30 shtator 2009

Bayern e Juve ndahen remi

Sfida kryesore e xhiros së dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ka përfunduar me rezultat të barabartë.

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Juventusit, ka përfunduar pa gola.

Bavarezët ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo nuk arritën t’i përfundonin me sukses aksionet e tyre, ndërkohë që bardhezinjtë ishin të rrezikshëm kohë pas kohë.

Në pjesën e dytë pamë një ndeshje më të balancuar, me ç’rast të dyja skuadrat zhvilluan lojë më të kujdesshme.

Takimi tjetër i grupit A, i zhvilluar ndërmjet Bordeaux dhe Maccabi Haifa, i ka takuar skuadrës vendase, e cila ka fituar me rezultat prej 1-0.

Pas xhiros së dytë në këtë grup, Bayerni dhe Bordeaux kanë nga katër pikë, ndërsa Juventusi ka dy pikë.

Raportet nga Champions League


United përmbys rezultatin

Manchester United ka shënuar fitore në Old Trafford përballë kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg, duke e mposhtur me rezultat prej 2-1.
Të parët në epërsi kaluan gjermanët me golin e Edin Dzekos (56’), mirëpo pas vetëm tre minutash (59’), mesfushori veteran i Djajve të Kuq, Ryan Giggs, barazoi rezultatin nga gjuajtja e lirë.
Fitoren finalistit të sezonit të kaluar ia siguroi mesfushori tjetër, Michael Carrick, i cili shënoi në minutën e 78-të pas asistimit të Giggs.
Përballja tjetër e Grupit B, e zhvilluar ndërmjet CSKA Moskës dhe Besiktasit, ka përfunduar po ashtu me rezultat 2-1, në favor të rusëve.
Pas xhiros së dytë, në Grupin B prin United me gjashtë pikë, ndërsa Wolfsburgu dhe CSKA Moska kanë nga tri pikë.

Milani mposhtet në San Siro, Reali vazhdon me fitore

Skuadra e Milanit ka vazhduar me formën e dobët edhe në ndeshjen e të mërkurës mbrëma duke u mposhtur nga FC Zurich para publikut të vet.
Takimi i zhvilluar në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Zurichut, ka përfunduar me fitoren minimale të mysafirëve prej 1-0.
Të vetmin gol në ndeshje, e shënoi Hannu Tihinen (10’) duke ia siguruar tri pikë skuadrës zvicerane.
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Real Madridi ka fituar bindshëm në Bernabeu kundër Marseille, duke shënuar tri herë brenda gjashtë minutash.
Njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola (58’ dhe 64’) dhe nxori një penallti të cilën e shndërroi në gol Ricardo Kaka (61’).
Pas xhiros së dytë, në Grupin C udhëheq Reali me gjashtë pikë, ndërsa Milani dhe Zurichu kanë nga tri pikë.

Fitore minimale e Bluve, Porto mposht Atleticon

Chelsea ka arritur të nxjerrë tri pikë të rëndësishme si mysafir i skuadrës ku aktivizohet mesfushori shqiptar Altin Haxhi, APOEL Nicosia.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi sulmuesi francez Nicolas Anelka, i cili shfrytëzoi asistimin e Salomon Kalou, për ta mposhtur portierin Chiotis (18’).
Në ndeshjen tjetër të Grupit D të zhvilluar në Dragao, Porto e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat prej 2-0, me golat e Falcaos (75’) dhe Rolandos (82’).
Pas xhiros së dytë, Grupit D i prin Chelsea me gjashtë pikë, në vendin e dytë gjendet Porto me tri pikë, ndërsa APOEL Nicosia dhe Atletico Madridi kanë nga një pikë.

Nikçi 14 minuta, Zurich mat Milanit

Ronaldo mjeshtër i golave, ndërsa Bayern-Juventus ndahen baras. Manchester United me vështirësi fitoi.
Kampioni i Zvicrës, Zurich ka lënë gojhapur jo vetëm adhuruesit italian, por në përgjithësi ekspertët e futbollit. Shqiptari Nikçi luajti 14 minutat e fundit të ndeshjes në fitoren historike te Zurich me rezultat 1:0 në përballje me Milanin në "San Siro", në kuadër të grupit C të Champions Leagua në futboll. Zviceranët treguan lojë të shkëlqyeshme përballë yjeve botëror siç janë Ronaldinho, Sedorf, Pato, Nesta, Pirlo etj.
Në minutën e 10-të të ndeshjes, papritur zviceranët me golin e shënuar nga futbollisti Hannu Tihinen kalojnë në epërsi dhe ky gol ishte edhe triumfues. Zurich me fanatizëm e ruajti rezultatin deri në fund të ndeshjes. Kampioni i Zvicrës, bëri sensacion, duke tronditur milanezët. Milani as që e kishte pritur një humbje të tillë. Almen Abdi qëndroi në pankinë dhe nuk është aktivizuar fare në lojë kundër Milanit. Si do që të jetë Zurich bëri fitore historike.
Në grupin A, Bajern-Juventus përfundoi me rezultat baras, 0:0. Bayern në pjesën e parë të ndeshjes sulmoj furishëm, por pa sukses në finalizimin e rasteve. Edhe "Zonja e Vjetër" tregoi lojë të mirë, por jo të arrijnë më shumë se një pikë. Bordeaux mezi fitoi me rezultat 1:0 me golin e realizuar nga futbollisti Ciani në minutën e 83-të kundër Maccabi Haifa 1:0. Në grupin B, skuadra e CSKA nga Moska shënoi fitore minimale në përballje me Beshiktashin e Stambollit nga Turqia. Golat për CSKA-n i ka shënuar Dzagoev (7'), Krasiq (61') dhe Dag për Beshiktashin në minutën e 90-të. Klubi mbretëror, Real Madridi shënoi një fitore të pritur me rezultat 3:0 në përballje me Marseillen nga Franca. Ronaldo protagonistë i fitores së thellë të madridasve.
Ronaldo në minutën e 58-të shpërtheu me gol, dhe pas tre minutave Kaka shënoi për rezultatin 2:0 nga penalltia. Sërish Ronaldo, një mjeshtër i gola dhe i pandalshëm shënoi për 3:0 në minutën e 64-të. Marseille mbetët pa një futbollistë në fushë pikërisht pa Diawaran, i cili ndëshkohet më karton të kuq në minutën e 60-të. Manchester U. është sfiduar se tepërmi nga skuadra gjermane Wolfsburg. Megjithatë, ky ballafaqim përfundoi me fitoren e Manchester Unitedit me rezultat 2:1. Dzeko i pari kaloi në epërsi mysafirët me golin e shënuar me kokë në minutën e 56-të. Mirëpo, Manchester U. nuk lejojë kjo epërsi të zgjasë më shumë se tre minuta dhe Giggs barazoi 1:1.
Në minutën e 78-të, Carrick solli gëzimin tek anglezët. Në grupin D, APOEL Nikosia që pati në përbërjen e parë nga minuta e parë futbollistin shqiptar, Altin Haxhi, i cili luajti me sukses përballë Chelseas. Skuadra e Chelseas shënoi fitore me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Anelka në minutën e 18-të. Porto nga Portugalia si gjithmonë e fortë, befasoi me rezultat duke mundur Atleticon e Madridit me shifra 2:0. Falcao shënoi në minutën e 75-të dhe Rolando në atë 82-tën.

Rezultatet

Grupi A
Bayern-Juventus 0:0
Bordeaux-Maccabi Haifa 1:0 (0:0)

1. Bayern 2 1 1 0 3:0 4
2. Bordeaux 2 0 2 0 2:1 4
3. Juventus 2 0 2 0 1:1 2
4. M. Haifa 2 0 0 2 0:4 0

Grupi B
CSKA (M)-Beshiktas 2:1(1:0)
Manchester U.-Wolfsburg 2:1 (0:0)

1. Manchester Utd 2 2 0 0 3:1 6
2. Wolfsburg 2 1 0 1 4:3 3
3. CSKA 2 1 0 1 3:4 3
4. Beshiktas 2 0 0 2 1:3 0

Grupi C
Milan-Zurich 0:1 (0:1)
Real-Marseille 3:0 (0:0)

1. Real Madrid 2 2 0 0 8:2 6
2. Milan 2 1 0 1 2:2 3
3. Zurich 2 1 0 1 3:5 3
4. Marseille 2 0 0 2 1:5 0

Grupi D
APOEL-Chelsea 0:1 (0:1)
Porto-Atletico M. 2:0 (0:0)

1. Chelsea 2 2 0 0 2:0 6
2. Porto 2 1 0 1 2:1 3
3. APOEL 2 0 1 1 0:1 1
4. Atletico M. 2 0 1 1 0:2 1

Disiplina, gjoba dhe pezullime Shkumbinit dhe Skraparit

Komisioni i disiplinës pranë FSHF-së, i mbledhur të mërkurën e 30 shtatorit 2009, ka marrë në shqyrtim të gjitha problemet e javës së pestë, në të dyja kategoritë, superligë dhe kategori e parë, duke marrë edhe vendimet përkatëse. Dy skuadra kanë qenë më të “prekura” nga vendimmarrja e disiplinës, konkretisht Shkumbini dhe Skrapari. Peqinasve u është pezulluar trajneri Kristaq Mile për dy javë dhe është gjobitur me 30 mijë lekë të reja, ashtu sikurse është gjobitur edhe lojtari i Shkumbinit, Capja, me 50 mijë lekë të reja. Sa i takon Skraparit, për incidentet e ndodhura në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Bylisit, Disiplina ka vendosur që skuadra në fjalë të luajë dy ndeshje pa praninë e tifozëve, por ka pezulluar edhe dy javë trajnerin Edmond Dalipi. Në mënyrë telegrafike, ja edhe vendimet e Disiplinës, marrë në mbedhjen e fundit të saj

1. Lojtari i KF Shkumbinit, Heltem Capja, për ndërhyrje të ashpër e të rrezikshme ndaj kundërshtarit, por pa krijuar pasoja të rënda për shëndetin e kundërshtarit, dënohet me gjobë 50.000 lekë, në bazë të nenit 26/8 të K.D.S.

2. Trajneri i KF Shkumbinit, Kristaq Mile, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj arbitrave dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 30.000 lekë në bazë të nenit 25/5 të K.D.S.

3. Trajneri i KF Skraparit, Edmond Dalipi, për gjeste fyese dhe provokuese gjatë ndeshjes, duke hyrë në fushën e lojës pa leje të arbitrave, dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 30.000 lekë, në bazë të nenit 25/5 të K.D.S.

4. KF Skrapari, për trazirat e ndodhura, si rezultat i mosmarrjes së masave të

mjaftueshme organizative dhe të sigurisë gjatë lojës dënohet me 2 ndeshje pa praninë e shikuesve dhe gjobitet me 100.000 lekë, në bazë të nenit 24/1.a, b të K.D.S.

5. Ekipi U-19 të KF Skënderbeu, për mosparaqitje në ndeshje me ekipin U-19 të Gramshit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0, në bazë të nenit 23/d të K.D.S.

6. Lojtari i ekipit U-19, Shkëndija e Durrësit, Rubin Met’Hasani, për ofendim të arbitrit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje dhe gjobitet me 5.000 lekë, në bazë të nenit 26/7.

7. Lojtari i ekipit U-19 të Adës, Ludovik Doda, për ofendim të arbitrit kryesor dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 5.000 lekë, në bazë të nenit 26/7 të K.D.S

8. Lojtari i ekipit U-19 të Naftëtarit, Rexhino Rrapushi, për goditje me grusht të arbitrit pezullohet me 1 vit nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 200.000 lekë në bazë të nenit 26/3 të K.D.S.

Kombëtarja U-17 e mbyll me 3 humbje dhe 11 gola të pësuar

Raundi kualifikues për kombëtaren shqiptare U-17, të drejtuar nga trajneri Ardian Mema, zhvilluar në Hungari, ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Na ka mundur edhe Luksemburgu, ndeshjen e fundit, të luajtur më 30 shtator 2009, 3-2, duke rregjistruar një bilanc tepër negativ, 3 humbje në 3 ndeshje, 11 gola të pësuar dhe vetëm 2 të shënuar. Konkretisht, në ndeshjen me Luksemburgun, që mbylli edhe aventurën e kuqezinjve tanë në Hungari, trajneri Ardian Mema e nisi lojën me këtë formacion: Cela, Cekici, Kerciku, Mumajesi, Cuci, Tafa, Deliallisi, Petro, F.Hoxha, Peposhi, Abdija. Golat për kombëtaren tonë u shënuan nga F.Hoxha, në minutën e 25-të dhe nga Abdija në minutën e 61-të. Kujtojmë se në këtë raund kualifikues, kombëtarja shqiptare U-17 ka rregjistruar këto rezultate: Hungari-Shqipëri 5-0; Shqipëri-Sllovaki 0-3, Luksemburg-Shqipëri 3-2.

