29 korrik 2009

Leonardo: Dakord, por nuk mjaftojnë

Berluskoni thërret, Leonardo përgjigjet. Në të gjitha kuptimet: qëndrimi i presidentit (”Që tani e tutje te Milani dua vetëm lojtar nën 23 vjeç”), nuk e gjen aspak dakord trajnerin, që nga Montekarlo këmbëngul mbi nevojën për të pasur dy përforcime cilësore. “Mungojnë disa elementë në skuadër, ‑ këmbëngul Leonardo. - Të synosh tek të rinjtë është një mënyrë për të programuar të ardhmen e afërt, por është mëse e qartë që nuk mjaftojnë vetëm të rinjtë. Jam dakord me ata që thonë se nuk është normale të shpenzosh shumë në merkatën e sotme, është normale që skuadrat me më shumë lojtarë të talentuar kanë më shumë mundësi të fitojnë, por e theksoj që mund të punohet mirë edhe me grup të tjerë. Andrea Pirlo? Nuk dua të them asgjë, sepse s’di gjë mbi këto bisedime nëse ekzistojnë. Të flasësh edhe për një lojtar si Pizarro, nuk e shoh korrekte”. Leonardo vlerëson pastaj Ronaldinjon, që pritet të zhvillojë një sezon të shkëlqyer: “Ai ka një dëshirë të madhe të luajë mirë, e shoh të qetë dhe kjo më bën të shpresoj. Nuk duhet edhe shumë nga fillimi i kampionatit. Turneu në SHBA ishte shumë i vlefshëm, por edhe i lodhshëm, erdhëm në Mynih të lodhur.”