28 prill 2009

Mançester Junajtid, sytë te Benzema

Karim Benzema është në majë të listës së merkatos së gjigantit anglez, Mançester Junajtid. Sikurse ka bërë të ditur "Daily Mirror", Sër Aleks Ferguson e ka zgjedhur tashmë objektivin për fushatat e ardhshme të blerjeve. Me një Karlos Tevez të gatshëm për t‘u larguar, trajneri i "Red Devils"-ave ka vënë në shënjestër sulmuesin e talentuar të Lionit, Karim Benzema. Bomberi francez, i njohur në këto dy vitet e fundit, ka qenë objektiv i Mançester Junajtid edhe në merkaton e verës së kaluar.