31 gusht 2009

Angulo i bashkohet Sportingut

Gjiganti portugez Sporting Lisbona ka njoftuar të hënën për transferimin e sulmuesit veteran spanjoll Miguel Angel Angulo.
32 vjeçari ishte liruar nga Valencia pas 12 sezoneve në Mestalal, ku i ndihmoi klubit të fitojë dy tituj në La Liga, dy Copa del Rey dhe një Kupë UEFA.
Angulo është përforcimi i tretë i Sportingut gjatë afatit kalimtar të verës, pas ardhjes së Matias Fernandez dhe Felipe Caicedo nga Villarreal dhe Manchester City, respektivisht.
Angulo ka bërë 11 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës.