cili u vonua në disa raste të mira. Në anën tjetër me goditje nga largësia portierin Cech e testuan edhe Eto’o, Messi dhe Iniesta, por që nuk rezultuan me ndonjë ndryshim rezultati

Megjithatë rasti më i mirë në pjesën e parë, mbase dhe i vetmi, i takoi Chelseat. Një gabim nga mbrojtësi meksikan Rafael Marquez ia fali topin sulmuesit Didier Drogba, i cili i vetëm përballë Victor Valdez nuk arriti të shënojë, pasi goditja e tij u ndalua nga portieri spanjoll.

Pjesa e dytë

Edhe pse pritej një fillim më energjik i pjesës së dytë të ndeshjes, minutat e para të saj ishin krejt më ndryshe, me shumë ndërprerje për shkak të lëndimeve, që detyroi Pep Guardiolën të bëjë edhe një zëvendësim të detyrueshëm (kapiteni Carles Puyol në vend të Marquez).

Rrjedha e mëtejme e vazhdimit të ndeshjes sërish i takoi Barcelonës, që vazhdoi të kërkojë golin e fitores, por blutë në anën tjetër kryen mrekullueshëm detyrën e tyre.

Një rast të mirë pati Eto’o në minutën e 70-të të lojës, kur kaloi për mrekulli mbrojtësit mysafir, por goditja e tij u mbrojt nga portieri Cech.

Pjesa më interesante e pjesës së dytë, ishin minutat e fundit të ndeshjes. Barcelona ishte afër shënimit të golit në dy raste nga zëvendësuesit Bojan Krkic dhe Alexander Hleb.

Një harkim i topit nga Alves gjeti sulmuesin e ri spanjoll, goditja me kokë e të cilit përfundoi jashtë porte.

Shumë shpejt më pas, ish-mesfushori i Arsenalit, Hleb, patin rastin më të mirë për vendasit, duke u gjendur i vetëm në ballë të portierit, por goditja e parë e tij u ndalua nga Cech, ndërsa tentimi i dytë përfundoi larg portës.

Barazimi i shkon në favor Chelseat, që ndeshjen e kthimit, që zhvillohet pas një jave, pritet ta ketë më të lehtë pasi do të luajë para tifozëve të vet, në Stamford Bridge.

Tifozët kundër Romës: Jeni pa dinjitet

Nuk është një klimë e bukur ajo që rrethon “Trigorian” pas humbjes së thellë të pësuar nga Roma kundër Fiorentinës, rivale direkte në luftën për Champions Ligë. Tifozët verdhekuq, të mërzitur nga paraqitjet zhgënjyese të skuadrës, kanë preferuar ta shfryjnë zemërimin e tyre me një mbishkrim të vendosur në murin rrethues të qendrës stërvitore.
“Fedainët” (grup historik i ultrasve verdhekuq) kanë humbur durimin. “Pa dinjitet” dhe “Roma-Inter 0-4, Roma-Juve 1-4, Lacio-Roma 4-2, Fiorentina-Roma 4-1. Mjaft!”, këto janë frazat që shihen në hyrje të qendrës stërvitore të verdhekuqve.

