31 maj 2009

Obejktivat kryesorë të Perezit

Kandidati për president të Real Madridit Florentino Perez, sipas "AS" ka në plan të transferojë këta futbollistë: Xabi Alonso (Liverpool), David Silva dhe David Villa (Valencia), Cristiano Ronaldo (Manchester United) , Kaka (AC Milan), Ribery (Bayern Munich) dhe Karim Benzema (O.L). Kurse si trajnerë:Manuel Pellegrini (Villarreal), Arsene Wenger (Arsenal) dhe Laurent Blanc (Bordeaux)

Giovinco: Ranieri nuk më ka dashur kurrë

Mesfushori i Juventusit Sebastian Giovinco beson se aktivizimi i pakët i tij për Juventusin këtë sezon ishte shkak se ish trajneri Claudio Ranieri kurrë nuk e kishte dëshiruar atë. " Për fat të keç unë kurrë nuk kam qenë i preferuari i Ranierit, dhe tani pres ditë më të mira" deklaroi Giovinco.

Juve vendosë çmimin për Trezeguet

Juventusi ka bërë të ditur se skuadra e cila kërkon ta trasnferojë sulmuesin e saj Francez David Trezeguet duhet t'i dhurojë 10 milion euro. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i David Trezeguet.

Malouda dhe Kalou afër largimit

Dyshja e skuadrës së Chelseas Florent Malouda (29) dhe Salomon Kalou (24) sipas të gjitha gjasave do të largohen nga skuadra e Chelseas këtë verë. Ndërkohë Roman Abramovich shumë shpejt do të marë një vendim lidhur me trajnerin e ri të ekipit.

Guardiola afër rinovimit

Trajneri fenomenal i Barcelonës Pep Guardiola së shpejti do ta rinovojë kontratën e tij me klubin e Barcelones. Ai ka thënë se do të qëndrojë tek Barcelona deri sa të jetë i nevojshëm për këtë klub.

Modric do të largohet

Trajneri i Tottenhamit Harry Redknapp është duke bërë një plan me të cilin dëshiron ta spastrojë ekipin. Në listën e të pa dëshiruarve të Redknappit është edhe Luca Modric, ky i fundit kërkohet nga skuadra e Interit.

Eto dhe Henry objektivat kryesorë te Mancester Cityt

Dyshja sulmuese e Barcelonës Thierry Henry dhe Samuel Eto janë dy objektivat kryesorë të Manchester Cityt gjatë këtij afati për t'i transferuar në sezonin e ardhshëm. Trajneri Marko Hughes në konton e tij ka 250 milion funta për transferime.

Beckham dëshiron Milanin

Mesfushori i LA Galaxy David Beckham shpreson se do të rikthehet tek skuadra e Milanit në sezonin e ardhshëm. Ai i ka thënë "La Times" se deri më tani ka kaluar shumë mirë me Milanin dhe kërkon me ngulm rikthimin në San Siro. Milani pritet t'i ofrojë La Galazx 10 milion dollarë për yllin Beckham.

Gudjonsen dëshiron premier ligën

Sulmuesi i Barcelonës Eidur Gudjonsen ka shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në Premier ligën Angleze dhe për tu larguar nga skuadra e Barcelonës. " Ka shumë klube Angleze që më kërkojnë, e njoh mirë Anglinë dhe mendoj të kthehem." deklaroi Gudjonsen

Barca 45 milion për Cesc

Skuadra e Barcelonës është e gatshm të ofrojë 45 milion euro për të transferuar mesfushorin e Arsenalit Cesc Fabregas. Ditë më parë edhe vet reprezentuesi i Spanjës ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Barcelonë duke e cilësuar atë si ekip të ëndërrave

Capello: United të keni shembull Terryn

Trajneri i kombëtares Angleze deklaroi se'' Futbollistët e Man United që janë në kombëtare duhet të harrojnë më ndeshjen me Barcelonën. Vitin e kaluar Terry e kishte humbur penaltinë dhe pastaj ne luajtëm me SH.B.A ai shënoi gol. Unë jam habitur me atë lojë të Terry sepse edhe më herët kishte humbur dy finale, andaj duhet të merret shembull Terry. Ne kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme me Kazakistanin dhe Andorran, duhet të fitojmë që të jemi në Afrikë'' u shprehë Capello

Mourinho: Serie A më e vështirë se Premiere League

Trajneri i Interit Mourinho deklaroi se Serie A është më e vështirë se Premiere League. Ai deklaroi'' Nëse i shikojmë vetëm ekipet e mëdhaja është e qartë se Man United është më e fortë se Interi, Liverpooli me fortë se Milani, ose Chelsea më e fortë se Juve. Mirëpo nëse shikohet në përgjithësi liga në Premiere League ekipet tjera janë shumë të dobëta. Unë atje kam fituar dy kampionate dhe për mua ka qenë shumë lehtë sepse vazhdimishtë kemi qenë në epërsi prej 8 e më shumë pikë. Ekipet e tjera e kemi mundur shumë lehtë. Ndërsa në Itali ky luks nuk është. Çdo ekip është i vështirë, Genoa neve nuk na lejoi të shënojmë gol, edhe me ekipet tjera kur kemi luajtur kemi pasur vështirësi të njëjta'' u shprehë Mourinho

Arsenali kërkon Gentner

Skuadra e Arsenalit është duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të skuadrës së Wolfsburgut dhe të kombëtares së Gjermanisë Christian Gentner. 23 vjeçari e ndihmoi shumë skuadrën e Wolfsburgut të shpallet kampion.

Tottenham pas Richardson

Tottenham Hotspur raportohet se ka si objektiv të saj transferimin e mesfushorit të Sunderlandit Kieran Richardson. Redknapp ka gati 8 milion funta për 24 vjeçarin që luajti pesë vite me Manchester Unitedin

Bob Robson: Dëshira e Hiddink është të rikthehet

Ish futbollisti i kombëtares Angleze dhe fitues i kampionatit botërorë me Anglinë Bob Robson deklaroi se'' Hiddink do të kthehet në Angli. Dëshira e tijë është të kthehet në Angli dhe të punojë këtu. Ai pikërishtë do të kthehet pas kampionatit botërorë Afrika 2010'' u shprehë Robson

Abramovich 50 milion për Agueron

Chelsea është e gatshme të jap 50 milion funta për sulmuesin e Atletico Madridit Kun Aguero. Shefi i Chelseas Roman Abramovich i ka dhënë Carlo Ancelottit 50 milion funta në mënyrë që ta sjellë në "Stamford Bridge" talentin Argjentinas.

Lavezzi afër Liverpoolit

Agjenti i yllit të Napolit Ezequiel Lavezzit ka deklaruar se klienti i tij është shumë afër për të kaluar tek skuadra Angleze e Liverpoolit. Sipas tijë Liverpooli ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash drejt klubit të Napolit i cili pritet të pranojë këtë ofertë

Perez: Ronaldo mund të bëhet Beckhami i ri

Florentino Perez ka thënë se mesfushori i Manchester Unitedit Cristiano Ronaldo mund të bëhet David Beckhami i ri. " Kur Beckham mbërriti në Real, tek ne u paraqitën shumë sponzorë të rinjë, për shkak se David ishte një model për skuadrën tonë. E njejta gjë mund të bëhet edhe me Cristianon, ai ka një stil të njejtë me Davidin dhe mendoj se do të na shërbej si në lojë ashtu edhe në aspektin ekonomik" deklaroi Perez

Kaka: Nga anceloti kam mësuar shumë

Futbollisti i Milanos Kaka pas ndeshjes me Fiorentinën dhe pas deklarimit të Ancelotit se do të largohem nga Milani ai deklaroi'' Ai ishte i mrekullueshëm, gjatë 6 viteve kam mësuar shumë. Ai më ka bërë futbollist botërorë. Këto dy javë ishin jashtëzakonishtë të vështira pasi që edhe Maldini u përshëndet nga futbolli'' u shprehë Kaka

Guardiola fton Maldinin në Barcelonë

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola do të mundohet ta bindë Paolo Maldinin që të jetë pjesë e stafit të tij tek kampionët Evropian pas përfundimit të karrierës së tij. Guardiola mendon se me ardhjen e Maldinit në stafin e tij gjërat do të shkojnë të bëhen edhe më të mira duke pasur parasysh edhe eksperiencën e madhe të Maldinit në futboll.

City super ofertë për Tevez dhe Barryn

Skuadra e Manchester Cityt ka një super ofertë për dy nga objektivat e saj, Carlos Tevez dhe Gareth Barry. Manchester City sipas "News of the World" ka gati 48 milion euro për dyshen Tevez dhe Barry.

Toni nuk do të largohet

Presidenti i Bayern Mynhenit Franz Beckenbauer ka deklaruar: " Ne e kemi transferuar Gomezin, por ne gjithashtu duam që Toni të mbetet tek Bayerni. Jam i sigurtë që Luca Toni nuk do të largohet". Toni ishte i lidhur me një kalim të mundshëm tek Milani.

Ancelotti Largohet nga Milani, Leonardo trajner i ri

Carlo Ancelotti përfundimisht ka deklaruar se do të largohet nga skuadra e Milanit në këtë verë. " Kemi arritur një marveshje me klubin e cila përfundon punën time si trajner i Milanit, kjo është për të mirën e dy palëve. Këto tetë vite ishin të mrekullueshme për mua" deklaroi Carlo Anceloti.-Ndërkohë Leonardo do të jetë trajner i ardhshëm i Milanit ka thënë Adriano Galliani.

Ibra golshënues me i mire

Pas shpalljes si kampion i Italisë Interi sot edhe Ibrahimovici u bë golëshënuesi më i mirë në Serie A. Ibra me dy golat e shënuar kundër Atalantës arriti në kuotën 25 golave. Ai më këto dy gola e kaloi Marco Di Vaion e Bolognas.

Juve vendosë javën e ardhëshme

Drejtuesit e Juventusit pas shkarkimit të Ranierit nga detyra e trajnerit vendosën Ciro Ferraren në krye të ekipit. Dy ndeshjet e luajtura në krye me Ciro Ferraren Juve i fitoi. Drejtuesit e Juventusit do të analizojnë dy ndeshjet e luajtura dhe do të vendosin se a do të qëndrojë Ferrara apo do të sjellet një trajner tjetër.

Fabregas kërkon Alonson

Cesc Fabregas shpreson se trajneri i tij Arsene Wenger do ta sjellë në ekipin e tij mesfushorin e Liverpoolit Xabi Alonson. " Xavi do të ishte një mrekulli, ai ka një eksperiencë që do të na ndihmonte. Kjo i përket trajnerit të vendosë" deklaroi Fabregas

Forlan kalon më të mirët

Futbollisti i Athletico Madridit Frolan u bë golëshënuesi më i mirë në La Liga. Ai kaloi futbollistët si Etto, Henry, Vila. Forlan gjatës sezonit 2005/06 ishte golëshënuesi më i mirë në Spanjë për herë parë me 25 gola. Ndërsa gjatë këtijë sezoni ai shënoi 32 gola dhe u bë golshënuesi i dytë në histori te Athletiko Madridit pas Hugo Sanchez.

NewCastle shitet

Pas krizes ekonomike që përjetojnë biznismenët botërorë edhe bossi i New Castle Mike Ashley është në krizë ekonomike. Ai ka vendosur që ekipin e tijë të shesë në një vlerë prej 100 milion funta. Ai para dy viteve New Castle e kishte blerë me një çmim prej 400 milion funta.

Osasuna mposht Realin dhe siguron mbijetesën

Skuadra e Osasunës ka shënuar fitoren më të rëndësishme të sezonit edhe atë kundër Real Madridit për ta siguruar qëndrimin në Primera Divisionin spanjoll.
Takimi i zhvilluar të dielën në stadiumin Reyno de Navarra ndërmjet Osasunas dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-1. Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Gonzalo Higuan (11’), mirëpo vendasit arritën ta merrnin veten dhe ta përmbysnin rezultatin. Fillimisht Jaroslav Plasil barazoi rezultatin (15’), ndërsa Juanfran shënoi golin e fitores (60’), me të cilin Osasuna siguroi qëndrimin në La Liga.
Nga Primera Divisioni spanjoll u larguan Real Betis, Numancia dhe Recreativo Huelva.

Cottbus në Bundesliga 2

Skuadra në të cilën paraqitet mesfushori shqiptar Ervin Skela, ajo e Energie Cottbus, sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Dytë gjermane- Bundesliga 2, pasi që është mposhtur edhe në përballjen e dytë të "play off"-it nga Nurnbergu me rezultat prej 2-0.
Ndeshja e parë e zhvilluar në shtëpi të Cottbusit, Stadion der Freundschaft, kishte përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës tashmë të promovuar në Bundesliga 1, Nurnberg. Ndërsa ndeshja e dytë e zhvilluar në shtëpi të Nurnbergut, Frankenstadion, përfundoi me fitoren e skuadrës vendase me rezultat prej 2-0, me golat e Eigler (29’) dhe Mintal (37’).

Ancelotti konfirmon largimin, Leonardo trajner i Milanit

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, më në fund ka konfirmuar se do të largohet nga Milani këtë verë, pasi ka arritur marrëveshje për shfuqizimin e kontratës me Rossonerët një vit më herët.
“Unë kam një marrëveshje me skuadrën dhe kemi vendosur që ta shfuqizojmë kontratën, dhe kështu koha ime te Milani përfundon një vit më herët (para vitit 2010)”. “Po e përfundoj qëndrimin tim i gëzuar sepse e arritëm objektivin tonë dhe dëshiroj ta falënderoj skuadrën dhe të gjithë lojtarët, po ashtu edhe presidentin, të gjithë stafin dhe tifozët”. “Mendoj që koha ime e qëndrimit ka përfunduar në mënyrën më të mirë dhe është mirë për të dyja palët. Këto tetë vite kanë qenë një aventurë e mirë për mua”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sport Italia”, duke shtuar se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër duke e përfshirë edhe Chelsean.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë për “Rai” se zëvendësuesi i Ancelottit do të jetë Leonardo. “Është e vërtetë, Leonardo do të jetë trajner i Milanit sezonin e ardhshëm. Ai do t’i prezantohet shtypit të hënën”, ka thënë Galliani për “Raidue Stadio Sprint” dhe pastaj ka lëvduar punën dhe miqësinë e gjatë me Ancelottin.

