30 gusht 2009

Berluskoni beson ende tek Milani

Milano – Presidenti i klubit kuqezi u jep kurajo lojtarëve, pas humbjes turpëruese ndaj Interit në derbi.“Mos e humbisni kurajon – u ka thënë futbollistëve kuqezi Berluskoni -. Duhet të besoni në mundësitë tuaja.” Më pas, bosi i klubit ka dashur të takojë Mourinjon, para se të linte “San Siron”, i rrethuar nga truprojat.
Por lajmet e këqia nuk mbarojnë me kaq. Trajneri Leonardo duhet të bëjë pa Gatuzon për dy javë, pas dëmtimit në kavilje. Mesfushori Italian do të humbasë grumbullimin me kombëtaren e tij si dhe ndeshjen ndaj Livornos për shkak të skualifikimit. Stafi do të bëjë përpjekje për ta rikuperuar për ndeshjen e Ligës së kampionëve ndaj Olimpikut të Marsejës.