Storari, nga portier i katërt në hero kuqezi

Historia e portierit që duhej të ishte në tribunë. Milani do t’ia rinovojë kontratën edhe për tre vjet
Ishte dikur një portier i katërt që u kthye në i parë dhe ndoshta nuk është i vetmi rast, por ajo e Marko Storarit është një histori speciale. Është historia e dikujt që i ka bërë valixhet gati një milionë herë, që ka këputur ligamentet dhe është ringritur, që ka shkuar në kombëtare kur të tjerët s’kanë pranuar. Marko Storari nuk ka fizikun e një superheroi, por të dielën ndaj Barit fluturonte si “Batman”-i.
Ishte më i miri në fushë dhe tifozët e Milanit janë mësuar me të në këto gjashtë javë kampionat. Për të s’ka më dyshime, ai që u kthye të qëndrojë në tribunë, shpëtoi një Milan të tërë. Si në Livorno, si kundër Bolonjës, kur bëri diçka që u ndodh portierëve të mëdhenj: 85-së minuta që vetëm shikonte, pastaj një nga ato pritje që të djegin duart. Kur bën portierin duhet të mësohesh të presësh edhe momentin. Dhe nëse është për këtë, është një specialist.
XHIRO - Nuk ka pasur shumë fat Storari, edhe tani që është në një moment të artë, pikërisht ndaj skuadrës ka shumë vërshëllima. Karriera e tij është një ecuri torturë. E fillon mirë, pastaj dëmtohet rëndë në gju. Shkon te Mesina, fiton ngjitjen në A. Bëhet një nga portierët specialistë për pritjen e 11-metërshave, por vjen te Milani dhe Milanit nuk i thuhet “jo”. Storari nënshkruan në janar 2007-të, luan kur dëmtohen Dida e Kalac, pastaj zhduket dhe fiton Ligën e Kampioneve si spektator. Rifillon xhiron me Levanten në Spanjë, pastaj Kaljari dhe pastaj në Firence, ku luan vetëm dy ndeshje. Kur kthehet në Milano, në fund të huazimit, duket akoma si turist.
HIERARKI - Sepse nuk ka paqe për një portier që nuk luan, që nuk ka mundësi të spikasë vetëm nëse kolegu i tij dëmtohet, pasi nuk shpreson te rotacioni. Nuk ekziston kjo e fundit për portierët dhe hierarki të tilla vështirë të realizohen, edhe pse ndodh. Shikoni Abiatin, që në këto javë ia ka lënë vendin Storarit: Abiati u bë i famshëm, sepse Sebastiano Rosi pësoi pesë javë pezullim, hyri në fushë dhe nuk doli më deri sa Dida përjetoi momentin e tij të artë. Edhe Abiati ka bërë xhiron e tij në “Botë”, u kthye te Milani një vit më parë dhe nuk e dinte se çfarë e priste. Në të vërtet Ançeloti e dinte se çfarë donte: sajoi rotacionin, por në kokë kishte titullarin, Abiatin.
DYSHIME - Por nuk mbaron asnjëherë për portierët e Milanit. Abiati dëmtohet sërish dhe kërkimi rifilloi. Këtë herë Storari u gjend ne vendin dhe momendin e duhur: zgjidhet kontrata me Kalacin, probleme fizike për Didën, një portier i ri, Roma, i marrë vetëm për të mbushur organikën. Leonardo zgjedh Storarin si numrin dy dhe për momentin është shpërblyer. Por kush e di ç’do të ndodhë pas pushimit të kampionatit, kur Abiati të jetë gati për të luajtur. Megjithatë Storari nuk duhet zgjuar nga “ëndrra” që po përjeton. Nga portier i katërt, në hero.
KONTRATË E RE - Autor i një paraqitjeje fantastike ndaj Barit. E shpëtoi portën katër herë nga goli i sigurt: në fillim ndaj Bonuçit, pastaj ndaj Alvarezit dhe Mexhiorinit dhe në fund ndaj Rivasit. Ja pse në shtëpinë kuqezi po mendojnë t’ia rinovojnë kontratën që i skadon në 2010-ën. Aktualisht merr 500 mijë euro në sezon dhe ideja është ajo e një kontrate 3-vjeçare deri në 2012-ën (kur të jetë 35 vjeç) me 1 milionë euro në vit. “SuperMarko” është gjendur gjithnjë i gatshëm sa herë është thirrur këto vite dhe kjo duhet të jetë mirënjohja e duhur për një portier, që meritonte një tjetër karrierë.

Matarreze, ultimatum biznesmenit amerikan

Ajo e së hënës ka qenë një natë e ndezur në shtëpinë e Barit. Alesio Mora, ndihmësi i biznesmenit amerikan Tim Barton në negociatat për blerjen e klubit puljez, nuk i konsideron të perënduara mundësitë që marrëveshja të arrihet: “Nuk është bllokuar asgjë, të martën Barton do t’i dorëzojë familjes Matarreze një letër ku do të kërkojë më shumë kohë për të vlerësuar disa aspekte. Gjithsesi midis palëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje”. Ndryshe ka folur administratori i deleguar i bardhekuqve Salvatore Matarreze, që i ka dhënë një ultimatum miliarderit amerikan: “Zoti Barton ka detyrimin kontraktual që të derdhë një shumë paraprake në bankë brenda 30 shtatorit dhe për ne kjo është një datë thelbësore”, ka thënë drejtuesi puljez.

Kaljari: Qëndrimi në Serinë A, i sigurt

Masimo Çelino nuk ka asnjë dyshim që Alegri dhe lojtarët e tij do të sigurojnë qëndrimin në Serinë A: “Do të firmosja që tani, për qëndrimin në Serinë A të Kaljarit. Nuk kemi nevojë për të ndërhyrë në merkato, më mirë të jemi pak, por të saktë. Kosu, Zheda dhe Konti janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, sepse kur këta nuk luajnë mirë, ekipi vuan. Nuk pres gjëra të mëdha nga të rinjtë, por nga këta lojtarë po, janë të domosdoshëm”, ka thënë presidenti kuqeblu. “Desena, Nene dhe Larrivei? Po bëjnë pjesën e tyre, dhe do ta bëjnë më mirë në të ardhmen. I pari ka rënë në sy në ndeshjen kundër Parmës, i dyti kundër Barit, i treti do të ndjekë rrugën e Suazos dhe Kontit. Ju kujtohet se çfarë thuhej për ata në fillim? Të shohim nëse kam të drejtë”.

Ranieri dhe golat në fundin e ndeshjes

40 realizime në 15 minutat e fundit nga sezoni 2007/08. E njëjta histori ndodh edhe me Romën
Në ndeshjen kundër Katanias është arritur shifra 40. Kjo përballje mund të interpretohet në dy mënyra: Mërzia (në “Masimino” ka patur shumë të tillë) dhe Ushtaraku. Referimi është shumë i thjeshtë. Ushtari (i sjellshëm) është ai, Klaudio Ranieri, që të paktën ka arritur të sjellë një farë rregulli tek Roma më shumë se çka arritur të bëjë në dyvjeçarin e kaluar tek Juventusi. Pikërisht 40, në fakt, janë golat e shënuar nga skuadrat e drejtuara nga ai në çerekorëshin e fundit të takimeve, duke filluar nga viti 2007.
Një e dhënë kjo që sigurisht vërteton një gjë: lojtarët e tij nuk dorëzohen deri në minutën e fundit. Dhe këtë e di shumë mirë ekipi verdhekuq, që në tri ndeshje, në minutat e fundit, ka arritur të marrë 5 pikë, të ardhura nga fitorja në Siena (goditje e fuqishme dënimi nga Rise në të 89-ën), barazimi në Palermo (penallti e Totit në të 88-ën) dhe të atij të marrë në Katania (gol i De Rosit në minutën 93′).
Eshtë e kotë të thuhet sesi goli i De Rosit ka qenë vetëm si një aspirinë për Romën e sëmurë, që ndodhet në një situatë paradoksale, duke patur sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të keqe të Serisë A. Në sqarimin që Ranieri ka bërë me skuadrën, në fakt, trajneri verdhekuq ka këmbëngulur veçanërisht në dy koncepte: përqendrim në të gjitha momentet e ndeshjes dhe bashkëpunim midis lojtarëve gjatë gjithë 90 minutave. “Punojmë për mbrojtjen, - ka shtuar tekniku -, sepse në sulm, ose falë lojës, apo falë ndonjë shpikjeje të Totit me shokë, nuk kemi probleme në shënimin e golave”

Pacini: Sekreti i Sampdorias, Del Neri

Sulmuesi i Sampdorias ka folur për momentin e shkëlqyer, që po kalon ai dhe skuadra e tij

Kur qëndron atje lart ndihesh mirë. “Titulli kampion është pothuajse i pamundur. Por, ta hapim këtë çështje në muajin shkurt. Sampdoria nuk është në krye të renditjes rastësisht”. Kështu, Xhiampaolo Pacini ka rrëfyer se çfarë ndjesish provohen kur je në krye të kampionatit. “Mendoni sesa e mërzitshme do të ishte nëse Interi dhe Juventusi do të ishin shkëputur që tani. Kështu është më argëtuese. Ne jemi skuadra, që mund të befasojmë”.

- Dyshja Pacini-Kasano nuk gabon asnjëherë.

- Më pëlqen kur na krahasojnë me Vialin dhe Mançinin që kanë shkruar historinë e Sampdorias. Të luash në krah të Antonios është fantastike. Mbyll sytë dhe e shikoj topin midis këmbëve të mia.

- Kasano dhe kombëtarja e Italisë.

- Shumë njerëz do të donin ta shihnin Antonion me fanellën e kaltër. Kombëtarja është ëndrra e Kasanos dhe e imja. Por për këtë vendos Lipi. Dhe është e drejtë që të jetë kështu.

- Çfarë ka më shumë Sampi në krahasim me Interin e Juventusin?

- Qetësinë, ne luajmë duke u argëtuar.

- Më pas vjen Pacini që çon topin në rrjetë.

- Vitin e kaluar kam shënuar dymbëdhjetë gola në gjashtë muaj. Dua ta përmirësoj këtë shifër. Ndoshta të shkoj në kuotën e 15 golave.

- Imazhi që ju ka mbetur në mend nga fitorja juaj me Interin.

- Presidenti Garrone që ka vrapuar drejt tifozerisë ultras. Nuk e kishte bërë kurrë një veprim të tillë. Duket se ka qenë shumë i lumtur.

- Marrëdhënia me Del Nerin?

- Për mua ka qenë një surprizë e bukur. Ma kishin përshkruar si një rreshter të hekurt. Ndërsa, është një njeri, të cilit i pëlqen të bëjë shaka. Eshtë një armë shumë e çmuar për Sampdorian.

- Në ndeshjet e fundit ka shpërthyer i riu Poli.

- Eshtë një talent i jashtëzakonshëm. Skuadra jonë ka një sektor të rinjsh të cilësisë së lartë.

- Cili është favorit për titullin në kampionat?

- Interi ka humbur Ibrën…

- Atëherë ju zgjidhni Juventusin.

- Jam gati të vë bast se Diego do të bëjë diferencën. Merkatoja e bardhezinjve ka qenë e shkëlqyer. Do të shihni sesa e rëndësishme do të jetë blerja e fundit e tyre, Groso.

- Shumë kanë qeshur me mënyrën sesi Kasano ka festuar golin tuaj.

- Ka qenë më i rrezikshëm ai me ‘përqafimin’ që më ka bërë se mbrojtësit e Interit gjatë ndeshjes.

- Si ish-lojtar i Fiorentinës si e gjykoni dorëheqjen e presidentit Andrea Dela Vale?

- Jam befasuar. Andrea ka qenë gjithmonë i pranishëm, ishte shumë i lidhur me skuadrën.

