30 gusht 2009

Eriksson kërkon Vierin dhe Ljungbergun

Drejtori teknik i Notts County, Sven Goran Eriksson është i interesuar për sulmuesin italian Christian Vieri dhe ish-mesfushorin e Arsenalit, Frederik Ljungberg, i cili aktualisht luan në një klub në Seattle në MLS League.
Sipas revistës angleze News of the World, Eriksson është i gatshëm të paraqesë ofertë për futbollistët që janë në përfundim të karrierës.
Vieri është futbollist i lirë. Javën e kaluar, klubi nga liga e katërt angleze transferoi ish-reprezentuesin anglez, Sol Campbell.