Torino në Serie B pas humbjes nga Roma

Skuadra e Torinos është mposhtur nga Roma në Stadio Olimpico me rezultat prej 3-2 për t’u përshëndetur nga elita e futbollit italian.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Tommaso Vailattit (9’), mirëpo më pas pranuan tre gola nga Giallorossët. Fillimisht Jeremy Menez barazoi rezultatin (35’), ndërsa golat e Mirko Vucinic (74’) dhe Francesco Tottit nga penalltia (83’) e fundosën Torinon, pasi që krejt çka bënë mysafirët ishte një gol i shënuar nga Nicola Ventola një minutë pa përfunduar koha e rregullt. Me këtë humbje Torino largohet nga Serie A, pasi që Bologna shënoi fitore kundër Catanias, për të siguruar qëndrimin në Ligën e Parë italiane. Dy skuadrat tjera të larguara nga Serie A, janë Lecce dhe Reggina

Kampioni mbyll sezonin me fitore

Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore me rezultat prej 4-3 kundër Atalantas, në ndeshjen dramatike të të dielës të zhvilluar në Giuseppe Meazza.
Serinë e golave e filloi Sulley Ali Muntari (6’), ndërsa katër minuta më pas (10’) Cristiano Doni barazoi rezultatin. Nuk shkoi shumë (12’) dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic riktheu epërsinë për vendasit, derisa Luca Cigarini barazoi rezultatin për të dytën herë (25’). Në pjesën e dytë, mysafirët kaluan për herë të parë në avantazh me golin e dytë në ndeshje të Cristiano Donit (53’). Interi reagoi sërish me anë të Esteban Cambiassos (80’), i cili e barazoi rezultatin, ndërsa një minutë më pas Ibracadabra shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të fitores për Interin.
Luis Figo ishte njëri nga legjendat e futbollit, i cili po në ditën e sotme i dha fund karrierës së tij.

Juve i hakmerret Lazios

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në ndeshjen e fundit të sezonit, të zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico të Torinos kundër Lazios.
Sulmuesi në formë Vicenzo Iaquinta ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira duke qenë protagonisti kryesor i bardhezinjve në këtë përballje. Italiani shënoi dy herë këtë takim, me nga një gol në të dyja pjesët (3’ dhe 59’). Kjo ndeshje ishte e fundit për legjendën çeke Pavel Nedved me fanellën e Juventusit, pasi që mesfushori ka konfirmuar largimin e tij.

Milan nuk lejon befasi

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e fundit të Serie A duke e mposhtur Fiorentinën në Stadio Franchi me rezultat prej 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), superylli brazilian Ricardo Kaka krijoi avantazhin për mysafirët pas një krosimi të Zambrottas. Lojtari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë (68’), Alexandre Pato, rezultoi zëvendësim i suksesshëm, pasi që dyfishoi rezultatin në minutën e 76-të. Vlen të përmendet se në këtë përballje u inkuadruan dy lojtarët të cilat i kanë munguar një kohë të gjatë Milanit, Alessandro Nesta (77’) dhe Genaro Gattuso (80’). Po ashtu, ishte kjo ndeshja e fundit e legjendës së futbollit, Paolo Maldini, i cili u nderua me duartrokitje nga tifozët në Firence. Me këtë fitore Rossonerët sigurojnë kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kosova U-20 humb pas penalltive

Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha 20-vjeçe ka mbyllur aventurën në turneun "Monthey 2009" në Zvicër, pasi në gjysmëfinalen e të shtunës ka pësuar humbje nga Hajduku i Splitit dhe atë vetëm pas penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1, kurse në gjuajtjet e penalltive më të saktë u treguan kroatët, të cilët fituan 4:2. Kroatët kaluan të parët në epërsi, kurse golin e barazimit në minutën e 62-të e shënoi Florent Sejdiu. Ndërkaq nga penalltitë ishin të pasaktë Florent Papuçi dhe Kushtrim Lushtaku. Kësisoj, futbollistët e rinj kosovarë kanë humbur rastin të plasohen në finalen e këtij turneu, por të dielën zhvillojnë ndeshjen për vendin e tretë me humbësin e ndeshjet tjetër gjysmëfinale, Totenhem - Flamengo.

Nedved konfirmon largimin

Ndeshja kundër Lazios është e fundit për legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga Juve këtë verë.
“Pas tetë sezoneve me Juventusin është koha që t’i falënderoj të gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe skuadrën, për mbështetjen që ma kanë dhënë. Me Juven kam fituar katër tituj dhe Topin e Artë”. “Nga e hëna do të mendoj për të ardhmen time. Do të vazhdoj ta ruaj dashurinë për Juventusin dhe i falënderohem familjes Agnelli që ma ka dhënë mundësinë të luaj për këtë skuadër”, ka thënë Nedved për faqen zyrtare të klubit.

Barca dhe Interi nisin bisedimet për Ibrahimovicin

Sipas "El Mundo Deportivo", dy drejtorët sportivë të skuadrave Barcelona dhe Inter, Txiki Begiristain dhe Lale Oriali, respektivisht, kanë filluar bisedimet për transferimin e sulmuesit të Nerazzurëve, Zlatan Ibrahimovic, drejt Camp Nout.
Drejtuesit e Interit janë të vetëdijshëm që Ibracadabra do ta lë Giuseppe Meazzan, mirëpo dëshirojnë që të fitojnë sa më shumë nga largimi i tij. Mësohet se Interi kërkon afër 75-80 milionë euro për të hequr dorë nga suedezi, ndërkohë qe drejtuesit e klubit zikaltër kanë problem me trajnerin Jose Mourinho, i cili me çdo kusht kërkon qëndrimin e Ibras tek Inter. Vetë lojtari ka dëshirë të madhe të luajë për Barcelonën, ndërsa mbetet të shihet nëse Blaugranët janë në gjendje ta paguajnë shifrën e madhe që kërkojnë zikaltrit për njeriun kryesor të skuadrës. Në ndërkohë ekziston edhe një mundësi tjetër ku mund të përfshihet edhe kalimi i Samuel Eto'o në drejtim të kundërt dhe një shumë prej 50-55 milionë euro.

United kërkon Huntelaarin

Manchester Unitedi kërkon sulmuesin e Real Madridit, Klaas Jan Huntelaar, i cili konsiderohet si zëvendësues i lojtarit në largim, Carlos Tevez.
Tevez sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford këtë verë, pasi Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë të paguajnë 32 milionë funte për argjentinasin, ndërsa “Sunday People” shkruan se United tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Kampioni anglez do të bëjë një ofertë prej 17 milionë eurosh për të provuar transferimin e holandezit Huntelaar, i cili sipas të gjitha gjasave me ardhjen e Florentino Perezit do të largohet bashkë me holandezët tjerë nga Los Blancos.

Lojtarët e Liverpoolit kërkojnë rikthimin e Owenit

Tabloidi britanik “Sunday People” shkruan se sulmuesi i Newcastle United, Michael Owen, mund të rikthehet në Anfield, pasi disa lojtarë “të kuq” i kanë kërkuar trajnerit Rafael Benitez që ta kthejë në skuadër lojtarin anglez.
Disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës mendojnë se Owen është lojtar i cili do të përshtatej shumë mirë në formacionin e ish-skuadrës së tij dhe do të pritej krahëhapur nga bashkëlojtarët e tij të dikurshëm. Owen ka kaluar tetë vite te Liveropooli, duke fituar Kupën FA, dy Kupa të Ligës dhe Kupën UEFA, para se të transferohej te Real Madridi në vitin 2004.

Forlan shënjestra kryesore e Barcës

Barcelona do ta forcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, është shënjestra kryesore e Blaugranëve.
Sulmuesi uruguaian ka treguar performanca të shkëlqyera me kryeqytetasit duke e përfunduar sezonin me 32 gola në 33 paraqitje dhe njëkohësisht është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon. Sipas “Sport”, katalunasit dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e 30-vjeçarit, mirëpo ata nuk pajtohen me çmimin prej 36 milionë eurosh që ia ka vënë Atletico.

Arrihet marrëveshja për Kaka?

Ndeshja e sotme kundër Fiorentinës, do të jetë e fundit për brazilianin Kaka me fanellën e Milanit, shkruajnë mediat spanjolle.
“AS” njofton se Milani dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e ish-lojtarit më të mirë në botë, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 60 milionë euro. Marrëveshja është arritur më 16 maj, mirëpo drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, kishte kërkuar që asgjë të mos bëhet publike deri më tani me kusht që Kaka të mbetet i përqendruar në përfundimin e Kampionatit italian me Rossonerët. Njoftohet se Kaka do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Mbretërit, ndërsa do të fitojë diçka më shumë se nëntë milionë euro në vit, ndërsa 50% e përfitimeve nga reklamat do t’i takojnë Realit.

Ballack edhe një sezon te Chelsea

Michael Ballack ka njoftuar se do të qëndrojë edhe një vit te Chelsea pasi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Blutë.
Mesfushori gjerman i ka thënë BBC-së se edhe pse ende nuk është nënshkruar kontrata, ai ka arritur marrëveshje me skuadrën londineze. “Ende nuk kam nënshkruar, mirëpo jam marrë vesh për të qëndruar edhe një vit këtu”, ka thënë Ballack, i cili ka shtuar se pret që trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ta marrë timonin e Chesleat nga sezoni i ardhshëm. “Asgjë nuk është vendosur ende, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai (Ancelotti) do të jetë trajneri i ri”, ka shtuar Ballack.

Schaaf i kënaqur me trofeun Kupës

Falë fitores minimale së të shtunës mbrëma në finalen e Kupës së Gjermanisë-DFB Pokal kundër Bayer Leverkusenit, Werder Bremeni do të mund të luajë në Evropë (Kupën UEFA) sezonin e ardhshëm, ndërsa trajneri Thomas Schaaf është shprehur mjaft i gëzuar për këtë sukses.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer nga të dyja skuadrat, mirëpo ju e patë se ne dëshironim ta fitojmë kupën”. “Një lojtar i shkëlqyer si Mesut Oezil (golashënuesi i vetëm në ndeshje) zakonisht nuk shpërblehet, sepse ai nuk godet shpesh në portë, por isha i ngazëllyer me golin e tij. Ai ka arritur shumë këtë sezon dhe unë i jap komplimentet e mia”, ka thënë Schaaf pas ndeshjes.

Reali dhe Liverpooli merren vesh për Alonson

"Sport" njofton se Liverpooli dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Xabi Alonsos, i cili javën e ardhshme do të prezantohet para publikut në Santiago Bernabeu.
I njëjti burim shkruan se dy klubet kanë arritur në një pikë të përbashkët, ndërsa Reali do të paguajë 25 milionë euro, si edhe ekziston mundësia që Gabriel Heinze të jetë pjesë e marrëveshjes për të lëvizur në drejtim të kundërt. Pritet që Alonso të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Mbretërit, ndërsa krahas prezantimit të Alonsos, mësohet se Florentino Perez javën e ardhshme do ta prezantojë edhe trajnerin e ri të Los Merengues.

Te Luajm se Bashku. Java 34

Java e Fundit do te kete edhe ndarje te Bonusit:

Me 10 LOJE TE QELLUAR FITON +20 PIKE
Me 8 LOJE TE QELLUAR FITON +15 PIKE
Me 6 LOJE TE QELLUAR FITON +10 PIKE
Me 5 LOJE TE QELLUAR FITON +5 PIKE

REZULTATET E JAVES 34-te

Juventus - Lazio 2-0
Roma - Torino 3-2
Fiorentina - Milan 0-2
Pisa - Brescia 0-1
Chelsea - Everton 2-1
Caen - Bordeaux 0-1
Betis - Valladolid 1-1
Racing Santander - Getafe 1-1
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 0-1
Trabzonspor - Fenerbahce 1-2

BESLIND KASTRATI - 3 pike

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 1 jo
Pisa - Brescia 1 jo
Chelsea - Everton 1 po
Caen - Bordeaux 1 jo
Betis - Valladolid 1 jo
Racing Santander - Getafe 1 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 1 jo
Trabzonspor - Fenerbahce 1 jo

ARMEND DAJAKU - 5 pik + 5 Bonus 10

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 1 jo
Pisa - Brescia 1 jo
Chelsea - Everton 1 po
Caen - Bordeaux 2 po
Betis - Valladolid 1 jo
Racing Santander - Getafe 2 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 2 po
Trabzonspor - Fenerbahce 1 jo

SHKELZIM HALIMI - 7 pike + 10 Bonus 17

Juventus - Lacio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milano 2 po
Pisa - Brescia 2 po
Chellsea - Everton 1 po
Cean - Bordox 2 po
Betis - Valladollit 1 jo
Racing Santander - Getafe 2 jo
Bajern Leverkusen - Werder Bremen 2 po
Trabzonspor - Fernebahce (SE KA LUJT)

RAMADAN ADEMAJ - 2 pike

Juventus - Lazio - 1 po
Roma - Torino - 2 jo
Fiorentina - Milan - 1 jo
Pisa - Brescia - 2 po
Chelsea - Everton - x jo
Caen - Bordeaux - x jo
Betis - Valladolid - 1 jo
Racing Santander - Getafe - 2 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen - x jo
Trabzonspor - Fenerbahce - 1 jo

ARMEND ZEQIRI - 6 pike + 10 bonus 16

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 1 jo
Pisa - Brescia 2 po
Chelsea - Everton 1 po
Caen - Bordeaux 2 po
Betis - Valladolid 1 jo
Racing Santander - Getafe 1 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 2 po
Trabzonspor - Fenerbahce 1 jo

EGZON DEMUKAJ - 4 pike

Juventus - Lazio - 1 po
Roma - Torino - 2 jo
Fiorentina - Milan - x jo
Pisa - Brescia - 2 po
Chelsea - Everton - 1 po
Caen - Bordeaux - 2 po
Betis - Valladolid - 1 jo
Racing Santander - Getafe - 2 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen - 1 jo
Trabzonspor - Fenerbahce - 1 jo

ISA SHALA - 4 pike

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 1 jo
Pisa - Brescia 1 jo
Chelsea - Everton 1 po
Caen - Bordeaux 2 po
Betis - Valladolid 1 jo
Racing Santander - Getafe 2 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 1 jo
Trabzonspor - Fenerbahce 1 jo

GZIM KODROLLI - 6 pike + 10 Bonus 16

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 2 po
Pisa - Brescia 2 po
Chelsea - Everton 2 jo
Caen - Bordeaux 2 po
Betis - Valladolid 2 jo
Racing Santander - Getafe 2 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 1 jo
Trabzonspor - Fenerbahce 2 po

MALSOR ZAHIRI - 5 pike + 5 bonus 10

Juventus - Lazio 1 po
Roma - Torino 1 po
Fiorentina - Milan 1 jo
Pisa - Brescia 1 jo
Chelsea - Everton 1 po
Caen - Bordeaux 2 po
Betis - Valladolid 2 jo
Racing Santander - Getafe 1 jo
Bayer Leverkusen - Werder Bremen 2 po
Trabzonspor - Fenerbahce 1 jo

TABELA PERFUNDIMTARE

1.Gezim Kodrolli 185 pike
2.Malsor Zahiri 177 pike
3.Armend Dajaku 156 pike
4.Armend Zeqiri 154 pike
5.Shkelzim Halimi 152 pike
6.Ramadan Ademaj 129 pike
7.Egzon Demukaj 122 Pike
8.Isa Shala 106 pike
9.Beslind Kastrati 87 pike
10.Getoar Dina 66 pike

ILUS - Keta persona Gezim Kodrolli, Malsor Zahiri, Armend Dajaku dhe Armend Zeqiri te me kontaktojne permes E-mail Adreses: pinturikio@juventus-fans.net

Kjo ishte e Tera per sezonin e pare te lojes sone kurse kampion per kete sezaone eshte Gezim Kodrolli - suksese

30 maj 2009

Poco: Po, Juventusi do D’Agostinon

Në fund të kampionatit italian, ekipi i Juventusit vazhdon të jetë protagonist në merkato. Pas Diegos dhe Kanavaros, bardhezinjtë kanë vënë nën shënjestër një lojtar cilësor të mesfushës, Gaetano D’Agostinon. Këtë gjë e konfirmon edhe presidenti i skuadrës së Udinezes, Xhampaolo Poco: “Juventusi ka shfaqur interes për D’Agostinon”. Gjithsesi Poco nuk ka dashur të rrëfejë gjithçka, sidomos në momentin që asgjë nuk është konkrete dhe tratativat nuk kanë filluar ende, duke theksuar: “Po të fillojmë të themi gjithçka që tani, nuk do të kishte kuptim. Nuk është aspak e drejtë që disa gjëra të quhen të përfunduara, kur ende nuk kanë filluar. Mua nuk më duket e drejtë. Megjithatë, për momentin mund të konfirmoj se Juventusi është interesuar për lojtarin tonë”.