- Çfarë mendimi keni për skualifikimin e Xhilardinos kundër Lionit?

- Ka marrë një karton të kuq për një goditje me bërryl që nuk ekzistonte. Kjo nuk është e drejtë. Ato janë veprime mbrojtëse.

- Në lidhje me sulmuesit, miku juaj Toni nuk po kalon një moment të mirë.

- Mund të rrini të qetë, Luka është akoma në kohë për të fituar renditjen e golashënuesve në Bundesligë.

- Një koment të fundit për Sampin.

- Fitorja në kampionat është një ëndërr, por zona Champions…

Kuzhe shpall anti-Suedinë, rikthehet në kombëtare Altin Haxhi

Altin Haxhi është rikthyer në kombëtare, pasi trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, e ka ftuar atë për ndeshjen e fundit kualifikuese në Grupin 1, e vlefshme për “Botërorin 2010”, që do të luhet më 14 tetor 2009 me Suedinë, në fushën e kësaj të fundit. Një thirrje kjo, e diktuar nga nevojat alarmante të kombëtares për mbrojtës në krahun e majtë, kur dihet se Vangjeli është i dëmtuar dhe Agolli i pezulluar. Këta dy lojtarët e fundit janë thuajse të vetmit, që “ta mbushin syrin” për të luajtur në këtë krah. Në një situatë të tillë, është thirrur për emergjencë veterani kuqezi, Altin Haxhi. Gjirokastriti kuqezi nuk vinte në kombëtare prej disa ndeshjesh, cka linte të kuptohej se i kishte thënë “lamtumirë” asaj, ose më saktë, nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Kuzhe, por edhe të paraardhësit të kroatit, Ari Han. Sidoqoftë, nevojat e ekipit kombëtar e kanë bashkuar sërish atë me ngjyrat kuqezi, pikërisht për ndeshjen me Suedinë. Bashkë me Haxhin, janë 21, lojtarët që ka thirrur trajneri Josip Kuzhe për ndeshjen me Suedinë. Janë të gjithë lojtarët pjesëmarrës edhe në ndeshjen e fundit, të barazuar 1-1 me Danimarkën në Tiranë. Kujtojmë se kombëtarja kuqezi do t’i zhvillojë përgatitjet për këtë ndeshje në Frankfurt të Gjermanisë, prej nga do të udhëtojë një ditë para ndeshjes me Suedinë drejt vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të Europës aktualisht. Më poshtë, ja edhe lista e lojtarëve të thirrur nga Kuzhe për ndeshjen e 14 tetorit 2009 me Suedinë.

1.Isli Hidi
2.Samir Ujkani
3.Armend Dallku
4.Andi Lila
5.Franc Veliu
6.Debatik Curri
7.Altin Haxhi
8.Elvin Beqiri
9.Lorik Cana
10.Ervin Bulku
11.Jetmir Sefa
12.Jahmir Hyka
13.Emiliano Vila
14.Gilman Lika
15.Ervin Skela
16.Klodian Duro
17.Hamdi Salihi
18.Erjon Bogdani
19.Edmond Kapllani
20.Besart Berisha
21.Elis Bakaj

Fejzullahu me golin e tij ia solli një pikë NEC-it

Erton Fejzullahu shkëlqeu me lojë dhe ishte më meritori me golin e tij të shënuar në minutën e 66-të për pikën e fituar të skuadrës së NEC Nijmegenit në përballje me Utrechtin, në javën e nëntë të Kampionatit të Holandës në futboll. Utrecht tregoi një lojë cilësore dhe në pjesën e parë kaluan në epërsi me golin e shënuar nëpërmjet futbollistit Lensky në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë, Nijmegen duke iu falenderuar shqiptarit Fejzullahut arritën ta barazojnë në minutën e 66-të. Një pikë domethënëse që e ngriti NEC Nijmegenin në vendin e 10-të më 9 pikë të tubuara, ndërsa Utrecht mbetët i pesti me vetëm 17 pikë.

Edhe një dështim i Shqipërisë U-17

Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë U-17 mirë e nisën ndeshjen, por keq e përfunduan në përballje me Luksemburgun, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian U-17 në futboll. Shqipëria U-17 pësoi humbje me rezultat 2:3 dhe kjo është humbja e tretë më radhë e tyre. Golat për kombëtaren tonë U-21 i shënuan Hoxha (25’), Abdija (62’), ndërsa për Luksemburgun realizuan futbollistët Muslji (72’), Bastos (75 e 80’). Shqiptarët fitoren e sigurt nga 2:0 e shndërruan në humbje me shifra 2:3. Kombëtarja jonë i ka humbur edhe dy ndeshjet tjera nga Hungaria e Sllovakia me rezultat 5:0 përkatësisht 3:0.

Salihi me Rapidin përballë skocezëve

Futbollisti i kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi, së bashku me Rapidin e Vjenës, të enjten mbrëma, në orën 21.05, do të jenë mysafirë i skuadrës së njohur skoceze, Celtic. Kjo është ndeshja e dytë e grupit C në Europa Leagua. Salihi me lojërat e mira dhe golat që shënoi kohët e fundit në kampionatin austriak pothuajse e ka siguruar vendin e titullarit. Rapidi ndeshjen e parë në grup e fitoi me shifra 3:0 kundër Hamburgerit, ndërsa Celtic pat humbur 1:2 nga Hapoel Tel Avivi. Rapidi i Salihit i prin tabelës më 3 pikë në grupin C.

Drenica ngre zërin kundër gjyqtarëve skandalozë

Pas vendimit të Komisionit Profesional të Gjyqtarëve të Futbollit për dënimin e shqiptuar ndaj gjyqtarit Ilir Shuletët, i cili sipas drejtuesit të futbollit Drenicës nga Skenderaj, gjykimi ka qenë skandaloz në ndeshjen Hysi – Drenica. KF Drenica është e pakënaqur edhe me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet me Flamurtarin e Besën, prandaj kanë shprehur zemërimin e thellë ndaj drejtuesve të FFK-së. Ata kanë reaguar nëpërmjet një shkrese, duke kërkuar drejtësi. “Ne Pritem që FFK-ja përmes komisioneve të caktuara të reagoj dhe të dënoj gjyqtarët e këtyre ndeshjeve, mirëpo nga komisioni jo vetëm që nuk u dënuan, por as që u tha asnjë fjalë për këto ndarje skandaloze të ‘drejtësisë’. Kryesia e KF Drenica pas ndeshjes në Merdare sërish është dëmtuar hapur në mënyrë skandaloze nga gjyqtari Ilir Shuleta, dhe realizoj një takim me kryetarin e FFK së Fadil Vokrrin më 29.09.09 në zyrat e FFK-së në Prishtinë në mënyrë që të sqarohet nga vetë kreu së përse nuk po ndërmerren masa ndaj gjyqtarëve të tillë. Përfaqësuesit e KF Drenica morën premtime nga kreu i FFK-së se jo vetëm ndaj gjyqtarëve por edhe ndaj të gjithë aktorëve që i thyejnë rregullat e FFK-së kush do qofshin ata do të merren masa dhe do të dënohen në bazë të rregulloreve në fuqi. Sot kur përmes shtypit u informuam për dënimet (ledhatimet) që i janë bërë gjyqtarit ndihemi të mashtruar, por edhe të indinjuar për vetë faktin se ulja e notës së gjyqtarit për atë ndarje skandaloze të drejtësisë më notën 2.5 nga ana e komisionit na bënë të mendojmë se mos ndoshta individë të caktuar kanë filluar që qysh tani të hartojnë renditjen tabelore të Superligës. Komisioni këtë herë duhej që të shqiptonte dënimin maksimal të bazuar në xhirimet televizive por edhe në deklaratën lojtarit të Hysit i cili merr guximin dhe flet hapur për gabimin e gjyqtarit në atë lojë. Kryesia e KF Drenica pas këtyre masave të shqiptuara nga ana e Komisionit Profesional të Gjyqtarëve shprehet haptas kundër një vendimi të tillë duke dyshuar në korrektësinë e anëtarëve të këtij komisioni dhe njëherësh kërkon më me ngulm nga kryetari i FFK-së Fadil Vokrri për ndërprerjen e këtyre dukurive negative në futbollin tonë në kohën kur të gjithë po presim që të na hapen dyert e ndërkombëtarizimit të futbollit tonë. Shpresojmë së premtimet e kryetarit Vokrri do të realizohen ditëve në vijim”, thuhet në shkresën e kryesisë se KF Drenica në Skenderaj.

Ja si i vlerëson Cimili dhjetë javët e para?

Ramadan Cimili, trajner i futbollit, i ka cilësuar më të frytshme dhjetë javët e para të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll në krahasim me kampionatin e kaluar. “Sigurisht cilësia është në rritje e sipërme sikurse edhe shikueshmëria. Kampionati i sivjetshëm ka diferencë të madhe më atë të kaluari. E para, me zvogëlimin e ligës çdo ndeshje është derbi. E dyta, dëshmia më e mirë ishte ndeshja Trepça-Flamurtari ku tuboi 5000 adhurues në tribuna. Futbolli ka lëvizur nga vendi dhe ka rivalitet më të madh. Të gjitha skuadrat e kanë një cilësi përpos Prishtinës që ka një krizë momentale”, tha Cimili.

Baseli, me tre shqiptarë, drejt Fulhamit

Para dy javësh, skuadra e futbollit Baseli nga Zvicra, në radhët e të cilës luajnë tre shqiptarë: Beg Ferati, Xherdan Shaqiri e Orhan Mustafi, bëri mrekullinë kur mundi Romën me rezultat 2:0. Ata në ndeshjen e dytë të grupit E të Europa Leagua do të jenë mysafirë të skuadrës cilësore angleze, Fulhamit, e cila në ndeshjen e parë barazoi në Moskë 1:1. Baseli është optimist se nga kjo përballje do të dalë ballëlart, duke u bazuar në fondin e mirë të futbollistëve që ka dhe me përvojë në sfidat ndërkombëtare. Fulham –Basel zhvillohet të enjten mbrëma në orën 21.05. Baseli kryeson tabelën me 3 pikë, duke lënë pas vetes Fulhamin me një pikë.

Guardiola: Të punojë më shumë

Fitorja e sigurt kundër Dinamos së Kijevit i ka sjell lehtësi trajnerit të katalonasëve, Josep Guardiola-s, por strategu i kampionëve të Evropës e pranoi se ky ekip ende nuk është në nivelin e dëshiruar. "Jemi kampion të kësaj gare, por prapë duhet që të mundohemi që të fitojmë. Ndonjëherë duket që njerëzit dëshirojnë që ne gjithqysh të fitojmë, por kjo nuk është e lehtë. Të gjithë kampionët e kaluar, i kanë thënë lamtumirë garimit në faza të ndryshme, për çka duhet që të jemi të kujdesshëm", tha ai. Ai do t’i qortojë lojtarët e tij për pjesën e parë, jo aq në nivel. "Kuptoj që nuk shkojnë gjërat gjithmonë sipas planit, por pjesën e parë e kemi luajtur faktikisht shumë dobët", tha Guardiola, dhe shtoi se kjo duhet që të evitohet në lojërat tjera.

Ronaldo, lojtar i shkëlqyeshëm

Ronaldo Luis Nazario de Lima në Corinthians luan si në ditët më të mira, pasi që disa herë ishte shëruar nga lëndimet e shumta. Braziliani i mrekullueshëm, duket që ka bërë një punë të mirë duke e lënë Evropën, dhe duke u kthyer në vendlindje, nga ku arriti që ta fitojë edhe ftesën për përfaqësuesen. Në pyetjen e mediave spanjolle ai komentojë paraqitjet e deritashme të trashëgimtarit të tij në Real, Cristiano Ronaldo-s. "E shoh që në fanellë e mban emrin dhe numrin tim, dhe kjo është gjë e mirë. E këshillojë që të vazhdojë të punojë edhe më tutje dhe të jap gjithçka nga vetja për ekipin e Real-it. Është lojtar i shkëlqyeshëm", tha Ronaldo. Pak më i rezervuar ishte në komentimin për ish-kolegun e tij të kombëtares, Ricardo Kaka-n, duke thënë: "E shoh që shoku im Kaka në Madrid bën çudira".

