31 gusht 2009

Tri mundësi për Beqirajn

E ardhmja e Fatos Beqirajt do të dihet përfundimisht të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi kosovar, i cili aktivizohet te klubi malazez Buduçnost, ka tri mundësi për të ardhmen e tij, për të cilat do të vendosë shumë shpejt. Këtë e ka bërë të ditur vet ish sulmuesi i Besës së Pejës.
“Sonte (të dielën mbrëma) kam takim me menaxherët sllovenë. Mundësitë e largimit tim nga Buduçnost janë të mëdha. E ardhmja ime mund të jetë në Portugali, Holandë apo edhe në Turqi. Më shumë do të dihet të hënën”, deklaroi të dielën futbollisti pejan për Express.
Mirëpo, Beqiraj nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë në Buduçnost, pasi që ky klub ka vetëm dy sulmues, përpos kosovarit. Megjithatë, përfaqësuesi malazez thotë se zgjidhja më e mirë për klubin dhe për të është që ai të shitet.