31 korrik 2009

Mutu do t’i paguajë 17 milionë euro Chelseat

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, duhet t’i paguajë diçka më shumë se 17 milionë euro dëmshpërblim Chelseat.
Në maj të vitit 2008, Oda për zgjidhjen e kontesteve e FIFA-s kishte vendosur që rumuni ka prishur kontratën me Chelsean kur është gjetur pozitiv në testin e dopingut në vitin 2004. Mutu ka apeluar te Gjykata e arbitrazhit për sport (CAS) kundër këtij vendimi, mirëpo pas mbledhjes së mbajtur të enjten, CAS kishte vendosur në disfavor të lojtarit dhe ka mbështetur vendimin paraprak të Odës për zgjidhjen e kontesteve. Kështu sulmuesi duhet t’i paguajë Chelseat 17.173.990 euro dëmshpërblim.