Edhe tre kontrollorë të dënuar

Komisioni Profesional i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës nuk e ka ndërmend të falë asnjë kontrollorë për gabimet që bëjnë në vlerësime dhe për mos përmbajtje të kritereve në ndeshjet kampionale. Kontrollori i ndeshjes Prishtina-Besa, Bedri Muçolli dhe ai i ndeshjes Hysi-Drenica, Adem Dobra dënohet me nga tri ndeshje mos delegim. Për dallim nga dy të parët, kontrollori i tretë i ndeshjes Prishtina-Vëllaznimi, Naser Ajvazi dënohet me dy ndeshje mosdelegim. KPGjFFK-së është i vendosur që të mos falë asnjë kontrollorë në të ardhmen për gabimet që i bëjnë. Brenda javës janë dënuar gjashtë kontrollorë të Superligës për mos zbatimin e kritereve të parapara.

Ibra: Kur humb Interi, jemi të lumtur

Futbollistët e Barcelonas në mënyrë rutinore fituan në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Në Camp Nou ata e mposhtën kampionin e Ukrainës, Dinamon e Kijevit me 2:0. Edhe pse nuk shënoi gol Zlatan Ibrahimovic edhe njëherë e luajti një lojë kualitative për Barcelonën. "Edhe më tutje nuk jam 100 përqind i përgatitur. Kthehem në mbrojtje, pranojë dhe asistojë topa, por mund të bëjë edhe më shumë ", tha Ibrahimovic, dhe pastaj foli për rezultatet e dobëta të Interit. "Vetëm le të fitojë Interi, kjo është mirë për ne, për Barcelonën. Ata janë konkurrentët tanë kryesor, por kur atyre ju shkon keq, ne jemi të lumtur', tha suedezi.

Haxhi përballet me Chelsean

Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja ndërmjet APOEL Nicosias dhe Chelseat, e vlefshme për xhiron e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa në skuadrën vendase pritet të aktivizohet mesfushori shqiptar, Altin Haxhi.
Duke llogaritur moshën e Haxhit (34-vjeç), trajneri i Nikosias, Ivan Jovanovic, e pushoi atë në ndeshjen e fundjavës, ashtu që të jetë në formë për takimin e mbrëmjes së sotme përballë Bluve.
Haxhi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa dy javë më parë zhvilloi ndeshje të plotë përballë Atletico Madridit, me ç’rast skuadra e tij nxori barazim në Vicente Calderon.

Nuk largohet nga Sunderland

Anton Ferdinand nuk do të largohet nga Sunderland. Futbollisti anglez, vëllai i vogël i qendërmbrojtësit të Manchester United Rio Ferdinand, konsiderohet si futbollist i rëndësishëm i “Maceve të Zeza”.
Menaxheri i Sunderland, Steve Bruce, ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Ferdinand është një njeri i rëndësishëm për klubin, pa marrë parasysh gabimin e tij që i kushtoi me humbje të ekipit të Lorik Canës nga Wolves.

Toni s’është në formë

Louis van Gaal nuk e ka ftuar Luca Tonin as në ndeshjen me Juventusin, e cila u zhvillua mbrëmë. Trajneri holandez i Bayern Munchen i ka treguar arsyet pse po e lë jashtë gjithmonë sulmuesin e shquar italian.
“Shoku ynë dhe i juaji, Toni, duhet ta përfundojë procesin e rehabilitimit. Për mua nuk është ende 100 për qind dhe nuk e ftoj. Kam katër sulmues të tjerë, Luca mund të ketë më shumë hapësirë kur të rikthehet në formë. Dhe, nëse ai mendon se është i gatshëm, duhet ta dijë se ai që vendos jam unë”, tha Van Gaal.

Owen e do Kombëtaren

Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, synon që të jetë pjesë e Kombëtares angleze me rastin e kompeticionit më të rëndësishëm të Kombëtare, Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.
Këtë e ka thënë vet ish futbollisti i Liverpool, Real Madrid e Newcastle, i cili po mundohet ta bindë selektorin Fabio Capello, që ta ftojë në Kombëtare.

Roberto Baggio i ri

Stevan Jovetic ishte yll i mbrëmjes së të martës, kur shënoi dygolësh ndaj kampionit të pesëfishtë të Evropës, Liverpool. Për futbollistin malazez të Fiorentinës, kjo natë mbetet si më e paharrueshme e jetës së tij.
“Jam mjaft i kënaqur. T’i shënosh Liverpoolit dy gola, është një gjë e pabesueshme. Ishte një natë fantastike, shkoi gjithçka mirë, bile edhe më shumë”, theksoi sulmuesi i ri për televizionin italian Sky.
Për Jovetic, së fundmi kishte shprehur interesim Manchester United, por edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane. Sigurisht, ky dygolësh do t’ia ngrit atij vlerën. Kohëve të fundit, ‘JoJo’, siç e quajnë në Itali, ka filluar të krahasohet me legjendën e futbollit italian, Roberto Baggio.
“Unë sikur Baggio? Do më pëlqente të bëhesha një kampion sikur ai, shpresoj që t’ia arrij këtij qëllimi”, shtoi malazezi, i cili këtë sezon ndihet shuam më i qetë karshi një viti më parë.
Ai synon që të vazhdojë me shënimin e golave dhe ta ndihmojë Fiorentinën drejt sukseseve në Itali dhe në Evropë. Malazezi në fund theksoi se për momentin, nuk e ka ndërmend të largohet nga Firenze.

Përballja e gjigantëve

Xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve vazhdon me grupet A,B,C e D. Takimi në mes të Bayern Munich e Juventus pa dyshim konsiderohet kryesori i këtij rrethi. Bayern e nisi mirë këtë kompeticion sivjet, duke e mposhtur Maccabi Haifan me 3:0, derisa klubi italian nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Bordeaux në shtëpi. Hera e fundit që Bayern kishte humbur në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve daton qysh pesë vjet më parë me kundërshtar pikërisht Juventusin.

Gjermanët dëshirojnë ta vazhdojnë serinë e mirë pa humbje në shtëpi, në fazën e grupeve. “Kur isha trajner i Ajax, ne e humbëm finalen e Ligës së Kampionëve me penallti nga Juventus, i cili është njëri prej ekipeve më të mira në Evropë. Ata janë në formë, përkundër barazimit të së dielës. Ne jemi përgatitur për këtë lojë si për të gjitha të tjerat”, theksoi trajneri i Bayernit, Louis van Gaal.

Juventus i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit me Bayern Munchen. Andaj klubi italian dëshiron ta vazhdojë traditën pozitive.
“E dimë se me Bayernin do të jetë vështirë, por i kemi të gjitha mundësitë për ta zhvilluar një ndeshje të madhe. Jemi të koncentruar. Gjermanët kanë futbollistë të rëndësishëm, e kanë edhe përkrahjen e tifozëve, por me siguri e kanë parë se çka ndodhi vitin e kaluar me Real Madrid. Do të jetë një ndeshje e bukur. Ne nuk mendojmë për barazim, shkojmë në fushë me mentalitet fituesi”, theksoi sulmuesi më në formë për momentin i “Zonjës së Vjetër”, Vincenzo Iaquinta.

Falë pikës së fituar në Torino, Bordeaux ia ka dhuruar vetes një rast të mirë për t’u kualifikuar nga ky grup. Klubi francez pret fitore në përballje me Maccabin për të shpresuar në një barazim në Munich, i cili do t’ia siguronte kryesimin momental në tabelë.

Manchester United duket se nuk e ka problem të luajë edhe pa Cristiano Ronaldon, që shkoi te Real Madrid. Tash kryesuesi i Premierligës synon ta mposhtë edhe Wolfsburgun, pas triumfit në Stamboll. Manchester nuk është mposhtur në Old Trafford që 28 ndeshje. Në përballjen tjetër, CSKA Moska do të ketë punë me kampionin turk Besiktas.

Në Grupin C, Real Madrid e Milan i fituan ndeshjet e para, ndërsa kanë mundësi t’i konsolidojnë dy pozitat e para në rast se i mposhtin në shtëpi kundërshtarët Marseille, respektivisht Zurich, ku aktivizohen Adrian Nikçi e Admir Mehmedi.

Pas humbjes shokuese 3:1 nga Wigan Athletic të shtunën, Chelsea do ta kërkojë fitoren e këndelljes në Qipro, ku e pret APOEL Nicosia e Altin Haxhit në kuadër të Grupit D. Porto e mirëpret Atletico Madridin në krizë, të cilin sigurisht se do të mundohet ta mposhtë, për ta mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar në të tetën e finales.

Liga e Kampionëve

Grupi A
Bayern Munich – Juventus 20:45
Bordeaux – Maccabi Haifa 20:45

Grupi B
CSKA Moscow – Besiktas 18:30
Manchester U. - Wolfsburg 20:45

Grupi C
AC Milan – Zurich 20:45
Real Madrid – Marseille 20:45

Grupi D
APOEL Nicosia – Chelsea 20:45
FC Porto – Atletico Madrid 20:45

Cana, i bindur në pafajësi

Agim Cana, babai i mesfushorit të mirënjohur të Kombëtares shqiptare Lorik Cana, është i bindur se Gjykata e Marseilles do ta shpallë të pafajshëm atë në vendimin përfundimtar të saj.
Në fillim të këtij muaji, Agim Cana është dënuar me një vit moskryerje të detyrës së menaxherit nga kjo gjykatë dhe me 100 mijë euro gjobë, për shkak të parregullsive në transferimin e Lorikut nga PSG në Olympique Marseille në vitin 2005.
Mirëpo, Agim Cana beson se në këtë rast drejtësia ndaj tij nuk ka funksionar. Pas ankesës së bërë, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës është i bindur se do të dalë plotësisht i pafajshëm.
“Drejtësia ndaj meje nuk ka punuar në këtë rast. Këtë e vërteton fakti se prokurori vetëm e mori atë vendim dhe menjëherë iku nga Marseja. Unë kam bërë ankesë. Do të duhet një kohë prej rreth dy vjetësh të merret vendimi përfundimtar pas ankesës sime. Unë plotësisht jam i bindur se do të dal i pastër në fund”, ka deklaruar Cana i cili po qëndron në Kosovë.

Barazimi asgjë, Balotellit ja fali – Moratti

Presidenti i Inerit Massimo Moratti deklaroi se barazimi kundër Rubin Kazan ishte rezultat i kënaqshëm, duke ja falur Balotellit për kartonin e kuq në takim.
Morattit duket se nuk i nxitohet edhe pse Inter gjendet në një vend të dobët të tretë në grup.
“ Pas një starti të vështirë, ne ishim të aftë ta mbajmë ndeshjen, dhe më pas ndodhi aksidenti i Balotellit.”
“ Në të kaluarën, edhe lojtarët me përvojë si Materazzi ishin përjashtuar.”
“ Si do që të jetë, jam i kënaqur me pikën e fituar.”

Kaka & Ronaldo synojnë analet e Realit

Kaka dhe Cristiano Ronaldo dëshirojnë ti ndihmojnë Realit që të shënoj kapitullin e ri në histori të këtij klubi, dhe duke fituar Ligën e Kampionëve do të fillohej kjo gjë.
Kaka thotë se nuk është dhe aq lehtë sa mendon ai apo tifozët, pasi që duhet shumë punë, dhe pakëz fat.
“ Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Dëshirojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori me Real Madridin, por duhet ti marrim gjërat ngadalë dhe qetë.”
“ Nuk është lehtë ta fitosh Champions League. Njerëzit flasin për atë sikurse ta kishim fituar që tani; ekipi duhet të përmirësohet në disa gjëra. Ne ëndërrojmë për ta luajtur finalen në Bernabeu.”
Ronaldo u pajtua me Kaka-n duke thënë se realiteti mund të jetë ndryshe.
“ Euforia e tifozëve është normale për projektin e ri është normale, por ashtu si tha Kaka, ne duhet ti bëjmë gjërat ngadalë dhe të fokusohemi në secilën ndeshje,” sqaroi ai.
“ Ne dëshirojmë të fitojmë, por suksesi nuk vjen nga dita në ditë. Ne duhet të jemi të qetë duke ndërtuar një skuadër të duhur. Mendoj se kemi shanca për të fituar, por duhet ti marrim gjërat ngadalë dhe të punojmë shumë. Kjo është më e rëndësishme.”
Real Madrid takohet sonte në Bernabeu kundër Olympique Marseille.

