30 korrik 2009

Martins drejt Wolfsburgut

Sulmuesi i Newcastle United, Obafemi Martins, pritet të largohet nga ekipi anglez për të kaluar në radhët e kampionit të Bundesligës, Wolfsburg.
Nigeriani tashmë ka zbuluar dëshirën e tij për të kaluar në radhët e Wolfsburgut në disa javët në vazhdim. Dhe sipas “The Sun”, Martins, nuk ishte në mesin e zëvendësuesve në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Leeds United, duke nxitur edhe më tej spekulimet se ai mund të kalojë në kampionatin gjerman. Newcastle pritet të fitojë rreth 7.5 milionë euro nga shitja e sulmuesit, ndërsa përcaktimi i kushteve personale dhe testeve mjekësore pritet të realizohen gjatë javës së ardhshme.