Sensi humb durimin: Mungon profesionaliteti

Një ditë më pas, ndoshta, është më e dhimbshme. Të shikosh Xhenoan që bie kundër Bolonjës, nëse është e mundur ka shtuar zemërimin e Romës verdhekuqe. Kjo kuptohet në fjalët e thëna në përfundim të ndeshjes me Fiorentinën nga Rosela Sensi. Fjalë të reja (dhe me ton të papërdorur më parë) edhe kundrejt Luçiano Spaletit.
“Kërkoj dhe pretendoj impenjim, profesionalitet dhe dinjitet në respektin ndaj tifozëve… Në këtë pikë klubi pretendon përgjigje profesionale, të përshtatshme me rrogat që paguhen, në aspektin futbollistik dhe disiplinor”. Sigurisht, shumë shpejt Sensi pritet të shkojë në “Trigoria” për të zhvilluar një mbledhje me trajnerin. Eshtë po aq e sigurt se të dielën ajo ka qenë shumë e zemëruar.
Nuk ka dashur të futet në çështje teknike, por pozicionimi i një mbrojtësi të krahut në qendër të mbrojtjes (Kaseti) dhe konfirmimi i trajnerit se e ka zgjedhur sepse “është më i fortë se të tjerët” nuk është pëlqyer aspak, duke parë se praktikisht janë konsideruar si dështime blerjet e Lorias (në merkaton e verës) dhe ajo e Diamutenes (në atë të dimrit).
Por nuk mbaron me kaq. Familjes Sensi i intereson edhe diçka tjetër: sjellja dhe përqendrimi. “Ftoj Spaletin të rishikojë bashkë me lojtarët kartonat e kuq të marrë (12, plus 2 përjashtime të Spaletit). Askush nuk mund të fitojë duke luajtur 1/3 e ndeshjeve të kampionatit në inferioritet numerik”.
E vërtetë. Për këtë arsye vetë trajneri të dielën në mbrëmje ka folur për këtë aspekt me Pizarron në veçanti dhe me gjithë ekipin më pas. Në lidhje me vëmendjen, presidentja është e prerë: “Nëse numërojmë golat e pësuar në fillim të pjesëve të lojës, diçka nuk shkon në përqendrimin e të gjithëve”. Ndeshja në Firence, në këtë këndvështrim, ka qenë baza e këtyre akuzave. Një lajmërim i fundit: Spaleti nuk rrezikon, por drejtuesit kërkojnë një ndryshim rrënjësor. Dhe menjëherë.

Kamoranezi: Jemi të gjithë me trajnerin

Edhe Mauro Kamoranezi është në krah të trajnerit: “Ranieri ka thënë se ky është grupi më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë dhe unë jam krenar për fjalët e tij. Jemi të gjithë me të. Nuk mund të jemi të kënaqur nga ky sezon, por tre vite më parë ishim në B dhe tani nuk mund të harrojmë të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi”.
Në lidhje me një rikthim të Kanavaros: “Tre vite më parë disa lojtarë janë larguar për të shkuar në skuadra të rëndësishme, sepse ishte në lojë karriera e tyre. Fabio është një nga ata. Për këtë arsye unë nuk kam asgjë kundra rikthimit të tij”, ka thënë Kamoranezi.

Juventus, Ranieri është jashtë loje

Do të jetë e vështirë edhe për një njeri si Klaudio Ranieri të drejotjë siç duhet këto 5 javë të fundit që kanë mbetur.
Dhe më shumë se sa rënia e Juventusit në fushën e lojës (3 pikë në 4 ndeshje) duhen llogaritur tensionet brenda ekipit. Tekniku ka fajësuar klubin për atë “pikë që ka mbushur kupën” dhe që ka “bërë të prisheshin ekuilibrat e skuadrës”, ndërsa Koboli Xhilji është përgjigjur ftohtë: “Kanë munguar disa objektiva. Do të dëgjojmë atë që do të na thotë Ranieri”.
Por e ardhmja është me Ferrarën ose Konten. Gara midis dy shokëve që kanë luftuar bashkë mijëra beteja me fanellën bardhezi do të varet më shumë nga i dyti, që, falë kmapionatit të mrekullueshëm që po zhvillon me Barin, ka një numër të madh ofertash që po e presin në fund të sezonit. Natyrisht, një ofertë nga klubi që ai e konsideron si shtëpinë e tij do të hidhte poshtë të gjithë pretendentët e tjerë.
Por ish-mesfushori ka treguar se mund të çajë përpara edhe me forcat e tija dhe mund ta bëjë këtë, me sa duket, në Romë (tek Lacio) ose në Bergamo, ku të shtunën (me rastin e ndeshjes së fituar nga Bari kundër Albinolefes) duket se është kontaktuar nga Alesandro Ruxheri, djali i presidentit të Atalantës Ivan.
Flitet edhe për mundësinë që, me Konten tek Juventusi, do të jetë pikërisht Ferrara zëvendësuesi i tij tek Bari, duke marrë me vete disa lojtarë të rinj nga skuadra bardhezi midis Ariaudos, De Çeljes, Kastiljas ose Imobiles.
Sigurisht, përveç dëshirës së drejtuesve të klubit, do të jetë e rëndësishme edhe fjala e Marçelo Lipit, roli i të cilit në të ardhmen nuk është më në diskutim. Janë ide të qarta, ato të Kobolit, Blankut dhe Sekos. Por në mes janë edhe pesë javë kampionat, një vend i dytë për t’u fituar ose një vend i tretë për t’u mbrojtur.
Fiorentina është gjashtë pikë larg dhe ajo që ka ndodhur gjatë këtyre javëve në kreun e renditjes tregon se ky avantazh nuk është i pakalueshëm. Ndërsa, Ranieri duket se është lënë vetëm, i mbështetur vetëm nga lojtarët që deri në fund janë të vendosur të ndihmojnë trajnerin dhe Juventusin për të arritur ato që, siç ka kujtuar edhe vetë Ranieri në dhomat e zhveshjes në Rexhio Kalabria, “janë objektivat e paracaktuar. Kampionati?
Mua më kanë thënë se për këtë duhen pritur pesë vjet. Unë po respektoj tabelën e marshimit, ndoshta pa mendjemadhësi, mund të them se ndodhem pak më lart. Po bëjmë me të vërtet salto mortale”. Por pa rrjetën mbrojtëse poshtë.

