31 gusht 2009

Ferrara, i impresionuar nga Interi

Trajneri i Juventusit ka mbetur i befasuar nga fitorja e zikaltërve në derbin ndaj Milanit.Çiro Ferrara i gëzohet vendit të parë në klasifikim dhe lëshon sfidën në distancë për Interin. “Ata kanë treguar që janë një skuadër e mirë – ka pohuar Ferrara -. Më kanë impresionuar. Por mendoj se edhe ne, me fitoren ndaj Romës dhe mbi të gjitha me këtë paraqitje, kemi bërë të njëjtën gjë për ta. Sot, të gjithë panë një Juventus të madh.”
Italiani thotë se kampioni është i gjatë, por fitoret në dy ndeshjet e para të Serisë A i japin besim në forcat e skuadrës për të ardhmen. “Kemi luajtur si skuadër, pjesa e parë ishte e përkryer. Duhet të vazhdojmë kështu gjatë gjithë kampionatit – theksoi trajneri juventin.”
Në lidhje me Diegon, Ferrara shprehet se të njëjtën cilësi braziliani e tregoi edhe në ndeshjenpër trofeun “Berluskoni” ndaj Milanit. “Është shumë i fortë teknikisht dhe ndonjëherë jep kontribut edhe në fazën mbrojtëse. Ne kemi nevojë që të gjithë të bashkëpunojnë në mënyrë të njëjtë,- përfundoi Ferrara”