30 gusht 2009

Salihi me Riedin thyhen në shtëpi

Futbollisti Hamdi Salihi me skuadrën e tij, Riedin nuk ishin të zotët në shtëpi ta ndalin të paktën një pikë (1:2) në përballje me Sturmin e papërshtatshëm. Salihi me gjithë angazhimin në repartin e sulmit, nuk arriti ta tund portën rivalen. Riedi më këtë humbje radhitet në vendin e shtatë me 8 pikë. LASK shënoi fitore me rezultat 4:2 ndaj W. Neustadtit. Ronald Gërçaliu së bashku me Mensur Kurtishin luajtën për W. Neustadtin. Gërçaliu ndëshkohet më kartonin e verdhë në minutën e 58-të, ndërsa Kurtishi inkuadrohet në lojë nga minuta e 77-të. W. Neustadti gjendet në zonën aspak të lakmueshme pikërisht në vendin e 8-të më shtatë pikë ose gjashtë pikë më shumë se i dhjeti (i fundit) Austria Karnten që ka një pikë.