30 gusht 2009

Shaqiri 26 minuta në derbin zviceran

herdan Shaqiri ka kontribuar 27 minuta në radhët e skuadrës së Baselit që humbi (1:2) në çastet e fundit në përballje me kryesuesin e tabelës, Young Boys, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Zvicrës në futboll. As hyrja e Shaqirit nga minuta e 64-të e ndeshjes nuk ka dhënë fryt që Baseli bile të paktën ta ndalë një pikë në shtëpi. Young Boys është treguar një skuadër e fortë dhe e ka arsyetuar edhe pozitën e liderit në tabelë. Skuadra e Baselit kalojë në epërsi 1:0 me golin e Freit në minutën e 6-të, por sa vlente kjo kur rivali ishte në formë të lartë.
Në stadiumin e Baselit ishin tubuar 27.087 adhurues që krijuan një atmosferë të zjarrtë futboll. Kryendeshja e zviceranëve, që mori dinamikën sidomos në pjesën e dytë. Mysafirët e barazuan rezultatin 1:1 nëpërmjet Doumbias në minutën 75-të. Ky barazim ishte fatal për Baselin për faktin se i ka dhënë krah edhe më shumë Young Boysit. Kur pritej se Baseli do të arrijë në fund të triumfoi, ngjau e kundërta. Rivali më mençuri shfrytëzoi çastet e fundit (90’) të ndeshjes dhe me golin e Schneuwlyt siguruan një fitore të madhe. Baseli kjo humbje e shpie në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Young Boys e mban në kreun e tabelës 22 pikë ose nëntë pikë më shumë se i dyti Luzerni që ka 13 pikë.