31 gusht 2009

Ekipi më i mirë në histori

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol mendon se ekipi aktual është më i miri në histori të klubit, derisa ka insistuar se ende janë të uritur për tituj. Brenda vetëm katër muajve, Barcelona ka fituar pesë tituj, por Puyol insiston se ata kërkojnë më tepër.
“Është një ndjenjë e mirë në ekip dhe të gjithë jemi shumë të lumtur. Jemi duke krijuar histori në klub dhe dëshirojmë të vazhdojmë punën e madhe dhe të gëzojmë edhe më tepër tifozët”, deklaroi ai.
Basora, Casar, Kubala, Moreno and Manchon ishin yjet e ekipit të Barcelonës që fitoi pesë tituj në sezonin 1951/52. Por, ekipi aktual i Pep Guardiolas tashmë ka barazuar rekordin dhe synon të vazhdojë me sukses.
“Jemi ekipi më i mirë në histori të klubit. Është e vërtetë se ka pasur sukses edhe në të kaluarën, por jemi duke shkruar historinë tonë. Po ashtu dëshirojmë të përmirësohemi edhe më tepër. Kemi dëshirë të madhe për të parë se sa larg mund të shkojmë. E dimë se është vështirë të fitojmë tituj, por ne i mbajmë këmbët në tokë”, përfundoi Puyol.