29 qershor 2009

Kaka lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave

Mesfushori i Brazilit dhe përforcimi i ri i Real Madridit, Kaka, ka marrë shpërblimin Topi i Artë në Kupën e Konfederatave, që ndahet për lojtarin më të mirë të kësaj gare.
Brazili në finalen e mbrëmshme përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2, për ta fituar për të dytën herë radhazi këtë garë, ndërsa Kaka morri më së shumti vota nga gazetarët në anketën e faqes së FIFA-s.Bashkë-lojtari i tij te kombëtarja e Brazilit, Luis Fabiano, fitoi Këpucën e Artë, duke qenë golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, me pesë gola të shënuar, përfshirë edhe dy golat e mbrëmshëm, që i sollën e fitoren Brazilit.Sulmuesi i Sevillas po ashtu e fitoi edhe çmimin e Topin të Argjentë, pasi përfundoi i dytë në votimin e lojtarëve.Portieri i SHBA-së, Tim Howard, fitoi çmimin Dorëza e Artë, duke qenë portieri më i mirë i turneut