30 gusht 2009

Alushi me Paderbornin ndalën një pikë

Futbollisti Enis Alushi gjatë 90 minutave ka luajtur në përbërjen e parë të skuadrës së Paderbornit, duke arritur të nxjerrin një barazim (0:0) në fushë të veten përballë Kaiserslauternit, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Qysh para ndeshjes Alushi me Paderbornin ishin të vetëdijshëm se do të kenë ndër përballjet më të vështira, pasi që Kaiserslauterni është skuadër e papërshtatshme. Paderborni është i kënaqur edhe më një pikë që ndalën në shtëpi dhe tash renditën në vendin e 11-të më pesë pikë të fituara.