Balotelli kërkah – Mourinho

Trajneri i Interit Jose Mourinho ka drejtuar frustracionin e tij në drejtim të Mario Balotellit pas ndëshkimit me karton të kuq, në ndeshjen të cilën Nerrazurët barazuan me Rubin Kazan.
“ Ne kemi rrezikuar shumë, dhe kush e di pse ? tha Mourinho i nervozuar.
“ Nuk dëshiroj të flas shumë për kartonin e kuq. Unë i fola atij në zhveshtore dhe do ti flas edhe ditëve të ardhshme pasi që nuk është kërkah.”
“ Ne mund të marrim karton të kuq në rast se ndëshkohet lojtari i fundit, ose portieri shkakton penalti, por jo për të tjera arsye.”
“ Ne ishim përtokë në 30 minutat e fundit të takimit. Rezultati na lë me ardhëmrinë në duart tona.”
Përderisa Mourinho duket se merr frymë lirshëm, gjërat po ndryshojnë për Nerazzurët pasi që në Europë gjërat nuk po shkojnë si duhet.

Balotelli kërkon falje

Sulmuesi problematik i Interit Mario Balotelli mori një karton të kuq në ndeshjen e djeshme kundër Rubin Kazan." Të dashur tifozë të Interit, më vjen shumë keq për largimin tim nga loja. Fatkeqësisht bëra dy ndërhyrje që më kushtuan. Shpresoj të rikthehem i fortë duke vazhduar të jap më të mirën" përfundoi Balotelli.

Benitez: Torres dhe Gerrard ishin të mbuluar

Rafael Benitez edhe një herë tjetër e ka komentuar ndeshjen e humbur nga Fiorentina mbrëmë në kuadër të ligës së kampionëve." Nuk varet skuadra nga dy futbollistë ngase asnjëri nga ne nuk dhuroi lojë të mirë. Mirëpo, Fiorentina bëri një punë të mirë, duke i ndaluar Torresin dhe Gerrardin që të luajnë lojën e tyre" deklaroi Benitez

Milani t'i besojë Inzaghit

Mesfushori i Barit Massimo Donati është ndalur për të komentuar situatën e ish-skuadrës së tij." Mendoj se problemi te Milani qëndron tek sulmuesit. Ata nuk po munden të gjejnë rrugën e golit. Nëse unë do të isha Leonardo, unë do të besoja te Inzaghi, i cili e ka eksperiencën e duhur" deklaroi Donati.

Eto'o merrë ftesë nga Kameruni

Trajneri i kombëtares së Kamerunit Paul Le Guen e ka grumbulluar skuadrën e tij për kualifikimet e botërorit.Ndonëse Jose Mourinho i kishte thënë Le Guen të bënte diçka në lidhje me Eto'o, pra që sulmuesi i Interit të mos luajë në kombëtare, në grupin prej 21 futbollistëve bënë pjesë edhe ish sulmuesi i Barcelonës Samuel Eto'o.

Hughes i lumtur me Santa Cruz

Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt Mark Hughes është ndarë shumë i lumtur me debutimin e Roque Santa Cruz në ndeshjes kundër West Hamit." Ky është një moment shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Roque më në fund mund të luajë dhe do të na shërbejë shumë" u shpreh trajneri Hughes.

Largimi i Tonit, çështje kohe

Largimi i Luca Tonit nga Bayern Munich është vetëm çështje kohe, kështu thonë mediat Gjermane.Trajneri i Bayernit Luis Van Gaal nuk e ka ftuar as në ndeshjen kundër Juventusit."Toni mund të ketë më shumë hapësirë kur të rikthehet në formë. Nëse ai mendon se është i gatshëm, duhet ta dijë se ai që vendos jam unë" deklaroi Van Gaal

Benzema optimist

Ylli i Real Madridit Karim Benzema i është bashkangjitur vargut të njerëzve që mendojnë se 'Los Merengues' mund ta fitojnë ligën e kampionëve." Unë e di se mund ta bëjmë. Futbolli ka shumë befasi, por ne e duam këtë titull dhe me skuadrën që kemi mund ta fitojmë" u shpreh Benzema.

Pepe: Interi nuk është në krizë

Playmakeri i Udineses Simone Pepe i ka këshilluar bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes për ndeshjen e së shtunës kundër Interit në Giuseppe Meazza." Po, është e vërtetë se kanë pasur vështirësi në ndeshjen me Rubin Kazan por ata janë një skuadër shumë e fortë. Nuk jam i mendimit se Interi gjendet në një krizë rezultatesh" përfundoi Pepe.

Me Diegon, Juve mund ta fitojë Championsin

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge beson se Juventusi është një skuadër e aftë për të fituar ligën e kampionëve." Ata janë rilindur pas Calciopolit. Mendoj se ata janë shumë të fortë për të luftuar për Scudetton dhe në ligën e kampionëve. Diego? Ne e dëshiruam atë, por Juve ishte më e aftë dhe me të mund ta ketë shumë më të lehtë fitimin e ligës së kampionëve" theksoi Rummenigge.

Zurich pengesë për Milanin

Trajneri i Zurich para ndeshjes me Milanin është ndalur për të komentuar këtë ballafaqim." Milani nuk është stabil në këtë moment, ne do të mundohemi të shfrytëzojmë këtë por nuk do të jetë lehtë. Sidoqoftë unë bedojë te skuadra ime dhe ne do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të fituar" deklaroi Challendes.

Pellegrini nuk e do Drenthen

Ndërhyrja shumë e ashpër në Marc Bertran në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Tenerifes, futbollistit të Real Madridit Royston Drenthe mund t'i kushtojë shumë.Bëhet e ditur nga mediat Spanjolle, se Drenthe pas atij rasti, e ka humbur besimin e trajnerit Pellegrini dhe mësohet se ai nuk do të fusë në lojë në ndeshjet e ardhshme.Holandezi pak ditë para mbylljes së merkatos ishte i kërkuar nga skuadra e Milanit.

Skuadra më e dhunshme

Në kampionatin Norvegjez të futbollit ekziston një skuadër e cila nuk e dinë se çka do të thotë fjala Fair Play.Skuadra me emrin ODD Grenland, e cila garon në kampionatin Norvegjez, ka marë epitetin si skuadra e dhunshme.Kjo vie pas dy rasteve të fundit, së pari, javë më parë, përderisa portieri i skuadrës kundërshtare ishte lënduar, sulmuesi Peter Kovacs, mori topin dhe shënoi. Së dyti, në javën e kaluar, në gjysëmfinale të kupës, futbollisti i ODD Grenland, Johan Ameng, godet rëndë kundërshtarin, por gjyqtari nuk e pa, ndërkohë pas provave në kamera, ai u skualifikua me gjashtë ndeshje moslojë.

Owen ende shpreson te kombëtarja

Michael Owen i ka thënë mediave Angleze, se dëshira e tij e madhe është që të jetë pjesë e Kombëtares Angleze në kampionatin botërorë të vitit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut.Ndonëse transferimi i tij te Manchester Unitedi, mendohej se do ta binde trajnerin Capello që të ftojë Owenin në kombëtare, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Moratti i kënaqur me barazim

Interi dje barazoi me Rubin Kazan dhe presidenti Massimo Moratti ndihet i lumtur me një pikë të marë në udhëtim." Pas një starti shumë të vështirë ne nuk mundëm që ta kontrollojmë lojën, më pas Balotelli u largua. Sidoqoftë, jam i kënaqur me një pikë" u shpreh Moratti.

Totti dhe Maldini të kërkuarit e Perez

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez e ka pranuar se ai ka pasur dëshirë shumë të madhe që në skuadrën e tij të ishin edhe dy ikonat e futbollit Italian, bëhet fjalë për Paolo Maldinin dhe Francesco Tottin." Më pëlqente Totti por ai e kishte vështirë që të largohej nga Roma, gjithashtu e doja edhe Maldinin, por transferimi i tij ishte i pamundur" deklaroi Perez.Ndërkohë i pyetur nga gazetarët se me cilën skuadër do të dëshironte të takohej në finale të ligës së kampionëve, Perez iu pergigjet duke thënë se në finale e dëshiron Milanin.

Prishtina me trajner të ri

Skender Shengyli është trajner i ri i skuadrës së Prishtinës. Ai do ta zëvendësojë të larguarin Besnik Kollarin. Prezantimi i Shengylit si trajneri i Prishtinës është bërë nga drejtori gjeneral Edmond Rugova.Skender Shengyli ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, kurse si trajner u aktivizua te Ballkani në ligën e parë

Gerrard: Tani na pret Chelsea

Liverpooli do të ndeshet me Chelsean të dielën dhe kapiteni i 'The Reds' Steven Gerrard është munduar që me anë të një deklarate të inkuarojë bashkëlojtarët e tij." Rezultatin e ndeshjes me Fiorentinën duhet ta harrojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Tani përballë do të kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Chelseas, dhe duhet të rikthehemi në formë" deklaroi Gerrard.

Pato: Më mungon Kaka

Ylli i Milanit Alexandre Pato e ka pranuar se largimi i Kaka drejt Real Madridit e ka dëshpëruar atë." Kaka është një mik shumë i mirë i imi. Ai po më mungon, por unë flas me të gjatë gjithë kohës. Sa i përket formës sonë, do të vijë koha e rikthimit" theksoi Pato.

Jovetic: Nuk e di të ardhmen time

Futbollisti i cili mbrëmë me dy golat e tij e mposhti Liverpoolin në kuadër të ligës së kampionëve Stevan Jovetic, është i pasigurtë rreth të ardhmes së tij." E ardhmja ime? Nuk e di , do të shohim. Momentalisht jam duke menduar vetëm për skuadrën e Fiorentinës" u shpreh Jovetic për mediat Italiane.

Kanoute i lumtur me Fabianon

Fredy Canoute pas ndeshjes me Rangers, ku skuadra e tij Sevilla fitoi bindshëm, theksoi se partneriteti i tij në sulm me Luis Fabianon është duke e bërë atë shumë të lumtur." Ne jemi një dyshe në sulm e cila po funksionon shumë mirë dhe jam i lumtur me këtë. Shpresoj se në ndeshjen me Real Madridin do të ruajmë këtë formë" deklaroi Kanoute.

Vucinic: Jam i pregatitur mjaftë

Sulmuesi i skuadrës së Romës Mirko Vucinic deklaroi se ai është shumë i pregatitur për ndeshjes kundër CSKA Sofia." Ne vetëm sa kemi filluar me trajnerin Ranieri dhe jam i bindur se do të arrijmë rezultate të mira. CSKA do të na bënë presion por ne do të reagojmë" theksoi 25 vjeçari Vucinic.

Bayern-Juve, gjithçka gati

Sonte do të luhet ndeshja mes Bayern Munich dhe Juventus, dhe pritet që këto dy skuadra të dhurojnë spektakël.Juventusi pritet të startojë me këta futbollistë:Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Grosso; Camoranesi, Melo, Marchisio; Diego; Amauri, Iaquinta.Bayerni pritet të startojë me këta futbollistë:Butt, Lahm, Van Buyten, Badstuber, Pranjic – Mueller, Tymoshchuk, Schweinsteiger – Robben, Gomez, Ribery

Blatter me plan të ri për penalltitë

Shefi i FIFA-s nuk është aspak i kënqur me momentin e gjuajtjes së penalltisë në futbollin e sotëm.Sipas tij, gjatë ekzekutimit futbollisti nuk ka të drejtë të ndalet, e nëse e kryen këtë veprim atëherë duhet që të ndëshkohet me kartonë të verdhë.Në Evropë është Cristiano Ronaldo ai i cili ndalet shpeshë gjatë rrugës kur tenton të godasë topin.

Maradona i lutet Zotit

Problemet me disa çështje fiskale në Itali dhe forma shumë e dobët e kombëtares Argjentinase, kanë bërë që Diego Maradona, të futet në një krizë personale." E di se i kemi edhe dy ndeshje të cilat janë shumë vendimtare dhe ne duhet t'i fitojmë. Unë shpresojë që zoti të më ndihmojë" theksoi Maradona.

