31 korrik 2009

Ribery kushton 94 milionë

Franck Ribery është në shitje. Por, kush e dëshiron yllin francez duhet të jetë i gatshëm të paguajë 94 milionë euro te Bayern Munchen. Këtë shumë e ka precizuar vetë presidenti i klubit gjerman, Franz Beckenbauer, i cili e sheh Riberyn në një shkallë me Cristiano Ronaldon.“Nëse askush nuk e ofron këtë shumë, futbollisti do të mbetet me ne deri në fund të skadimit të kontratës së tij më 2011”, tha Beckenbauer për të përditshmen britanike Guardian. Ribery është i lënduar që disa javë dhe ai nuk pritet të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë të sezonit në Bundesliga, që zhvillohet më 7 gusht. Për futbollistin francez interesim ka shprehu Chelsea, e mbi të gjitha Real Madrid. Megjithatë, shumën stratosferike prej 94 milionë eurosh nuk besohet se do ta paguanin ndonjëri nga këto dy klube. Reali pagoi fiks 94 milionë euro për portugezin Ronaldo, por për përfaqësuesin Ribery nuk do të shkonte më lart se 50 milionë euro.