30 gusht 2009

As goli i Bardh Shalës nuk i shpëtoi nga humbja

Skuadra e Skeidit anëtarë e Ligës së Dytë të Norvegjisë në futboll, ka humbur me rezultat 1:3 ndeshjen para adhuruesve të vetë në ballafaqim me Mjoldalenit. Me gjithë golin e shënuar të talentit shqiptar, Bardh Shala, që nuk ka më shumë se 18 vjet, kjo nuk i bëri punë që t'i shmangen humbjes. Skuadra e Skeidit luajti shumë dobët dhe humbja ishte e paevitueshme. Shala golin e nderit e shënoi në minutën e 74-të, duke zbutur humbjen në 1:3. Bardh Shala ka luajtur 90 minuta, por kontributi i tij i jashtëzakonshëm nuk dha fryt. Skeid mbetët e fundit (16-ta) në tabelë më vetëm 12 pikë ose 6 pikë më pak se i 15-ti, Stavanger. Skuadra e Skeidit vështirë e ka të sigurojë mbetjen në ligën e dytë edhe nëntë javë sa kanë mbetur deri në fund.