31 gusht 2009

Terry nënshkruan kontratë të re

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën ku është shkolluar që nga mosha 14-vjeçare.
“Chelsea me kënaqësi konfirmon se John Terry ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në skuadër deri në fund të sezonit 2013/2014”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat.
Tommy Law dhe Ken Shellito janë të vetmit dy lojtarët e tjerë të cilët e kanë kaluar gjithë karrierën në Stamford Bridge
Ndërkohë, “Sky Sports” spekulon se Terry është lojtari më i paguar në Angli, me 160.000 funte (182.000 euro) në javë.