30 gusht 2009

Harbuzi shënoi gol në elitën e futbollit turk

Futbollisti shaqitar, Labinot Harbuzi e shënoi golin e parë të tij në elitën e futbollit të Turqisë. Harbuzi që luan në fanellën e skuadrës turke, Genclerbirligi shënuan fitore të thellë si udhëtues 4:0 ndaj Kasimpasasporit. Labinot Harbuzi mrekulloi me lojë, duke shënuar golin e tij të parë në minutën e 20-të dhe dhënë moral të lartë lojës së skuadrës së tij. Genclerbirligi arriti tri pikë të mëdha, të cilat e radhisin në vendin e dhjetë në kampionatin turk. Harbuzi ishte ndër më të mirët dhe në çdo ndeshje po tregon formë gjithnjë e më të mirë.