Andrea Dosena, më pranë bardhezinjve

Juventusi i është rikthyer hipotezës “Andrea Dosena”, për të forcuar krahun e majtë të mesfushës, sepse pikërisht kjo është një nga përparësitë e bardhezinjve për fushatën e blerjeve. Deri tani klubi juventin ka shqyrtuar shumë mundësi: ka vëzhguar Fabio Groson dhe Aleksandër Kolarov, mirëpo tani ka dalë në pah edhe hipoteza e mbrojtësit të Liverpulit, e ardhmja e të cilit nuk është më e sigurt se do të jetë në Angli. Përsa i përket moshës 27-vjeçare dhe aftësive të tij, Dosena mund të jetë një zgjedhje shumë e rëndësishme për skuadrën e Juves, e cila ka nevojë të bëjë shumë blerje, nëse dëshiron që të ketë një sezon më të suksesshëm vitin e ardhshëm në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Tiago dhe De Çelje, në dyshim për sfidën me Lacion

Juventusi vazhdon përgatitjet në prag të sfidës kundër Lacios, që do të zhvillohet të dielën. Bardhezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore mëngjesin e djeshëm në Vinovo, qendra stërvitore e “Zonjës së Vjetër”. Për ndeshjen kundër bardhekaltërve, trajneri juventin, Çiro Ferrara, ka ende dy lojtarë në dyshim: Tiago dhe De Çelie. Ata janë stërvitur pjesërisht, ndaj paraqitja e tyre në stadiumin “Olimpico” të Torinos është në rrezik. Për të dy këta lojtarë do të jetë vendimtare stërvitja që do të zhvillohet sot në mëngjes. Sisoko, Molinaro, Grigera, Knezeviç dhe Edkal nuk janë grumbulluar, e për pasojë nuk do të jenë në fushë kundër Lacios.

Juventus-Trezege, tani është përplasje e ashpër

Marseja, por jo vetëm. Ka shumë klube që janë interesuar për David Trezege. Të paktën kështu është shprehur Antonio Kaliendo, menaxheri i sulmuesit të Juventusit, të cilin presidenti Koboli Xhili e ka nxjerrë në merkato në pritje të një oferte joshëse. “Nuk jam unë ai që duhet të flasë për dëshirat e Juventusit lidhur me shitjen e Trezegesë, – ka deklaruar Kaliendo, – por duke dëgjuar ato që ka thënë Koboli Xhili, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse t’i regjistroj. Sigurisht që përpara një oferte joshëse që mund t’i ofrohet shoqërisë duhet të jetë dhe një pagesë joshëse për lojtarin, pasi nuk duhet harruar që David ka ende një kontratë dyvjeçare me bardhezinjtë. Megjithatë javën e ardhshme do të zhvillojmë një takim me Juven dhe vetëm pas tij do të bëjmë të ditur vendimin tonë”. Skuadrat e interesuara – “Nuk është vetëm Marseja e Deshampit, që në fakt e njeh mirë Trezegenë, por ka edhe shumë skuadra të tjera që janë të interesuara për të”, ka shtuar Kaliendo. Siç e ka theksuar edhe më parë, lojtari i Juventusit mund të transferohet edhe tek Roma: “Verdhekuqtë do të ishin zgjedhja e jetës së tij. Megjithatë David ka mjaft mundësi zgjedhjeje, sepse edhe klubet që e kërkojnë janë të shumtë. Gjithsesi, në fund të kampionatit, kur Juventusi të qartësojë qëndrimin e vet në nivel drejtimi, si dhe për sa i përket trajnerit të ri, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen e duhur për Trezegenë. Ndonëse ai është mjaft i pakënaqur për mënyrën sesi ka shkuar ky sezon, vazhdon të mbetet një kampion bote, kampion evropian. Ai ka fituar shumë tituj dhe ka qenë golashënuesi më i mirë edhe në Itali. Mirëpo nuk është i kënaqur me pankinën. Nuk i pëlqen fakti që duhet të jetë rezervë, apo edhe mundësia e tretë, për arsye se kjo nuk i përshtatet një lojtari si ai, – ka shpjeguar menaxheri i sulmuesit francez. - Këto janë edhe arsyet pse ai nuk po ndihet aspak mirë në këtë skuadër, për të cilën ka dhënë jashtëzakonisht shumë për vite me radhë. Gjithsesi mendoj se edhe drejtuesit e shoqërisë së bardhezinjve nuk e kanë vlerësuar mjaftueshëm punën e tij për tetë sezone me radhë, përderisa e kanë nxjerrë menjëherë në merkato”, ka përfunduar Kaliendo.

Xhila paralajmëron: Po shënova do të festoj

Sulmuesi i Fiorentinës shprehur entuziast për përballjen kundër ish-skuadrës së tij, Milanit
Tre, tre, pesë… Mesazhi është dërguar. “Sigurisht që i kam dërguar një mesazh Paolos. Paolo Maldini meriton vetëm duartrokitje dhe e di se tifozët tanë do ta bëjnë këtë. Por më pas…”. Më pas? “Më pas fitoren e duam ne”. Pikërisht Xhila kundër Milanit. “Kjo është ndeshja, - ka thënë Alberto Xhilardino.
- Por duhet të jetë e qartë një gjë, fakti që kemi siguruar vendin e katërt një javë para fundit të kampionatit është një arritje që meriton të vlerësohet, dhe nëse më pas do të vijë edhe vendi i tretë do të ishte një gjë fantastike. Kemi kaluar momente të vështira dhe arritëm të ringrihemi falë forcës së të gjithëve.
Disa mendonin se kishim marrë fund, por ne jemi akoma aty ku duhet”. Gjithashtu, sulmuesi vjollcë ka bërë të ditur se do të festojë në rast se do të shënojë kundër ish-ekipit të tij. “Sigurisht që do të festoj, nga njëra anë sepse është diçka normale, nga tjetra sepse vërshëllimat që mora në “San Siro” nuk i kam harruar. Më pas (qesh) nëse mund të vërshëllejnë një lojtar si Maldini unë as që llogaritem, por jam mësuar të jap gjithçka për fanellën me të cilën luaj. Nëse kam dëshirë për hakmarrje? Jo.
Eshtë një ndeshje shumë e rëndësishme, dua ta fitoj për ekipin dhe Firencen. Tek Milani isha pjesë e një grupi fantastik, ku fitova Championsin, Kupën Interkontinentale, Superkupën e Europës. Natyrisht, nuk ka pasur vetëm momente të bukura, por 44-45 gola në tre vite nuk janë pak”.
Për të arritur në vendin e tretë ekipi vjollcë duhet të fitojë me dy gola diferencë. “Nuk është e pamundur, por as e lehtë. E di mirë sesi i përgatiste Milani ndeshjet e rëndësishme. Por besoj tek arritja e këtij objektivi, për dëshirën që kemi dhe për mbështetjen që do të na japë publiku ynë”. Ndërkohë, edhe një vit më parë Fiorentina doli e 4-ta në kampionat, duke lënë Milanin jashtë Championsit.
Ndoshta Xhilardino bënte tifo për Fiorentinën që në atë kohë. “Jo. Isha një lojtar i Milanit, nuk e dija akoma se si do të shkonin gjërat. Sigurisht, në fund të kampionatit kanë filluar kontaktet”. Ish-sulmuesi i kuqezinjve tani është në kërkim të golit të 20 në kampionat. “Ndoshta vjen nesër, por nuk duhet ta themi para kohe këtë pasi është fat i keq”. Por ka kohë që Xhila nuk feston golat, duke bërë gjestin e violinës siç bënte kur luante me Parmën. “Nuk e kam harruar, por e kam ruajtur. Violina është vetëm për rastet e jashtëzakonshme…”.

Berluskoni-Maldinit: Mos i merr ata në konsideratë!

Heshtja e të gjithëve të hënën, shfryrja e Paolo Maldinit të martën, letra e Adriano Galianit të mërkurën. Dhe në fund, dje pasdite, në një pushim të rrallë mes përkushtimeve politike, vjen ndërhyrja e pritshme dhe e rëndësishme e Silvio Berluskonit: “Ajo e së dielës ishte një reagim i pak njerëzve, që nuk duhen marrë në konsideratë. Janë të njëjtët që më akuzuan mua se nuk investoj shumë për të përforcuar Milanin. Dhe të mendosh se në sezonin e fundit kam shpenzuar thuajse 70 milionë euro”. Por Maldini ndjeu zhgënjim, sepse klubi nuk e mbrojti: “E përsëris se ata që e fyen janë pak tifozë që s’u duhet dhënë shumë rëndësi, - shpjegon presidenti kuqezi. - Madje, duke i quajtur kështu, është një përgëzim për ata. Për fat të keq i prishën festën, në një ditë të keqe për humbjen me Romën.
Për këtë dua që Paolo të përshëndetet me meritë në një tjetër rast. Ai më ka thënë se nuk do të luajë një ndeshje lamtumire, sepse nuk është për këto gjëra, por shpresoj t’ia ndryshoj idenë. Mund të organizohet një mbrëmje e madhe siç kemi bërë për shembull për lamtumirën e Franko Barezit. Maldini i ka dhënë shumë Milanit dhe është e drejtë që të festojë një mbrëmje kënaqësie. Çfarë mendova kur kolegu im Laporta ngriti Championsin me Barcelonën? Mendova që mbi kupë është shkruar pesë herë emri i Milanit. M’u bë qejfi që e lexova dhe u gëzova që e lexuan edhe të tjerët, sepse jam gjithnjë presidenti që kam fituar më shumë”.

Fiton titullin në 1999-ën me kuqezinjtë

Leonardo ka lindur në Niteroi, në Brazil më 5 shtator 1969. Si fantazist debuton me Flamengon në 1987-ën. Pastaj kalon te San Paolo dhe te Valencia. Në 93-in kthehet tek San Paolo dhe fiton Kupën Interkontinentale kundër Milanit. Pas një përvoje në Japoni (Kashima Antlers), më 1996-ën blihet nga Paris Sen ZHermen, ku spikat dhe interesimi i Milanit, i cili e blen më 1997-ën. Me kuqezinjtë fiton titullin 1998-99. Në 2001-in kthehet në Brazil te San Paolo e pastaj te Flamengo. E mbyll te Milani në 2003-in. Me kombëtaren braziliane ka fituar “Botërorin 1994″, një Kupë Amerike dhe një Kupë Konfederatash. Tani është drejtori i sektorit teknik të Milanit.

Leonardo është trajneri i ri i Milanit

Njoftimi do të jepet të hënën. Në staf do të jetë edhe një teknik për aspektin e taktikës. Konfirmohet Tonjaçini
Pasi ka qenë një lojtar i madh në fushë, Leonardo është një nga njerëzit e besueshëm të Milanit edhe jashtë. Kështu, “shpikja” e Silvio Berluskonit quhet pikërisht Leonardo. Me përjashtim të ndonjë surprize, që gjithsesi është mirë të mos nënvlerësohet, të hënën Milani do të njoftojë emrin e trajnerit të ri. Pasi “të likujdohet” epoka e Ançelotit, që do të shkojë te Çelsi, do të hapet ajo e Leonardos do Nashimento de Arauzho, 39 vjeç. Nga tryeza e punës në fushë pa kaluar asnjë rrezik? Një mësymje në “errësirë”? Do të jenë rezultatet që do të japin përgjigjet e duhura. Për momentin akoma nuk njihen njerëzit, të cilët duhet të bashkëpunojnë me Leonardon.
Nëse Mauro Tasoti është i superkonfirmuar, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Filipo Galin, të cilit i është propozuar drejtimit i skuadrës së të rinjve milanistë. Shumë ide në tryezë, përfshirë atë të krijimit të një roli të ri të brendshëm në staf, atij taktik.
Bëhet fjalë për një trajner, i cili duhet të kujdeset për vizionin e kundërshtarëve, të mënyrës së tyre të të luajturit, të karakteristikave të tyre fizike e teknike dhe që duhet t’i dorëzojë një relacion trajnerit. Një detyrë e veçantë në llojin e vet: asnjë klub i Serisë A nuk ka një figurë të tillë. Milani po përpiqet të individualizojë njeriun e përshtatshëm për këtë funksion: disa kandidatë janë “testuar” që tani.
Një tjetër pikë për t’u sqaruar në këtë fund sezoni të turbullt, është organizimi i sektorit mjekësor dhe struktura e Milan Lab-it. Leonardo, në bisedimet e fundit me Galianin, paska këshilluar disa modifikime, administratori i deleguar kuqezi po mendohet. Sigurisht, belgu Zhan Pier Merseman nuk do ta ndjekë më skuadrën e parë, por do të kujdeset vetëm për sektorin “kërkues e zhvillues” të Milan Lab-it, që ka marrëveshje ekonomike të rëndësishme dhe të ngushta me shumë shoqëri të huaja. Pasi të ketë sistemuar sektorin mjekësor, duhet analizuar aspekti i përgatitjes fizike. Përgjegjësi do të jetë Daniele Tonjaçini. Edhe nga aspekti atletik, sezoni duhet planifikuar, duke menduar tipin e lojës, që braziliani ka ndër mend të zhvillojë me Milanin e ri.

