31 gusht 2009

Tottenham dëshiron Martin Petrov

Tottenhami i është drejtuar Mancheseter Cityt për të kërkuar anësorin bullgar Martin Petrov, raportojnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp është kthyer kah Petrov pasi mësoi se mesfushori kroat Luka Modric theu këmbën gjatë ndeshjes së të shtunës përballë Birmingham.
Përfaqësuesi i kombëtares së Bullgarisë nuk u përfshi në fitoren e djeshme ndaj Portsmouth, ndërsa vështirë se do të gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekipin e stërngarkuar të Cityt dhe mund të preferojë një largim në drejtim të Tottenhamit.