30 gusht 2009

Rooney, si Raul

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka lavdëruar sulmuesin Wayne Rooney duke insistuar se ai mund të bëhet njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Ai e ka krahasuar sulmuesin e Manchester Unitedit me legjendën e Real Madridit, Raul.
“Rooney është shumë i ri dhe mund të përmirësohet më tepër. Ai është duke shënuar gola, por e di se mund të shënojë edhe më tepër. Nga të gjithë futbollistët me të cilët kam punuar deri më tani gjatë karrierës sime, ai më së tepërmi më kujton Raulin”, deklaroi Capello për Sunday People.