“Zotëria X” i Juventusit është Lorent Blank

Trajneri i Bordosë është alternativa e tretë pas Kontes dhe Ferrarës për të marrë drejtimin e Juves
Juventusi dhe njeriu i tretë, “Zotëria X” që mund të futet në mes të garës Konte-Ferrara për të marrë drejtimin e bardhezinjve në sezonin 2009-2010. Njeriu misterioz ka një emër, atë të Loren Blankut. Kandidatura e ish-interistit, aktualisht në drejtim të Bordosë, duket se ka filluar të përflitet gjatë orëve të fundit, duke vënë në rrezik dy kandidatët kryesorë. Kush është mbështetësi kryesor i francezit? Natyrisht bashkkombasi i tij Zhan-Klod Blank.
Në ditët e kaluara drejtuesit bardhezinj dukej se ishin të orientuar për të zgjedhur Antonio Konten, tashmë shumë afër prishjes së marrëdhënieve me Barin, për shkak të një kërkese për rritje rroge të teknikut, që klubi barez nuk mund ta realizojë. Shumë i rëndësishëm impenjimi për Çiro Ferrarën në krah të Lipit për ta lejuar zëvendësuesin e Ranierit, i aftë të sigurojë në të dielën e tij të parë në drejtim të Juves një vend në Champions Ligën e ardhshme, që ta vazhdojë aventurën edhe vitin e ardhshëm. Ky dukej të ishte vendimi i klubit, që tashmë shkonte në favor të ish-kapitenit të Juventusit, Antonio Konte.
Më pas kanë ardhur zërat që flisnin për një njeri të tretë, hipotezat mbi rivalin e mundshëm të Kontes dhe Ferrarës dhe tani ka dalë edhe emri. Lorent Blank, një ish-interist, por edhe trajneri që ka arritur t’i heqë nga duart Milanit, Gurkufin, duke e bindur të qëndrojë tek Bordo. Një veprim ky për të cilin kuqezinjtë mund të kenë mundësinë të hakmerren që në sezonin e ardhshëm, nëse kandidatura e Blankut tek Juvja do të rezultonte fituese.
NEDVED DHE RINOVIMI - Agresiviteti, që nuk i ka munguar asnjëherë dhe dëshira, është ajo që e ka shoqëruar gjithmonë në karrierën e tij fantastike. Ky është Pavel Nedved. Më pas një objektiv: Champions Liga, të cilën nuk e ka fituar asnjëherë. Dhe mbi këto baza mesfushori çek ka ndërtuar arsyetimin që po e bën të rimendohet në lidhje me dorëheqjen nga futbolli në fundin e këtij sezoni. Ashtu si verën e kaluar, apo atë të mëparshmen, pasi ka deklaruar më shumë se një herë se do të thoshte “mjaft”, Nedved ka vendosur që të jetë bardhezi akoma për një vit. Të dhënat që të bëjnë të mendosh një gjë të tillë janë tek deklaratat e protagonistëve.
Ato të agjentit Mino Raiola: “Unë i kam bërë të ditur klubit që ne mesin e muajit prill se Nedved është i gatshëm të diskutojë për një rinovim të mundshëm, por askush nuk më ka kthyer përgjigje. Kështu që nuk e di se për çfarë do të flasim. Nëse Nedved mund të jetë akoma i dobishëm, atëherë mirë. Në rast të kundërt do të pranojë qetësisht situatën, sigurisht nuk ka nevojë për asnjë favor. Natyrisht që nuk do të pranonim një kontratë të përkohshme. Në këtë periudhë për Pavelin kanë ardhur shumë oferta”, ka thënë Raiola.

Baloteli konfirmon: Në janar doja të largohesha

Pak ditë para përfundimit zyrtar të sezonit 2008/2009, Mario Baloteli ka bërë një bilanc të sezonit të tij dhe ka treguar edhe disa gjëra të Balotelit “jo futbollist”. Një epitet për të përcaktuar sezonin e tij. “I çuditshëm, i çuditshëm, - ka thënë Supemario -, sepse në fillim jam aktivizuar rregullisht, më pas jam lënë jashtë dhe në fund kam rifilluar të luaj, për arsye të ndryshme”. Në muajin janar kishte menduar të largohej.“Doja të luaja, dhe meqë kjo nuk ndodhte tek Interi, isha i gatshëm të shkoja tek një ekip tjetër jashë Italisë, vetëm të mos qëndroja më në stol ose në tribunë. Eshtë një gjë normale, kur nuk luan kërkon të largohesh, të paktën unë e mendoj kështu, është një gjë normale”. Në lidhje me faktin se shoku i tij Santon është grumbulluar para tij me kombëtaren italiane. “Jam shumë i kënaqur për të, e meriton, është shumë i fortë dhe i zgjuar. Unë duhet të shkoj të luaj në Europianin e Under-21 që, në këtë moment, është më i rëndësishëm”. Më pas përsa i përket udhëtimit të bërë në lagjet e varfra të Brazilit disa muaj më parë. “Për mua ai udhëtim ka qenë shumë i rëndësishëm. Idea ka qenë e vëllait tim, ai shkon gjithmonë atje të ndihmojë njerëzit, që kanë nevojë. Nuk është se atje ndihem më ndryshe, por ndihem i lirë për të bërë ndonjë budallallëk rrugëve, këtu nuk mundem, ndërsa atje nuk e dinë se jam Baloteli dhe më shikojnë si një njeri çfarëdo”, ka thënë sulmuesi zikaltër.DUKE ENDERRUAR TUREN - Marko Arnautoviç është e tashmja e menjëhershme, Jaja Ture ëndrra që duhet realizuar. Interi është në pritje të vendosen firmat në kontratën që do ta lidhë sulmuesin serbo-austriak të Tventes me zikaltrit, por synon edhe një blerje tjetër. Mourinjo, pasi ka shijuar fitoren e Barcelonës në Champions, i ka kërkuar klubit të interesohet për mesfushorin afrikan, që do të kompletonte një dyshe të mrekullueshme me Tiago Motën në mesfushën e Interit.

Italia: Thirret Santon, Kasano në shtëpi

Italia: Thirret Santon, Kasano në shtëpi

Është edhe mbrojtësi 18‑vjeçar i Interit Davide Santon në listën e 21 futbollistëve të grumbulluar nga Marçelo Lipi për ndeshjen miqësore në Pizë kundër Irlandës së Veriut e programuar të shtunën më 6 qershor. Kthehet me fanellën “axurre” Gatuzo nga një dëmtim i gjatë, ndërsa sa i takon Kasanos, asnjë thirrje. Trajneri i Italisë ka komunikuar edhe emrat e 13 nga 23 lojtarët që do të marrin pjesë në Kupën e Konfederatave më 14 qershor. Lista do të plotësohet me emrat e tjerë të enjtën me 4 qershor. Kundër Irlandës së Veriut dhe Zelandës së Re (të mërkurën 10 qershor në Pretoria), kombëtarja do të luajë dy miqësore të fundit para Kupës së Konfederatave, nga 14 qershori më 28 qershor në Afrikën e Jugut. 21 janë lojtarët do të grumbullohen brenda mesnatës së 2 qershorit në Koverçiano. Për sa i takon Kupës së Konfederatave, grumbullimi është parashikuar gjithnjë në Koverçiano, brenda mesnatës së 6 qershorit.


Lista për miqësoren e Pizës

Portierë: De Sanktis (Gallatasaraj), Marketi (Kalljari);

Mbrojtës: Kasani (Palermo), Dosena (Liverpol), Gamberini (Fiorentina), Groso (Lion), Espozito (Leçe), Legrotalje (Juventus), Santon (Inter);

Mesfushorë: Biaxhianti (Katania), Brigi (Roma), D’Agostino (Udineze), Galopa (Siena), Gatuzo (Milan), Montolivo (Fiorentina), Palombo (Sampdoria);

Sulmues: Foxhia (Lacio), Maskara (Katania), Pacini (Sampdoria), Pelizier (Kievo), Rosi (Vilareal).


Lista e 13 lojtarëve për Kupën e Konfederatave

Portierë: Bufon (Juventus), Amelia (Palermo);

Mbrojtës: Kanavaro (Juventus), Kielini (Juventus), Zambrota (Milan);

Mesfushorë: Kamoranezi (Juventus), De Rosi (Roma), Pepe (Udineze), Pirlo (Milan);

Sulmues: Xhilardino (Fiorentina), Iakuinta (Juventus), Kualjarela (Udineze), Toni (Bajern Mynih).

Juvja, Konte parakalon Çiro Ferrarën

Duket se trajneri i Barit është i parapëlqyeri i drejtuesve të klubit për sezonin e ri
Juventusi ka zgjedhur identikitin e trajnerit të ardhshëm: do të jetë një emër i lidhur me botën bardhezi, që i njeh me përsosmëri dinamikat e klubit dhe që do të dijë të mbyllë çdo problem që mund të krijohet brenda skuadrës. Ja pse emrat e mbetur në listë, janë kryesisht dy dhe janë ato të Antonio Kontes dhe Çiro Ferrarës. Trajneri aktual i Barit është për momentin favoriti kryesor për stolin bardhezi.
Administratori i deleguar i klubit, Blank dhe drejtori sportiv Seko, kanë pasur një takim gjatë kësaj jave për të planifikuar sezonin e ardhshëm (stërvitje, miqësore, organizimi në prag të kampionatit) dhe për të rënë dakord për strategjitë e fundit të merkatës, kanë individualizuar njeriun ideal për të drejtuar “Zonjën”. Një konfirmim i tillë vjen edhe nga Xhiovani Koboli Xhilji, që ka deklaruar: “Do të orientohemi tek një trajner i ri dhe pa shumë përvojë, - pranon presidenti juventin. - Megjithatë llogaritë do t’i bëjmë javën që vjen”.
Të gjitha të dhëna pra, që të çojnë te emri i Kontes. Seko, Blank e Koboli Xhilji këmbëngulin që të sjellin në stol trajnerin e Barit, edhe pse mbetet për t’u bindur Xhon Elkan, i cili pëlqen Spaletin dhe nuk duket shumë i entuziazmuar nga ish-mesfushori bardhezi, jo shumë për “curriculumin”, sesa për një lidhje të fortë me klubin në vitet e fundit. Për sa i takon Ferrarës, nuk është se do të largohet nga klubi. Çiro, që para se të drejtonte skuadrën në këto dy javë të fundit, ka ditur shumë mirë të stërvisë sektorin e të rinjve bardhezinj dhe mund t’i bëhet një ofertë interesante: ajo e bashkëpunëtorit të Kontes. Mbetet për t’u parë në këtë rast çfarë do të vendosë Ferrara. Të pranojë e të vazhdojë punën e tij te bardhezinjtë, apo të refuzojë e të përqendrohet ekskluzivisht te botërori, ku do të jetë protagonist me stafin e Lipit?

Nedved edhe një vit bardhezi, Iakuinta rinovon

Çeku shkon drejt rinovimit, ndoshta edhe për një sezon, ndërsa sulmuesi zgjat kontratën deri më 2013-ën
Tashmë nuk do të largohet më. Vinçenco Iakuinta do të qëndrojë te Juventusi dhe do të rinovojë kontratën. Një marrëveshje e arritur dje, ku njoftimi zyrtar pritet të bëhet në orët e ardhshme. Iakuinta rinovon pra, dhe ndoshta Nedved rimendohet. Ideja është kjo: bjondi çek nuk dorëzohet më, jo këtë vit. Dhe me klubin po vlerëson hipotezën e nëj kontrate të re. Me siguri edhe një vit tjetër, ndoshta edhe dy. Një gjë është e sigurt: ajo e së dielës, nuk do të jetë festa e tij e lamtumirës. Përveç presionit të të gjithë mjedisit bardhezi, vendimtare ka qenë edhe siguria e kthimit në Ligën e Kampioneve, prej kohësh objektivi i madh i kampionit 36-vjeçar. “Asgjë s’është e pamundur, pyesni Juven”, - thotë menaxheri i Pavelit, Mino Raiola, duke ndezur shpresat e reflektimit të lojtarit. Nga ana tjetër, klubi bardhezi s’ka përgatitur asnjë festë për lamtumirën e tij të mundshme këtë të dielë ndaj Lacios. “Nuk do të tërhiqet? Ishte ai që na ka thënë shpesh këtë vit lamtumirë, - tha Koboli Xhilji. - Unë kur e shoh në fushë, mendoj se është akoma një sportist i madh. Nëse do të qëndrojë, duhet të na takojë.”
Nëse për Nedvedin po punohet akoma, për Iakuintën është gjë e mbyllur. Një vit më shumë, skadenca e kontratës në qershor 2013-të. Dhe një rritje rroge. Rreth 2.5 milionë euro në sezon, që do të thotë se është gjetur një marrëveshje mesatare, sepse kërkesa e parë e menaxherit të sulmuesit ishte 3 milionë euro dhe sepse rroga e tij aktuale është 2 milionë euro. Ishte dhe mbetet gjithsesi rroga më e ulët mes katër sulmuesve bardhezinj. Por Iakuinta ka fituar vendin në formacion pas një qëndrimi të gjatë në stol: 13 gola, 10 në kampionat, 3 në Champions.
Duke shënuar, vrapuar dhe refuzuar ofertat që i vinin nga jashtë. Një në veçanti, ajo e Zenitit që në janar donte të afronte 13 milionë euro për ta sjellë 29-vjeçarin në Shën Pjetërburg. Por Iakuinta e kishte vendosur: “Unë nuk lëviz nga Torino”. Tani këmbëngul dhe vendos të synojë sërish te Juventusi dhe Juvja vendos të synojë te Vinçencoja. Kjo do të thotë edhe se merkatoja do të ngadalësohet. Klubi ka shpenzuar gjithsej 27 milionë euro për Diegon dhe para se të bëjë shpenzime të tjera, duhet të shesë. Me rinovimin e Iakuintës del nga merkato. Mbetet vetëm Trezege. Për të interesohet vetëm Marseja e Deshampit. Por ka një problem: rroga e lartë e francezit nga Argjentina. Do të bisedohet dhe për momentin, Lioni, Barcelona e Çelsi duket se po vëzhgojnë.
Ndërkohë në Torino, e kanë kuptuar, se nëse duan të mbyllin çështjen “Pandev”, duhet nxituar. Nëse duan të mundin konkurrencën, duhet të gjejnë çelësin për të bindur Lotiton. Që do të thotë: duhet shitur Trezegeja, të fitohen 7-8 milionë, të shtohen disa milionë të tjera dhe paraqitur Lotitos një ofertë prej 10 milionësh. Nuk është e lehtë. Dhe para së gjithash jo e shpejtë.

Galiani: Të evitojmë fazën paraeliminatore

Drejtuesi kuqezi karikon ekipin në prag të ndeshjes me Fiorentinën
Numri dy i Milanit, Adriano Galiani, ka kërkuar të karikojë skuadrën e tij në prag të ndeshjes së rëndësishme me Fiorentinën, e vlefshme për kualifikimin direkt në Champions Ligën e sezonit të ardhshëm: “Eshtë thelbësore, - ka pranuar Galiani, - duhet të përpiqemi me çdo kusht të futemi në Champions, duke evituar fazën e lodhshme paraeliminatore. Edhe pse dy herët e fundit që e kemi nisur Championsin nga faza paraeliminatore në fund jemi shpallur kampion, nuk është rasti ta bëjmë këtë për herë të tretë”. Drejtuesi kuqezi nuk ka dashur të flasë për merkato: “Për të diskutuar lidhur me merkaton e ardhshme duhet të presim disa ditë. Kini durim, janë dy muaj që themi të njëjtat gjëra, - ka deklaruar Galiani. - Çesli kërkon Pirlon? Do të thotë se lojtarët tanë janë të aftë dhe se nuk kemi gabuar në të gjitha zgjedhjet që kemi bërë”. Në lidhje me protestat e tifozëve ultras kundër Maldinit Galiani është përgjigjur shkurt: “Unë nuk flas për ata zotërinj”. Në fund, një koment për Pep Guardiolën që ja ka dedikuar fitoren e Championsit Maldinit, duke e ftuar kapitenin kuqezi të bashkohet me të në Barcelonë: “Guardiola është një njeri i edukuar dhe shumë simpatik”. Një trajner i ri dhe fitues, por që deri një vit më parë konsiderohej më shumë se një bast i rrezikshëm. Pak a shumë siç mund të ndodhë me Leonardon: “Fati është i çuditshëm: për Guardiolën edhe në Katalonjë një vit më parë thonin se është pa eksperiencë tani është një trajner i madh…”, ka thënë Galiani.

