25 gusht 2009

Sina: I lumtur që u ktheva në shtëpi

Është rikthyer atje ku e pati nisur dhjetë vjet më parë, te Tirana. Elvis Sina është zyrtarisht një futbollist i kësaj skuadre dhe për këtë gjë futbollisti ka falënderuar presidentin Refik Halili i cili i ofroi një kontartë për këtë sezon. “Jam shumë i lumtur që u riktheva tek skuadra ime, në pak fjalë në shtëpi. Këtu kam nisur karrierën dhe jam i kënaqur që do ta vazhdoj me Tiranën. Kam arritur akordin me drejtuesit e klubit për këtë sezon dhe me këtë rast dua ti falënderoj për besimin që më kanë dhënë”, ka pohuar mbrojtësi. Ndërkohë pritej që dje të paraqitej në stërvitje edhe mbrojtësi 34-vjeçar Nevil Dede. Ndonëse për të firma është thjesht një formalitet, mbrojtësit i është dashur edhe një takim tjetër me presidentin Refik Halili për të definuar të gjitha detajet e kontratës së tij me ekipin bardheblu.