31 korrik 2009

Xavi: Ibrahimovic vlen sa edhe Kaka dhe Ronaldo

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar nënshkrimin e fundit të blaugranëve, duke e krahasuar atë me investimet që ka bërë Reali i Madridit.
“Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me prirje teknike. Nënshkrimi i tij është një ngritje e madhe për klubi dhe po ashtu gjë shumë e rëndësishme”, ka thënë Xavi. “Ai padyshim mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka, edhe në kuptimin e vlerësimit nga mediat dhe po ashtu edhe në futboll. Gjithmonë më ka pëlqyer Ibrahimovic dhe ai do ta përmirësojë lojën tonë ajrore”, ka shtuar spanjolli. 29-vjeçari po ashtu ka shprehur keqardhjen për largimin e mikut të tij të mirë Samuel Eto’o.