Robben i sigurtë për fitore

Mesfushori i Bayern Munichut Arjen Robben në prag të sfidës me Juventusin në kuadër të ligës së kampionëve, tha se nëse skuadra e tij arrinë fitore, atëherë faza e grupeve do të jetë pothuajse objektiv i kryer." Juventusi është një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe kemi një trajnerë shumë të fortë dhe me eksperiencë. Një fitore do të na siguronte kalimin e fazës së grupeve" deklaroi Robben

Tevez: Tifozët e Man Utd më tradhëtuan

Sulmuesi i Manchester Cityt Carlos Tevez e ka ndërruar qëndrimin e tij në lidhje me tifozët e ish skuadrës së tij Manchester United." Në derbin që e luajtëm unë kisha vendosur që të mos festoja në rast se do të shënoja, por tifozët e Man Utd nuk më rrespektuan dhe unë tani do të festojë nëse do të shënojë kundër tyre" deklaroi Tevez

Ranieri optimist

Trajneri i skuadrës së Romës para ndeshje me CSKA Sofia në kuadër të Europa League, insiston se do të jetë një ndeshje e vështirë." Jam kurioz të di se si do të reagojë skuadra. Që të jemi në formë të lartë duhet ta ruajmë ritmin e rezultateve të fundit. Do të jetë një ndeshje e vështirë por unë besojë te skuadra ime" theksoi Ranieri

Kaka dhe Ronaldo duan histori te Reali

Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo e kanë bërë të qartë se synimi i tyre te 'Los Merengues' është që të bëjnë histori." Unë dhe Ronaldo jemi krenarë që jemi pjesë e një skuadre si Reali. Ne synojmë që të fitojmë trofe dhe të bëjmë histori te kjo skuadër" deklaroi Kaka për RealMadrid.com

Milani është numër një në botë

Edhe pse skuadra e tij nuk është në nivelin e duhur, presidenti i Milanit Silvio Berluconi mendon se ai është në krye të skuadrës më të mirë në botë." Po është e vërtetë se nuk jemi duke kaluar në një periudhë të mirë por mendoj se kjo skuadër mbetet skuadra e parë në botë" u shpreh Berlusconi.

Prandelli: Ndeshje e mrekullueshme

Trajneri i Fiorentinës pas fitores kundër Liverpoolit gjatë konferencës për shtypë deklaroi '' Ishte një ndeshje perfekte. Sonte mund të themë se futbollistët e mi treguan një ndeshje mrekullueshme. Jovetiç Vargas janë në të formë të mirë, ata po tregojnë se kanë në karakter të lartë''

Guardiolla: Ishte vështirë

Trajneri i Barcelonës pas fitores kundër Dinamo Kievit për gazetarët u shprehë'' Ne jemi kampion të këtij kompeticioni, dhe ende kemi nevojë për të punuar që të fitojmë ndeshjet. Nganjëher mendon se është lehtë, por nuk është. Të gjithë kampionët në vitet e mëhershme janë disfalikuar më herët, por ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë. Ne në pjesën e dytë i përmisuam gabimet e pjesës së parë dhe tani duhet të shikojmë përpara''

Mbrojtja e Barcelonës në sprovë

Futbollisti i Barcelonës Dani Alves pas ndeshjes me Dinamon Kievin mendon se mbrojtja e Barcelonës kishte vështirësi.'' ne atyre ju shamë raste, dhe këtë nuk mund të bëshë në Ligën e kampionëve. Ndonjë ditë rivali mund të jetë më i sukseshëm se ti. Mendojë se mbrojtja ishte në sprovë duke treguar vetën se është në nivel me sulmin. Unë jam i lumturë për këtë''

Leonardo: Nuk kemi probleme fizike

Trajneri i Milanos pas rezultateve të dobëta mendon se nuk ka probleme fizike. '' Ne jemi skuadër që vraponë shumë, ne edhe kundër Barit ishim skuadër që vraponim. Nuk është e vërtetë që kemi probleme fizike. Ne jemi duke shikua disa altenativa për sulm. Nëse në menagjojmë ndeshjen mirë, ne do të krijojmë raste më shumë''

Puyol: Nuk luajtëm më të mirën

Mbrojtësi i Barcelonës pas ndeshjes me Dinamo Kiev mendon se nuk e kanë luajtur ndeshjen më të mirë të mundur. '' Në përgjithësi skuadra luajti mirë, ishte ndeshje e vështirë, dhe nuk e luajti ndeshjen më të mirë që mundemi. Ne jemi të gëzuar me tri pikët, ne e dinim që ata janë të fortë në mbrojtje, dhe do të sulmonin me kundërsulme''

Benitez: Pjesë e parë ishte shumë keq

Trajneri i Liverpooli pas ndeshjes me Fiorentinën gjatë konferencës për shtypë deklaroi '' Gjatë pjesës së parë gjithçka shkoi keq. Ne e shikuam ndeshjen, Kur ne sulmonim ata shkonin me kundërsulme me topa të gjatë. Ndërsa në pjesën e dytë ne kishim raste shënimi në fillim të ndeshjes. Në futboll nëse i shfrytëzon raste sikur ata në pjesën e parë, i krijonë vështirësi kundrështarit. Ne nuk ishim të kënaqur , por skuadrat që janë në këtë nivel janë skuadra të mira''

Mourinho: Rezultat pozitiv

Trajneri i Interit Jose Mourinho edhe pse ishte shkuar për një fitore ne Kazan mendon se kanë nxjerrur një rezultat pozitiv. '' Në fund mendoj se ishte një rezultat pozitiv. Kundërshtarët tonë luajtën mirë në shtëpi, ata ishin shumë të motivuar për këtë ndeshje. Kur ata shënuan, Interi filloi të luajë më mirë dhe barazuam. Ndërsa në pjesën e dytë të gjithë e pamë ndeshjen, ndërsa Stankoviçi dhe Maicon luajtën shumë mirë''

Wenger: Ne luajtëm mirë

Trajneri i Arsenalit pas ndeshjes së dytë në Ligën e Kampionëve mendon se kanë luajtur mirë dhe se fitoren e kanë merituar. '' Mendojë se ne luajtëm në pjesën e parë një ndeshje shumë të mirë, ne kishim shumë raste shënimi. Secili e dëshironë që skuadra të ketë të njëjtën performancë në çdo javë, por kjo është e pamundur, por unë mendojë se ne e dominuam ndeshjen. Ne tani kemi një avantazh dhe kjo është mjaftë e rëndësishme''

Maicon: Rubin na krijoi vështirësi

Futbollisti i Interit Maicon pas barazimit me Rubin Kazan mendon se edhe barazimi është i vlefshëm duke e krahasuar renditjen tabelare. '' Ata neve na krijuan shumë vështirësi. Ne luajtëm si skuadër, me disa opcione për sulm. Ne do të mund të shënonim edhe pasi që Balotelli morri kartonin e kuq. Rezultati është i rëndësishëm duke e krahasuar me renditjen tabelare''

Gazzaev: Askush nuk mund të ndal Barcelonën

Trajneri i Dinamo Kiev pas humbjes kundër Barcelonës me rezultat 2-0 gjatë konferencës për shtypë për media u shprehë'' Unë e urojë Barcelonën për fitoren. Ata kanë luajtur një futboll fantastik. Ne nuk mundem asgjë të bëjmë që ata të i ndalojmë. Ata janë shumë të fortë. Ne dëshiruam që të luajmë mirë, por nuk mundem. Askush nuk mund të i ndal ata. Mendoj se kjo ishte një eksperiencë e mirë për futbollistët e mi''

Frey: Ndeshje prefekte

Portieri i Fiorentinës pas ndeshjes dhe fitores kundër Liverpoolit u shprehë '' Nuk e di se a do të ketë ndeshje si kjo edhe njëher. Unë asnjëher nuk e kam parë Fiorentinën në këtë mënyrë duke luajtur, veqanrishtë në pjesën e parë. Ne gjatë 90 minutav treguam një ndeshje të mirë. Mendojë se mbrojtja në kët ndeshje u sprovua dhe tregoi performancë të lartë''

Pellegrini: Duhet të ketë rotacion

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini mendon se në mes të Ronaldos dhe Kaka duhet të ketë një rotacion. '' Rotacioni nuk do të jetë problem. Ata do të bazohen në lojën dhe performancën e treguar. Sezona është e gjatë, dhe e di që rotacioni në mes Ronaldos dhe Kaka është rrezik, por jemi të detyruar sepse ata mund të mos jenë në gjendje që në çdo ndeshje të luajnë''

Ibrahimoviç: Barazimi i Interit është mirë për ne

Futbollisti i Barcelonës pas fitores kundër Dinamos së Kievit mendon se Barcelona ka mundur të shënojë më shumë gola.'' Barazimi i Interi ishte mirë për ne pasi që ne tani jemi në avantazh. Ne do të mundim të shënonim më shumë gola kundër Dinamos, por nuk arritëm. Unë ende nuk jam 100% në performancën e duhur, sepse ende kam dhimbje në gju''

Mutu: Mos të na rritet mendja

Futbollisti i Fiorentinës Adrian Mutu pas fitores së vlefshëme kundër Liverpoolit, mendon se kjo është vetëm një fitore dhe se nuk duhet të rritet mendja, sepse ka ende ndeshje për të u bërë. '' Ne duhet të festojmë fitpren, por jo të na rritet mendja. Ndeshja kundër Liverpoolit do të jetë një ndeshje udhërrëfyese. Ne tani në çdo ndeshje duhet të tregojmë këtë performancë. E tërë sezona nuk është në vetëm këtë ndeshje''

Ferrara: Ne duhet të fitojmë

Trajneri i Juventusit Ciro Ferrara para ndeshjes me Bayern Munchen mendon se skuadra e tij duhet të dalë me fitore nga Alianz Arena. '' Ne duhet të tregojmë kualitetin tonë. Ne patjetër nga Muncheni duhet të largohemi me fitore. Kjo fitore do të japë përgjegjjen më të mirë kritikave''

Deschamps: Nuk frigohemi nga Madridi

Trajneri i Olimpik Marsey para ndeshjes me Real Madridin thotë se nuk frigohemi, dhe se do të luajmë lojën tonë. '' Ne rrespektojmë Real Madridin, kanë futbollist shume me kualitet të lartë. Mirpo futbolli nuk fitohet në letër por në fushë. Ne duhet të mbrohemi mirë, pa asnjë gabim, sepse Real Madridi nuk është një skuadër që falë gabimet. Mirpo ne nuk do të mbyllemi, sepse nuk do të kemi rast që të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjen''

Ferguson: Rooney është duke iu afruar superioritetit

Trajneri i Man United nuk ka hezitar të thotë se Rooney është njëri nga futbollistët më të mirë të botës. '' Ai ka një energji që asnjëher nuk hargjohet. Kaka, Messi, dhe Ronaldo janë tre më të mirët në botë. Ka mbetur vetëm pak kohë që ai të hy në mesin e më të mirëve. Ai ka nevojë edhe disa pika të i forcojë'' Ndërsa për ndeshjet në Ligën e Kampionëve ai u shprehë '' Futbollistët pas fitores së ndeshjes së parë ishin shumë me moral të lartë. Pengesa kryesore për ne është Wolfsburg. Ne do të përgadismi mirë skuadrën dhe do të fitojmë''

Pandev nuk do të lirohet lehtë

Futbollisti i Interit Goran Pandev pasi që kishte kërkuar të largohet nga klubi, më pastaj kishte kërkuar nga Federata e Futbollist Italian që kontrata e tij të prishet, si duket kjo nuk do të jetë e lehtë. Agjenti i Pandev Grasani gjatë një interviste u prononcua'' Ne kemi bërë kërkes zyrëtare, mirpo nuk do të jetë lehtë. Dosja jonë është me një raport prej 15 faqeve, por Federata duhet të mblidhe dhe të shqyrtojë këtë. ''

29 shtator 2009

Nën ato kushte, rezultat pozitiv – Mourinho

Pas barazimit të sontëm në udhëtim te skuadra Rubin Kazan, Mourinho është shprehur i kënaqur pas ndeshjes, nën ato kushte, kur Inter tërë pjesën e dytë luajti pa një lojtar.
“ Duke konsideruar se si shkoi ndeshja, është pikë pozitive. Ne dëshironim të kualifikoheshim sa më shpejt që do ishte e mundshme. Ne kemi barazuar në një ndeshje e cila, nën kushtet e së cilës, do kishim mundur dhe të pësojmë humbje.”
“ Në fund, mendoj se është rezultat pozitiv. Kundërshtarët kontrolluan fushën e lojës më mirë, luajtën në shtëpi, përballë tifozëve vendas, ata ishin të motivuar në debutimin e tyre në shtëpi.”
“ Ku rata shënuan, e pashë një Inter shumë të mirë gjatë tërë pjesës së parë, ne shënuam por mund të shënonim ende. Më pas në pjesën e dytë e dimë se çfarë ndodhi. Do preferoja të flisja për paraqitjet e Maicon dhe Stankoviçit, se sa për paraqitjet e atyre që nuk luajtën mirë.”
Sulmuesi Mario Balotelli ishte dërguar në shtëpi pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 60, kur rezultati ishte 1-1, duke detyruar Interin të mbrohej.

