31 korrik 2009

Diego do të mungojë kundër Realit

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes kundër Real Madridit, pasi që mesfushori ofanziv Diego është larguar nga stërvitjet pas lëndimit të muskulit.

Bianconerët e kanë konfirmuar lëndimin e brazilianit në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se lëndimi nuk është serioz, mirëpo do ta mbajë atë larg ndeshjes së të premtes mbrëma kundër Real Madridit.

Lëndimi do ta mbajë dy ditë jashtë fushe transferin e ri të Zonjës së Vjetër dhe pastaj do të shqyrtohet nëse Diego do të mund të kthehet në stërvitje.

Cruz iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Lazio

Lazio është pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit argjentinas Julio Cruz, pasi që lojtari ka arritur marrëveshje me skuadrën kryeqytetase.
Sulmuesi veteran është lojtar i lirë, që pas përfundimit të kontratës me Interin në muajin e kaluar, ndërsa për shërbimet e tij janë shprehur të interesuara shumë skuadra italiane, duke përmendur Romën, Napolin, Fiorentinën dhe Lazion. Sipas lalazioinrete dhe tuttomercatoweb, Cruz është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në klinikën Paideia, ndërsa nënshkrimi i kontratës do të bëhet së shpejti. Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Lazion, me opsionin për ta vazhduar atë, ndërsa në sezonin e parë do të paguhet 1.6 milionë euro.

Guiza: Do të qëndroj te Fenerbahce

Sulmuesi spanjoll, Daniel Guiza u ka dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga Fenerbahce gjatë këtij afati kalimtar, duke thënë se do të qëndrojë te gjiganti turk.
“Nuk është e domosdoshme të flitet për diçka që nuk është e re. Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithçka po shkon mirë. Kam kontratë trevjeçare me klubin dhe do të qëndroj këtu”. “Trajneri ynë (Christoph) Daum më beson. Nuk e kam në plan që të largohem”, është shprehur spanjolli, për të cilin janë të interesuara shumë skuadra evropiane.

Del Piero dhe Diego do ta mposhtin Realin

Presidenti i Juventusit Cobolli Gigli deklaroi se skuadra e tij në ndeshjen e sotme do të hyjë në formë të lartë. " Unë vëmendjen e kam tek Del Piero dhe tek Diego, pres shumë nga këta dy futbollistë në këtë ndeshje. Edhe trajneri Ferrara është i sugurtë për fitore dhe do të arrijmë qëllimin tonë" deklaroi Cobolli Gigli për La Gazetta dello Sport

Man Utd kthehet tek Ribery

Trajneri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson është rikthyer përsëri për të shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Franck Ribery nga Bayerni i Mynihut. Edhe pse skuadra Gjermane e ka caktuar shumën me të cilën mund të largohet Ribery (100 millionë euro), Sir Alex Ferguson mendon se me ofertën e tij prej 41 milionë euro, mund t'i bindë drejtuesit e Bayernit që të pranojnë ofertën

Eto’o: Tash duam Superkupën

Pas trofeut Pirelli Cup, i cili u mbajt në Mbretërinë e Monacos dhe që përfundoi të enjten mbrëma, Samuel Eto'o - pasi e la stadiumin Louis II - thotë se synim i radhës i klubit Nerazzurr është Superkupa e Italisë. “Jam i lodhur, kam bërë vetëm një stërvitje. Gjërat po shkojnë mirë, edhe pse është vetëm fillimi. E rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm. Tash mendojmë për Superkupën e Italisë, të cilën dëshirojmë ta fitojmë”, tha transferi i fundit i kampionit të Italisë.

Al Qaeda ka planifikuar sulm ndaj Man United

Grupi "Al Qaeda Indonezia" mori përsipër përgjegjësinë për sulmet në hotelin në Indonezi, duke shtuar se caku kryesor ka qenë ekipi futbollistik i Manchester United.Ekipi anglez duhej të luante me reprezentacionin e Indonezisë, por para se të niseshin për në Xhakartë, disa bomba shpërthyen në hotelin në të cilin duhej të vendoseshin."Djajt e kuq" ndryshuan planin dhe nuk udhëtuan për në Indonezi, krahas ftesës së Qeverisë.Grupi, i cili grup lokal ushtarak dhe është fraksion i Al Qaedas, në faqen e internetit njoftoi se "sulmet ishin paralajmërim para arritjes së Manchester United".Kumtesa u paraqit të mërkurën dhe është nënshkruar nga Nordin Mohamed Top, njeriu më i kërkuar në kontinentin.Gjatë sulmeve në hotelin në Xhakartë humbën jetën disa njerëz, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. /Makfaks/

Cruz zgjodhi Lazion

Julio Cruz ka arritur marrëveshje me Lazion, kështu që pasi ishte afër Romës, sezonin e ardhshëm “El Jardinero” do të vishet kaltër e bardh. Argjentinasi dhe klubi nga kryeqyteti italian kanë arritur marrëveshje për një kontratë njëvjeçare, me opsion të dytin, dhe do të përfitojë një milion e 800 mijë euro në sezon, shifër inferiore kjo nga ajo sa ishte i gatshëm të paguante klubi grek Panathinaikos. Cruz vendosi të mbetej në Itali dhe t’i bashkohet trajnerit Ballardini, që e pret me padurim.

Dela Vale premton një blerje pas 15 ditësh

Andrea Dela Vale analizon merkaton e Fiorentinës: “Për blerjen e ardhshme duhen akoma edhe dy javë”. Deri më tani merkatoja vjollcë ka parë blerjet e mbrojtësit Çezare Natali, mesfushorit Marko Markioni dhe sulmuesit Neri Kastijo, ndoshta shumë pak për të kënaqur një mjedis që ëndërrosh shumë. Fiorentina, ndër të tjera, mund të besojë te rreth 20 milionë euro, që do të duhen për të plotësuar organikën në dispozicion të Prandelit. Para që nuk do të qëndrojnë në kasafortë, por që do të përdoren, siç është pranuar nga vetë Pantaleo Korvino dhe theksuar nga presidenti Andrea Dela Vale. “Blerja e ardhshme në merkato? Na jepni akoma edhe disa javë kohë, sepse është e vështirë të mbyllësh marrëveshjet kaq shpejt për lojtarë cilësorë. Nuk dua të citoj emra. Kemi pasur një takim me Korvinon dhe më duket se objektivat janë interesantë”.

Saki kundër Milanit: Nuk ka projekte

I dashur Milan, kështu nuk shkon! Arrigo Saki, një legjendë në shtëpinë kuqezi, drejton gishtin kundër menaxhimit dhe merkatos së klubit. “Deri më sot, është parë më e keqja nga Milani, si pasojë e një organizimi jo të saktë në ndërtimin e një skuadre, - pohon ish-trajneri kuqezi. - Problemi i vërtetë nuk është sigurisht Pato, por që klubi nuk ka projekte të qarta dhe është në siklet nga kontratat e gjata të disa futbollistëve. Ky pragkampionat nuk e ka ndihmuar të gjithë mjedisin për të dalë nga një depresion. Megjithatë në futboll, më shumë ecën keq në këtë periudhë, ndërsa në kampionat mund të kesh reagime pozitive. Milani duhet të tregojë karakter dhe të mos bjerë në një depresion kolektiv”. Saki në fund është skeptik: “Jam i bindur që Milani vështirë se do të blejë lojtarë. Sulmi i tij mund të qëndrojë kështu siç është”.

Çelsi, “presion” Milanit për Pirlon

Galiani e refuzoi ofertën e parë, por nëse shitet mesfushori, kuqezinjtë do të mendojnë për Shnejderin
Adriano Galiani nuk mund të përgënjeshtrojë më: oferta e Çelsit për Andrea Pirlon ka dy ditë që ka mbërritur në selinë e klubit, por është refuzuar nga ana e administratorit të deleguar kuqezi: “E refuzova menjëherë, sepse nuk na intereson”. Shumë e ulët për t’u marrë në konsideratë oferta e klubit londinez (Pizarron plus 8 milionë euro), e cila nuk është e mjaftueshme për shitjen e Pirlos, edhe pse ka mundësi që në fund mesfushori të qëndrojë te Milani.
Vazhdon kërkimi i “xhevahirëve” që mungojnë në projektin e Leonardos: një sulmues dhe një mbrojtës anësor. Silvio Berluskoni i do lojtarë të rinj, por elementët cilësorë kushtojnë dhe nëse nuk janë me kualitet dhe të përshtatshëm me idetë taktike të Milanit, më mirë ia vlen të mos merren.
Siç kanë thënë shpesh Galiani dhe Leonardo: “Nuk është se Milani duhet të blejë ndonjë lojtar patjetër”. Por duhet ta bëjë ka sqaruar trajneri, nëse kërkon të ketë objektiva madhorë, është e vështirë që të arrihen me buxhet minimal në dispozicion.
Në Spanjë flitet për një ofertë të Real Madridit, që Milanit ishte gati t’i shiste Gabriel Hajncen, i cili dje kaloi zyrtarisht te Olimpik Marseja (megjithatë argjentinasi nuk hynte në planet e kuqezinjve, për rrogë dhe për moshë). Nuk është tipi që Leonardo ka në mendje. Reali kërkon të shesë edhe holandezin Roben, por për një shumë të mirë milionësh. Për sa i takon Shnejderit, do të nxirret në merkato nëse në Madrid do të vijë Ksabi Alonso nga Liverpuli. Shnejderi mund të jetë akoma një zgjidhje e mirë nëse Pirlo do të nisej drejt Anglisë, por për momentin Milani nuk ka ndër mend të bisedojë për shitjen.

Zola thërret Balotelin te Uest Hemi

Trajneri italian i londinezëve i dërgon një mesazh të qartë sulmuesit me karakter të vështirë
Te Interi nuk do të ketë hapësirë. Të isha në vend të tij do të vija te Uest Hemi”. Xhianfranko Zola ka një ëndërr dhe ajo quhet Mario Baloteli. Dy javë para fillimit të Premier Ligës, klubi londinez duhet të përballojë emergjencën e sulmuesve, sepse në këto momente në dispozicion është vetëm Karlton Kol dhe Zola nuk e fsheh interesimin për talentin zikaltër: “Kam bërë gjithçka për ta bindur Marion, do të ishte në interesin e të gjithëve nëse do të vinte te Uest Hemi”.
GJENDJA - Dean Ashton është drejt riaftësimit, por akoma larg formës më të mirë, pjekuria e Savio Nserekos është ende për t’u plotësuar, ndërsa si David Di Mikele, ashtu edhe Diego Tristan e kanë lënë klubin e “Upton Park” në fund të sezonit të shkuar. Kësisoj, Zola është në kërkim të një sulmuesi dhe Baloteli është në krye të listës së tij të dëshirave: “Nuk ka hapësirë për të tek Interi dhe Mario është një talent natyral, - vazhdon Zola. - Është një djalë instiktiv dhe sjellja e tij në fushë mund t’i krijojë shqetësime dikujt, por është inteligjent dhe po mëson akoma si të sillet.” Zola rrëfen se ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera mes dy klubeve për të arritur deri te Baloteli, duke parë që ka huazuar para pak javësh Luis Himenezin, pikërisht nga kampionët e Italisë.
“JO” KASANOS, “PO” DEKOS - Pasi Hlebi zgjodhi të shkojë te Shtutgardi, kthehet në “modë” emri i Dekos te Interi, pa harruar edhe emra të tjerë në listë. Duke parë vendin bosh për një fantazist në skuadër, Interi e di që zgjidhja më logjike do të jetë ajo që të çon pikërisht te portugezi i Çelsit. Fantazisti 31-vjeçar i bluve, është një benjamin i Mourinjos, me të cilin te Porto ka fituar Championsin dhe Kupën UEFA dhe vlerësohet 5 milionë euro nga klubi londinez. Deko i ka kërkuar të mendohet edhe Gallatasarajit, i gatshëm të paguajë 7 milionë, sepse shpreson akoma tek Interi, që gjithsesi nuk nxitohet dhe monitoron si Shnejderin, Kasanon e Lavecin. Holandezi i Real Madridit vlerësohet 10-13 milionë euro, i pëlqen Mourinjos për vlefshmërinë e tij, sepse luan afër portës dhe mund të sigurojë edhe një punë në mbulim. Por nga ana tjetër Interi duhet të shesë dhe këtu problemet nuk mungojnë, sepse asnjë nga gjashtë lojtarët, për të cilët Mourinjo ka shpjeguar që nuk hyjnë në planet e tij (Burdiso, Kerlon, Mansini, Obina, Rivas, Vieira), duket se s’kanë ndër mend të heqin dorë nga rroga e lartë, që u siguron Morati në sezon.
ARNAUTOVIÇ AKOMA NË PRITJE - Menaxheri i sulmuesit austriak Marko Arnautoviç, Robert Groener, ka deklaruar që klienti i tij nuk është akoma një futbollist i Interit: “Ka mundësi që shumë shpejt të vijë edhe firma, por gjithçka varet nga marrëveshja mes dy klubeve - pohoi Groener. - Mungojnë vetëm disa detaje, por ndonjëherë pikërisht detajet janë aspekti më i vështirë. Para se të lëvizë, pres marrëveshjen mes Interit e Tventes, që nuk është arritur akoma. Lojtari është i qetë dhe po vazhdon riaftësimin në Milano”.

