30 gusht 2009

Ferguson: Paratë e Ronaldos vlejnë ende

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, iu ka thënë fansave se ai nuk ka nevojë të shtojë më shumë lojtarë në ekipin e tij. “E di se kemi ekipin e duhur dhe mund t’iu besoj atyre (lojtarëve). Është fyerje të them se mund të humb besimin për lojtarët e mi, brenda natës”, ka thënë Ferguson. “Shuma prej 80 milionë funteve që fituam nga Real Madridi ende është aty dhe duket se fansat ndjehen të zhgënjyer për mos-harxhimin e tyre. Por nuk mund vetëm për shkak të një humbje të ndryshoni mënyrën e transferimit”, ka shtuar skocezi.