Morati: Milani afrohet? Gjithë ato penallti…

Nëse Milani me Adriano Galianin në një mbledhje me Berluskonin, ka kujtuar golin me dorë që i ka kushtuar kuqezinjve humbjen dhe tri pikët në derbin e fundit, Interi është kundërpërgjigjur me një Masimo Morati shumë thumbues, i cili ka kujtuar 12 penalltitë që janë dhënë në favor të milanistëve gjatë këtij kampionati.
“Mendoj se në fillim do të numëroj penalltitë që janë dhënë në favor të Milanit dhe më pas do të shohim…”, ka thënë presidenti zikaltër para inagurimit të zyrave të reja të Interit. Në lidhje me humbjen kundër Napolit: “Mund të ndodhë një ndeshje që gjërat të mos shkojnë mirë.
Publiku napoletan është shumë i zjarrtë dhe ndoshta ky fakt ka vënë në vështirësi lojtarët tanë. Ka të drejtë Mourinjo, ishte një takim që duhej të kishte mbaruar 0-0, por kjo nuk mjafton kur një skuadër synon titullin”. Tani që avantazhi ndaj ndjekësve është ngushtuar, Moratit nuk i intereson se cili ekip është mbrapa, Milani apo Juventusi. “Janë dy skuadra të barazvlefshme, që kanë zhvilluar pak a shumë të njëjtin kampionat. Më shqetëson vetëm fakti se duhet të luajmë më mirë, -ka shpjeguar ai -, asgjë më shumë.
Gjithçka është në dorën tonë”. Numri një i zikaltërve nuk shqetësohet as për deklaratat e fundit të bëra nga Ibrahimoviç, i cili ka thënë se dëshiron të ndryshojë ambient: “Nuk më është dukur një gjë kaq e egzagjeruar dhe ndër të tjera ajo intervistë ishte dhënë disa javë më parë. Me Ibrën do të flas në ditët në vazhdim dhe nuk më është dukur aspak nervoz. Pak mosmirënjohës? Jo nuk jam dakord, mund të thuhet qetësisht e kundërta”, ka thënë Morati.
MOURINJO - Edhe trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, mendon si presidenti i tij: “Jam pak i zhgënjyer, por jo i shqetësuar”. Humbja në fushën e Napolit e ka reduktuar në 7 pikë avantazhin e zikaltërve ndaj Milanit.
Një ndeshje, ajo e “San Paolos”, ku është parë një Inter larg formës më të mirë. Gjithsesi, portugezi Hoze Mourinjo, e ka analizuar takimin pa treguar asnjë shenjë shqetësimi: “Një ndeshje tipike për 0-0. E kemi kontrolluar pjesën e parë me një zotërim të topit që nuk frikëson asnjeri. Por në pjesën e dytë kemi luajtur poshtë vijës së mesfushës dhe kemi humbur kontrollin e takimit.
Napoli nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë se ne për të shënuar, kanë realizuar një gol të bukur dhe mund të themi se këtë fat e meritonte më shumë Napoli se ne. Kanë zhvilluar një ndeshje më intensive. Skuadra po bën një kampionat të madh, dhe nuk flas keq për lojtarët e mi kur humbasim një ndeshje.
Nuk jam i zemëruar, por i zhgënjyer. Duhet të bëjmë autokritikë”. Në lidhje me pesë ndeshjet e fundit të kampionatit: “Nuk kam nevojë të shikoj se çfarë bëjnë Juventusi dhe Milani, - ka vazhduar Mourinjo. - Ne duhet të bëjmë 9 pikë, dhe unë jam optimist. Kemi privilegjin të mendojmë vetëm për vete. Jemi të fortë dhe të bashkuar”.