Bozhinov: Bëra zgjedhjen e duhur

Valeri Bozhinov ka vetëm një ëndërr, pas kalimit tek skuadra e Parmës dhe pas një sërë dëmtimesh, që e kanë ndjekur në aventurën jo shumë pozitive tek klubi anglez Mançester Siti, dëshiron vetëm “të ndihem mirë fizikisht”. Të enjten është zhvilluar prezantimi zyrtar me fanellën e skuadrës verdheblu për ish-lojtarin e Leçes, Fiorentinës dhe Juventusit: “Ky është vendi i duhur për mua. Nuk premtoj asgjë, vetëm shumë argëtim për ne dhe për tifozët. Duhet të punojmë shumë për këtë fanellë”. Me kusht që dëmtimet të mos përsëriten. “E di mirë atë që mund të jap dhe ndihem mirë fizikisht”, ka thënë Bozhinov.

Trezege: E ardhmja ime? Të shohim

Sulmuesi francez mund tëlargohet nga Juventusi para mbylljes së merkatos

Kjo është vera e “do të shihet”. Bëhet fjalë pikërisht për Trezegenë. Çfarë do të bëjë ai? Do të qëndrojë tek Juventusi? “Të shohim”. Francezi ka dhënë këtë përgjigje dhe më pas është larguar nga stadiumi “Herez de la Frontera”. Ndoshta edhe ai do të kishte dëshirë të kalonte një kufi tjetër, të kërkojë fat në një vend tjetër. Vetëm se përtej kufirit nuk e di asnjëherë se çfarë do të gjesh. Për shembull, nuk e di nëse do të arrish të gjesh një kontratë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, Juventusi i tij sapo ka lënë pas krahëve ndeshjen “stërvitore” me skuadrën koreane dhe tani mendon për sfidën e radhës me Realin e Madridit.

Atmosfera është ajo e festës dhe asnjë nuk ka dëshirë ta prishë. Askush, as Trezege: “Më falni, por për merkato nuk flas, mund të përgjigjem vetëm në lidhje me ndeshjen dhe përgatitjen”. Në ndeshjen e parë të Kupës së Paqes, kundër Seviljes, francezi nuk është parë në fushë. “Një problem në gju”, ka saktësuar ai. Më mirë Iakuinta, një lojtar që ndoshta gabon, por që përshkon shumë kilometra dhe duket sikur është bërë enkas për shpikjet e Diegos. Trezege reagon: “Do të thoja se unë kam luajtur me Zidanin, besoj se nuk do të ketë probleme të luaj edhe me Diegon.

Ai është brazilian dhe unë jam gjysmëargjentinas, jemi të dy amerikanojugorë, do të dimë të kuptohemi”. Kështu, duket se mbrëmja do të kalojë në qetësi. Ndërkohë, Milani, nëpërmjet presidentit Berluskoni, ka bërë të ditur se nuk do më të marrë një sulmues që i ka kaluar të tridhjetat dhe Juventusi, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk ka patur ndonjëherë ndërmend t’i shesë një nga sulmuesit e tij Milanit.

Alesio Seko, drejtori sportiv i bardhezinjve, para se të kthehej në Torino, kishte shpjeguar atë që po ndodhte. Në përmbledhje: “Ne nuk duam ta shesim Davidin dhe, gjithsesi, nuk duam ta shesim tek një skuadër italiane. Ishte ai, në fund të sezonit, që na ka folur për një mundësi të tillë”. Përgjigja e Trezegesë: “Seko ka qëndruar këtu në Sevilje për një javë dhe nuk më ka thënë asgjë. Dhe, gjithsesi, nuk më intereson”, ka përfunduar fracezi.

INTERVISTA - Diego: Ky Juventus mund të fitojë gjithçka

Fantazisti brazilian ka shumë besim se bardhezinjtë do të jenë protagonistë në sezonin e ardhshëm

Për të, Juventusi pas shumë vitesh, ka vendosur të ndryshojë modulin e lojës dhe është lojtari që pritet t’i ndihmojë bardhezinjtë që të kthehen tek fitoret e mëdha si në kampionat ashtu edhe në Europë. Bëhet fjalë për fantazistin brazilian Diego.

- Diego, e dini që se prej kohës së Zidanes tek Juventusi nuk shënohej një gol si ai që keni realizuar të martën?

- Golin tim të parë këtu e ëndërroja të veçantë, pikërisht siç ka qenë. Shpresoj të jetë i pari nga shumë, por për momentin po shijoj gëzimin për paraqitjen time të parë me Juven. Ka qenë gjithçka perfekte: nuk luaja prej dy muajsh, kemi fituar dhe kam shënuar. Nuk mund të fillonte më mirë se kaq.

- Po kur të luajë Del Piero kush do t’i ekzekutojë goditjet e dënimit?

- Nuk kam ardhur tek Juventusi për të bërë garë me Del Pieron, që është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe meriton respekt, veçanërisht tek kjo skuadër. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të gjetur hapësirën time në ekip dhe për të fituar.

- Me Iakuintën duket sikur luani bashkë prej shumë kohësh. Po me sulmuesit e tjerë?

- Janë katër lojtarë të nivelit të lartë. Duhet t’i njoh, të studioj lëvizjet që bëjnë. Me futbollistë të tillë do të jetë gjithçka shumë e lehtë.

- Me dy brazilianë të tjerë në skuadër do të jetë më e lehtë?

- Ai i joni është një stil loje i rëndësishëm, por akoma më e rëndësishme do të jetë ta përshtasim me stilin italian. Nuk jemi këtu për të luajtur në mënyrën braziliane, por në mënyrën e Juventusit.

- Do të jetë dhe viti i Botërorit: ju do të merrni pjesë?

- Ky është objektivi im i madh, një ëndërr, duke parë se nuk kam marrë asnjë herë pjesë në këtë eveniment. Por gjithçka do të varet nga ajo që do të arrij të bëj këtu. Ndaj tani jam 100% i përqendruar me Juventusin, nëse do të bëjmë mirë dhe do të fitojmë do të kem një mundësi më shumë për të shkuar në Afrikën e Jugut.

- Dhe nëse shkoni atje besoni se Amauri do të jetë një kundërshtar i juaji?

- Nuk e di, por e di se nëse do ta kem kundërshtar ky do të jetë një problem i madh për ne, sepse sot është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai e di se çfarë është më e mirë për veten e tij, unë shpresoj që të luajë me ne.

- Objektivi juaj ishte të shkonit tek një nga skuadrat më të mira të Europës. Skuadra e Juventusit është e tillë?

- Sigurisht, është një nga më të mirat në botë, që mund të luajë pa problem kundër çdo skuadre tjetër dhe të fitojë të gjitha kompeticionet e mundshme.

- Edhe Championsin?

- Po, një skuadër si kjo e Juventusit është e pamundur t’i vërë limite vetes. Me lojtarët që ka dhe për atë që është investuar këtë vit duhet të fitojë. Dhe është pikërisht ky mentaliteti që kam gjetur tek shokët e mi të ekipit. E dimë se Championsi është një objektiv i vështirë për t’u arritur, por jemi të bindur se mund ta fitojmë.

- Sot keni një test të vështirë për ambiciet tuaja.

- Juventus-Real Madrid është gjithmonë një ndeshje e veçantë. Edhe pse jemi në fazën përgatitore mund të dhurojmë spektakël. Gjithsesi, ne do të luajmë për të fituar këtë ndeshje, turneun dhe gjithçka që do të vijë më pas.

Sevilla dëshiron ta shesë Fabianon

Jose Fuentes, agjenti i Luis Fabianos, thotë se Sevilla dëshiron ta shesë sulmuesin brazilian.
Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e Fabianos, mirëpo çmimi të cilin e kërkojnë andaluzianët për të, nuk u përshtatet Rossonerëve.“Kam folur me Sevillan dhe skuadra është e interesuar për shitjen e Luis Fabianos gjatë këtij afati kalimtar”, ka thënë Fuentes për “Sky Sport Italia”.

Milan rikthen interesimin për Huntelaar

Trajneri i Milanit, Leonardo, kërkon përforcime të reja në skuadër, ndërsa drejtuesit e klubit kanë rikthyer interesimin kah sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
Rossonerët kanë pësuar pesë humbje radhazi, ndërsa “Gazzetta dello Sport” shkruan se skuadra është vënë në alarm për përforcime.Huntelaar kërkohet nga shumë skuadra, duke përmendur Tottenham Hotspurin, Arsenalin dhe Liverpoolin, ndërsa kuqezinjtë duhet të paguajnë një shifër e cila do të plotësojë kërkesat e Mbretërve, të cilët nuk dëshirojnë të humbin shumë në krahasim me shifrën e tij të blerjes (27 milionë euro) nga viti i kaluar.

Mutu do t’i paguajë 17 milionë euro Chelseat

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, duhet t’i paguajë diçka më shumë se 17 milionë euro dëmshpërblim Chelseat.
Në maj të vitit 2008, Oda për zgjidhjen e kontesteve e FIFA-s kishte vendosur që rumuni ka prishur kontratën me Chelsean kur është gjetur pozitiv në testin e dopingut në vitin 2004. Mutu ka apeluar te Gjykata e arbitrazhit për sport (CAS) kundër këtij vendimi, mirëpo pas mbledhjes së mbajtur të enjten, CAS kishte vendosur në disfavor të lojtarit dhe ka mbështetur vendimin paraprak të Odës për zgjidhjen e kontesteve. Kështu sulmuesi duhet t’i paguajë Chelseat 17.173.990 euro dëmshpërblim.

Zyrtare: Panucci lojtar i Parmës

Parma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit veteran Christian Panucci.
“Parma FC S.p.A njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Christian Panucci, i lindur në Savona më 12 prill 1973”, shkruan në faqen zyrtare të Parmës. Ish-mbrojtësi i Romës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Parmën, me shpresën për ta treguar përvojën e tij me skuadrën e porsainkuadruar në Serie A.

Arsenali shënjestron De Rossin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi.
Pas shitjes së Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, Wenger ka në dispozicion 47 milionë euro, të cilat do t’i shfrytëzojë për të tentuar transferimin e De Rossit. “The Independent” shkruan se Topçinjtë planifikojnë të bëjnë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të bindur Romën që të lejojë largimin e mesfushorit italian.

Arsenali shënjestron De Rossin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi.
Pas shitjes së Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, Wenger ka në dispozicion 47 milionë euro, të cilat do t’i shfrytëzojë për të tentuar transferimin e De Rossit. “The Independent” shkruan se Topçinjtë planifikojnë të bëjnë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të bindur Romën që të lejojë largimin e mesfushorit italian.

Aquilani më pranë Liverpoolit

Mesfushori i Romës, Alberto Aquilani, është pranë transferimit te skuadra nga Liga Premier, Liverpool.
E përditshmja romake “Il Messaggero” njofton se italiani është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Redsat, ndërsa do të fitojë katër milionë euro për sezon. Megjithatë, duhet që njëherë të arrihet marrëveshja mes Romës dhe Liverpoolit, ndërkohë Të Kuqtë duhet ta shesin Xabi Alonson te Real Madridi për t’i bërë vend 25-vjeçarit.

Pirlo përshëndetet me Rossonerët

Duket se tifozët e Milanit do ta humbin një tjetër emër të madh të skuadrës, pasi që Andrea Pirlo ka vendosur t’i bashkëngjitet trajnerit Carlo Ancelotti te Chelsea.
Që nga marrja e postit të trajnerit të Bluve, ish-trajneri i Milanit ka shprehur dëshirën që ta transferojë Pirlon në Stamford Bridge. Ndërkohë, “Corriere dello Sport” njofton se pas ndeshjes kundër Interit në Boston, mesfushori italian është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij. “Ky ishte derbi im i fundit”, citohet të ketë thënë Pirlo. Pirlo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2011 dhe paguhet pesë milionë euro në sezon. Ndërsa njoftohet se Chelsea i ka ofruar kontratë katërvjeçare me vlerën prej 6.5 milionë euro për sezon.