Kina zgjedh Milanin si klubin më të dashur

Milani në zemrat e kinezëve. Kuqezinjët janë skuadra më e dashur në Kinë, dhe janë renditur para dy skudrave të tjera të mëdha europiane: Mançester Junajted dhe Reali i Madridit. Skuadra e Karlo Ançelotit mund edhe ta ketë mbyllur sezonin me zero tituj, por të paktën mund të krenohet me faktin se ka bërë për vete rreth një miliard njerëz.
Kjo është bërë e ditur të martën në Pekin, nga një studim i bërë nga një studio private, “TNS Sport Asia”, që ka zhvilluar kërkimet. 38% e të intervistuarve ka votuar për klubin kuqezi, që pavarësisht mospjesmarrjes në Champions Ligën e këtij viti, që është një skenë e madhe ndërkombëtare, mbetet gjithmonë midis klubeve më të preferuar të popullit kinez.
Ndërsa spanjollët e Reali të Madridit janë votuar nga 22,4% të votuesve, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit është renditur Mançester Junajted i Aleks Ferguson (21,6%). Sondazhi është zhvilluar në njerëz (nuk është saktësuar numri) të moshës 15 dhe 54 vejçare, të cilët banonin në 11 qytetet më të mëdha të Kinës.

Kaka: Dua të rifitoj Championsin me Milanin

Braziliani ka përgjenjeshtruar sërish zërat që flasin për një marrëveshje të arritur me Realin
Në Spanjë janë të gjithë të sigurt: Kaka do të jetë blerja e parë e Realit të Madridit të Florentino Perez. “Unë kam thënë gjithmonë se tek Milani ndihem mirë”, ka thënë shkurt braziliani. Pra, sirenat spanjolle nuk e tundojnë, madje duket se qëllimet e tij janë totalisht të tjera dhe këtë e ka konfirmuar me fjalët e tij:
“Dua të rikthehem të fitoj dhe të ripërjetoj tensionin e Champions Ligës, pasi ato emocione janë shumë të forta”. Braziliani ka komentuar edhe sezonin e Milanit, që të dielën e ardhshme do të luajë për kualifikimin direkt në Champions kundër Fiorentinës në Firence.
“Eshtë një javë shumë e veçantë, delikate, po kalojmë një moment të vështirë, por duhet të reagojmë.” Dhe më pas ka shtuar: “Në tri ndeshjet e fundit kemi pësuar një rënie, është e vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur, por tani mungon vetëm një sfidë, dhe nuk mund të mos e arrijmë objektivin”. Edhe administratori i deleguar i Milanit ka deklaruar: “U lodha duke folur për Kakanë, është një histori që zgjat prej disa muajsh, jemi më 28 maj, kemi një ndeshje delikate për të zhvilluar, ka kohë për të diskutuar për të ardhmen”.
TE ENJTEN TEK REALI - Kaka është blerja e parë e madhe e Realit të Madridit nën presidencën e Florentino Perez dhe transferimi i tij do të zyrtarizohet të enjten e ardhshme. Këtë e ka shkruar gazeta spanjolle “As” në saitin e saj në internet. Sipas kësaj gazete konfirmimi i kalimit të brazilianit tek ekipi madrilen ka ardhur nga udhëtimi që Adriano Galiani dhe trajneri i ardhshëm i Milanit Leonardo kanë bërë në fillim të kësaj jave drejt Francës për të bindur Gurkufin të kthehet në Milano.
Dhe për më skeptikët “As” ka publikuar disa lajme sipas të cilave të mërkurën e kaluar Bosko Leite, babai-agjent i Kakasë ka qenë në “Milanelo”. Me pak fjalë largimi i lojtarit duket i sigurt. Dhe Milani po përpiqet të zëvendësojë numrin 22 të kuqezinjve me një goditje merkatoje: të rikthejë mesfushorin 23-vjeçar francez, i dhënë borxh tek Borodo dhe i votuar nga revista frnaceze “L’Equipe” si lojtari më i mirë i kampionatit francez.

Mançini-Hozesë: Unë isha i lumtur te Interi

Roberto Mançini ka thumbuar sërish Hoze Mourinjon. Në lidhje me tundimet: “Unë isha shumë i lumtur që isha tek Interi, sepse besoj se është në të njëjtin nivel me Mançesterin, Barcelonën dhe Realin. Kështu që nuk kisha pse të isha i tunduar”. Ndërsa, ish-trajneri zikaltër ndjen mungesën e futbollit. “Pas një viti, tani është momenti për t’u rikthyer në punë.
Deri më sot nuk ka ardhur asnjë ofertë nga asnjë klub. Mbeten dy muaj të plotë dhe shpresoj të dalë diçka. Nëse do të qëndroja në Itali, do të më pëlqente të tentoja të rifitoja kampionatin, por pas kaq shumë vitesh më duket se ka ardhur momenti i duhur për një eksperiencë jashtë Italisë. Reali? Cili trajner nuk do të shkonte? Por nuk besoj se bëj pjesë në listën e tyre. Edhe hipotezat Mançester dhe Barcelona nuk janë të vërteta”, ka thënë Mançini.

Ibra, natën në Athinë, ditën në stërvitje

Natën në një diskotekë të Athinës dhe në drekë duke u stërvitur në “Pinetina”. Duhet të kesh një fizik shumë të fuqishëm, ose mjafton të jeshë Zllatan Ibrahimoviç që, në pritje për rifillimin e kampionatit i ka lejuar vetes një vizitë të shpejtë në kryeqytetin grek.
Sulmuesi suedez i Interit të martën në mbrëmje është parë në “Balthazar”, klub shumë i njohur në zemrën e qytetit, në shoqërinë e një shoku të vjetër, me të cilin ka luajtur edhe tek kombëtarja suedeze, Daniel Majstoroviç, mbrojtës i Aekut të Athinës. Bashkë me ta kanë qenë edhe Lamprous Koutos (tri ndeshje me Interin nga viti 2004 në 2007), Georgis Seitaridis (mesfushori i krahut tek Atletiko e Madridit) dhe disa drejtues të Panathinaikosit. Gjithsesi të mërkurën Zllatan është paraqitur në orar në stërvitje.

Prandeli: Dua të fitoj titullin në Firence

Trajneri i Fiorentinës është shprehur entuziast para ndeshjes së madhe me Milanin
Çdo pengesë është gjithmonë një mundësi për të mësuar diçka të re. “Ndonjëherë pyes veten se çfarë bëj në këtë qytet, ku të gjithë kanë një dëshirë të madhe për të polemizuar, - ka thënë tekniku vjollcë, - por edhe në momente të tilla në vështirësi, ideja për të arritur ëndrrën e madhe më jep forcë për të qëndruar, për të vazhduar”. Çezare Prandeli tri ditë para takimit me Milanin, një hap larg një vendi të tretë hipotetik, është gjithmonë në kontakt me atë ëndërr: të fitojë Serinë A në Firence. “Unë e di, - ka thënë ai, - që kjo ëndërr e madhe mund të bëhet realitet”.
VLERA - Prandeli ka shkuar me dajlin e tij Nikolo për të marrë një nderim që nuk i jepet kujtdo. Trajneri i Fiorentinës ka marrë “Monedhën e Artë” nga kryebashkiaku Leonardo Domeniçi “për meritën se i ka dhënë futbollit një imazh thjeshtësie dhe se ka privilegjuar në jetën dhe karrierën e tij vlerat më autentike të sportit. Dhe për faktin se ka ditur të përballet më vështirësitë më të mëdha në jetë dhe në punë, me të njëjtën kurajo dhe vendosmëri”.
100% VJOLLCE - “Monedha e Artë” është nderimi më i madh që mund t’i bëhet një njeriu që i ka dhënë shkëlqim Firences. “E pranoj -ka thënë Prandeli, - jo vetëm si kujtim, por edhe për të mbajtur gjithmonë me vete imazhin e qytetit, çfarëdo që të ndodhë. Po, në disa momente e kam pyetur veten se çfarë bëj këtu, por në fund ndjenja për të qëndruar dhe dashuria e njerëzve ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër. Dhe tashmë ndihem tifoz i Fiorentinës dhe i Firences në 100%”.
OBJEKTIVAT - Tani e ka rradhën sfida me Milanin. Stadiumi do të jetë i mbushur plotë për ndeshjen e madhe. Për Prandelin vendi i tretë është “një ide e mrekullueshme”, ashtu si stadiumi i ardhshëm, - shton Dominiçi, - sepse projekti i vëllezërve Dela Vale do të shkojë përpara dhe jam i sigurt se do të ketë një bashkëpunim të madh midis administratës së re të Bashkisë dhe drejtuesve vjollcë”.

Antonio nxjerr Balotelin jashtë loje

Trajneri Mourinjo, ka shpejguar sesi mendon ta përdorë talentin e barezit: “sulmues, jo mesfushor i avancuar”. Për këtë arsye Interit do t’i duhet gjithsesi të kërkojë një fantazist. Ja shpjegimet e portugezit: “Skuadra ka nevojë për një numër 10. Stankoviç ka bërë një punë të jashtëzakonshme, por tani kemi nevojë për të në një pozicion tjetër. Kasano duket një numër 10 perfekt? Në atë pozicion nuk e di. Si fantazist duhet përshtatur pak psikologjikisht edhe për punën mbrojtëse që një numër 10 duhet të bëjë.
Nuk e di nëse Kasano do ta ketë këtë disiplinë mbrojtëse. Por është një talent i jashtëzakonshëm”. Për momentin në sulm janë Ibra, Baloteli dhe Milito. Për Kruzin, që është drejt largimit, hipotezojmë se do të jetë pikërisht Kasano që do ta zëvendësojë.
Të vedosësh Kasanon si sulmues krahu në një skemë 4-3-1-2, në krah të Ibrës, do të thotë të kesh dy lojtarë ofensiv të paparashikueshëm, që të mos i japin pikë referimi mbrojtjes kundërshtare. Por kjo do të thotë të hiqet dorë nga Milito, njeriu i zonës së rreptësisë.
Kështu sistemi i lojës mund të ndryshojë në 4-2-3-1, që sigurisht krijon më shumë hapësira për kundërshtarët, por njëkohësisht fuqizon sulmin. Sepse do të lejonte aktivizimin e Kasanos, Ibrës, e Militos. Në të dy hipotezat, lojtari që do të sakrifikohej do të ishte Baloteli, që nga pikëpamja teknike nuk ka një ndryshim të madh me Kasanon.

Kasano-Inter, këtë herë është e mundur

Te Sampdoria duhet të shkojnë David Suazo, Luiz Himenez dhe një shumë e caktuar parash
Rikthehet sërish çështja Anotnio Kasano tek Interi. Marrëveshja me Sampdorian duket se ka filluar të diskutohet. Këtë herë me të vërtetë. Kontaktet midis Sampit dhe klubit zikaltër po zhvillohen në nivele të larta për të përcaktuar pagesën e klauzolës prej 18 milion eurosh.
Pa harruar se klubi gjenovez duhet t’i paguajë Realit të Madridit një shumë prej 5 milion eurosh në rastin e një shitjeje të mundshme. Një shumë e madhe kjo duke konsideruar periudhën e krizës. Por Sampdoria i ka premtuar Kasanos se do ta ndihmonte në rastin e një kalimi të tij të mundshëm tek një klub i madh.
Dhe dihet, Kasano është edhe një tifoz i Interit. Kështu për t’ja lehtësuar tranferimin lojatrit, presidenti Garrone dhe drejtori i përgjithshëm Marrota kanë pranuar përfshirjen në marrëveshje të dy kundërofertave teknike që pëlqehen nga trajneri i ri Xhixhi Delneri: sulmuesin nga Hondurasi, David Suazo, i cili është kthyer nga Benfika pas fundit të periudhës së borxhit, dhe kilianin Luiz Himenez. Në lidhje me shumën që do të shpenzojë Interi kjo do të varet nga lloji i marrëveshjes që do të arrihet për dy lojtarët zikaltër. Eshtë e sigurt se gjithçka do të startojë nga një bazë prej 5 milionësh, domethënë paratë që do të shkojnë në Madrid.
Pëlqimi i Masimo Moratit për talentin barez është rritur më shumë gjatë vitit të fundit edhe për shkak të përmirësimit të lojtarit në aspketin e sjelljes së tij gjithnjë dhe më të qetë. Kjo tregon se të gjitha dyshimet që ka pasur Interi, dhe që nuk kanë bërë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje kur barezi kërkohej me ngulm nga Roberto Mançini, janë fshirë. Janë zhvilluar diskutimet e para edhe përsa i përket pagesës së Kasanos.
Tani ai përfiton 3,2 milion euro në sezon dhe kërkon një përshtatje të kontratës që do ta fuste tek lojtarët më të paguar tek zikaltrit. Nga ana tjetër një arsyetim të tillë agjenti i tij Bepe Boco e kishte bërë edhe disa muaj më parë në kontaktet që ka pasur me Juventusin. Me një pagesë të lartë, Kasano do të kishte garancinë se klubi beson me të vërtetë tek cilësitë e tij. Ndërkohë do të ishin të kota garancitë për një vend si titullar, që natyrisht Mourinjo nuk mund (dhe nuk do) ta japë. Kështu Interi dhe Sampdoria duket se këtë herë janë në rrugën e duhur.

Berluskoni, Ronaldos: Hajde te Milani!

Milani mund t‘i përziejë kartat në prag të sezonit tjetër, ku priten shumë ndryshime. Berluskoni dëshiron të blejë Kristiano Ronaldon. Konfirmimi vjen nga vetë Kryeministri italian, i cili ka theksuar se i ka thënë portugezit: "Do të ishte një nder të të shikoja te Milani". Këtë e vërtetojnë disi edhe imazhet televizive, ku shikohet Berluskoni duke i folur në vesh Ronaldos.

Eto‘o plus 20 mln euro për Ibrën

Barça i ka idetë e qarta: pas Champions, tani objektivi është Zlatan Ibrahimoviç. Pasi realizoi ëndrrën duke rifituar trofeun më të rëndësishëm për klube, presidenti i katalanëve, Johan Laporta, dëshiron edhe sulmuesin e Interit. Ibra mund të transferohet në "Kamp Nou" në një marrëveshje që do të sjellë në kampin e kundërt Samuel Eto‘o. Vetëm pak ditë më parë, kamerunasi shënoi golin që i hapi rrugën marshit triumfues të blaugranave në Romë. Kontrata e tij skadon në vitin 2010 dhe sulmuesi nuk e ka fshehur dëshirën se kërkon një aventurë të re. Laporta mendon ta shfrytëzojë situatën, për të ndërtuar dyshen e ëndrrave në sulm, Ibrahimoviç­Mesi. Alternativat janë dy: t‘i propozojë Interit kartonin e kamerunasit dhe 20 milionë euro, ose të paraqitet me një valixhe që përmban 60 milionë euro. Te Barcelona suedezi do të përfitonte 7.5 milionë euro për pesë sezonet e ardhshme, shifër që me përfitimet nga sponsorët, të drejtat e imazhit dhe shpërblimet për rezultate sportive, do të kapin kuotën 14 milionë euro në sezon.

