29 qershor 2009

Rossi: Pandev është i gatshëm për një skuadër të madhe

Ish-trajneri i Lazios, Delio Rossi, gjithmonë ka besuar në kualitetet e sulmuesit të skuadrës kryeqytetase, Goran Pandev, dhe tani beson se ai duhet të luajë për një skuadër më të madhe.
“Sipas meje, Goran është bërë lojtar për një skuadër të madhe. Duke ditur se Palermo është një skuadër e rëndësishme, ndoshta ai do të mendojë për t’iu bashkëngjitur”. “Sido që të jetë, ai i ka objektivat e veta, sepse unë mendoj se Palermo është e të njëtit nivel me Lazion, prandaj ai ndoshta kërkon motivacione të tjera”, ka thënë Rossi për Mediterraneonline.it.