Sir Bobby Robson ndërroi jetë

Trajneri legjendar Sir Bobby Robson ka nderuar jetë në moshë 76-vjeçare në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, pasi humbi luftën me kancerin.
Përveç se është i njohur si trajner, Sir Bobby bëri emër në vitet e pesëdhjeta si lojtar i Fulhamit, ndërsa më vonë u transferua te West Bromwich Albion, për t’u kthyer sërish te Fulhami në vitin 1962. Në vitin 1968 u shndërrua në menaxher i Fulhamit, pastaj drejtoi Ipswichin, përfaqësuesen e Anglisë, PSV Eindhovenin, Sporting Lisbonën, FC Porton, Barcelonën dhe Newcastle Unitedin. Me Ipswichin ishte dy herë nënkampion i Anglisë, njëherë fitues i FA Cup dhe njëherë fitues i Kupës UEFA. Sir Bobby fitoi dy tituj të Holandës me PSV, pastaj kampionatin portugez me Porton dhe Kupën e Evropës me Barcelonën.

Arshavin: City kërcënon top katërshin

Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, thotë se Manchester City është duke paraqitur një kërcënim serioz për top katërshin e Ligës Premier.
“City e ka fuqizuar ekipin. Nuk do të them se ata do ta fitojnë titullin, por ata janë në formë të mirë për të depërtuar në Katërshen e Madhe. Qëllimi jonë kryesor do të jetë të gjejmë një vend për të Ligën e Kampionëve”, thotë mesfushori rus. Arshavin po ashtu ka kërkuar një gjetje të shpejtë të një mbrojtësi i cili do të mund ta zëvendësonte të larguarin e fundit, Kolo Toure. “Pas largimit të Kolo Toure, caku ynë në transferim duhet të jetë më shumë një mbrojtës se sa një sulmues”, ka thënë rusi.

Zola e dëshiron Tonin në West Ham

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, raportohet se është duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Luca Toni.
Siç shkruan The Guardian, drejtori ekzekutiv i klubit, Scott Duxbury, dhe drejtori teknik, Gianluca Nani, kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin në Evropë për të ndjekur dy sulmuesit, Luca Toni dhe atë të Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, derisa Zola dhe ekipi tij vazhdojnë turneun në Kinë. Klubi anglez ka qenë në vëzhgim të Gudjohnsen, por pakënaqësia e Tonit te klubi gjerman po ashtu ka alarmuar drejtuesit e klubit, të cilët tash mund të bëjnë përpjekje për të sjellë të dy sulmuesit.

Besiktas interesohet për Decon

Klubi turk Besiktas i është bashkuar betejës për të marrë shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Deco.
Mediat turke shkruajnë se Besiktas dëshiron të rivalizojë Interin, për të sjellë portugezin në Turqi para fundit të sezonit të ri. Deco në disa raste ka shprehur pakënaqësinë e tij te ekipi londinez, ndërsa mediat e kanë lidhur atë me një ribashkim me ish-trajnerin e tij të Portos, Jose Mourinhon, i cili tash drejton kampionin e Serie A, Interin. Me dëshitimin e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Alexandr Hleb, gjasat që Deco të kalojë në kampionatin italian janë hapur, por nëse diçka nuk shkon mirë, Besiktas po ashtu mund të jetë një destinacion i mesfushorit.

Benitez: Reina portieri më i mirë në Ligën Premier

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se njëshi i ekipit të tij, Pepe Reina, është portieri më i mirë në Ligën Premier.
“Pepe është një portier fantastik. Për momentin mendoj se ai është portieri më i mirë në Ligën Premier. Ai është shumë i qëndrueshëm”, ka thënë Rafa Benitez. “Për një ekip të kreut ndonjëherë mund të jetë vështirë të ketë një portier i cili mund të luajë vazhdimisht në nivelin me të cilin luan Pepe, pasi ai nuk është aq i hapur sa disa portierë të tjerë”. “Ndonjëherë ai duhet të bëjë vetëm një ose dy mbrojtje për ta kryer punën e tij në ndeshje dhe nuk është gjithmonë aq i ngarkuar. Por të jesh aq i mirë sa është ai, na tregon se ai është një portier fantastik”, ka shtuar spanjolli.

Juventus ndër më të fortit në botë

Diego ka filluar mirë. Ish futbollisti i Werder Bremen ka shënuar gol në debutimin e tij te Juventus, në fitoren ndaj ekipit koreano-jugor Seongnam.

“Ishte një gol i veçantë dhe shpresoj të jetë i pari nga shumë të tjerë. Për mua ishte një natë e përkryer sepse pas dy muajsh pa luajtur ia kam dal të fitoj dhe të shënoj. Jam mjaft i kënaqur. Është e qartë se duhet të përmirësohem ende, por me punë do ta arrij këtë”, theksoi mesfushori brazilian në një konferencë për shtyp.

Ai mendon se Juventus është njëri nga klubet më të mira në botë për momentin. “Është njëra nga skuadrat më të forta. Në elitën e futbollit botëror mund ta fitojë cilindo trofe, unë jam këtu për këtë punë. Jam përshtatur mirë, si me bashkëlojtarë ashtu edhe me shtabin teknik. Më trajtojnë shumë mirë dhe për këtë nuk kam tjetër obligim veçse të përmirësohem”, vazhdoi Diego.

Objektiv i Diegos këtë sezon do të jetë Liga e Kampionëve, të cilën nuk arriti ta fitonte asnjëherë në karrierë.

“Është e pamundur për një skuadër si Juve të shkojë në një garë vetëm për pjesëmarrje. Sa ka investuar dhe me futbollistët që ka, ky klub gjithmonë duhet të provojë të fitojë. Ky është mentaliteti ynë, të gjithë e presin Juven”, përfundoi Diego.

Ribery kushton 94 milionë

Franck Ribery është në shitje. Por, kush e dëshiron yllin francez duhet të jetë i gatshëm të paguajë 94 milionë euro te Bayern Munchen. Këtë shumë e ka precizuar vetë presidenti i klubit gjerman, Franz Beckenbauer, i cili e sheh Riberyn në një shkallë me Cristiano Ronaldon.“Nëse askush nuk e ofron këtë shumë, futbollisti do të mbetet me ne deri në fund të skadimit të kontratës së tij më 2011”, tha Beckenbauer për të përditshmen britanike Guardian. Ribery është i lënduar që disa javë dhe ai nuk pritet të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga, që zhvillohet më 7 gusht. Për futbollistin francez interesim ka shprehu Chelsea, e mbi të gjitha Real Madrid. Megjithatë, shumën stratosferike prej 94 milionë eurosh nuk besohet se do ta paguanin ndonjëri nga këto dy klube. Reali pagoi fiks 94 milionë euro për portugezin Ronaldo, por për përfaqësuesin Ribery nuk do të shkonte më lart se 50 milionë euro.

Koha për shitje

Pas blerjeve të Militos, Mottas, Lucios e Eto’o, kampioni italian Inter ka filluar të mendojë për shitje. Pas Ibrahimoviç, Crespo, Jimenez e Figo (e përfundoi karrierën) janë të paktën 5 futbollistë që priten të largohen nga Nerazzurrët gjatë kësaj vere. Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, sulmuesit Obinna e Kerlon, mesfushorët Vieira e Mancini si dhe mbrojtësit Burdisso e Rivas nuk do të jenë më pjesë e Interit.Për momentin shitja më e vështirë duket ajo e ish futbollistit të Romës, Mancini, i cili më parë do ta preferonte tribunën sesa të transferohej diku tjetër. Mirëpo, rrugën e të lartpërmendurve mund ta marrë edhe sulmuesi Cruz, i cili mund t’i bashkohet Lazios ose Romës. Ndërkohë, shumë shpejt është paraparë një takim në mes të zyrtarëve të Interit dhe atyre të Twentes për ta definuar transferimin e sulmuesit 20 vjeç Arnautovic te klubi Nerazzurr. Pas dështimit të transferimit të bjellorusit Hleb, duket se Inter i është rikthyer portugezit të Chelseas - Deco, i cili është bërë objektivi i parë i mesfushës së Jose Mourinhos.

Lushtaku nënshkruan për Munchen

Kushtrim Lushtaku, i cili që nga fillimi i muajit korrik ishte në prova te Munchen 1860, ka nënshkruar një kontratë trivjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2012. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman nga Bundesliga 2, përmes ueb sajtit zyrtar të tij. Ai është paraqitur në disa ndeshje miqësore me Munchen 1860, para se ti bindte drejtuesit e klubit për kualitetet e tij. Madje, ai ka shënuar dy gola në takimin kundër ekipit nga ligat inferiore TSV Wolnzach dhe një tjetër kundër klubit grek Skoda Xanthi.“Kushtrimi është një mesfushor ofansiv i shkathët”, ka thënë trajneri i Munchen 1860, Ewald Lienen. Sipas tij, gjatë qëndrimit tri javor në përgatitjet për sezonin e ri, Lushtaku ka lënë “përshtypje të forta”.Edhe drejtori sportiv, Miroslav Stevic ka lavdëruar mesfushorin kosovar.“Ai është një futbollist i ri, me shanse për sukses, në të cilën ne kemi besim. Kontratën me Munchen 1860, ai e ka merituar”, ka thënë ish-futbollisti serb.Lushtaku, në sezonin e fundit ishte pjesë e FC Drenica. Në 25 paraqitje në elitën e futbollit kosovar, ai ka realizuar 9 gola. Ai është lindur më 8 tetor 1989 në Skënderaj. Ai ka filluar karrierën në klubin TG Offenau (1994-1998), më pas me radhë ka mbrojtur ngjyrat e Friedrich FSV Bad Hall (1998-1999), VfR Heilbronn (1999-2001), FC Heilbronn (2001-2006) , TSG Backnang (2006 - 2008) dhe FC Drenica (2008/2009).

Van Gaal i lumtur

Pasi që skuadra e tij mposhti mbrëmë Manchester Unitedin në finalen e "Audi Cup", dhe siguroi vendin e parë, trajneri Luis Van Gaal ndihet shumë i lumtur. Sipas tij, skuadra që ai e drejton u paraqit shumë mirë në këtë turne dhe e meritoi fitoren. Në "Audi Cup" vendin e parë e zuri Bayern Mynihu, të dytin Manchester United, të tretin Boca Juniors dhe të katërtin Milani

Ferdinand: Valencia do të jetë i fortë

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Rio Ferdinand beson se Antonio Valencia do të jetë në formë të lartë në edicionin e ri. " Mendoj se do të bëjë paraqitje të mira në sezonin e ardhshëm. Antonio sipas gjitha gjasave do të rezultojë një blerje e fortë nga ana e Manchester Unitedit këtë afat kalimtar" deklaroi Rio Ferdinand

Ferrara sulmon Realin

Trajneri i Juventusit Cirro Ferrara sot do të përballet me Real Madridin dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Cristiano Ronaldon. " Mendoj se blerja e Cristiano Ronaldo nuk do të sjellë trofe për Real Madridin. Nuk mendoj se ka qenë e nevojshme të shpenzosh shumë. Ronaldo është një lojtarë si gjithë të tjerët dhe nuk duhet zmadhuar shumë" u shpreh Cirro Ferrara

Vucinic nuk do të shitet

Duke e parë formën e lartë në këto miqësore, skuadra e Romës mendon ta ruajë sulmuesin e saj Mirko Vucinic duke e larguar nga merkatoja. Sipas "Corriere dello Sport", Roma nuk do të pranojë të hyjë në negociata me asnjë skuadër në lidhje transferimin e Malazezit, i cili kërkohet nga shumë skuadra të mëdha Evropiane

Benzema: Të transferohet Ribery

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema deklaroi se skuadra e tij ka nevojë që të përforcojë edhe më shumë mesfushën e saj. " Franck Ribery nëse do të transferohej, do të ishte një pikë e fortë për ne. Ai është një futbollistë i shkëlqyer. Real duhet të mendojë seriozisht lidhur me transferimin e tij" deklaroi Karim Benzema për "Marca"

Guardiola: S'ka më blerje

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola tha se për skuadrën e tij ky afat kalimtar mund të jetë i përfunduar. " Merkatoja është ende e hapur, por për ne është pothuajse e mbyllur. Të gjithë lojtarët më të mirë janë shumë të shtrejtë. Ne jemi një skuadër e pasur por nuk do të thotë që shpenzojmë shumë." u shpreh Pep Guardiola

Pirlo: Ishte derbi im i fundit

Andrea Pirlo e ka bërë të qartë se do të largohet nga skuadra e Milanit drejt Chelseas. Në ndeshjen kundër Interit e zhvilluar të dielën e fundit, Pirlo u kishte thënë futbollistëve të Interit se " Ky ishte derbi i fundi për mua". Mësohet se Pirlo do të kaloj tek Chelsea për 15 milionë euro dhe dhërbimet e dy futbollistëve, Claudio Pizarro dhe Miachel Mancienne

Ferguson i kënaqur pavarësisht humbjes

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur pavarësisht humbjes në penalti ndaj Bayern Munichut në finalen e Audi Cup.
“Do t’iu japim lojtarëve disa ditë pushim, ata e kanë merituar. Ka qenë një rrugë e gjatë. Gjithmonë është lodhëse të shkosh në Lindjen e Largët. Gjëja më e mirë është që erdhëm përmes Gjermanisë dhe shpresojmë se iu kemi ri-dhënë energji”, ka thënë Ferguson. “Ata do të përfitojmë pushim treditor tash dhe kur të rikthehen të hënën, ata do të jenë të gatshëm për punë të shpejtë”, ka shtuar skocezi. Edhe pse Bayerni ka fituar trofeun e Kupës Audi pas penaltive (ndeshja përfundoi baras 0-0), Ferguson ende është i kënaqur me paraqitjen e fundit të lojtarëve. “Ishte mbresëlënëse, mendoj se ishte një ndeshje për të cilën kishim nevojë. Në gjysmën e parë ata ishim më të mirë, ne nuk ishim garues sa duhet. Por, kur filluam të ishim ca më agresiv në lojën tonë në sulm, duhej të kishim fituar ndeshjen”, ka thënë më tej Ferguson.