Kristiano Ronaldo: Ndjehem shumë i lodhur

Kristiano Ronaldo duket se ka filluar të zbresë dalëngadalë nga maja e futbollit botëror. Futbollisti më i mirë i vitit 2008 këtë mesjavë humbi betejën e drejtpërdrejtë me argjentinasin Lionel Mesi. Ky i fundit udhëhoqi skuadrën e Barcelonës në finalen e Romës, e cila arriti të shkurorëzojë Mançesterin nga froni i futbollit evropian. "Ndjehem shumë i lodhur. Kam luajtur mjaft ndeshje nën një presion të madh. Tani kemi ndeshjet kualifikuese me kombëtaren e Portugalisë, dhe pas tyre dua vetëm të pushoj", deklaron tepër i zhgënjyer Kristiano Ronaldo.Portugezi humbi një betejë të drejtpërdrejtë me Leo Mesin, dhe me 99,9...% ky i fundit do të jetë fituesi i “Topit të Artë 2009”.

Galltasaraji arrin të marrë sulmuesin Kanute

Sulmuesi Kanute sezonin e ardhshëm do të jetë futbollist i skuadrës së Gallatasarajit në kampionatin turk. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta turke “Aksham”, e cila thotë se administratori i Gallatasarijit, Adnan Sezgin ka nënshkruar dje një marrëveshje me drejtorin sportiv të Seviljas. Klubi turk, sipas “Aksham”-it, do t’i japë spanjollëve lojtarin e përfaqësueses Mehmet Topall, plus një milionë euro. Futbollisti nga Mali do të përfitojë tek Gallatasaraji plot 3 milionë euro në sezon. Turqit u interesuan edhe vitin e kaluar për të marrë shërbimet e Kanutesë nga skuadra e Seviljas.

Interi interesohet për mesfushorin Jaja Ture

Klubi i Interit bën të ditur zyrtarisht se është i interesuar për të marrë nga Barcelona shërbimet e mesfushorit Jaja Ture. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kaloi një sezon të mrekullueshëm me katalanasit, duke arritur të fitojë çdo kompeticion që i doli përpara. Interi interesohet prej kohësh për shërbimet e 26-vjeçarit. Kampionët e Italisë kërkojnë të krijojnë një ekip të denjë për të konkurruar në futbollin evropian. Objektivi kryesor i skuadrës së Hoze Murinjos për sezonin tjetër do të jetë Liga e Kampioneve.

Fabregas: Barça, ekipi më i mirë që kam parë

Çesk Fabregas nuk e fsheh dëshirën e tij për të luajtur në radhët e skuadrës së Barcelonës, e cila sapo është kurorëzuar si kampione e Evropës. Skuadra katalanase është në ëndrrat e çdo lojtari, ku nuk përjashtohet as ai i përfaqësueses spanjolle. “Barcelona aktuale është ekipi më i mirë në botë që kam parë ndonjëherë. Sigurisht, është ëndërr e çdo futbollisti të luajë në një ekip të tillë”, deklaron mesfushori i Arsenalit.Fabregas është një futbollist i dalë nga ekipet zinxhirë të Barcelonës, por që në moshë të vogël ai u pikas nga trajner i londinezëve, Arsen Venger.

Hernan Krespo kalon tek skuadra e Xhenoas

Hernan Krespo do të jetë futbollist i skuadrës së Xhenoas për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane deklarojnë se sulmuesi argjentinas ka nënshkruar sot një marrëveshje me klubin xhenovez. Lajmin e konfirmon edhe presidenti i skuadrës, i cili deklaron: “ Krespo tani është futbollist i skuadrës së Xhenoas”Largimi i Krespos nga kampionët e Interit ishte thuajse i sigurte. Para disa ditësh u përfol se argjentinasi do të rikthehej tek skuadra e Lacios, me të cilën ka luajtur edhe në të shkuarën e tij. Sezonin e ardhshëm Xhenoa do të jetë e angazhuar në Ligën e Evropës.

Real Madrid, Perez premton shumë yje

"Një Real Madrid plot me yje e me spanjollë". Ky është projekti i Florentino Perezit, i cili që nga e hëna do të nisë merkaton e re të klubit madrilen. Bashkë me Kaka e Kristiano Ronaldon, në listën e Perezit figurojnë edhe yjet spanjollë Fabregas (Arsenal), Xabi Alonso (Liverpool), David Villa e Silva (Valencia). Përsa i përket trajnerit, pas refuzimeve të Vengerit, Ançelotit dhe Mourinjos, Perezi deklaroi për spanjollen “AS” se: “Manuel Pelegrini është një trajner i mrekullueshëm” duke kërkuar trajnerin kilen të Vilarealit në krye të klubit madrilen.

Java e fundit në Seria A

Në Itali luhet java e fundit dhe vëmendja është përqendruar tek ndeshja Fiorentina Milan pasi këto dy ekipe do të zgjidhin se cila do të kualifikohet direkt për në Ligën e Kampioneve. Në rast se Fiorentina fiton me dy gola diferencë kualifikohet direkt për në Champions dhe Milani në eliminatore, përkundrazi Milani kualifikohet direkt.

Një tjetër çështje mbetet lufta për mbijetesë, pasi Torino dhe Bolonja do bëjnë të pamundurën për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Itali – Seria A (java 38)
15:00 Bologna - Catania
15:00 Fiorentina - Milan
15:00 Genoa - Lecce
15:00 Inter - Atalanta
15:00 Juventus - Lazio
15:00 Napoli - Chievo
15:00 Palermo - Sampdoria
15:00 Reggina - Siena
15:00 Roma - Torino
15:00 Udinese - Cagliari15:00

Hiddink i kënaqur që largohet me trofe

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, është i kënaqur që do ta përfundojë aventurën e tij të shkurtë me Chelsean me trofe të fituar.
Chelsea sot mposhti Evertonin me rezultat 2-1, duke fituar trofeun e fundit për të cilin luftonte, Kupën FA. Ndeshja njëkohësisht ishte edhe e fundit për Hiddink. "Do të ishte perfekte nëse do të ishim në Romë të mërkurën, në finalen e Ligës së Kampionëve. Është e vetmja gjë për të cilën pendohem. Dëshiroja të luajmë me Manchester United, andaj kjo ishte pothuajse një lamtumirë perfekte", ka thënë Hiddink. "Ky klub duhet të fitojë trofe secilin vit dhe nëse nuk arrinim këtë, do të thoshte se nuk e kemi përfunduar punën mirë. Tash pasi e fituam titullin, e kam më lehtë të përshëndetem", ka shtuar holandezi.

Atletico Madrid siguron pozitën e katërt

Diego Forlan ka shënuar edhe golin e tij të 32-të këtë sezon në La Liga, për të ndihmuar Atletico Madridin të shënojë fitore 3-0 në fushë të vet ndaj Almerias, duke siguruar kështu edhe pozitën e katërt që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Ekipi i trajnerit Abel Resino kishte nevojë për një pikë për të siguruar pozitën e katërt ndaj Villarrealit, që po ashtu shënoi fitore 3-2 në fushë të Real Mallorca. Goli i Forlan iu shtua dy golave të shënuar më herët nga Sergio Aguero (19') dhe Raul Garcia (27'). Uruguajasi, me golin e sotëm shpallet sulmuesi më i mirë në Evropë dhe siguron për të dytën herë Kupucën e Artë Evropiane. Villarreali dhe Valencia do të mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë dhe do të garojnë në Kupën UEFA në sezonin e ardhshëm. Vlen të përmendet se David Villa shënoi të dy golat e fitores së fundit të Valencias ndaj Atletic Bilbao, që ishin goli i 27-të dhe 28-të i sezonit për të. Sulmuesi spanjoll megjithatë mbetet i treti në listën e golashënuesve më të mirë në Spanjë, prapa Forlan (32) dhe Eto'o (30).

Eriksson për Portsmouth

Sven Goran Eriksson është i gatshëm të kthehet të punoj në Angli. Ish menaxheri i Manchester City i shkarkuar së fundi nga posti i selektorit të Meksikës pas rezultateve dëshpëruese në kampanjën kualifikuese për Kampionatin botëror 2010 është në prag të arrij marrëveshje me sheikun Sulaiman Al Fahim për angazhim në klubin e Premierligës, Portsmouth. Sipas të përditshmes angleze The Guardian, alternativa tjetër përveç Erikssonit është edhe ish menaxheri i Chelseas, Avram Grant.

Aguero qëndron në Atletico

Sergio Aguero ka mohuar spekulimet e fundit se është në prag të transferimit në Premierligë duke theksuar se është i vendosur të mbetet në Atletico Madrid. Reprezentuesi argjentinas vlerësohet objektiv i disa klubeve të mëdha angleze përfshirë Chelsea dhe Manchester City. Mirëpo, ai nuk mendon të largohet nga Vicente Calderon. “Dua të vazhdoj me Atleticon. Synimi im është të mbetem këtu dhe të luftoj për tituj. Nuk kam marr asnjë ofertë dhe gjithmonë kam thënë se jam i lidhur ngushtë me këtë klub” deklaroi ai.

Zenga ëndërron Interin

Është vetëm Inter në mendimet e Walter Zengas i cili pas largimit nga Catania ka bërë të ditur se ëndërron të drejtoj gjigantin milanez. “Jam ambicioz dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë të punoj në Milano” deklaroi ish portieri i Interit për Sky Italia. Zenga dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Catanias pavarësisht rezultateve të mira të arritura këtë sezon. “Është dashur të përfundoj kështu. Objektivi ka qenë mbijetesa ndërsa ne i kemi tejkaluar parashikimet” përfundoi ai.

Mehmedin e vëzhgon Arsenali

Skuadra e Arsenalit ka disa muaj që vëzhgon Admir Mehmedin. Por gjiganti nga Premierliga nuk është ekipi i vetëm që ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar. Edhe klubet gjermane, Bayer Leverkusen e Hertha Berlin, kërkojnë 18-vjeçarin.

Strategu francez, Arsene Wenger, shumë shpejt nën urdhrat e tij mund ta ketë ndonjë futbollist shqiptar. Tashmë skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për transferimin e Lorik Canës në stadiumin Emirates.

Mirëpo, klubi i Arsenalit ia ka vënë syrin edhe një futbollisti tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për talentin me prejardhje nga Gostivari, Admir Mehmedi, i cili aktivizohet te skuadra zvicerane, Zurich.

Sulmuesi i kampionit më të ri të Zvicrës, tash e disa muaj është duke u vëzhguar nga një skaut i topçinjve. 18-vjeçari në sytë e klubit londinez ka rënë gjatë paraqitjeve me përfaqësueses U-19 të Zvicrës.

“Një skaut i Arsenalit më ka vëzhguar në dy takime, gjithashtu ai do të jetë edhe në Belgjikë, ku do të më vëzhgojë serish gjatë ndeshjes me përfaqësuesen U-19 të Zvicrës. Arsenali ka shprehur interesim dhe ata duan të më vëzhgojnë vazhdimisht, derisa unë të forcohem si futbollist, e pastaj të bisedojmë për transferim”, ka thënë Mehmedi për Express.

Mirëpo, skuadra nga Premierliga nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për ish-futbollistin e ekipit zviceran, Bellinzonas.

“Pas një turneu që kam pasur me ekipin U-23 të Zurichut, interesim për mua kanë shprehur ekipet gjermane, Bayern Leverkusen e Hertha Berlin, por deri më tani nuk ka diçka konkrete”, theksoi ai.

Pas interesimit të këtyre klubeve, drejtuesit e Zurichut po bëjnë përpjekje që t’i vazhdojnë kontratën Mehmedit, e cila skadon në vitin 2010. Sipas tij, Zurichu dëshiron t’i vazhdojë kontratën edhe për dy vjet.

“Unë do të shikoj se çfarë kushtesh do të m’i ofrojnë e pastaj do ta shohim se a do të vazhdojmë kontratën apo jo”, thotë ish-anëtari i ekipit zviceran, Winterthur.

Para fillimit të sezonit, Mehmedi nga ekipi U-21 i Zurichut kishte dalë në ekipin e parë, me të cilin debutoi më 16 korrik të vitit të kaluar, në ndeshjen kundër Xamax.

I lumtur me titull

Në vitin e tij të parë me Zurichun, Admir Mehmedi ka arritur të shpallet kampion i Zvicrës, një xhiro pa përfunduar kampionati. “Jam shumë i lumtur që siguruam titullin e kampionit. Është kënaqësi si 18-vjeçar dhe në debutim të fitojë titull”, theksoi Mehmedi.

Ai tregon se para filmit të sezonit askush nuk ka pritur që Zurichu të jetë kampion i Zvicrës, pasi që nuk kishte bërë asnjë përforcim gjatë verës së vitit të kaluar.

Një xhiro pa përfunduar kampionati në AXPO Superlig, Zurich zë vendin e parë me 76 pik të tubuara, katër më shumë sesa përcjellësi i parë, Basel, ku aktivizohet treshja shqiptare, Beg Ferati, Jurgen Gjasula e Orhan Mustafi.

Barcelona përfundon sezonin me barazim

Kampioni i ri i Spanjës dhe Evropës, Barcelona, nuk ka fituar pikë të plota edhe në ndeshjen e katërt radhazi në La Liga, pasi siguroi titullin, duke barazuar në fushë të Deportivo La Coruna në ndeshjen e fundit të sezonit.
Me Barcelonën që ishte ende në emocionet e Ligës së Kampionëve, Deportivo dukej në rrugë për të marrë pikë të plota nga kjo ndeshje e parë.
Vendasit kaluan në epërsi me anë Bodipo pas gjysmë ore lojë, por sulmuesi më i mirë i Barcelonës, Samuel Eto'o, shënoi edhe golin e tij të 30-të të sezonit, për të njerrë një pikë për Barcelonën në minutat e fundit të ndeshjes (89').
Fitorja e fundit për Barcelonën në La Liga ishte ajo e 2 majit, kur mposhti Real Madridin me rezulat 6-2. Deportivo me pikën e fituar siguron pozitën e shtatë në La Liga me 58 pikë, ndërsa Barcelona përfundon sezonin me 87 pikë.
Samuel Eto'o përfundon sezonin si realizatori i dytë në kampionatin spanjoll, prapa sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Forlan, i cili sot shënoi golin e 32-të në kampionat.

