30 korrik 2009

Arbeloa: Liverpooli më ka bërë edhe më të mirë

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se gjatë kohës së tij në Liverpool ai është bërë një lojtar shumë më i mirë.
“Liverpooli është një klub i madh me një histori mbresëlënëse, me shumë suksese. Në Angli ky është një ekip me më së shumti tituj... Andaj tashmë e kam shijuar atë kënaqësi dhe shpresoj se kjo do të më ndihmojë tash në këtë sfidë, e cila qartas është më madhja në karrierën time”, ka thënë Arbeloa.“Mendoj se jam bërë një futbollist më i mirë dhe po ashtu më i pjekur. Kur luani në një klub si Liverpooli e keni shansin të luani me lojtarë të mëdhenj, unë po ashtu jam ftuar nga Spanja dhe kemi fituar Kampionatin Evropian... në këto vite kam mësuar shumë gjëra”.“Kjo më ka bërë lojtar më të mirë dhe shpresoj të jem në gjendje ta tregoj këtë, që në fund është gjë e rëndësishme”, ka shtuar spanjolli.