30 qershor 2009

Gjermania fiton kampionatin evropian U21

Të rinjtë gjerman kanë shënuar fitore bindëse prej 4-0 ndaj të rinjve të kombëtares Angleze duke fituar titullin e parë të kampionatit evropian për futbollistë deri në moshën 21 vjeçare.
Gjermanët kaluan në epërsi në që pjesën e parë të ndeshjes me anë të Gonzalo Castro, që erdhi pas 22 minutash lojë. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e tretë të pjesës së dytë, Mesut Ozil shënoi golin e dytë për gjermanët nga gjuajtja e lirë.Duke e parë veten në disavantazh të dyfishtë, anglezët filluan të sulmojnë në kërkim të barazimit, por ndodhi e kundërta. Sulmuesi Sandro Wagner shënoi dy herë në minutat e fundit të ndeshjes (79’ dhe 84’), për t’i siguruar trofeun e merituar Gjermanisë.