Shqiptari shënoi gol për Amerikën

Mesfushori i talentuar, Dilaver Duka, me prejardhje nga Dibra e Madhe dhe që ka lindur në Montville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shënuar gol për kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës U-20 që ka fituar me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror U-20 në futboll. Duka është një nga futbollistët që po dëshmon cilësi dhe lojë efikase në radhët e amerikanëve. Amerikanët në minutën e 45-të kaluan në epërsi me golin e Arguezit, kurse rezultatin në 2:0 e shtoi Taylor në atë 47-të. Duka mesfushor me tipare sulmuese ka shënuar golin e epërsisë 3:0 pikërisht në minutën e 67-të. Dilaver Duka, një futbollist që po zë vend në kombëtaren e SHBA-ve dhe që të ardhmen do të jetë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Në minutën e 75-të Yaya nga penalltia e zvogëlojë epërsinë në 3:1. Amerikanët shkëlqyen më lojë dhe si rezultat i gjithë asaj çka treguan në fushë e ngritën epërsinë në 4:1 në minutën e 90-të nëpërmjet futbollistit Ownby. SHBA U-20 triumfuan me rezultat 4:1 ndaj Kamerunit U-20.

Zejnullahu: Sërish do të jemi liderë

Trepça e Mitrovicës e ka rrëzuar nga pozita e liderit Flamurtarin e Prishtinës në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Futbollisti i Flamurtarit, Faton Zejnullahu paralajmëron rimarrjen e pozitës së liderit. “Trepça në fundjavë e ka një ndeshje shumë të vështirë me Besën, ndërsa ne e presim Lirinë. Besoj në dështimin e Trepçës dhe me fitoren tonë sërish bëhem liderë i tabelës. Flamurtari në tri ndeshjet e fundit ka pasur një krizë të rezultateve, duke fituar vetëm një pikë. E dimë se kemi tashmë orarin e vështirë, por gjithsesi do ta ndjekim kreun e tabelës deri në fund”, tha Zejnullahu, duke premtuar lojëra edhe më të mira të skuadrës së tij.

Dënime për disa kontrollorë

Komisioni Profesional i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës ka dënuar me nga tri ndeshje mos delegim kontrollorët Mustafë Domin, Fikri Krivaçën e Feriz Parllakun. Gjyqtarit të ndeshjes Hysi-Drenica, Ilir Shuletës i zbritet nota prej 3.5 në 2.5, kurse gjyqtarit të ndeshjes Prishtina-Vëllaznimi, Mentor Baliut i zbritet nota prej 3.5 në 3, për shkak të mos akordimit të penalltisë për mysafirët. Gjyqtari i ndeshjes Lepenci-Vullnetar. i UÇK-së, Besmir Haxhikadrija pezullohet deri në kompletimin e materialit. Edhe gjyqtarit Besnik Sejdiu në ndeshjen Prishtina-Besa i zbritet nota prej 3 në 2.5.

Shengyli merr timonin e Prishtinës

“Emërimi për kryetrajner i Skënder Shengyli është zgjidhje e qëlluar për klubin tonë”, tha Edmond Rugova, drejtor gjeneral i Prishtinës.
Drejtori gjeneral i klubit të futbollit Prishtina, Edmond Rugova, pat premtuar se brenda 24 orëve do të zgjidhet kryetrajneri i ri, një gjë të tillë edhe e bënë realitet. Skënder Shengyli merr timonin e kampionit dhe nga java e 10-të do ta drejtojë skuadrën më të trofejshme në Kosovë, e cila po përjeton krizë të rezultateve. Të hënën pasdite, Besnik Kollari dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit për shkak të rezultateve të dobëta. Pas dorëheqjes së tij, menjëherë vjen Shengyli dhe ka nënshkruar kontratën deri në fund të kampionatit të vitit 2010. Rugova është optimist se kjo krizë e vështirë e rezultateve që ka Prishtina do të tejkalohet se shpejti. “Pas tërheqjes së Kollarit nga posti i kryetrajnerit, si kryesi u ulem dhe me punë intensive menjëherë gjetëm zgjidhjen e çështjes së kryetrajnerit. Kryesia në krye me kryetarin Remzi Ejupi e miratuan emërimin për kryetrajner të Skënder Shengylit, i cili është koleg i imi dhe i gjeneratës së artë të viteve 80-ta. Emërimi i tij kryetrajner është një zgjidhje e qëlluar”, tha Rugova. Shengyli një kohë ka qenë kryetrajner i Ballkanit dhe së fundit drejtor i Shkollës së futbollit “Ballkani” nga Theranda. Ai nuk e ka pasur lehtë të lë këtë detyrë dhe ta marrë detyrën e re. Skënder Shengyli ka thënë se është një nder dhe privilegj të jesh në krye të një klubit më të suksesshëm. “Është nder për mua dhe privilegj që jam në KF Prishtina. Në Prishtinë po kthehem pas dy dekadave, në klubin që kam kaluar pjesën më të mirë të karrierës sime si futbollist. E mora Prishtinën në këto ditë të vështira, por mendoj se kjo krizë është momentale dhe se shpejti do të kalohet. Me drejtuesit e Prishtinës e kam nënshkruar kontratën deri në fund të kampionatit 2010, ndërsa bashkëpunëtorët e mi janë Sami Sërmaxhaj e Ramiz Krasniqi. Prishtina ka potencial, por kriza e rezultateve që ka është normale sepse çdo skuadrës edhe me renome botërore mundte t’i ndodh kjo. Me Prishtinën do të luftojmë për kreun e tabelës, njëherë nuk mundem të them edhe për vendin e parë. Siç e theksova më lartë, Prishtina ka futbollistë cilësorë dhe katër nga ta janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Na duhet një fitore për vetëbesim dhe të kthehem në rrjedha normale të rezultateve”, nënvizoi Shengyli. Edmond Rugova shpreson se do të dalin triumfues në sfidën e fundjavës në kryeqytet ku takohen me finalistin e kupës dhe të Superkupës, Hysin nga Podujeva. “Hysi është një skuadër që po tregon formë të mirë, megjithatë në përballje me ta presim shikueshmëri dhe të prezantojmë një futboll cilësorë në këto rrethana të vështira që po përjeton futbolli në përgjithësi i Kosovës”, theksoi Rugova. Kampioni në fuqi, tash për tash renditet në vendin e dhjetë me vetëm dhjetë pikë aq sa ka i parafundit (Gjilani) dhe i fundit (Drenica). Prishtina të gjithë pikë i ka fituar në fushë të veten, duke arritur tri fitore, një barazim, dhe pësuar pesë humbje jashtë fushës së vet.

Nga çka kërcënohet Ronaldo?!

Përveç pakënaqësive ndaj trajnerit Pelegrini, i cili e ka zëvendësuar tri herë në gjashtë ndeshje, Kristiano Ronaldo duhet të bëje llogaritë edhe me "magjinë e zezë". Një magjistar spanjoll ka dërguar një letër në zyrat e Realit të Madridit, ku pretendonte se ishte kontaktuar nga "një njeri i famshëm dhe mjaft i afërt me Ronaldon". Qëllimi: që nëpërmjet magjisë, mesfushori të pësonte një dëmtim. "Mund të them se portugezi do qëndrojë më shumë në infermieri sesa në fushë", tha ‘shtrigani’ për mediat iberike. Klubi nuk u kushtoi vëmendje këtyre "kërcënimeve", dhe reagimi zyrtar ishte: "Është një prej çmendurive, me të cilat përballemi çdo ditë".

Kampioni i Zvicrës sfidon Milanin

Kampioni i Zvicrës, Zurich ka sfidën më të vështirë të mërkurën në orën 20:45 në përballje me Milanin e Italisë, në kuadër të ndeshjes së dytë të grupit C të Champions Leagua në futboll. Zurich është mysafirë i kësaj skuadre me renome botërore dhe ka udhëtuar me bindje të tregoj lojë sa më të mirë. Në radhët e Zurich-ut luajnë tre shqiptarë: Almen Avdi, Adrian Nikçi e Admir Mehmedi. Skuadra e Zurixh-ut ndeshjen e parë e ka humbur në fushë të veten nga Real Madridi me rezultat 2:5, ndërsa Milani ka fituar si udhëtues 2:1 kundër Marseilles. Milani nuk po kalon formë të mirë në Serie A të Italisë, për çka është një mundësi e mirë Zurich të paktën të befasojë në këtë përballje.

Doçi: Nuk kemi presione...

Futbollisti Patrik Doçi, mesfushorë, me skuadrën e futbollit Liria nga Prizreni ka si synim që të demonstrojnë lojëra të bukura në vazhdim të kampionatit. “Qëllimi jonë është të luajmë futboll të bukur dhe t’i kënaqim adhuruesit tanë. Nuk kemi ambicie për titull, por nëse na jepet rasti do të luftojmë për vend të parë. E mira e të mirës është se nuk kemi presion nga kryesia dhe Shtabi Teknik që të luftojmë për kreun e tabelës, por imperativ të gjithë e kanë të tregojmë lojëra cilësore në vazhdim të kampionatit. Kemi një skuadër të fortë, të organizuar dhe mendoj se edhe rezultatet nuk do të mungojnë”,- tha Doçi.

Gola për të shkuar në Kombëtare

Grafite vazhdon të shënojë vazhdimisht për skuadrën e tij Wolfsburg. Mirëpo, sulmuesi brazilian e ka një ëndërr: të luajë tek Seleçao.
“Kur shënon në Ligën e Kampionëve, bota e tërë të sheh. Unë shpresoj që shpejt të realizoj gola edhe me fanellën e Brazilit”, theksoi sulmuesi brazilian.
Në ndeshjen e parë kundër CSKA Moska, 28 vjeçari amerikano-jugor kishte realizuar tregolësh në debutimin e tij në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Chelsea, shtëpia e Anelkas

Nicolas Anelka e ka shprehur gjithë dashurinë e tij për klubin aktual, Chelsea. Futbollisti francez në të kaluarën nuk ka arritur të përshtatej në një klub, duke i ndërruar ata shpesh.
Ai kishte luajtur tek Arsenal, Liverpool, Manchester City, Fenerbahçe, Bolton e Real Madrid, ndërsa tash ndihet rehat tek klubi londinez, i pronarit rus Roman Abramovich.
“Chelsea është klubi i parë që mund ta konsideroj si shtëpinë time”, tha sulmuesi francez për tabloidin britanik The Sun.

Hertha shkarkon Favren

Hertha Berlin, ekipi i fundit në Bundesliga, e ka shkarkuar trajnerin zviceran Lucien Favre dhe ndihmësin e tij Harald Gaemperle.
Skuadra, shkruan në një komunikatë të Herthas, për momentin do t’i besohet trajnerit të ekipit të të rinjve, Karsten Heine.
Për Favre, fatale ishte humbja e thellë e së dielës nga Hoffenheim me rezultat 5:1.
Hertha ka grumbulluar vetëm 3 pikë në 7 xhirot e para të kampionatit, ndërsa është eliminuar në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë nga Munchen 1860.
Favre është trajneri i katërt në Bundesliga që shkarkohet këtë sezon.

Interi vuajti në Kazan

Interi sonte u përballë me Rubin Kazan në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve. Rubin ndeshjen e fillon shpejtë dhe në minutën e 11 shënonë nëpërmjet Dominguez. Interi më pas fillon të sulmojë dhe barazon rezultatin në minutën e 27 nëpërmjet Stankoviç. Ndërsa Pjesa e dytë i përkiste plotësisht Rubin Kazan i cila me sulme të parreshtura mundohej të shënonte golin e fitores, por provoja e Interit nuk lejonte që ata të shënojnë Ballotelli pas dy kartonave të verdhë merrë kartonin e kuq duke e lënë skuadrën në pozitë mjaftë të vështirë. Ky është barazimi i dytë i Interit ndërsa pika e parë për Rubin Kazan.