Trezeguet mund të qëndrojë

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka insistuar se skuadra e tij nuk është edhe shumë e interesuar që të shesë sulmuesin e saj David Trezeguet. "David është i vlefshëm dhe ne mund ta ruajmë atë. Nëse do të vjen ndonjë ofertë ne do ta shqyrtojmë atë. Megjithatë nuk do të ngutemi nëse vendosim ta shesim David Trezeguet, jo në Itali por jashtë saj" - deklaroi Alessio Secco.

Caceres kalon testet mjeksore






Lojtari i ri i Juventusit, uruguajanezi Martin Caceres sot gjatë mëngjesit ka kaluar testimet mjeksore para se edhe zyrtarisht të prezantohet si lojtar i ri i Juventusit. Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i kontratës së lojtarit me bardhezinjtë, ku do të mbajë atë në Torino për një vit si lojtar i huazuar, me mundësi që pas një viti kontrata të blihet në mënyrë permanente. Spekulohet se Caceres do të përfitojë pagë vjetore prej 2 milionë euro për kontratën një vjeçare.

Edgar Davids: Juve do të fitojë scudetton

Lojtari i dikurshëm i Juventusit, holandezi Edgar Davids beson se skuadra e tij e dikurshme në kuadër të sezonit të ri në Lega Calcio, do të shpallet kampion. "Mendoj se Juventusi janë mjaft të përgatitur për të fituar vendin e parë në Serie A këtë vit. Tashmë punët vijnë në vendin e tyre dhe përforcimet e reja, shkëlqyeshëm janë përshtatur në skuadër" - theksoi Davids. Juventus këtë vit angazhoi Fabio Cannavaron, Felipe Melon, Diegon si dhe janë një hap para angazhimit edhe të mbrojtësit të Barcelonës, Martin Caceres. Ndërsa Diego dhe Melo janë emrat e duhur për t'i zgjidhur problemet skuadra bardhezi. Zonja e Vjetër testin kryesor do ta kenë të premten, ku do të ndeshen me skuadrën e miliardave Real Madridin, në kuadër të gjysmëfinales se Kupës së Paqes (Peace Cup).

Diego: Ndeshja me Realin është speciale

Futbollisti i Juventusit, braziliani Diego deklaroi se: '' Ndeshja me Realin e Madridit do të jetë një ndeshje speciale. Unë jam i lumtur që shënova për herë të parë për Juventusin. Ne jemi skuadra më e fortë e botës, andaj sezoni i ardhshëm do të jetë i mrekullueshëm'' - u shpreh Diego.

Toure: Me Adebayor do të sjellim kulturën e Arsenalit në City

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, është i ngazëllyer që po i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Emmanuel Adebayor në Eastlands, duke thënë se ata do të sjellin përvojën e Arsenalit në City.
“Manu (Adebayor) vërtet është një mik i mirë i imi. Kur ai nënshkroi për Cityn e dija se kjo ishte një lëvizje e qëlluar për të dhe të jem tash bashkë me të këtu, është e rëndësishme për mua. Do të sjellim në City atë që mësuam në Arsenal”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit. “Isha i ngazëllyer që erdha këtu, jo vetëm sepse ka lojtarë vërtet të mirë, por për shkak të ambicieve që secili ka. Ka shumë lojtarë të mirë të vlerësuar dhe kjo është e mirë për klubin. Micah Richards është një prej tyre. Ne tash duhet të kombinohemi dhe të punojmë së bashku për t’i sjellë sukses klubit dhe për t’u përpjekur dhe për të fituar diçka”, ka shtuar Toure.

Xavi: Ibrahimovic vlen sa edhe Kaka dhe Ronaldo

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar nënshkrimin e fundit të blaugranëve, duke e krahasuar atë me investimet që ka bërë Reali i Madridit.
“Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me prirje teknike. Nënshkrimi i tij është një ngritje e madhe për klubi dhe po ashtu gjë shumë e rëndësishme”, ka thënë Xavi. “Ai padyshim mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka, edhe në kuptimin e vlerësimit nga mediat dhe po ashtu edhe në futboll. Gjithmonë më ka pëlqyer Ibrahimovic dhe ai do ta përmirësojë lojën tonë ajrore”, ka shtuar spanjolli. 29-vjeçari po ashtu ka shprehur keqardhjen për largimin e mikut të tij të mirë Samuel Eto’o.

Lavezzi: Nuk largohem nga Napoli

Ezequiel Lavezzi është i lumtur te Napoli dhe nuk planifikon t largohet nga San Paolo gjatë këtij afati kalimtar.
“Jam i lumtur në Napoli dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj këtu. Sido që të jetë, duhet të presim dhe të shohim sepse e ardhmja nuk varet vetëm nga unë” “Ka pasur interesime nga Boca Juniors. Do të ishte gjë e komplikuar për mua që të kthehesha në vendlindje dhe të ushtroja profesionin tim. Nuk mendoj për paratë ose për mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re, krejt çka më intereson është të luaj futboll dhe të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë argjentinasi.

30 korrik 2009

Kaka: U largova për motive financiare

Ricardo Kaka është rikthyer në kohën kur u transferua nga Milan te Real Madrid. Mesfushori brazilian i ka treguar edhe njëherë arsyet e largimit të tij. “Kur kam marrë oferta nga klubet tjera, gjithmonë Milanit ia kam dhënë përgjegjësinë të vendosë. Ai ishte një klub që më pëlqente dhe ku ndihesha mirë. Më pas arriti momenti kur u thash udhëheqësve: në ditën kur vendosni të më shitni, unë do të largohem sepse në atë moment objektivat e juaja me të miat nuk do të përputhen. Gjatë gjashtë vjetëve kanë arritur oferta të ndryshme duke përfshirë edhe Real Madrid, por Milan vendosi t’i hapte dyert vetëm këtë vit”, tha Kaka për AS.

Ibra mund të përmirësohet

Zlatan Ibrahimoviç nuk beson se e ka arritur maksimumin e mundësisë së tij në futboll. Sulmuesi suedez beson se mund të përmirësohet. “Dëshiroj dhe mund të përmirësohem. E di se jam në një nivel të lartë, por e di se mund të jem edhe më efikas. Nevojitet të punoj shumë. Në Itali kam mësuar se si duhet të luash për skuadër. Nëse nuk luan kështu, është e pamundur t’i arrish objektivat e klubit tënd”, tha sulmuesi suedez.

Arsenal e thërret Vieiran

Nga Anglia ngrihet një mundësi fascinuese e transferimit. Sipas tabloideve britanike The Sun e Daily Mirror, Arsenal i ka ofruar kontratë njëvjeçare Patrick Vieiras.Menaxheri Arsene Wenger dëshiron ta rikthejë në ‘shtëpi’ mesfushorin 33 vjeç të Interit, i cili ishte shitur katër vjet më parë në Juventus. Vetëm për t’u rikthyer në Londër, Vieira do të ishte i gatshëm të pranonte t’i shkurtohej rroga. Për veteranin francez janë të interesuara edhe Tottenham e Paris Saint Germain.

Gomis kalon në Lyon

Bafetimbi Gomis ka kaluar zyrtarisht nga Saint-Etienne tek Olympique Lyon. Gjiganti francez ka shpenzuar rreth 13 milionë euro, për ta bërë të vetin kartonin e 24 vjeçarit. Sulmuesi francez, pasi ta kalojë vizitën mjekësore, do ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Lyonin. 24 vjeçari Gomis, ishte pjesë e përfaqësueses së Francës në Evropianin 2008. Me Saint Etienne, gjatë pesë vjetëve të fundit, ai pati 131 paraqitje dhe realizoi 38 gola.

Edhe një gjuajte e Realit

Pas Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema dhe Raul Albiol, ishte radha e Arbeloas. Klubi mbretëror Real Madrid e ka zyrtarizuar të mërkurën mbrëma transferimin më të ri: mbrojtësin Alvaro Arbeloa nga Liverpool. Klubi spanjoll ia ka paguar Liverpoolit 4 milionë euro, për ta siguruar kartonin e futbollistit. 26 vjeçari spanjoll kishte 96 paraqitje me Reds, ndërsa ia doli t’i shënonte edhe dy gola.

Juventus i fortë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon synon të përfundojë karrierën e tij në Torino dhe beson se ekipi aktual mund të fitojë gjithçka. Sezonin e kaluar, reprezentuesi italian ishte i zemëruar me rezultatet e ekipit dhe mënyrën si nuk arriti të ndjekë Interin në garë për titullin e kampionit në Serie A.

Kjo zgjoi dyshime rreth të ardhmes së tij në klub. Buffon bëri thirrje që Juventus të investojë në ekip dhe drejtuesit janë përgjigjur duke shpenzuar mbi 50 milionë euro në mesfushorët Diego dhe Felipe Melo.

“Dua të mbetem në Juventus. Nuk kam dëshirë të largohem. Do të mbetem këtu edhe në të ardhmen”, tha Buffon pas spekulimeve të reja rreth interesimit të klubeve nga Premierliga.

“Jam futbollist me fat që barti këtë fanellë e cila gjithmonë më mbush me krenari. Në të kaluarën e pranoj se me dëshirë do të kisha kaluar një përvojë të huaj. Tani jam bërë baba dhe dua t’u dhuroj fëmijëve të mi një pikë referimi. Dua të fitoj me këtë fanellë”, shtoi Buffon.

Aktualisht në Spanjë, i angazhuar në turneun Peace Cup, Buffon ka thënë se ka dëshirë të luajë kundër ekipit të përforcuar të Real Madridit në gjysmëfinale.

“Më pëlqen ky Peace Cup dhe do të dëshiroja të përballeshim me Real Madridin. Do të ishte interesant të luajmë kundër tyre. Këtë vit Juventus do të jetë më i fortë për dallim nga vitet e kaluara. Jemi përmirësuar shumë, por nuk dua të bëj parashikime të hershme”, u shpreh ai.

Në fund, Buffon komentoi edhe shkëmbimin mes Zlatan Ibrahimoviçit dhe Samuel Eto’os. Ylli suedez iu bashkua Barcelonës nga Inter, ndërsa Nerazzurrët në kompensim morën sulmuesin kamerunas dhe 45 milionë euro.

“Nuk duhet harruar se Inter është prapë i fortë. Ata kanë shitur Ibrahimoviçin, por kanë sjell Eto’on, një futbollist i cili ka shënuar shumë gola në karrierën e tij. Mendoj se ishte shkëmbim i barabartë. Eto’o mes tjerash ka shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve dhe është kampion i madh. Inter nuk është dobësuar”, përfundoi Buffon.

