31 korrik 2009

Diego do të mungojë kundër Realit

Juventusi ka marrë një goditje të rëndë përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes kundër Real Madridit, pasi që mesfushori ofanziv Diego është larguar nga stërvitjet pas lëndimit të muskulit.

Bianconerët e kanë konfirmuar lëndimin e brazilianit në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se lëndimi nuk është serioz, mirëpo do ta mbajë atë larg ndeshjes së të premtes mbrëma kundër Real Madridit.

Lëndimi do ta mbajë dy ditë jashtë fushe transferin e ri të Zonjës së Vjetër dhe pastaj do të shqyrtohet nëse Diego do të mund të kthehet në stërvitje.