Inzagi: Shënoj, por merita është e shokëve

Arriti në një kuotë shumë të lartë, sepse pavarësisht nga trofetë e fituar nga Milani, Pipo Inzagi mund të thotë vërtet se është një lojtar fenomenal në zonën e golit. 305 gola si profesionist, 150 me fanellën e Milanit. Dhe dëshira për të vazhduar t’i befasojë të gjithë adhuruesit e tij, kalon përmes asaj që di ta bëjë më lehtë: të shënojë.
Inzagi flet për “cilësinë sulmuese” të skuadrës së tij, duke mos e fshehur që ndihet i privilegjuar: “Të arrish në Champions është vendimtare, - tha Pipo. - Është e vërtetë që unë i nis e i mbaroj sezonet shumë mirë”. Pipo, si zakonisht është modest dhe i gatshëm të falënderojë shokët, duke synuar te mënyra me të cilën Milani e lejon të jetë vendimtar. “E patë çfarë pasimi më dha Ambrozini? Është i madh! Ta themi hapur: unë shënoj, sepse luaj si qendërsulmues në një superskuadër si Milani dhe sepse shokët e mi ma japin topa para portës me mbishkrimin, “mjafton ta shtysh”.

Flamini, nga mesfushor në mbrojtës krahu

Nga një mesfushor me “honorare”, asnjëherë i përfshirë plotësisht në skemat e Milanit, në një siguri të plotë në rolin e ri të anësorit të djathtë. Paraqitja e Methju Flaminisë kundër Palermos ishte mbresëlënëse, si në javën e shkuar ndaj Torinos. Dy ndeshje që e kanë zgjedhur francezin mes më të mirëve në fushë, duke e lejuar Ançelotin të zhvendosë Zambrotën në krahun e majtë.
Një promovim ku sigurisht duhet vlerësuar edhe dëshira e ish-mesfushorit të Arsenalit: “Dua të fitoj Championsin me Milanin, jam tifoz kuqezi që fëmijë.” Nga ana e tij, Ançeloti është i lumtur që ka një tjetër zgjidhje taktike në gatishmëri, por para se ta “ndezë” përfundimisht, duhet të presë konfirmimin e radhës: “Është befasues për mënyrën sesi luan si mbrojtës, ka dinamizëm, taktikë. Tani duhet një verifikim ndaj Katanias, me një trysni më të madhe nga kundërshtarët”.

Boban “rikthen” shpresat: Në 99-ën asnjë s’besonte!

Në këtë rast, duhet të fitojë skuadra që ndjek e të humbasë ajo që kryeson. Interi është 7 pikë para Milanit dhe 9 ndaj Juves, por kuqezinjtë nuk e mbyllin derën e ëndrrave. Siç ka ndodhur në të shkuarën dhe rastin më të fundit në shtëpinë e Milanit, e tregon Zvonimir Boban, i cili në 1999-ën, fitoi titullin, duke “i ngrënë” 7 pikë Lacios së Sven Goran Eriksonit. “Kur filloi përmbysja e madhe, nuk e besonim as ne lojtarët, - pranon Bobani.
- Shatë ditë nga fundi i kampionatit luanim në “San Siro” ndaj Parmës: pjesa e parë u mbyll 1-0 për emilianët, në pjesën e dytë përmbysëm rezultatin, fituam 2-1 dhe aty filloi aventura. Vendimtar për ne ka qenë Ueah.” Bobani, te ai Milan ishte “busulla” e skuadrës dhe “çështja” mes trajnerit Zakeroni dhe presidentit Berluskoni: në thelb, trajneri nuk e donte titullar në skemën e tij 3-4-3, ndërsa “Kavalieri” e donte me çdo kusht pas dy sulmuesve.
Kishte të drejtë Berluskoni: “Zakeroni e ka përjetuar gjithnjë këtë problem me një dobësi, por unë s’e kuptoj: ai Milan ishte një nga më pak të fortët e periudhës së fundit, me tri sulmues nuk ishte i ekuilbruar dhe një mesfushor jepte më siguri.”