Në Dynamo për gola

Bekim Kastrati ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi pejan të mërkurën ka nënshkruar kontratë njëvjeçar me skuadrën nga Bundesliga 3, Dynamo Dresden. Ish sulmuesi i Fortuna Duseldorfit është i lumtur që sezonin e ri do ta bartë fanellën e skuadrës nga stadiumi Rudolf Harbig, i cili është një klub me traditë në futbollin e Gjermanisë. “Sot (të mërkurën) kam nënshkruar kontratë njëvjeçare me Dynamon. Jam i lumtur që e kam gjet një ekip me traditë, i cili ka stadiumin e ri dhe gjithashtu ka shikues të flaktë sikurse Fortuna”, ka thënë Kastrati të mërkurën për Express. Dy sezonet e fundit Kastrati ka vuajtur nga lëndimet, të cilat për një kohë të gjatë e lanë jashtë fushës së gjelbër. Ai shpreson që me ekipin e ri mos ta përcjellin lëndimet, derisa synon t’u rikthehet golave. “Besoj se do të adaptohem te Dynamo dhe se do të zë vend në ekipin e parë. Shpresoj mos të kem lëndime dhe pas një kohe të luaj dhe të shendoj gola”, theksoi ish anëtari i Borussia Monchengladbach. “Qëllimi kryesor i Dresdenti këtë sezon nuk është inkuadrimi në Bundesliga 2. Nëse arrijmë të luajmë mirë, atëherë do ta synojmë Bundesliga 2”, shtoi reprezentuesi i Shqipërisë. Ish sulmuesi i Fortuna Duseldorfit nuk është i panjohur për ekipin e Dynamos. Ai në fillim të këtij muaji u testua te ky klub, ku i kaloi me sukses provat. Gjatë provave, Kastrati te Dynamo shënoi dy gola në ndeshje miqësore dhe e bindi trajnerin Ruud Kaise se meriton të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Kastrati në fanellën e klubit të ri pritet të debutojë në fundjavë, në ndeshjen Dynamo –Nurnberg, e cila do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Chiellini: Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibra janë të të njëjtit nivel

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur për ndeshjen kundër Real Madridit në kudër të Peace Cup, ndërkohë që ka mohuar pikëpamjet se ai dhe Fabio Cannavaro nuk mund të luajnë bashkë.
“Është e pakuptimtë! Gjithmonë kur kemi luajtur bashkë kemi luajtur mirë dhe nuk e kuptoj se si po gjykohemi kështu nga larg, mund të na gjykoni në fushë, por jo nga largësia”, ka thënë Chiellini

Qendërmbrojtësi bardhezi ka folur edhe për ndeshjen e të premtes kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes.

“Ekziston një dallim shumë i vogël ndërmjet Kaka dhe Ronaldo, vlera e tyre është e njëjtë. Besoj se Reali ka kuptuar nevojën e Milanit për ta shitur dhe e ka shfrytëzuar rastin”.

“Për mua, Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibrahimovic, të gjithë janë të të njëjtin nivel. Kaka nuk është prapa të tjerëve, ai është absolutisht i jashtëzakonshëm”, ka shtuar italiani.

Cana: Jam lider natyral

Transferi i ri i Sunderlandit, Lorik Cana, është zotuar se do të jetë lider i skuadrës, ndërsa ka shtuar se është shumë entuziast që do të garojë në Ligën Premier.
“Ndjehem mirë. Është dita ime e parë në stërvitje, një klub i ri, dhe një aventurë e re për mua”. “Është shumë emocionuese të luaj në Ligën Premier. Sot kam kontaktin e parë me trajnerin, me Ericun (menaxherin ndihmës) dhe me bashkëlojtarët. Mezi po pres të luaj për Sunderlandin dhe të shënojmë disa rezultate të mira, sido që të jetë përshtypjet e mia të para janë të mira”. “Kam luajtur për dy nga skuadrat më të mira në Francë- te Paris (Saint-Germain) dhe te Marseille- dhe në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se jam këtu që të ofroj përvojën personale te Sunderlandi dhe t’i ndihmoj skuadrës”. “Për mua Liga Premier është më e mira në botë, dhe të gjithë e dinë këtë. Kjo është arsyeja që kam ardhur këtu, ndërsa Sunderlandi është një vend i jashtëzakonshëm për të luajtur futboll dhe ka tifozë të shkëlqyer”. “Unë jam një fitues dhe e kam përvojën e duhur që të luaj në krye të ligës dhe do të mundohem ta bëjë këtë me Sunderlandin”. “Qëllimi im është të jap 300% nga vetja, të jem i fortë dhe të jem lider. Të jem lider është veti natyrore e imja. Dhe mendoj se loja ime është tipike britanike”, ka thënë mesfushori kuqezi për SAFC TV.

Reali dhe Marseille arrijnë marrëveshje për Heinzen

Marseille ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Gabriel Heinze.
Pas ardhjes së menaxhmentit të ri në krye të Los Blancos, Heinze menjëherë hyri në listën e lojtarëve që do të largohen, ndërkohë që Marseille ka bërë disa përforcime në skuadër. Në faqen zyrtare të klubit francez thuhet se dy skuadrat kanë arritur marrëveshje paraprake për transferimin e argjentinasit, ndërsa nuk dihet shuma që do ta paguajë skuadra nga Velodrome për shërbimet e mbrojtësit të dikurshëm të Manchester United.

Caceres kalon ekzaminimet mjekësore te Juve

Mbrojtësi i Barcelonës, Martin Caceres, ka kaluar ekzaminimet mjekësore te Juventusi dhe është në prag të kompletim të transferimit të tij në formë huazimi te Zonja e Vjetër.
“Il Corriere Dello Sport” shkruan se uruguaiani kishte arritur në Torino mëngjesin e të enjtes, me ç’rast i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa së shpejti pritet të nënshkruhet edhe huazimi njëvjeçar te Bianconerët.

Sipas të njëjtit burim, në fund të sezonit Juve do ta ketë mundësinë që ta blejë lojtarin për shumën prej afër 12 milionë eurosh.

Sneijderi do ta zëvendësojë Pirlon?

Milani ka shënjestruar mesfushorin e Real Madridit, Wesley Sneijder, si alternativë nëse Andrea Pirlo vendos të transferohet te Chelsea.
“La Gazzetta Dello Sport” njofton se kuqezinjtë tashmë e kanë refuzuar një ofertë të Bluve për yllin e tyre, mirëpo zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka pranuar ofertë nga Chelsea, duke lënë kështu gjithçka të hapur. Milani ende nuk ka siguruar lojtarët e nevojshëm për sezonin e ri, prandaj nëse Pirlo largohet, atëherë Rossonerët do të detyrohen ta përforcojnë edhe mesfushën, ndërsa holandezi Sneijder do të jetë tepricë te Mbretërit pas transferimit të Xabi Alonsos nga Liverpooli.

Tare mohon afrimin e Cruz me Lazion

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka mohuar spekulimet se sulmuesi argjentinas Julio Cruz është pranë kalimit te Lazio.
“Cruz nuk është pranë Lazios. Është normale që një lojtar si ai të tërheq interesimin tonë, por edhe të të gjithë të tjerëve”, është shprehur ish-sulmuesi i Përfaqësueses kuqezi për Tuttomercatoweb.com. Tare ka mohuar edhe spekulimet e deritanishme në lidhje me sulmuesin e Lazios, Goran Pandev, duke thënë se deri më tani nuk ka ndonjë zhvillim në lidhje me transferimin e maqedonasit.

Zyrtare: Hleb transferohet te Stuttgart

Barcelona ka konfirmuar se Aliaksandr Hleb në sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Stuttgartit.
“Klubi i Barcelonës konfirmon se Aliaksandr Hleb ka kompletuar transferimin te Stuttgarti”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës. Fillimisht Hleb është dashur të transferohej tek Interi, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou. Mirëpo bjellorusi vendosi të transferohej në klubin e tij të dikurshëm ku ka kaluar pesë vite (2000-2005). Konfirmimin zyrtar për huazimin e Hlebit në Bundesliga e ka bërë edhe Stuttgarti, që do të paguajë pagën e plotë të mesfushorit. Ndërkohë, Barcelona do t’i paguajë Interit diçka më shumë se tre milionë euro, duke qenë se Hleb nuk do luajë për zikaltrit.

Eduardo shpreson në sezon të suksesshëm

Sulmuesi brazilian me nënshtetësi kroate Eduardo Da Silva është i bindur se ai mund të mbulojë zbrazëtirën e mbetur pas largimit të Emmanuel Adebayor drejt Manchester City.
26-vjeçari, i cili shënoi dy gola në fitoren 5-0 në miqësoren e Arsenalit kundër Szombathelyi, përfundimisht është kthyer në formë të plotë pas thyerjes së dyfishtë të këmbës që në shkurt të vitit 2008. “Ndeshja e të hënës ishte shumë e rëndësishme për mua dhe jam i lumtur që shënova dy herë. Shpresoj se do të arrijmë diçka këtë sezon dhe se do të shënoj edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Eduardo. Sulmuesi po ashtu pritet të jetë pjesë e kombëtares kroate për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën Botërore, kundër Bjellorusisë më 12 gusht.

Martins drejt Wolfsburgut

Sulmuesi i Newcastle United, Obafemi Martins, pritet të largohet nga ekipi anglez për të kaluar në radhët e kampionit të Bundesligës, Wolfsburg.
Nigeriani tashmë ka zbuluar dëshirën e tij për të kaluar në radhët e Wolfsburgut në disa javët në vazhdim. Dhe sipas “The Sun”, Martins, nuk ishte në mesin e zëvendësuesve në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Leeds United, duke nxitur edhe më tej spekulimet se ai mund të kalojë në kampionatin gjerman. Newcastle pritet të fitojë rreth 7.5 milionë euro nga shitja e sulmuesit, ndërsa përcaktimi i kushteve personale dhe testeve mjekësore pritet të realizohen gjatë javës së ardhshme.

Aston Villa i bashkohet garës për Upson

Klubi i Ligës Premier, Aston Villa, është i interesuar të marrë shërbimet e mbrojtësit të West Ham United, Matthew Upson.
Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, dëshiron të nënshkruajë me edhe dy mbrojtës në disa javët e mbetura të afatit kalimtar. Dhe, siç shkruajnë mediat angleze, Villa ka përqendruar vëmendjen në Matthew Upson, duke iu bashkuar kështu listës së ekipeve që kërkojnë mbrojtësin e kombëtares angleze, ku janë edhe Arsenal dhe Manchester City.

Cana zyrëtarizon me Sunderland

Futbollisti i kombëtares Shqipëtare Kosovari Lorik Cana zyrëtarizon kontratën e tij me Sunderland. Trajneri i Sunderland Steve Bruce deklaroi se '' Jam i kënaqur që kam fituar garën për blerjen e Canës. Atë shumë trajner kërkonin, por unë fitova''. Ndërsa Babai i Lorik Canës Agim Cana deklaroi se '' Sunderland ishte skuadra adekuate për Lorikun për një aventurë Angleze''

Cassano i gatshëm për një klub të madh

Agjenti i Antonio Cassanos e ka lënë ta hapur mundësinë e transferimit të klientit të tij tek skuadra e Interit. " E dimë se Interi është e interesuar dhe jemi të lumtur për këtë. Cassano është i gatshëm të luaj me një skuadër të madhe, ndoshta edhe në Inter" deklaroi Giuseppe Bozzi për Sky Sport Italia

Spalleti: E duam Cruzin

Trajneri i skuadrës së Romës Luciano Spalleti është i interesuar që të marë shërbimet e sulmuesit të Interit Julio Cruz. " Cruz është i fortë dhe i kompletuar. Ne jemi të interesuar për të, por gjithçka varet nga buxheti ynë" deklaroi Luciano Spalleti. Për Julio Cruzin e interesuar është edhe skuadra e Lazios

Torres: Do të jemi pandalshëm

Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres është i bindur se skuadra e tij në sezonin e ardhshëm do të jetë kampione në Premier ligës Angleze. " Me këtë ekipë që kemi mund të them lirisht se do të jemi të pandalshëm. Merkatoja është ende e hapur dhe mund të vijnë futbollistë të rinjë. Me trajnerin Benitez po punojmë shumë dhe do t'ja arrijmë qëllimit" u shpreh Fernando Torres për "News of the World"

Benzema optimist për të ardhmen

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema ka folur rreth sezonit të tij të parë me skuadrën mbretërore. " Që kur isha i vogël e kam bartur fanellën e Realit. Tani që jam pjesë e këtij klubi është një realitet tjetër. Dua të jem në formë të mirë për sezonin e ardhshëm dhe ta ndihmojë Realin të fitojë trofe. Do të bashkpunojmë të gjithë për suksese" deklaroi Karim Benzema

