31 gusht 2009

Kuqezinjtë në gjurmët e Mesit të ri

Drejtuesit e merkatos së Milanit janë duke ndjekur me vemendje të madhe paraqitjet sportive të Veljko Batroviçit, talenti 15-vjeçar i FK Bubamarës, i krahasuar nga shumë specialistë të futbollit si argjentinasi i Barcelonës dhe pasardhësi i Diego Maradonës, Lionel Mesi. Sipas të përjavshmes angleze “Neës of the Ëorld”, performanca e talentit të ri premtues të futbollit serb, paska tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane e prestigjioze të planit të parë, si Arsenali, Olimpik Marseja, Atletiko Madrid e Olimpiakos i Pireut. “Një gjë është e sigurt, -siguroi menaxheri i Batroviçit, Milan Kalasan, për të përjavshmen britanike, - kudo që të shkojë lojtari, Veljkoja do të bëhet gjithsesi një futbollist i madh me famë botërore”. Pra, të gjithë në ndjekje të tij, për të mos humbur gjurmët dhe për të siguruar të ardhmen me një nga talentet premtuese të futbollit.