29 korrik 2009

Milani, probleme nga porta te sulmi

Abiati është i dëmtuar, Pato në sulm luan vetëm dhe Borrielo nuk është gati akoma
Situata nuk është e mirë. Kur e pyesin, “arrin të gjesh një gjë që funksionon tek ky Milan?”, Leonardo qesh, por është një buzëqeshje e hidhur. Përveç humbjeve, Milani ka shumë probleme që shumë lehtë mund të zgjidhen me një lojtar të ri. Në fillim të turneut amerikan Nesta ka uruar të gjejë në fund të sezonit etiketën skuadra-surprizë, dhe mjafton kjo për ta konsideruar një situatë jo shumë normale për klubin, që ka fituar më shumë në botë. Milani duhet dhe do të ringrihet, por ndërtimi i ciklit të ri do të jetë i komplikuar. Miqësoret e verës nuk i sjellin fat Kalacit, që e ka filluar keq, edhe pse vitin e kaluar gjërat kanë shkuar shumë më keq (mjafton të mendosh për humbjen 5-0 nga Çelsi). Storari mund të jetë një tjetër alternativë si portier i dytë, por për momentin mungon i pari: Abiati nuk do të jetë gati para gjysmës së shtatorit. Tiago Silva po përmirësohet: i mungon akoma aftësia për të qenë i përqendruar për 90 minuta, që do të jetë thelbësore për lojën që kërkohet nga Leonardo, e cila bazohet tek presingu mbytës. Me përjashtim të kësaj note pozitive, për pjesën tjetër ka vetëm mjegull: Nesta po rekuperon mirë, por nuk është akoma lojtari i kohëve të kaluara, Zambrota, Odo, Jankulovksi, Antonini i kanë lënë vendin njëri-tjetrit, duke mos bindur me lojën e tyre. Dhe Leonardo ka qenë shumë i qartë gjatë këtyre ditëve: ka nevojë për një organikë më të gjerë, ka nevojë për dy lojtarë krahu shpërthyes, ka nevojë për shumë vrapim dhe krosime të sakta. Të lodhur, akoma nevojë për shumë punë, të paaftë për të krijuar. Vetëm Flamini dhe Ambrozini kanë dalë mirë në testin amerikan. Për Pirlon qëndron justifikimi i pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave, që ka shtyrë përgatitjen e tij, për Gatuzon, ai më bindës, që ka të bëjë me dëmtimin e rëndë të pësuar në sezonin e kaluar. Por ekziston përshtypja se mungon diçka: agresiviteti, energjia që gjatë muajve të fundit ka treguar Bekhami, shpesh duke maskuar lodhjen psikologjike më shumë se atë fizike të pjesës tjetër të repartit. Leonardo po kërkon të ndryshojë skemat dhe bën mirë, teksa ndoshta ky do të jetë ilaçi më i mirë. Por, siç ka thënë vetë tekniku, nuk është e lehtë të ndryshosh modul nëse interpretuesit janë po ata. Vetëm Sedorf dhe Inzagi kanë arritur të shënojnë në SHBA. Lojtari më në formë është Ronaldinjo. Por në krah është Pato, i cili kur ndodhet në vështirësi luan vetëm, sepse Borrielo duhet të rimarrë veten pas dëmtimit.