28 prill 2009

Historia e "Reds", me flori e diamante

Një aparat celular, i larë me flori 18 karat dhe i zbukuruar nga 18 diamante, për të treguar historinë e lavdishme të Liverpulit. Klubi anglez do të hedhë në treg linjën luksoze të telefonave, numri i të cilëve do të jetë i kufizuar. Vetëm 250 ekzemplarë, me çmim 14.450 sterlina secili, ku 18 diamantet tregojnë titujt e fituar nga "Reds" në Premiership. Aparati shoqërohet nga një kuti, në të cilën ndodhet një medalje e larë në flori 22 karat, ku është gdhendur profili i stadiumit "Anfilld Roud".