30 gusht 2009

Fatmire Bajramaj me Gjermaninë në çerekfinale

Futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, ka pasur një paraqitje të mirë në ndeshjen e tretë të grupit B të Kampionatit Evropian në futboll që po zhvillohet në Finlandë. Fatmire Bajramaj me kombëtaren e Gjermanisë iu gëzuan edhe fitores së tretë më radhë me rezultat 1:0 kundër Islandës. Bajramaj ka pasur një formë të mirë në ballafaqim me islandezet dhe ka krijuar edhe disa raste të mira. Në minutën e 12-të të ndeshjes, Fatmire Bajramaj pas një veprimit të mirë, ka pasur një rast të mirë shënimi, por ishte e pafat. Kjo futbolliste me prejardhje nga Kosova, pati paraqitjen e dytë të saj në fanellën e gjermaneve në këtë evropian, duke u angazhua më tërë fuqinë. Ajo deri më tash ka zhvilluar gjithsej 114 minuta lojë, duke llogaritur 90 minuta e ndeshjes më Islandën dhe 24 minuta me atë të Norvegjisë. Bajramaj për 114 minuta lojë ka pasur një efikasitet jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola. Në minutën e 50-të gjermanet kaluan në epërsi, pas një kombinimit të mirë në mes Bajramajt të shkathët dhe Gringsin, kjo e fundit vepron edhe më bukur, duke shënuar gol, 1:0 . Gjermania në ndeshjen e parë e mundi Norvegjinë 3:0, në të cilën ndeshje Bajramaj shënoi dy gola, pastaj gjunjëzuan Francën me rezultat 5:1 dhe së fundit edhe Islandën me rezultat minimal 1:0. Gjermanet e zunë vendin e parë më nëntë pikë të tubuara fazën e Grupit B, duke lënë më pesë pikë më pak Francën e Norvegjinë. Bajramaj me gjermanet siguruan shkuarjen në çerekfinale të evropianet dhe janë ndër kandidate të luftojnë për titullin e Evropës.