Milani kthehet tek Fabiano

Milani është gati për të ri-filluar bisedimet me skuadrën e Sevillës për transferimin e sulmuesit Luis Fabiano. Oferta e fundit e Milanit në vlerë 14 milionë euro është refuzuar menjëherë nga Sevilla e cila kërkon dyfishin e kësaj oferte. Pritet reagimi i skuadrës Spanjolle në lidhje me ri-fillimin e negociatave

Bologna, koloni Shqipëtare

Pak ditë më parë biznismeni Shqipëtar Rezart Taçi bleu 80% të aksioneve të klubit të Bolognes. Rezart Taçi nuk dëshiron që të ndihet i vetmuar në koloninë e posaposhtuar, por dëshiron që së paku dy futbollist Shqipëtar të inkuadrohën në Skuadër. Agjenti i Hykës, Haxhija deklaron se '' Është një rastë i mirë që Bologna të transferon Hykën e cila duhet të paguajë një dëmashpërblim vetëm prej 750 mijë eurove. Njashtu Rezart Taçi dëshiron që në skuadër të ketë edhe talentin tjetër Shqipëtar Brian Filipin

Diego dëshiron ligën e kampionëve

Mesfushori i Juventusit Diego e ka cilësuar ligën e kampionëve si objektivin kryesor të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. " Synimi ynë është që të fitojmë, liga e kampionëve është synimi ynë dhe ne jemi duke punuar shumë që të arrijmë këtë sukses" deklaroi Diego, i cili në ndeshjen e tijë të parë me Juventusin shënoi gol në Peace Cup

Benitez: Reina më i miri

Trajneri i Liverpoolit Rafael Benitez beson se portieri i skuadrës së tij Pepe Reina është portieri më i mirë në kampionatin Anglez. " Pepe është një portier i shkëlqyer. Për momentin, mendoj se është portieri më i mirë në Premier ligën Angleze. Nganjëherë bënë dy pritje të mëdha gjatë lojës dhe kjo ndikon që loja të kthehet në favorin tonë" u shpreh Rafael Benitez

Shkodranët largohen nga Shkodra

Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës pas eliminimit nga Liga Evropiane, futbollistët e saj ia kanë mësyrë skuadrave Evropiane dhe ato Turke. Pak ditë më herët Elvin Beqiri u largua nga Shkodra duke u transferuar në Francë për Bulogne. Ndërsa Ndriqim Shtubina dhe Ilir Nallbani janë duke biseduar me disa skuadra Turke që janë ligën e parë Turke. Lajmi i fundit që vjenë nga Shkodranët është se Bekim Shala ka filluar bisedimet me një skuadër Turke, por emri i saj ende nuk tregohet. Ndërsa plagët e Vllaznisë pritet që të i shërojë tre sulmuesit, dy Ballkanas dhe një Kamerunas, por emrat e tyre në janë bërë të ditur.

Ferguson beson tek Nani

Sir Alex Ferguson është i bindur se mesfushori i skuadrës së tij Portugezi Nani, në sezonin e ardhshëm do të jetë në qendër të vëmendjes. " Nani tashmë është 22 vjeç dhe luan në nivelin më të lartë të futbollit. Unë besoj shumë tek ai ngase është një talent. Në sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësira dhe do të tregoj formën e tij më të mirë" theksoi Ferguson

Astrit Fazliu i lumtur në Prishtinë

Transfera e re e kampionëve të Republikës së Kosovës Astrit Fazliu ka deklaruar se është i lumtur në Prishtinë. Ai deklaroi se '' Edhe pse kam një lëndim të lehtë në kraharor unë vazhdojë të jam në stërvitje. Jam i lumtur që tani jam në skuadrën kampione dhe unë do të japë më të mirën për klubin'' u shprehë Fazliu

Kaka: Isha i lumtur tek Milani

Ricardo Kaka e ka bërë të qartë se ishte skuadra e Milanit ajo që e largoi atë nga San Siro drejt Santiago Bernabeut. " Unë e doja Milanin dhe isha i lumtur atje, por erdhi një moment kur skaudra ishte e detyruar të më shesë për shkaqe financiare. Unë gjithmonë ia kam lënë Milanit në dorë të ardhmen time dhe ajo vendosi që të më shesë." deklaroi Ricardo Kaka për "AS"

Arbeloa në treningun e parë

Transfera e re e Real Madridit Alvaro Arbeloa ka dalë për herë të parë në trening me futbollistët e Real Madridit. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë pes vjeqare me Real Madridin. Kupa e Paqës pritet të jetë debutimi i parë i tij në Real, andaj mund jetë edhe një prezentim i futbollistit para fillimit të sezonit në Spanjë

Fergi: Nga Valencia priten gola

Trajneri i Man ubited Sir Alex ferguson dekalroi se '' Transfera e re e Man United Antonio Valencia gjatë sezonit të ardhshëm do të shënojë gola vazhdimisht. Mua më ka kënaqur performanca e tij deri më tani. Edhe pse në Wigan nuk ka shënuar shumë, stili i lojës sonë do të bëjë që Valencia të jetë një makinë golash'' u shprehë Ferguson

Franc Veliu afër ishullit britanik

Futbollisti Shqipëtar Franc Veliu e ka zgjuar interesimin e skuadrave Britanike. Më herët për Veliun ishin të interesuara skuadrat Angleze Portsmouth, Aston Villa, dhe Bolton, por si diket Veliu është më afër për të u transferuar në futbollin Skocez, gjegjësisht në Celtic. Pritet që Veliu të pranojë një ofertë të Celticut dhe të udhëtojë për në Britani.

Hleb në Stuttgard

Edhe pse Barcelona kishte dhënë Hlebin në Inter për një vit me huazim për shkakë të transferës së Ibrahimoviçit, pas kundërshtimit të Hleb Barcelona ndërroi drejtimin e tij dhe për një vit huazim u dakordua me Stuttgardin. Sipas kontratës Hleb do të luajë një vitë në Stuttgard dhe të gjitha pagesat do të ia bëjë skuadra e Stuttgardit

Uli Hoennes: Ribery 100 milion euro

Frank Ribery padyshim ishte emri më i përfolur i merkatos gjatë kësaj vere. Edhe pse dy ditë më herët Franz Beckenbauer kishte deklaruar se Ribery bënë 94 milion euro, njëri nga drejtuesit e Bayernit dhe biznismeni i njohur Gjerman Uli Hoennes deklaroi se '' Ne kemi thënë se Riberyn nuk e shesim pas 15 korrikut. Ne kishim vënë një çmim 100 milion euro, dhe deri tani asnjë dkuadër nuk ka bërë një ofertë të tillë'' u shprehë Hoennes

Ronaldo operohet

Futbollisti i Palmeiras Ronaldo e ka bërë një operacion në dorën e majtë. A ishte lënduar gjatë ndeshjes në javën e kaluar, dhe pritet që brenda tri javëve të kthehet në fushën e gjelbër. Njëherit Ronaldo është edhe futbollisti që ka shënuar gola më së shumti në kampionate botërore, por a do të jetë i gatshëm për botërorin 2010 pritet të shihet se a do të ketë ftesë nga përzgjedhësi i kombëtares Braziliane

Mourinho përgatit listën e të padëshiruarve

Milano - Trajneri i Interit Jose Mourinho dëshiron ta zvogëlojë numrin e futbollistëve që ka në dispozicion në skuadrën e tij.
Momentalisht Interi ka 27 futbollistë ndërsa tekniku luzitan kërkon një skuadër me vetëm 23 të tillë. Sipas mediave lojtarët që do të largohen nga zikaltrit janë: Nicolas Burdisso, Nelson Rivas, Victor Obinna, Patrick Vieira dhe Mancini.

Talenti Veliu, një hap larg Sëlltikut

Vlorë - Mbrojtësi vlonjat Franc Veliu edhe pse e ka ruajtur për shumë kohë si sekret të tij interesimin e menaxherëve për ta provuar në një nga klubet e njohura britanike, dje ka pranuar se është pranë transferimit të ekipi skocez i Sëlltikut.
Po pak muaj më parë, pranë mbrojtësit elegant Veliu kanë qenë dhe dy skuadrat angleze, ajo e Porsmuthit dhe e Aston Vilës. Duket se së fundi, Sëlltik, pasi e ka parë mbrojtësin në aksion ka vendosur të nxitojë duke e bërë për vete kartonin e tij.

Ibra: Italinë s’e harroj; me Barçën fitoj

Barcelonë - Ibra nuk e harron dot Italinë. Sulmuesi i Barcelonës Zlatan Ibrahimovic ka folur rreth eksperiencës së tij në kampionatin Italian me Interin dhe Juventusin.
"Mund të them se Italia ishte një përvojë e madhe për mua, e cila ishte në favor timin. Me Juventusin dhe Interin kalova momente shumë të mira dhe nuk do t'i harrojë kurrë. Tani jam i përkushtuar tek skuadra e re dhe mendoj të fitoj sa më shumë trofe" u shpreh Ibrahimovic.

Juve merr mbrojtësin Kaseres nga Barcelona

Juventusi dhe Barcelona kanë gjetur marrëveshjen për huazimin e mbrojtësit Hoze Martin Kaseres te bardhezinjtë. Uruguaiani 22-vjeçar do të luajë për një sezon në Serinë A dhe nëse torinezët do të kërkojnë të blejnë kartonin e tij, ata duhet t‘u paguajnë spanjollëve 10 milionë euro. Kaseres, që cilësohet si një prej talenteve difensivë më të mëdhenj në Amerikën Jugore, ka zhgënjyer në "Kamp Nou": me vetëm 14 ndeshje të luajtura. Gjatë verës së kaluar, ai u ble me shumë bujë nga Rekreativo, për 16.5 milionë euro.

Kaka: Nuk jam në nivelin e Zidane

Ylli i ri i Real Madrid, Kaka, ka shpjeguar se pse ai ka refuzuar shansin për të veshur fanellën e Zinedine Zidane, me numrin 5.
“Nuk kam asgjë të bëj me Zidane. Kjo ishte më shumë sepse për brazilianët numri 5 është më shumë defansiv. Andaj unë preferova të qëndroj me numrin 8, me të cilin kam filluar në Sao Paolo”, ka thënë Kaka.“Zidane është legjendë e futbollit, ai ka bërë më së shumti histori me Francën dhe Real Madridin. Ai është në një nivel tjetër, pasi ai tashmë ka bërë histori në karrierën e tij. Unë ende nuk e kam arritur atë. Nuk ndjehem komod me krahasimin, por është OK”, ka shtuar braziliani.

Benitez ul çmimin e Xabi Alonsos

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, tashmë është i gatshëm të arrijë kompromis për të shitur mesfushorin spanjoll Xabi Alonso te Real Madridi.
Siç shkruan Daily Mail, lëvizja e Alonsos në Bernabeu është zvarritur gjithë verën, me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, që kërkonte 35 milion dhe me Realin që ofronte 25 milionë funte për spanjollin.Megjithatë dy klubet tash janë larg vetëm 5 milionë euro në negociatat e tyre dhe pritet që ata të arrijnë marrëveshje nën shumën 30 milionë funte deri në vikend.27-vjeçari do të ribashkohej me tashmë ish-bashkë-lojtarin e tij të Liverpoolit, Alvaro Arbeloa, i cili dje kompletoi transferimin në Bernabeu për 3.5 milionë funte.

Zyrtare: Elano nënshkruan me Galatasarayn

Mesfushori brazilian Elano është larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar Galatasarayt, ka konfirmuar vetë klubi turk me anë të një deklarate në faqen zyrtare.
Milani dhe Interi u raportua se ishin po ashtu të interesuar për lojtarin, por Sky Sports bën të ditur se braziliani tashmë ka lëvizur në drejtim të ekipit turk për një shumë që besohet të jetë afro 9.5 milionë euro.“Lojtari i kombëtares së Brazilit, Elano Blumer (27) ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Galatasarayn pasi ka luajtur për dy vite në Manchester City”, shkruhet në deklaratën e klubit turk.City ka filluar të reduktojë numrin e lojtarëve dhe Elano bëhet kështu lojtari i katërt që largohet këtë verë, pas Ched Evans, Valeri Bojinov dhe Felipe Caicedo.Ekipi ka sjellë një varg të përforcimesh të reja muajin e fundit si Gareth Barry, Roque Santa Cruz, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor dhe së fundi Kolo Toure.

Ferguson i kënaqur me Anderson

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i ngazëllyer të shohë Anderson të shënojë golin e tij të parë me klubin anglez.
Kampioni i Serie A mposhti ekipin argjentinas Boca Juniors me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës Audi. Anderson dhe përforcimi i ri Antonio Valencia, shënuan për avantazhin e dyfishtë të Manchesterit, derisa rezultatin për Boca a ngushtoi Federico Insua.“Është një mrekulli e Munichut”, ka bërë shaka Ferguson. “Por ndoshta kjo do ta shpërthejë djaloshin, kjo mund të jetë një nxitje për të shënuar më shumë. Ai ka talent, andaj shpresojmë se ai do të mund të shënojë më shumë”.

