31 gusht 2009

Nani tregon për jetën në Manchester pa Ronaldon dhe Tevezin

Në një intervistë për Goal, Luis Nani komentoi për ndeshjen kundër Chelea-t në Superkupen Angleze, për jetën në Machester United pa Carlos Tevez-in dhe Cristiano Ronaldo-n. Komentoi edhe për rivalët e Chelsea-t dhe Liverpool-it, dhe për Kombetaren Portugeze.

Intervista:

Goal.com: Nani ti nuk e ki filluar stinorin mirë por gjërat ngadalë do të ndryshojnë…

Nani: Ishte turp të humbnim ndeshjen e Community Shield kundër Chelsea-t, por mendoj se atë ditë ne luajtëm mirë dhe patëm më shumë raste se ata. Do të ishte mirë sikur ta fillonim stinorin me një titull, por nuk ishte e shkruar ta fitonim.

Goal.com: E gjithë vëmendja është vënë tek ti për shkak të largimit të C.Ronaldos, por skuadra gjithashtu humbi edhe nje tjetër lojtarë të rëndësishëm si C.Tevez. Si do të reagoni?

Nani: Ne duhet të tregojmë se ne nuk e ndjejmë mungesën e Ronaldos dhe Tevezit. Këtë verë ne ndeshjet miqesore treguam se mundemi të luajmë edhe pa ata dy dhe këtë tani duhet të tregojmë edhe në Premier League

Goal.com: Rivalët e Man UTD , Chelsea dhe Liverpool, sivjet duken më të fortë se vitin e kaluar. A jeni ju ende favorit për titull?

Nani: Po për mua nuk ka dyshim. Ne jemi ende favorit për titull, edhe pse rivalët tanë janë përforcuar mjaftë këtë verë. Unë jam optimist për këtë klub.

Goal.com: Na trego për W. Rooney, sivjet të gjitha shpresat e Manchesterit janë në dorë të Rooney-it .

Nani: Rooney do të jetë lojtari kyq për sivjet edhe unë gjithashtu jam i sigurt se Rooney do të shënoj shumë gola sivjet. Ne do ti ndihmojmë atij që të jetë golashënuesi më i mirë në premier league.

Goal.com: Cka do të presim nga ti sivjet? Ti ke luajtur 72 ndeshje për Manchesterin që nga ardhja jote para 2 vitesh, por sivjet ndoshta roli yt do të jetë më i rëndësishëm.

Nani: Unë gjithmonë e kam dhënë më të mirën time në cdo ndeshje. Fergusoni në fillim të kampionatit më ka thënë se ka besim tek unë. Dhe kjo më jep mua më shumë forcë dhe besim.

Goal.com: Ne folëm për Chelsean dhe Liverpoolin, por cka për Manchester City ?

Nani: Manchester City ka bërë disa blerje shumë të rëndësishme këtë verë por kjo nuk garanton sukses.

Goal.com: Cka për kombëtaren portugese?
Nani: Unë dëshiroj të jem me Portugalinë në 2010 por për të arritur këtë unë tani duhet të bindi me lojë Carlos Queiroz.