Bordeaux kampioni i ri i Francës

EKipi i Bordeaux ka fituar titullin e parë në Ligue 1 në 10 vitete e fundit, pasi ka shënuar fitore minimale në udhëtim tek ekipi Caen.
Bordeaux kishte nevojë vetëm për një pikë për të ruajtur kreun, që kërcënohej nga Marseille i Lorik Canës, por i fitoi të tre pikët e ndeshjes së fundit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Yoan Gouffran me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes (48'). Me tre pikët e reja BOrdeaux mbledh 80 pikë dhe ruan epërsinë prej tre pikësh ndaj ekipit ndjekës, Marseillet, që shënoi fitore bindëse prej 4-0 ndaj Rennes, në ndeshjen e fundit. Hera e fundit kur Bordeaux u bë kampion ishte viti 1999. Lyoni, që kishte fituar shtatë titujt e fundit në Ligue 1, përfundoi sezonin i treti dhe do të jetë pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Chelsea fiton Kupën FA

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore përballë Evertonit për ta fituar trofeun e FA Cup.
Ndeshja finale e Kupës FA e zhvilluar të shtunën në Wembley Stadium, ndërmjet Chelseat dhe Evertonit, ka përfunduar me fitoren e Bluve me rezultat prej 2-1. Kaluan vetëm 30 sekonda nga fillimi ndeshjes dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Louis Saha, e kaloi Evertonin në epërsi duke shokuar tifozët që në minutën e parë të takimit. Mirëpo, Blutë u kthyen në lojë në minutën e 21-të, kur pas një krosimi të Maloudas, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, e mposhti portierin Howard për ta baraspeshuar rezultatin. Golin e fitores për Chelsean e shënoi simboli i klubit, Frank Lampard, i cili shmangu Phil Nevillen, dhe nga një distancë prej 18 metrash goditi me këmbën e majtë për të shënuar në skajin e portës së Evertonit (72’).
Është kjo një mbyllje pozitive e sezonit, sidomos për trajnerin Guus Hiddink, i cili do të largohet nga Blutë me një trofe të fituar.

Guardiola dëshiron skuadër më të madhe sezonin e ardhshëm

Barcelona i ka fituar të gjitha trofetë e mundshme këtë sezon, mirëpo trajneri Pep Guardiola planifikon të krijojë një skuadër edhe më të madhe në sezonin e ri.
“Vitin e ardhshëm do të ketë shumë ndeshje dhe thuajse nuk do të ketë kohë për të dhënë instruksione, pasi që po afrohet Kampionati Botëror dhe do të luhen afër 70 ndeshje, prandaj mendoj se do të ishte më mirë po të kishim një skuadër më të madhe”. “Nuk e di nëse jemi skuadra më e mirë në botë, por mund të them se jemi skuadra e cila kemi treguar lojën më të mirë këtë vit. Ndërsa e di qartë se unë nuk jam trajneri më i mirë në botë”, kanë qenë disa nga fjalët e Guardiolas në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”.

Mourinho: Jam dashuruar me Interin

Jose Mourinho, i cili së fundmi e ka vazhduar kontratën me Interin deri në vitin 2012, është treguar shumë falënderues ndaj klubit të tij në konferencën e sotme, për shtyp para ndeshjes kundër Atalantës, e cila do të zhvillohet të dielën.
“Falënderoj klubin për besimin që ma kanë dhënë, mirëpo mënyra ime e falënderimit do tregohet më së miri në fushë”. “Jam i lumtur që do të qëndroj tek Interi dhe jam i sigurt se do të arrijmë suksese më të mëdha”. “Unë jam i dashuruar me këtë skuadër. Duke iu falënderuar sinqeritetit të lojtarëve dhe dashurisë së secilit që punon në këtë skuadër, unë kam krijuar një pasion të vërtetë për këtë fanellë”, ka thënë portugezi.

Milan do të japë Pirlon për Essienin?

Milani dëshiron me çdo kusht që ta transferojë mesfushorin e Chesleat, Michael Essien, ndërsa "Il Corriere Dello Sport" njofton se Rossonerët janë të gatshëm të heqin dorë nga shtylla e mesfushës së tyre Andrea Pirlo për të fituar shërbimet e ganezit.
Sipas të njëjtit burim, trajneri Carlo Ancelotti do ta marrë me vete Pirlon në fund të sezonit kur të caktohet trajner i Bluve, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra skuadër. Kuqezinjtë planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm dhe përveç trajnerit ata do të ndryshojnë edhe modelin e lojës së tyre, ku Essien mund të jetë njeriu i përshtatshëm për këtë gjë. Të hënën pritet që Milani të bëjë njoftimin zyrtar në lidhje me të ardhmen e Ancelottit, me ç’rast do të jepet edhe një ide e qartë në lidhje me transferimet në afatin kalimtar veror.

Nedved vazhdon edhe një sezon

Njoftohet e mesfushori legjendar i Juventusit, Pavel Nedved, do ta bartë edhe sezonin e ardhshëm fanellën bardhezi, përkundër paralajmërimeve të mëhershme se do t’i japë fund karrierës së tij në fund të këtij sezoni.
Juventusnews.tk njofton se ‘furia çeke’ ka pasur një takim me drejtuesit e klubit të cilët e kanë bindur që të mos heqë dorë nga futbolli dhe ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një sezon. 36-vjeçari do të paguhet 1.7 milion euro për sezonin e ardhshëm, si edhe do të marrë bonuse shtesë për numrin e paraqitjeve të tij. Kështu, Nedved do ta ketë mundësinë e fundit që të luftojë për ta realizuar ëndrrën e tij: ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin.

Hoeness: Ribery kushton 100 milionë euro

Menaxheri gjeneral i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka thënë se nëse ndonjë skuadër dëshiron shërbimet e yllit francez Franck Ribery, atëherë duhet të paguajë 100 milionë euro.
“Kam dëgjuar se ka ekzistuar një ofertë prej 125 milionësh për Kaka, atëherë vlera tregtare e Ribery është së paku 100 milionë euro”. “Mirëpo nuk dëshiroj të flas për asnjë çmim, pasi që ne dëshirojmë ta mbajmë Franckun këtu”, ka thënë Hoeness për gazetën gjermane “Bild”.

Beckham: Nuk do të luaj për Chelsean

David Beckham ka reaguar për të mohuar spekulimet se ai mund t’i bashkëngjitet Chelseat në sezoni e ardhshëm, nëse trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, merr timonin e Bluve.
Mesfushori anglez, i cili është i huazuar te Milani, do të kthehet te LA Galaxy javën e ardhshme, sapo të përfundojë Kampionati italian, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë. “Nuk mendoj se ekziston ajo mundësi (që të luaj për Chelsean). Unë do të kthehem te Galaxy ku do të stërvitem dhe do ta mbaroj sezonin në MLS”. “Mirëpo është gjithmonë kënaqësi kur skuadrat të dëshirojnë, dhe Carlo ka qenë i shkëlqyeshëm me mua duke më lejuar të luaj në aq shumë ndeshje. I jam shumë falënderues për këtë gjë”. “(Sa i përket sezonit të ardhshëm) Ende nuk është nënshkruar asgjë dhe nuk ka asgjë konkrete. Mirëpo, Milani tashmë ka shprehur interesim që unë të kthehem dhe kjo është një shenjë e mirë”, ka thënë Beckham për “Los Angeles Times”.

Figo: Të dielën pensionohem

Mesfushori i Interit, Luis Figo, ka konfirmuar largimin e tij nga futbolli aktiv duke thënë se do t’i var këpucët e tij pas ndeshjes kundër Atalantas.
Legjenda portugeze ka shkruar një letër të hapur në faqen zyrtare të klubit ku zyrtarisht konfirmon largimin e tij nga niveli i lartë i futbollit. “Nesër, më 31 maj 2009, do të jetë e diela ime e fundit si futbollist. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe tifozët e Sporting Lisbonës, Barcelonës, Real Madridit, Portugalisë, dhe sidomos tifozët e Interit të cilët kanë qenë shumë të mirë ndaj meje që nga dita e parë që kam ardhur në Milano”, shkruan në një fragment të letrës së Figos. Gjatë karrierës së tij, Figo ka fituar shumë tituj, duke përfshirë edhe Topin e Artë (2000), si dhe është zgjedhur lojtari më i mirë në botë nga FIFA në vitin 2001.

Miccoli zgjat kontratën me Palermon

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli, ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij aktuale, e cila e lidh me klubin sicilian deri në vitin 2012.
Palermo nuk ka pritur të zgjasin spekulimet për largimin mundshëm të yllit të skuadrës, dhe ka reaguar menjëherë duke i ofruar kontratë të re. “Sulmuesi Fabricio Miccoli sot (të shtunën) e ka vazhduar kontratën me Palermon ku do të qëndrojë deri në vitin 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Ancelotti: Ndeshja kundër Fiorentinës thelbësore

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, i ka paralajmëruar lojtarët e tij për rrezikun që iu kanoset në ndeshjen e të dielës kundër Fiorentinës.
Rossonerët shpresojnë me çdo kusht t’i eliminojnë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve, ndërsa nëse mposhten me rezultat më të lartë se dy gola ata do të zhvendosen në pozitën e katërt. “Kjo është konferenca e fundit për shtyp e sezonit dhe është shumë e rëndësishme. Kjo ndeshje ka rëndësi thelbësore për ne, sepse të gjithë e dinë se dëshirojmë t’i eliminojmë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve”. “Do të përballemi me një skuadër shumë të fuqishme ndaj të cilës duhet ta sigurojmë kualifikimin direkt. Ne kemi një përparësi të vogël dhe objektivi ynë është që ta zhvillojmë ndeshjen pa bërë kalkulime”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve.

Ferrara: Vendi dytë do të ishte mrekulli

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka kërkuar nga lojtarët e tij edhe për një goditje të fundit në ndeshjen e të dielës kundër Lazios për ta siguruar vendin e dytë në tabelë që çon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Jam i kënaqur me punën që kanë treguar lojtarët gjatë javës në stërvitje”. “Po vërej përkushtim të madh në të gjitha fazat stërvitore dhe kjo tregon që lojtarët e mi janë profesionistë të nivelit të lartë dhe dëshiroj t’i falënderoj për punën e vështirë që e kanë bërë gjatë këtyre dy javëve”. “Objektivi ynë është të kualifikohemi pa u dashur të kalojmë nëpër fazat preliminare, ndërsa vendi i dytë do të ishte qershia mbi tortë”, ka thënë mbrojtësi i dikurshëm i Juves për “Sky Sport Italia”.

Kosova U-20 në gjysmëfinale të Monthey 2009

Përfaqësuesja e Kosovës, grupmosha 20-vjeçe ka shënuar fitore në ndeshjen e të premtes kundër skuadrës zvicerane, Sion, me rezultat prej 3-2, në kuadër të turneut ndërkombëtar "Monthey 2009", që po mbahet në Zvicër. Kjo është fitorja e parë për kosovarët në këtë turne, por që ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në dy ndeshjet e para në grup, djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi kanë realizuar një barazim (ndaj Brondbit 1:1) dhe një humbje (ndaj Flamengos 0:2). Skuadra e Sionit kaloi e para në epërsi, me golin e Pereirës, në minutën e dytë. Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë rezultatin e barazoi Argjend Mustafa. Kosovën e solli në epërsi Besnik Krasniqi, në minutën e 16-të, me golin e shënuar nga penalltia, pasi më parë brenda zonës u ndalua në mënyrë të palejueshme Genc Sermaxhaj. Ky i fundit përveç që fitoi penalltinë, në minutën e 20-të gjeti edhe rrugën e golit, duke e shtuar epërsinë në 3-1. Ndërkohë deri në fund të ndeshjes zviceranët nuk arritën më shumë se sa ta ngushtojnë epërsinë në 3-2, me golin e dytë të shënuar nga Pereira, në minutën e 50-të. Kosova U-20 e ka mbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë, me katër pikë, tri më pak se skuadra braziliane, Flamengo, ndërkohë që ka lënë pas vetës Sionin dhe Brondbin. Vizën për finale kosovarët do ta kërkojnë në takim me skuadrën kroate, Hajduk nga Spliti. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, në ora 17:30. /rtk/telegrafi/

Redknapp: Chelsean duhet ta drejtojë Moyes

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka këshilluar Chelsean të angazhojë në radhët e vena një menaxher anglez, duke përmendur në këtë rast trajnerin e Evertonit, David Moyes.
“David Moyes mund ta menaxhojë cilindo klub. Ai ka dëshmuar se mund t’ia dalë në Everton edhe këtë vit, pa sulmues dhe pa harxhuar. Çfarë mund të bëjë ai në një klub që harxhon? Ai mund të bëjë një punë fantastike aty”, ka thënë Redknapp në kolumnën e tij për The Sun. “Kur Jose Mourinho u largua nga Chelsea, Avram Grant erdhi aso kohe, menjëherë më pas Luis Felipe Scolari. Edhe këtu ka menaxherë të mirë. Jepni rast një menaxheri të këtushëm ta drejtojë Chelsean ose katërshen e madhe dhe do të shihni”, ka shkruar më tej Redknapp.

Wenger: Nuk mund të tolerojnë një fillim të dobët

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi nuk do të mund të tolerojë një fillim të dobët të sezonit të ardhshëm, nëse ata dëshirojnë të sfidojnë për titullin e Ligës Premier.
“Ne do të kemi të njëjtën strukturë si në para-sezon. Do të kemi stërvitje progresive dhe kamp në Austri dhe pastaj ndeshjet e Emirates Cup, si zakonisht”, ka thënë Wenger. “Pjesa e parë e sezonit ishte e tmerrshme për ne, humbëm pesë nga 14 ndeshjet e para në ligë, pas kësaj kaluam një periudhë të gjatë të pamposhtur. Humbëm vetëm një ndeshje kundër katër top ekipeve dhe ajo humbje ishte nën rrethana të veçanta”. “Andaj besoj se në përgjithësi ekipi ka ecur përpara, është përmirësuar dhe është i gatshëm të sfidojë në vitin e ardhshëm”, ka shtuar francezi.

LK: Formacioni i sezonit 2008/2009

Barcelona është shpallur fituese e Ligës së Kampionëve, pasi në finalen e të mërkurës mbrëma (27 maj) në Romë, e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat prej 2-0.
Më poshtë është formacioni më i mirë i garës më prestigjioze të futbollit evropian, i përpiluar nga Goal.com, ndërsa sulmuesi i Barcës, Lionel Messi, është shpallur si lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2008/2009 (4-3-3):

Portier: Victor Valdes (Barcelona)

Mbrojtës: Jose Bosingwa (Chelsea), Rio Ferdinand (Manchester United), Giorgio Chiellini (Juventus), Aly Cissokho (Porto)

Mesfushorë: Xavi (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Frank Lampard (Chelsea),

Në sulm: Franck Ribery (Bayern Munich), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Lionel Messi (Barcelona)

Terry: Chelsea ka nevojë për menaxher afat-gjatë

Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se klubi ka nevojë të gjejë një menaxher i cili do të qëndrojë në klub një kohë të gjatë.
“Do të ishte mirë të kemi një vazhdimësi me njeriun e ri që do të marrë detyrën. Është turp që nuk mund ta vazhdojmë këtë me Guus. Të gjithë i kemi kërkuar atij të qëndrojë, por plotësisht e kuptojmë zotimin e tij ndaj Rusisë”, ka thënë Terry. “Në të njëjtën kohë, do të ishte mirë ta ruajmë qëndrueshmërinë vit pas viti. Kemi nevojë për një ekip të qëndrueshëm dhe po ashtu edhe menaxhim të qëndrueshëm”, ka shtuar anglezi.

