31 gusht 2009

Jean-Claude Blanc: I lumtur për ardhjen e Grossos

Menaxheri gjeneral i Juventusit Jean-Claude Blanc është i lumtur me blerjen e re të mbrojtësit Fabio Grosso, dhe mendon se Grosso do të shtojë edhe më shumë kualitet në skuadër.

Bianconerët e morrën Grosson vetëm disa minuta para përfundimit të afatit kalimtar, Juventusi morri shërbimet e italianit me një cmim prej 2 milion euro por do ti jep edhe 1 milion të tjera duke u varrur nga paraqitjet e tij, 31 vjecari nënshkroj një kontratë 3 vjecare me Zonjën e vjetër.

”Blerja e Fabio Grossos na shton ende kualitet në skuadër e cila tani më është shumë kompetitive,” Tha Blanc për Juventus.com

“Eksperienca e lojtarit në Ligën e Kampionëve dhe talenti i tij do të na ndihmoj që të jemi të fokusuar në të 3 frontet.

”Ky transfer tani mbyll një cikel të jashtëzakonshëm të blerjeve për Juventusin.

Grosso tani do ti bashkangjitet bashkëlojtarëve të rinjë në Kombëtaren Italiane e cila do ti zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Botërorin 2010.