Viera refuzon Tottenhamin për shkak të Arsenalit?

Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, ngurron të transferohet te Tottenhami, për shkak se kjo mund të humb simpatinë që kanë fansat e Arsenalit për të.
Siç shkruan Daily Mail, Vieira, i cili dëshiron të largohet nga Interi në kërkim të një ekipi ku do të mund të luajë me ekipin e parë, që do t’i ndihmonte atij të sigurojë një vend për Kupën Botërore të verës së ardhshme, ka lënë anash idenë për t’u transferuar te Tottenham.Viera është e kuptueshme se e ka marrë më me qetësi rikthimin e tij në Londër, pasi kjo mund ketë ndikim në njollosjen e reputacionit të tij si legjendë e Arsenalit.Ekipet franceze Lyon dhe Paris Saint-Germain po ashtu kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin, derisa edhe Birmingham bëri interesim të hershëm për të. Por Vieira do të jetë më i lumtur të qëndrojë në Serie A nëse i ofrohet ndonjë marrëveshje e pranueshme.Ndërkohë disa media raportojnë edhe mundësinë pak të besueshme që ish-kapiteni i Arsenalit, të rikthehet në mesin e topçinjve.

Arbeloa: Liverpooli më ka bërë edhe më të mirë

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se gjatë kohës së tij në Liverpool ai është bërë një lojtar shumë më i mirë.
“Liverpooli është një klub i madh me një histori mbresëlënëse, me shumë suksese. Në Angli ky është një ekip me më së shumti tituj... Andaj tashmë e kam shijuar atë kënaqësi dhe shpresoj se kjo do të më ndihmojë tash në këtë sfidë, e cila qartas është më madhja në karrierën time”, ka thënë Arbeloa.“Mendoj se jam bërë një futbollist më i mirë dhe po ashtu më i pjekur. Kur luani në një klub si Liverpooli e keni shansin të luani me lojtarë të mëdhenj, unë po ashtu jam ftuar nga Spanja dhe kemi fituar Kampionatin Evropian... në këto vite kam mësuar shumë gjëra”.“Kjo më ka bërë lojtar më të mirë dhe shpresoj të jem në gjendje ta tregoj këtë, që në fund është gjë e rëndësishme”, ka shtuar spanjolli.

Bayerni turpëron Milanin

Milani po vazhdon me formën e keqe në ndeshjet miqësore parasezonale, ndërsa të mërkurën mbrëma është mposhtur me rezultat prej 4-1 nga Bayern Munichu.
Është kjo humbja e katërt radhazi e Rossonerëve, të cilët duket se nuk po e gjejnë formulën e fitores. Bavarezët dolën fitues me golat e Muller (12’ dhe 90’), Schweinsteiger (80’) dhe Sene (89’). Ndërsa golin e nderit për kuqezinjtë e shënoi Pirlo (81’).

Zanetti dëshiron titullin e pestë të radhazi

Të mërkurën është publikuar kalendari i Kampionatit italian në futboll, ndërsa kampioni Inter do ta fillojë sezonin e ri me ndeshjen kundër skuadrës së promovuar ne Serie A, Bari, ndërsa një javë më pas do të përballet me rivalin e qytetit, Milan.
“Në Ligë secila ndeshje është e vështirë, sepse asnjëherë nuk e di se çfarë rreziku vjen. Ne e dimë këtë mirë, sepse e kemi dëshmuar me rezultatet e treguara në vitet e fundit”. “E dimë potencialin e skuadrës sonë dhe e dimë se mund të fitojmë kundër të gjithëve, dhe gjithmonë do ta japim më të mirën përballë çdo kundërshtari”. “Do të mundohemi të japim maksimumin që ta konfirmojmë veten si kampionë. Dëshirojmë ta fitojmë titullin e pestë radhazi”, ka thënë kapiteni i Interit, Javier Zanetti.

Leonardo: Inter dhe Juve janë më të fortë se Milani

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi kanë skuadra më të forta se Rossonerët, mirëpo ai e konsideron sezonin e ri si një sfidë për të dhe të zgjedhurit e tij.
“Jam i lumtur dhe entuziast për këtë sfidë. Stoli i Milanit është shumë i rëndësishëm dhe mua më qeshet kur lojtarët më thirrin trajner, sepse ende nuk jam mësuar me këtë emër”. “Milani ka identitetin e vet historik. Ka periudha kur gjithçka shkon mirë, dhe ka periudha kur duhet të djersitemi më shumë dhe të analizojmë mirë detajet, siç po ndodh tani”. “Tani për tani Interi është favorit. Juve është po ashtu skuadër e fuqishme, mirëpo mund t’u them se prapëseprapë ne mund të jemi befasia”. “Ekipi ynë është shumë i vogël, duke qenë se jemi të përkushtuar në shumë kompeticione, prandaj kemi nevojë për emra të tjerë në skuadër”, është shprehur Leonardo për RAI.

Diego: Juve mund të fitojë gjithçka

Transferi i sivjetmë i Juventusit, Diego, i cili të martën mbrëma shënoi golin debutues për Zonjën e Vjetër në kuadër të Peace Cup, ka dhënë mendimet e tij për skuadrën bardhezi.
“Dje ishte një ditë e përsosur. Jam shumë i lumtur, sepse goli ishte i rëndësishëm për mua”.

“Juventusi është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe ne mund të fitojmë gjithçka”, ka thënë braziliani.

Juve ka fituar dy ndeshjet në kuadër të Grupit A të Kupës së Paqes, që do të thotë se është kualifikuar në gjysmëfinale, ku të premten do të përballet me Real Madridin.

“Ndeshja kundër Real Madridit do të jetë e veçantë, mirëpo forma jonë nuk është aq e mirë”, ka shtuar ish-lojtari i Werder Bremenit, i cili është shprehur se ëndrra e tij është që të luajë në Kampionatin Botëror 2010 me Brazilin, kështu që do të japë më të mirën nga vetja me Juventusin që të sigurojë vend në formacionin e ngjeshur të Selecaos.

Publikohet kalendari i Serie A

Është publikuar kalendari i ndeshjeve të sezonit 2009/2010 në Serie A, ndërsa kampioni Inter në ndeshjen e parë do ta presë Barin.
Sipas të dhënave nga “Corriere dello Sport”, Roma do ta vizitojë Genoan në ndeshjen e parë, Juventusi do të përballet me Chievon, ndërsa Milani do të udhëtojë te Sienna. Lajmi më interesant është se Juventusi dhe Milani do të përballen në javët e fundit të sezonit (19 dhe 38), që do të jetë përballje e jashtëzakonshme, sidomos nëse këto dy skuadra do të arrijnë të garojnë për titull. Ndërkohë java e dytë e sezonit të ri duket të jetë më ‘e nxehta’ kur kihet parasysh se do të përballen Interi dhe Milani, ndërsa Juventusi do të luajë kundër Romës. Java e 15-të po ashtu do të jetë njëra nga më interesantet, kur do të zhvillohet Derbi i Italisë, ndërmjet Interit dhe Juventusit, dhe derbi romak, ndërmjet Romës dhe Lazios. Serie A fillon më 22 gusht 2009 dhe përfundon më 16 maj 2010, për t’i dhënë përfaqësueses së Italisë afër tri javë për t’u përgatitur për Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohet verën e ardhshme në Afrikën e Jugut.

Zyrtare: Toure nënshkruan për Cityn

Të mërkurën Manchester City ka transferuar një tjetër lojtar të rëndësishëm, dhe ky është mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure.
Sipas “Sky Sports News”, lojtari i transferuar nga Arsenali ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e tij të re.
Konfirmimin për këtë transferim e ka bërë agjenti i Toure, Saif Rubie, i cili ka thënë se kjo është një sfidë e re për klientin e tij, i cili me bashkëlojtarët e rinj do të mundohet ta shndërrojë Manchester Cityn në njërën nga skuadrat më të mëdha në botë.

Toure kalon ekzaminimet mjekësore te City
Transferimi i Kolo Toure nga Arsenali te Manchester City tashmë është shumë pranë, pasi që të mërkurën pasdite, lojtari nga Bregu i Fildishtë i ka kaluar ekzaminimet mjekësore. Toure ka kaluar tetë vite te Topçinjtë, ndërsa kontrata aktuale i përfundon pas dy vitesh. Megjithatë, sipas “Sky Sports News” ai do të vesh fanellën e ‘pasanikëve’ nga sezoni që vjen. Mbrojtësi aktualisht është duke i diskutuar detajet personale me Cityn, ndërsa së shpejti pritet të hidhen edhe nënshkrimet në kontratë.

Panucci drejt Parmës

Mbrojtësi veteran Christian Panucci gjatë ditës së mërkurë pritet që t’i bashkëngjitet Parmës.
Tuttomercatoweb njofton se italiani, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Romën, mund të nënshkruajë për skuadrën e rikthyer në Serie A. Për Panuccin janë të interesuara edhe Fiorentina dhe Genoa, mirëpo duket se 36-vjeçari do të luajë për Parmën në sezonin e ri. Përveç qëndrimit tetëvjeçar te Roma, mbrojtësi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të tilla, si Milan, Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Monaco, ndërsa ka bërë 57 paraqitje edhe me fanellën e përfaqësueses së Italisë.

Hleb gjithnjë më afër Stuttgartit

Anësori bjellorus raportohet se është afër të bëjë rikthimin te ish-klubi i tij, Stuttgart, në formë të huazimit njëvjeçar.
Hleb ishte përfshirë në marrëveshjen e shkëmbimit Samuel Eto'o-Zlatan Ibrahimovic në mes të Barcelonës dhe Interit, por ai e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar ekipit italian. Kuptohet se mesfushori preferon të kalojë në Stuttgart, ku kaloi pesë vite të karrierës së tij nga 2000 deri në 2005, para se të nënshkruajë me Arsenalin. Sipas Sport, Barcelona ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për të lejuar largimin e Hleb në formë huazimi, dhe bjellorusi pritet sot të tejkalojë testet mjekësore Ndërkohë raportohet se Barcelona do t’i paguajë Interit edhe 4.5 milionë euro shtesë për Ibrahimovic, pasi Hleb nuk është më pjesë e marrëveshjes.

Bojinov në prag të kalimit në Parma

Sulmuesi i Manchester Cityt, Valeri Bojinov, është në prag të kalimit në Parma, pasi klubi italian tashmë ka marrë leje nga ai anglez për të huazuar bullgarin.
Interesimin e Parmës e ka pohuar edhe vetë klubi anglez me anë të një deklarate në faqen zyrtare dhe duket se çështja tashmë i takon vetë lojtarit. “Mund të konfirmojnë se Valeri Bojinov është në bisedime me klubin italian Parma rreth kalimit si huazim. Pritet që gjatë ditëve në vazhdim bullgari të kompletojë përcaktimin e kushteve personale dhe t’i bashkohet ekipit të rikthyer në Serie A”, shkruhet në deklaratën e Cityt. Pas përforcimeve të radhës në sulmin e Cityt, si Roque Santa Cruz, Carlos Tevez dhe Emmanuel Adebayor, nga ekipi pritet të largohen edhe emra të tjerë të repartit ofensiv.

Roma ringjall interesimin për Pavlyuchenkon

Klubi italian Roma raportohet se ka ringjallur interesimin për sulmuesin e Tottenahmit, Roman Pavlyuchenko.
Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit Roma sërish ka kontaktuar me ndërmjetësuesit duke bërë pyetje për sulmuesin rus. Nëse nënshkrimi me ish-sulmuesin e Interit, Julio Cruz, i cili është i lirë që nga fundi i sezonit të kaluar, dështon të finalizohet, trajneri i Romës, Luciano Spalletti, pritet të kthehet kah sulmuesi shtatlartë, i cili nuk po e gjen veten në kampionatin anglez.