Milani: Lojtarët besojnë, Ançeloti ndalon

Interi ka akoma shtatë pikë epërsi, por fjala titull nuk është më një tabu në shtëpinë e Milanit. Të paktën për sa u takon disa senatorëve kuqezinj. “Duhet të besojmë deri në fund”, - i këshillon shokët Klarens Sedorfi. Dhe Xhianlika Zambrota e mbështet: “Shpresojmë në një hap të gabuar të Interit.” Por frenon çdo entuziazëm Karlo Ançeloti: “Mundësia për përmbysje, është zero”.
Nëse pastaj fjalët korrespondojnë me mendimet e vërteta, ky është një tjetër diskutim. Fakti është se mjaftoi një hap i gabuar i zikaltërve për të rindezur një kampionat, “të vdekur” dhe “paralizues” prej kohësh. Tani sprinti final do të jetë mes dy skuadrave (sepse e treta, Juvja, ka probleme të tjera…), që po përjetojnë një moment ndryshe. Interi ka humbur ritmin e të papërmbajtshmit, që e kishte ruajtur deri një muaj më parë, ndërsa Milani, pasi ka rigjetur Kakanë më të mirë, ringre kokën pas shumë “stuhive”. Dhe tani ëndërron… me të drejtë.
Për të shndërruar në realitet ambicjet pak a shumë të fshehura, duhet të mendojnë ata që zbresin në fushë dhe duket që kuqezinjtë janë gati ta bëjnë detyrën e tyre deri në fund. “Ka disa ndeshje që po luajmë një futboll të bukur. Arrijmë të shënojmë shpesh. Ndër të tjera pësojmë pak gola, - analizon Zambrota. - Pas dy javësh do të
luajmë ndaj Juves. Shpresojmë të arrijmë te kjo sfidë me një largësi të vogël pikësh ndaj bardhezinjve, sepse Juvja është një skuadër e madhe dhe mund të na vërë në vështirësi, por ne duhet të vazhdojmë të shpresojmë në një hap të gabuar të Interit.”
Nuk thotë se duhet besuar, por në fund të fundit ky Milan, mund ta meritojë titullin. Pipo Inzagi shpjegon: “Kemi një ecuri të shkëlqyer, nëse nuk do të humbnim ndonjë pikë dhe barazonim në derbi, sot do të ishim vetëm 4 pikë. Tani nuk duhet të shohim prapa, por të mendojmë për të ardhmen dhe të vazhdojmë të fitojmë pikërisht tani që jemi në një moment të mirë”.
Si një “komandant” i mirë, Karlo Ançeloti nuk kërkon të dëgjojë për përmbysje: Më mirë të shihet prapa sesa përpara: “Interi është shumë larg nesh, - komentoi trajneri kuqezi.
- Tani jemi të dytët, por me gjithë respektin për Juventusin, nuk po bëjmë garë me ata, por duam të shtojmë epërsinë ndaj Fiorentinës së vendit të katërt. Nëse dalim në vend të 4-t, do të kemi probleme me fazën paraeleminatore të Championsit dhe kjo do të ishte për ne një dramë atomike”.

Ultrasit, të irrituar nga Juventusi

Një këshillë për drejtuesit e Juventusit: as mos ëndërroni ta shisni Iaquintën. Është i vetmi që gjatë këtyre ditëve të vështira meriton korin mbështetës të ultrasve. Janë pikërisht tifozët ata që i kanë idetë e qarta. Sipas tyre, Ranieri është një e keqe e madhe e skuadrës. Në tribunë ulen drejtues, të cilët janë objekte të koreve ofenduese e të vazhdueshme të tifozëve: presidenti Koboli Xhijli dhe bashkëpunëtorët e tij, Blank, Montali, Fasone dhe drejtori sportiv, Seko. Por në kor përmendet edhe një emër, të cilit duket se i referohen për t‘i kërkuar ndihmë: "Xhovani Anjeli, Xhovani Anjeli". Një gjë e tillë tingëllon si një ftesë për ndërhyrjen e familjes së famshme Anjeli... Tifozeria bardhezi është e ndarë dhe konfuze. Ajo kundërshton edhe perspektivën e merkatos së klubit. Dje ata kanë shfaqur një pankartë të re në lidhje me rikthimin e mundshëm të Kanavaros: "Mercenarët nuk i duam". Ndërsa vetë Ranieri ngre gishtin kundër Blank, i cili para pak kohësh është takuar me Marcelo Lipin, të përfolur si një kandidat i mundshëm për të marrë pankinën e bardhezinjve. Këtë takim ai i ka përkufizuar si një pengesë në ingranazhet e skuadrës, që po dëmton ecurinë". Zgjidhja pritet të mësohet në ditët e ardhshme.