Atalanta nuk i frikësohet Milanit

Trajneri i skuadrës së Atalantas Antonio Conte para ndeshjes me Milanin, tha se Rossonerët do të hyjnë të lodhur." Ndoshta kjo ndeshje do të jetë me e lehtë nga çdo ndeshje që kemi luajtur deri më tani. Do të hyjmë në këtë ndeshje duke menduar se nuk kemi se çka të humbim" theksoi Conte

Ronaldo është i mrekullueshëm

Superylli Brazilian Ronaldo e ka bërë të qartë se ai nuk do të rikthehet te skuadra e Real Madridit dhe gjithashtu Fenomeni foli edhe për Cristiano Ronaldon." Ai luan me numrin tim dhe me emrin tim. Mendoj se ai është i mrekullueshëm dhe e këshillojë që të punojë deri në maksimum" u shpreh Ronaldo për të përditshmen spanjolle 'AS'.

Del Piero: S'ka gabime kundër Bayern

Ikona e Juventusit Alessandro Del Piero është ndalur për të komentuar ndeshjen e nesërmne kundër Bayern Munichut në kuadër të ligës së kampionëve." Ne duhet të jemi të koncentruar shumë në këtë ndeshje të madhe. Ne duhet të kemi kujdes që mos të bëjmë ndonjë gabim kundër Bayernit" deklaroi Del Piero.

Champions League Raportet dhe Rezultatet

Grupi E : Impakt në Firencë, Lyon shkatërron çdo gjë

Ndeshja kryesore e ditës së sotme në Champions League ndërmjet Fiorentinës dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Italianëve.

Fiorentina për mrekulli diti si ta shfrytëzoj terrenin vendas, duke marrë dominimin në lojë që në fillim të ndeshjes.

Atëhere kur askush se priste, del në skenë serbi Stevan Jovetiç i cili dënon anglezët në mintëun e 28.

Nëntë minuta më vonë, shfaqet përsëri Jovetiç i cili nga një top i devijuar shfrytëzon rastin dhe shënon për 2 me 0 dhe impaktin në Firencë.

Nga ana tjetër, Lyon duket se do të shkel sivjet çdo gjë në këtë garë. Pas turpërimit që ja bëri Fiorentinës para dy jave, kësaj radhe francezët shkelën rumunët e Debrecen.

Epërsia fillestare u arrit në minutën e 3 kur Kim Kallstrom shënon për 1 me 0 në të mirë të Lyonit.

Në minutën e 13 arrihet dyfishimi. Golashënues, Pjaniç. Heshtja në stadiumin rumun u kompletua në minutën e 24 kur Sidney Govou shënon për 3 me 0.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra. Shkatërrimi u kompletuar nga Bafetimbi Gomis në minutën e 50.

Kështu, Liverpool edhe një herë dështon të fitojë, kësaj radhe kundër Italianëve, të cilët arrijnë fitoren e parë kundër anglezëve pas një kohë të gjatë.

Grupi F: Inter turpërohet, Barcelona solide

Inter nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim të dobët në takim kundër rusëve të Rubin Kazan.

Të parët kaluan në epërsi rusët. Impianti rus eksplodoi në minutën e 11 kur Dominguez shënon për epërsinë e Kazan.

Më pas, Inter shtrëngoi dhëmbët dhe barazoi rezultatin me anë të Stankovic në minutën e 27.

Inter dëshironte tërë fitoren, mirëpo këtë nuk e arriti pasi që Mario Balotelli merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 60 dhe flliq tërë takimin.

Nga ana tjetër, Barcelona si zakonisht nuk di të ndalet. Tani Blaugranët shënuan vetëm dy herë, gjë që ndodh rallë mirëpo nuk ishte e çuditshme pasi që Ukrainasit u mbrojtën me tetë lojtarë.

Golin e parw në këtë takim e shënoi Lionel Messi në minutën e 26 kurse epwrsinw e dyfishoi Pedro Rodriguez.

Inter vazhdon me formën e dobët, mirëpo duhet të jetë e lumtur me pikën e nxjerrë në Rusi, pasi që ka mundur ta humb komplet ndeshjen, kurse nga ana tjetër Barcelona shfrytëzoi mirë terrenin vendas.

Grupi G: Rangers shkelet, Stuttgart barazon

Glasgow Rangers është shkelur në shtëpi nga Sevilla me rezultat 4 me 0 duke vazhduar kështu formën e dobët në shtëpi kundër klubeve Spanjolle.

Glasgow në pjesën e parë është mbajtur mirë, duke rrezikuar disa herë, mirëpo u befasuan në pjesën e dytë.

Konko hap serinë e golave në minutën e 50 duke shënuar bukur me kokë. Epërsinë e dyfishoi Luis Adriano në minutën e 64.

Për 3 me 0 shënoi Luis Fabiano në mintëun e 72 kurse dy minuta më vonë u finalizua shkatërrimi për rezultatin 4 me 0.

Goli i nderit u shënua në minutën e 88 nga Novo.

Stuttgart nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim kundër Unirea Urziceni.

Golin e parë e shënuan gjermanët në minutën e 5, me anë të Tascit.

Goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë kur Varga shënon për barazimin e rezultatit dhe pikën e artë për rumunët.

Grupi H : Arsenal shpëton, AZ e pamëshirshme

Arsenal ka vuajtur shumë për të shënuar fitore kundër grekëve të Olympiacos. Grekët u mbajtën shumë mirë në këtë takim mirëpo u dënuan më vonë.

Në minutën e 78 Robin van Persie shënon për epërsinë minimale dhe 1 me 0 për londinezët.

Epërsinë e dyfishoi Andrei Arshavin në minutën e 86 duke shpier në kapitulim grekët.

Nga ana tjetër holandezët e AZ Alkmar u treguan mjaft të pakujdesshëm duke mos ruajtur epërsinë e krijuar me golin e Hamdaoui në minutën e 48.

Belgët e Liege barazuan në minutën e fundit me golin e Traore.

Kështu, Arsenal përvillet disi, duke marrë tri pikë të reja, që do të shpien drejtë kualifikimit.

Champions League - Group E
Debrecen 0 - 4 Lyon
Fiorentina 2 - 0 Liverpool

Champions League - Group F
Rubin Kazan 1 - 1 Inter Milan
Barcelona 2 - 0 Dynamo Kyiv

Champions League - Group G
Rangers 1 - 4 Sevilla
Unirea Urziceni 1 - 1 Stuttgart

Champions League - Group H
Arsenal 2 - 0 Olympiakos Piraeus
AZ Alkmaar 1 - 1 Standard Liege

De Laurentis “shënjestron” edhe Donadonin

Presidenti i Napolit mund të zëvendësojë trajnerin. Delio Rosi dhe Valter Maxarri, alternativat
Ditën pas shfryrjes së bërë në dhomat e zhveshjes me rastin e ndeshjes Napoli-Siena, që praktikisht ka sjellë fundin e marrëdhënies me drejtorin e përgjithshëm të klubit Marino, presidenti Aurelio De Laurentis ka filluar të punojë për të ardhmen e Napolit të tij. Në program, zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të ri dhe të një drejtori sportiv të mundshëm, ndërsa situata e Donadonit është ngrirë, i cili do të qëndrojë në vendin e tij deri të dielën e ardhshme, por që më pas mund të zëvendësohet nga Delio Rosi ose nga Maxarri.
Përballja e fundit midis De Laurentisit dhe Marinos do të ndajë përfundimisht rrugët e dy njerëzve, që kanë bërë të mundur rilindjen e Napolit pas periudhës së errët në Serinë C. Roberto Xanxi ose Manuel Xherolin janë emrat, që janë përfolur më shumë për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm, por presidenti i klubit napoletan, duke folur me gazetarët, ka zbuluar qëllimet e tij: kërkon edhe një përgjegjës teknik, për të evituar, sipas tij, problemet që kanë dalë në pah nën drejtimin e Marinos.
Në thelb, drejtori i përgjithshëm është i pari që paguan për situatën e Napolit, pavarësisht nga fitorja me Sienën e arritur falë golave të Hamsikut, por nuk është e thënë që ai të jetë i vetmi. Përkundrazi. Donadoni është zgjedhur pikërisht nga De Laurentis për të zëvendësuar Rejan, i larguar nga detyra gjatë kampionatit të kaluar.
Një zgjedhje për të cilën presidenti ka lënë të kuptohet se është penduar, por që nuk ka ndërmend të bëjë një hap mbrapa, të paktën deri në ndeshjen e radhës, sfidën e 4 tetorit kundër Romës. De Laurentis ka ndërmend të marrë një javë kohë për të reflektuar dhe për të takuar personalisht zëvendësuesit e mundshëm të Donadonit.
Në radhë të parë është Delio Rosi, njeriu që pikërisht Marino ka dashur në drejtimin e Napolit në këtë sezon, pasi Reja ta kishte çuar deri në fund kampionatin e kaluar. Fituesi i edicionit të fundit të Kupës së Italisë kundër rivalit të tij në atë finale. Pikërisht, Maxarri. Alternativa më e besueshme është ish-trajneri i Sampdorias, tekniku që ka ditur të ringjallë Kasanon. Sepse edhe Napoli ka nevojë për një ringjallje të madhe. Përsa i përket lojës, aspektit psikollogjik, bindjes. Të lojtarëve. Por edhe të presidentit.

Milan, “drithëruese”, mesatarja e golit

8 pikët në renditjen e Milanit janë pasojë e golave, të cilët nuk po vijnë për shkak të lojës, që mungon. Vetëm 3, në fakt, janë realizimet e kuqezinjve në 6 ndeshje të luajtura. Një mesatare e turpshme prej 0,5 golash për ndeshje me 4 përballje nga 6 që kanë përfunduar pa gola dhe vetëm një realizim në pesë ndeshjet e fundit. Një dështimi tillë nuk ishte verifikuar kurrë gjatë presidencës së Berluskonit.
Në fakt, duhet shkuar shumë mbrapa në kohë deri në sezonin 1981/1982 për të parë një Milan të tillë. Në atë sezon “Djalli” ka arritur të bëjë më keq duke arritur të shënojë vetëm një gol në 6 ndeshje që për më shumë ka ardhur nga një autogol nga Ferrario i Napolit. Një krahasim drithërues duke parë se kuqezinjtë e sezonit 1981/82 kanë përfunduar në Serinë B dhe e kanë mbyllur kampionatin me vetëm 21 gola në 30 ndeshje.

Hajdutët grabisin shtëpinë e Borrielos

Problemet e Marko Borrielos nuk kanë fund. Nga ish-e dashura Belen tek dëmtimet dhe tani ka ardhur edhe vjedhja. Të shtunën në mbrëmje, ndërsa sulmuesi i Milanit ishte në një darkë me familjen, apartamenti i tij në qendër të Milanos është vjedhur. Duket se dëmi ekonomik është i madh. Policia po heton dhe të dielën ka bërë të gjitha kontrollet e duhura në banesën e futbollistit kuqezi që sot duhet të rikthehet të stërvitet rregullisht me ekipin. Lajmi i mirë i vetëm pas një jave tjetër problematike.

Lipi nuk “preket” nga dyshja Kasano-Pacini

Marçelo Lipi lë ndezur një shpresë të vogël për grumbullimin në kombëtare të Pacinit dhe Kasanos, dyshja e artë e Sampdorias, e para në renditje. Megjithatë, trajneri “axurr” kufizohet të bëjë një konsideratë të ftohtë: “Kasano e Pacini ëndërrojnë “axurrët”? Të gjithë lojtarët, të mirë ose jo, ëndërrojnë ta veshin këtë fanellë, - tha Lipi. - Për sa i takon mundësisë ose jo për ta arritur këtë ëndërr, duhet pritur qershori, që vjen”. Përgëzimet ndërkohë shpërthejnë për kryesimin e Sampdorias në Serinë A: “Vitin e shkuar, e para në renditje pas 6 javësh më duket se kishte 12 pikë. Tani është Sampdoria, që e ka nisur shumë mirë dhe po bën gjëra të rëndësishme. Sampi ka një trajner të shkëlqyer, është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë me Pacinin e Kasanon, siç kanë bërë në të shkuarën me Vialin e Mançinin”.