29 korrik 2009

Juventusi pas Lavezzit

Përderisa Ezequiel Lavezzi është afër për tu larguar nga skuadra e Napolit, në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta. Së fundi edhe Juventusi po mendon transferimin e Argjentinasit. Pas Milanit, Interit dhe Liverpoolit tani edhe Juventusi do t'i dërgojë agjentët e saj për të negociuar në lidhje me transferimin e mundshëm të Lavezzit

Del Piero inkurajon skuadrën

Kapiteni i Juventusit Alessandro Del Piero ka folur rreth formës së skuadrës së tij në këto miqësore, duke theksuar se janë në formë të mirë. " Më e rëndësishmja është se të gjithë po bashkpunojmë, ne duhet të kemi këtë bashkpunim edhe në kampionat. Me Melon, Cannavaron dhe Diegon, kemi krijuar një skuadër komode dhe të fortë" u shpreh Del Piero

Ferrara: Duhettë përmirësohemi

Trajneri i skuadrës së Juventusit Cirro Ferrara beson se ekipi i tij duhet të përmirësohet ende ngase nuk janë në nivelin më të mirë. " Jam i lumtur me rezultatin por më duhet të them se disa gjëra nuk ishin në nivel. Për këtë arsye duhet të punojmë që të përmirësohemi" u shpreh Cirro Ferrara për mediat Italiane

Kaceres te Juventusi, çështje orësh

Brenda pak orësh mund të vijë zyrtarizimi i transferimit të mbrojtësit uruguaian Martin Kaceres tek Juventusi. Menaxheri i mbrojtësit të Barcelonës, Daniel Fonseka, i intervistuar nga ‘Calciomercato.it’, ka hedhur dritë mbi situatën në të cilën është përfshirë mbrojtësi uruguaian: “Po punojmë intensivisht për këtë transferim, – u shpreh Fonseka. – Mund t’ju konfirmoj se nëse Kaceres nuk shkon tek Juventusi, do qëndroj tek Barcelona. Besoj se brenda pak orësh do kemi lajme të reja për transferimin e tij, – vijoi ai. – Dua t’ju bëj të ditur se Kaceres mund të shkojë tek Juventusi vetëm në formë huazimi”. Ndërkaq, mbrojtësi uruguaian Kaceres nga Spanja bën të ditur se dëshiron ta nisë sa më shpejt sezonin e ri me fanellën bardhezi mbi shpatulla: “Nuk dua të nisem për në Amerikë me Barcelonën. Më duhet të mendoj për të ardhmen. Tashmë kam vendosur, dua të shkoj me çdo kusht tek Juventusi, si dhe preferoj të shitem me titull definitiv e jo të huazohem. Po pres me padurim që Juventusi dhe Barcelona të gjejnë gjuhën e përbashkët”, ka përfunduar mbrojtësi uruguaian Kaceres. Ndërkaq mediat italiane bëjnë të ditur se menaxheri i Kaceres Fonseka ka fiksuar për sot në mëngjes një takim me drejtuesin e Barcelonës, Begiristain, për të zhbllokuar transferimin e uruguaian. Po sot Juventusi pret të takojë drejtuesit e Mançester Sitit dhe Portsmuthit, të cilët kanë shfaqur interes për Puolsen.

Palermo, Zenga: Do të përmirësohemi

Fitorja kundër skuadrës së kampionatit turk Denizlisporit ka qenë një sinjal i mirë për një kampionat si protagonist. Për këtë është i bindur Valter Zenga, që pas deklaratave në fillimin e fazës përgatitore, tani ka analizuar hap pas hapi përmirësimin e skuadrës së tij: “Një nga gjërat më të rëndësishme është se 8 nga 11 lojtarët e skuadrës kanë luajtur për 90 minuta,- ka thënë tekniku i Palermos. - Pastore? Nuk është përshtatur akoma plotësisht. Por ka kohë deri në ndeshjen e parë në kampionat. Gjithsesi, mendoj se do ta fillojmë sezonin e ri, duke luajtur në fushën tonë”.

Milani, probleme nga porta te sulmi

Abiati është i dëmtuar, Pato në sulm luan vetëm dhe Borrielo nuk është gati akoma
Situata nuk është e mirë. Kur e pyesin, “arrin të gjesh një gjë që funksionon tek ky Milan?”, Leonardo qesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Përveç humbjeve, Milani ka shumë probleme që shumë lehtë mund të zgjidhen me një lojtar të ri. Në fillim të turneut amerikan Nesta ka uruar të gjejë në fund të sezonit etiketën skuadra-surprizë, dhe mjafton kjo për ta konsideruar një situatë jo shumë normale për klubin, që ka fituar më shumë në botë. Milani duhet dhe do të ringrihet, por ndërtimi i ciklit të ri do të jetë i komplikuar. Miqësoret e verës nuk i sjellin fat Kalacit, që e ka filluar keq, edhe pse vitin e kaluar gjërat kanë shkuar shumë më keq (mjafton të mendosh për humbjen 5-0 nga Çelsi). Storari mund të jetë një tjetër alternativë si portier i dytë, por për momentin mungon i pari: Abiati nuk do të jetë gati para gjysmës së shtatorit. Tiago Silva po përmirësohet: i mungon akoma aftësia për të qenë i përqendruar për 90 minuta, që do të jetë thelbësore për lojën që kërkohet nga Leonardo, e cila bazohet tek presingu mbytës. Me përjashtim të kësaj note pozitive, për pjesën tjetër ka vetëm mjegull: Nesta po rekuperon mirë, por nuk është akoma lojtari i kohëve të kaluara, Zambrota, Odo, Jankulovksi, Antonini i kanë lënë vendin njëri-tjetrit, duke mos bindur me lojën e tyre. Dhe Leonardo ka qenë shumë i qartë gjatë këtyre ditëve: ka nevojë për një organikë më të gjerë, ka nevojë për dy lojtarë krahu shpërthyes, ka nevojë për shumë vrapim dhe krosime të sakta. Të lodhur, akoma nevojë për shumë punë, të paaftë për të krijuar. Vetëm Flamini dhe Ambrozini kanë dalë mirë në testin amerikan. Për Pirlon qëndron justifikimi i pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave, që ka shtyrë përgatitjen e tij, për Gatuzon, ai më bindës, që ka të bëjë me dëmtimin e rëndë të pësuar në sezonin e kaluar. Por ekziston përshtypja se mungon diçka: agresiviteti, energjia që gjatë muajve të fundit ka treguar Bekhami, shpesh duke maskuar lodhjen psikologjike më shumë se atë fizike të pjesës tjetër të repartit. Leonardo po kërkon të ndryshojë skemat dhe bën mirë, teksa ndoshta ky do të jetë ilaçi më i mirë. Por, siç ka thënë vetë tekniku, nuk është e lehtë të ndryshosh modul nëse interpretuesit janë po ata. Vetëm Sedorf dhe Inzagi kanë arritur të shënojnë në SHBA. Lojtari më në formë është Ronaldinjo. Por në krah është Pato, i cili kur ndodhet në vështirësi luan vetëm, sepse Borrielo duhet të rimarrë veten pas dëmtimit.

Leonardo: Dakord, por nuk mjaftojnë

Berluskoni thërret, Leonardo përgjigjet. Në të gjitha kuptimet: qëndrimi i presidentit (”Që tani e tutje te Milani dua vetëm lojtar nën 23 vjeç”), nuk e gjen aspak dakord trajnerin, që nga Montekarlo këmbëngul mbi nevojën për të pasur dy përforcime cilësore. “Mungojnë disa elementë në skuadër, ‑ këmbëngul Leonardo. - Të synosh tek të rinjtë është një mënyrë për të programuar të ardhmen e afërt, por është mëse e qartë që nuk mjaftojnë vetëm të rinjtë. Jam dakord me ata që thonë se nuk është normale të shpenzosh shumë në merkatën e sotme, është normale që skuadrat me më shumë lojtarë të talentuar kanë më shumë mundësi të fitojnë, por e theksoj që mund të punohet mirë edhe me grup të tjerë. Andrea Pirlo? Nuk dua të them asgjë, sepse s’di gjë mbi këto bisedime nëse ekzistojnë. Të flasësh edhe për një lojtar si Pizarro, nuk e shoh korrekte”. Leonardo vlerëson pastaj Ronaldinjon, që pritet të zhvillojë një sezon të shkëlqyer: “Ai ka një dëshirë të madhe të luajë mirë, e shoh të qetë dhe kjo më bën të shpresoj. Nuk duhet edhe shumë nga fillimi i kampionatit. Turneu në SHBA ishte shumë i vlefshëm, por edhe i lodhshëm, erdhëm në Mynih të lodhur.”

Berluskoni: Mjaft me lojtarë 30-vjeçarë!

Presidenti i Milanit ka kërkuar që në skuadrën e tij të luajnë lojtarë nën moshën 23 vjeç
Tri humbje rradhazi në turneun përgatitor të zhvilluar në Amerikë, një lojë që duhet ndërtuar akoma dhe kërkesa e qartë e Leonardos për përforcimin e skuadrës. Por, kjo nisje problematike e sezonit te Milani nuk duket se e ka shqetësuar administratorin e deleguar Adriano Galiani, i cili ka deklaruar: “Përforcime? Do të takohem me Leonardon sot (dje) në mbrëmje në Mynih dhe do të flasim për këtë, por nuk ekziston asnjë problem. Leonardo është trajneri ynë, sigurisht që flasim me të për skuadrën dhe për çështjet që kanë të bëjnë me merkaton”.
Galiani, gjithsesi, ka lënë të kuptohet se takimi me trajnerin nuk do të ndryshojë strategjitë e Milanit në merkato: “Nuk duhet të nxitohemi, ka kohë deri në 31 gusht”, ka shtuar ai. Kështu, drejtuesi kuqezi ka manifestuar qetësi, pavarësisht ankesave, që kanë ardhur nga tifozeria milaniste.”Tifozët janë pesimistë?
Edhe unë jam një tifoz, pa dyshim. Një tifoz jo pesimist. Merkato? Do të shohim”. Më pas është ndalur tek humbja e pësuar me Interin në derbin amerikan: “Ne në SHBA kemi zhvilluar katër ndeshje dhe të fundit e kemi bërë pasi Interi kishte luajtur të martën dhe ne të premten, skuadra ka qenë e lodhur edhe për arsyen se ne vinim nga dy ditë pushim, ndërsa ata nga pesë ditë.
Pastaj ne kemi zhvilluar edhe një ndeshje më shumë (kundër Los Anxheles Galaksi), sepse kishim një marrëveshje që kishte lidhje me periudhën që Bekham ka luajtur me ne”. Zërat e merkatos vazhdojnë të flasin për një largim të Pirlos, por Galiani ka saktësuar: “Nuk na ka ardhur asnjë ofertë për lojtarin”. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është shfaqur hipoteza e një shkëmbimi midis Pirlos dhe qendërsulmuesit të Çelsit, Klaudio Pixarro.
Në lidhje me merkaton e Milanit ka ndërhyrë edhe Silvio Berluskoni, i cili ka deklaruar se nuk është më i gatshëm të marrë në ekip futbollistë tridhjetëvjeçarë. “Edhe pse paguhen shumë”, ka thënë numri një i kuqezinjve. “Do të mbështetemi tek ata lojtarë që janë më pak se 23 vjeç, të rinj, por të fortë”, ka shtuar ai.

Mourinjo premton Mançesterin në të ardhmen

Trajneri i Interit nuk e fsheh dëshirën të rikthehet në Angli për të drejtuar
Hoze Mourinjo ka përsëritur edhe një herë qëllimin për të marrë vendin e Aleks Fergusonit në stolin e Mançester Junajtid kur trajneri skocez do të vendosë të mbyllë karrierën e tij. Ai ka konfirmuar: “Idea është të drejtoj Mançesterin nëse drejtuesit e klubit do ta konsideronin këtë hipotezë të realizueshme. E adhuroj Anglinë, tifozët janë shumë të dashur dhe në çdo ndeshje krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme”. Portugezi i ka lëshuar edhe një thumbim dashurisë së tij të parë në Angli, Çelsit: “Para se të vendosnim për ta ndërprerë marrëdhënien me Çelsin, janë zhvilluar shumë takime,- ka kujtuar Mou -, por diskutimi kishte marrë një drejtim të caktuar dhe në fund ka qenë më mirë për të gjithë. Që nga momenti kur jam larguar, kam vazhduar të fitoj, ndërsa ata nuk kanë fituar më asgjë”. Ndërkohë, në lidhje me Champions Ligën, trajneri i Interit ka thënë gjëra që bien në kundërshtim me ato që ka deklaruar kohët e fundit në shtypin italian: “Kur kam filluar të punoja me Çelsin, - ka bërë të ditur portugezi -, aty ekzistonte fiksimi për të fituar kampionatin, që mungonte prej një gjysmë shekulli. Fitoria e Serisë A është e rëndësishme, por ne kemi gjëra të tjera në mendje”. E përkthyer, Champions. Fjalë të rëndësishme, në pritje të përgënjeshtrimit të pashmangshëm.