Chelsea nënshkruan me Zhirkov

Chelsea raportohet se është afër të përfundojë nënshkrimin me anësorin e CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, për një shumë që thuhet të jetë 18.6 milionë funte.
25-vjeçari rus, i cili mund të luajë përgjatë gjithë zonës së majtë, raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare me klubin anglez. Një prej agjentëve të lojtarit është cituar duke thënë për një gazetë ruse se lojtari i CKSA tashmë ka kompletuar nënshkrimin. Besohet se procesin e ka dirigjuar vetë pronari i Chelseat, Roman Abramovich, së bashku me pronarin e CSKA dhe mikun e tij të ngushtë, Evgeny Giner.

Florentino: Reali ka marrëveshje me Ronaldon

Kandidati për president të Real Madridit, Florentino Perez, ka deklaruar se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është cak i verës i klubit mbretëror.
“Ai është një lojtar i cili do të bëhet shumë i mirë në se vjen në Real Madrid. Ajo që di unë është ajo që kam lexuar, se ka një marrëveshje e cila do t’i lejojë atij të vijë për 80 milionë funte”, ka thënë Perez. “Javën e ardhshme do të shohim në numrat dhe askush nuk duhet të dyshojë se ne do të dizajnojmë një projekt spektakolar me këshilltarët tonë sportiv”. “Kur të hy në Madrid, do të shikoj në klauzulën e supozuar të Ronaldos. Është shumë e lartë, por të gjitha klauzulat janë të negociuara. Më pëlqen ai pasi është një prej më të mirëve në botë”, ka shtuar spanjolli.

29 maj 2009

Napoli angazhon Quagliarellan

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se ekipi i Napolit sonte ka kompletuar transferimin e sulmuesit Fabio Quagliarella dhe mesfushorit Luca Cigarini.
Lajmet nga Italia bëjnë të ditur se sulmuesi i Udineses do të kalojë në Napoli për një shumë të vlefshme rreth 16 milionë euro, si dhe gjysmën tjetër të kartonit të Maurizio Domizzi, i cili ishte pronë e dyja klubeve. Quagliarella është me prejardhje nga vetë Napoli, dhe sigurisht se kjo do të jetë një realizim ëndrre për sulmuesin italian, i cili pritet të nënshkruajë marrëveshje pesë-vjeçare. Ndërkohë mesfushori i Atalantas, Luca Cigarini, thuhet se do të arrijë në Napoli për një shumë prej 4.5 milionë eurosh, ndërsa si pjesë e marrëveshje në drejtim të kundërt do të lëvizë mbrojtësi Gyorgy Garics, i cili ka luajtur për Napolin sezonin e fundit.

Juan vazhdon kontratën me Romën

Skuadra e Romës ka njoftuar se mbrojtësi Juan ka nënshkruar një marrëveshje të re, e cila e lidh me ekipin kryeqytetas deri në vitin 2013.
Braziliani ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare, sipas të cilës ai do të marrë pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit. “Klubi i Romës dhe Juan Silveira dos Santos njoftojnë se kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri më 30 qershor 2013”, shkruan në deklaratën zyrtare të Romës.

Heinze: Dua të mbetem te Reali

Mbrojtësi argjentinas Gabriel Heinze ka shprehur dëshirën të mbetet te Real Madridi, derisa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Heinze nuk ka qenë në formën e tij më të mirë gjatë këtij sezoni për skuadrën mbretërore, dhe së fundmi janë shfaqur spekulime se ai do të largohet me ardhjen e presidentit të ri. Mirëpo, vetë lojtari është shprehur kundër këtyre spekulimeve duke thënë se nuk planifikon të largohet nga Santiago Bernabeu. “Ajo që është thënë në shtyp nuk ka qenë e vërtetë në 99% të rasteve. Më ka mbetur edhe një vit në kontratën time dhe jam i lumtur këtu. Mua më pëlqen të qëndroj, mirëpo kam parë shumëçka në futboll dhe nuk do të befasohesha në se largohem”, ka thënë Heinze për “AS”.

Iaquinta: Nuk largohem nga Juve

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, ka mohuar spekulimet se ai dëshiron të largohet nga Zonja e Vjetër, dhe njëkohësisht ka lëvduar dy transfët e ri skuadrës, Diegon dhe Fabio Cannavaron.
“Të largohem nga Juventusi? Jo, asnjëherë nuk kam menduar për këtë. Këtu po kaloj shumë mirë dhe do të vazhdoj të jem protagonist me këtë fanellë”. “Me ardhjen e Diegos dhe Cannavaros, e kemi forcuar skuadrën dhe na është dhënë mundësia për të fituar diçka të rëndësishme”, ka thënë italiani për faqen zyrtare të klubit.

Ibra lë gjithçka të hapur

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me një mega-transferim te Barcelona, nuk e ka refuzuar mundësinë e kalimit te kampionët e Evropës.
“Il Corriere Dello Sport” ka shkruar se Blaugranët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze, ndërkohë që vetë lojtari nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Giuseppe Meazza. “E ardhmja ime? Unë nuk jap përqindje sikurse Mourinho”, ka thënë Ibra për “Telelombardia” duke iu referuar bindjes së trajnerit zikaltër se Ibrahimovic do të mbetet për 99.9% lojtar i Interit.

Casillas: Urime Barcelonës, por Reali do të rikthehet

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ia ka uruar Barcelonës tre trofetë këtë sezon, duke paralajmëruar rikthimin e Mbretërve në sezonin e ardhshëm.
“Duhet ta uroj Barcelonën sepse ka qenë skuadër më e mirë dhe i ka merituar të tre titujt”. “Po ashtu, duhet t’i paralajmëroj Blaugranët se sezonin e ardhshëm Real Madridi do të forcohet shumë dhe do të mundohet t’i mposhtë (në garën për të fituar trofe)”, është cituar portieri spanjoll nga “Marca”.

Van Der Vaart: Duhet të fitojmë për Cannavaron

Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van Der Vaart, mendon se mbrojtësi italian Fabio Cannavaro duhet të nderohet për angazhimin e tij për skuadrën Mbretërore në tre sezonet e kaluar në Santiago Bernabeu.
“Të gjithë dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen në Pamplona (kundër Osasunës). Për më shumë, kjo është ndeshja e fundit e Fabio Cannavaros për klubin para se të kthehet te Juventusi”. “Ai ka qenë një bashkëlojtar shumë i mirë dhe mendoj se të gjithë lojtarët janë të pikëlluar për largimin e tij. Megjithatë, i dëshirojmë të gjitha të mirat”, ka thënë holandezi për faqen zyrtare të Los Merengues.

Torres dëshiron trofe me Liverpoolin

Fernando Torres i ka paralajmëruar rivalët e Liverpoolit për vendimin e tij që t’ia kthejë ditët e arta skuadrës së 'Kuqe'.
“Dëshiroj të mbetem këtu. Që nga ardhja te Liverpooli kam qenë i vendosur dhe i përkushtuar ndaj skuadrës”. “Qëllimi im është që sezonin e ardhshëm të fitoj trofe me Liverpoolin”, ka thënë Torres për faqen zyrtare të Të Kuqve.

Bendtner dëshiron ta vazhdojë kontratën

Sulmuesi i Topçinjve, Nicklas Bendtner, ka deklaruar se do të ishte më se i kënaqur ta vazhdonte kontratën e tij me Arsenalin.
“Sky Sports” njofton se trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, dëshiron t’i ofrojë kontratë të re danezit 21-vjeçar, ndërsa duket se edhe lojtarit i pëlqen kjo ide. “Është padyshim njëri nga prioritetet e mia vazhdim i kontratës dhe kurrë nuk kam dëshiruar diçka tjetër. “Është ndjenjë e mirë kur dëgjoj se e kam edhe mbështetjen e trajnerit dhe shpresoj të mbetem në këtë skuadër për një kohë ta gjatë”, ka thënë Bendtner për “Ekstra Bladet”.

Laporta lëvdon skuadrën më të mirë në histori të Barcës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka lavdëruar trajnerin Pep Guardiola dhe skuadrën e tij duke e renditur skuadrën aktuale ndër më të mirat në historinë e futbollit spanjoll, pasi që këtë sezon Blaugranët kanë arritur të rrëmbejnë tre tituj duke fituar Kupën e Mbretit, Kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëve.
“Brenda një viti, Pep ka arritur të krijojë një skuadër gjeniale. Parashikuam se ai ishte njeriu i përshtatshëm për postin e trajnerit dhe tani me shumë krenari dhe kënaqësi mund të themi se kemi marrë vendimin e duhur (kur e kemi vendosur në krye të Barcelonës)”. “Pep dhe lojtarët kanë përshkruar sezonin më të mirë në historinë e Barcës dhe kanë dëshmuar se janë skuadra më e mirë në historinë e Barcelonës”, është cituar Laporta nga “The Indipendent”.

Drogba do të kërkojë falje sërish

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka njoftuar se do të kërkojë edhe njëherë falje nga gjyqtari Tom Henning Ovrebo, të cilin e ka ofenduar në fund ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Kampioni i ri i Evropës për klube, Barcelona, e eliminoi Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa për shkak disa momenteve të dyshimta në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Stamford Bridge, Blutë nuk mundën t’i kontrollonin emocionet e veta dhe reaguan duke e ofenduar gjyqtarin, ndërsa Drogba e ofendoi atë edhe para kamerave. “Ndeshja (kundër Barcelonës) është e kaluar dhe gjithçka ka marrë fund. Unë kam kërkuar falje dhe të njëjtën gjë do ta bëj sërish”, është shprehur sulmuesi nga Bregu i Fildishtë për “Sky Sports”.

Tevez: Do të fitonim po të kisha luajtur nga fillimi

Carlos Tevez llogarit se Manchester United ndoshta nuk do të kishte humbur finalen e Ligës së Kampionëve nëse ai do të ishte në përbërjen startuese të ekipit.
Derisa ardhmja e Tevez në United vazhdon të jetë e pasigurt, argjentinasi nuk e fsheh dëshpërimin për dështimin të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve. “Doja të isha në përbërjen startuese në Romë, por ky është vendim i trajnerit. Nëse do të kishim ndonjë strategji më sulmuese që nga minuta e parë, ndoshta edhe rezultati do të ishte më ndryshe”, ka thënë Tevez. “Ishte një periudhë e mirë për mua, por mendoj se do të duhej të kisha luajtur më shumë. Ende nuk është zgjidhur e ardhmja ime. Agjentët e mi negociojnë dhe pres që të dëgjoj lajme nga ta”, ka përfunduar argjentinasi.

Ribery kërkon 20 mijë euro në ditë nga Chelsea

Frank Ribery ka kërkuar plot 20 mijë e 400 euro në ditë nga Chelsea, nëse ata dëshirojnë shërbimet e tij, por Bayern Munich nuk heq dorë lehtë nga mesfushori francez.
Mediat angleze shkruajnë se Chelsea është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për të sjellë Riberyn në Stamford Bridge. Por, klubi londinez do të duhet t’i plotësojë edhe kërkesat e vet lojtarit, të cilat sipas informatave janë 7.4 milionë euro në vit, ose 143 mijë euro në javë. Chelsea për momentin është i gatshëm t’i ofrojë 14.700 euro në ditë, që është 5 mijë më shumë se paga që ai merr te ekipi gjerman. Krahas Chelseat, për Ribery të interesuar janë edhe dy ekipe tjera nga Liga Premier, Manchester United dhe City.

Liverpool, City dhe Real në garë për Tevez

Mediat angleze përcjellin lajmin e ekipet Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid, janë pajtuar të paguajnë 25 milionë funte për të angazhuar Carlos Tevez.
Argjentinasi është pranë fundit të huazimit dyvjeçar në Manchester United, dhe Sir Alex Ferguson refuzon të paguajë këtë shumë, pasi ka ndarë vetëm 10 milionë funte. Kia Jorabchian, i cili është pronar i të drejtave ekonomike të Tevez, nuk dëshiron të dëgjojë për ofertë nga United më të vogël se kjo shumë, e cila është e arritur para dy viteve, dhe është i bindur se ndonjë klub tjetër do ta pranojë këtë ofertë. The Times shkruan se Liveprooli, Manchester City, Real Madridi dhe një klub tjetër i elitës evropiane, kanë pohuar se janë të gatshëm të paguajnë shumën për të marrë Tevez.

Ballack: Chelsea ekipi më i mirë në evropë

Futbollisti Gjerman në Chelsea Ballack deklaroi se '' Chelsea është ekipi më i fortë në evropë. Ne nuk patëm fatë në ndeshjen gjysmëfinale me Barcelonën, ishte një gol vdekjeprues, tash kemi ndeshjen finale me Evertonin. Dëshirojmë që këtë ndeshje të fitojmë dhe të jemi fitues të FA kupës'' u shprehë Ballack

Ronaldo: nuk dua të flasë për asgjë

Futbollisti i Man United Cristiano Ronaldo deklaroi se '' Jam shumë i lodhur. Kam luajtur shumë ndeshje nën presion të madhë. Tash kemi ndeshjet kualifikuese me kombëtaren Portugeze. Pas këtyre ndeshjeve dua vetëm të pushojë pastaj do të shohim'' u shprehë Ronaldo

Liverpool ia shton pagën Torresit

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres është ‘qerasur’ me kontratë të re nga Liverpooli e cila do ta mbajë atë në klubin anglez edhe pas vitit 2013.
Edhe pse spanjoll ka edhe katër vite në kontratën e tij gjashtëvjeçare, Liverpooli i ka ofruar atij t’ia përmirësojë kushtet, duke i dhënë mundësinë ta vazhdojë marrëveshjen deri në vitin 2014.“Fernando është një prej sulmuesve më të mirë në ndeshje sot dhe, në moshën e tij, ai vetëm mund të bëhet më i mirë”, ka thënë menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez.“Çdo ekip i madh do ta dëshironte atë në ekip, por ai ka treguar se sa shumë dëshiron të arrijë me Liverpoolin, duke ia dhënë besimin klubit. Ai është një talent i madh, por ende ka uri për ta përmirësuar ndeshjen e tij”, ka shtuar spanjolli.

Toni qëndron në Bayern

Sulmuesi italian, Luca Toni do të mbetet në Bayern Munich, ka siguruar presidenti i klubit bavarez, Franz Beckenbauer. Në javët e fundit qarkulluan spekulime se Toni kërkohet nga Milani dhe Juventusi, mirëpo Bayerni synon ta mbajë në Allianz Arena. “Toni do të mbetet me ne edhe vitin e ardhshëm”, deklaroi Beckenbauer për mediat gjermane. Bayern nuk dëshiron të liroj[ Tonin, pavarësisht transferimit të reprezentuesit gjerman, Mario Gomez nga Stuttgarti, që do të jetë rival për repartin ofensiv së bashku me Miroslav Klosen.