31 tetor 2009

Behrami nuk largohet

Valon Behrami ka insistuar se nuk do të largohet nga West Ham, pavarësisht interesimit të madh dhe startit të dobët të ekipit, këtë sezon. Gjiganti italian Juventus ka planifikuar të paraqes ofertë në janar për mesfushorin, i cili i kushtoi West Hamit 5 milionë funta, pas transferimit nga Lazio, në korrik 2008.
Klubi torinez renditet i dyti në Serie A dhe paraqiten në Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipi i Gianfranco Zolas, gjendet në zonën e mbijetesës në Premierligë dhe ka probleme financiare.
Pavarësisht dallimit, Behrami dëshiron të mbetet në West Ham, e sidomos për faktin se vetëm disa javë më parë është rikthyer nga mungesa gjashtëmujore, për shkak të lëndimit serioz të gjurit.
“Nuk dua të largohem nga West Ham”, tha ai. “Kënaqem me punën time këtu. Ky klub më ka dhënë shumë, më parë, gjatë dhe pas lëndimit tim dhe dua të mbetem këtu të luaj për këtë klub” shtoi ai.
Stili i lojës së Behramit i përshtatet Premierligës. Në atë që konsiderohet si liga më e fortë në botë në shkallën fizike, 24-vjeçari është futbollist i cili rrallëherë ndalet. Në barazimin e javës së kaluar kundër Arsenalit, mesfushori vrapoi 12 kilometra dhe ishte zëvendësuar pak para përfundimit të ndeshjes.
Në takimin kundër Hull, sezonin e kaluar, intensiteti i vrapimit të tij ishte matur zyrtarisht si më i larti në Premierligë. Të shtunën, Behrami do të kalojë kilometrat e tij të zakonshme në Stadium of Light, kundër Sunderlandit.
“Për momentin jam në 80 për qind të formës fizike”, tha ylli kosovar, i cili lehtë mund të kishte qenë vrapues i shtigjeve të gjata. Forma e mirë fizike e Behramit është tepër e rëndësishme në shpresat e West Hamit, për dalje nga kriza.
Sezonin e kaluar para ndeshjes me Sunderlandin, West Ham ishte në pozitë të ngjashme. Ata kishin shkuar shtatë ndeshje pa fitore dhe shumëkush dyshonte në vendimin e klubit për emërimin e Zolas për menaxher.
Atë ditë Behrami shënoi golin e tij të parë për klubin, që doli të jetë i fitues për West Hamin dhe Zola nuk u kthye prapa. “Shpresoj ta përsëris të shtunën, sepse do të kishte qenë mirë për besimin e ekipit. Ndeshja kundër Arsenalit ishte shumë e çuditshme, sepse ne ishim në pikën më të ulët të sezonit dhe në disavantazh prej dy gola. Në fund të pjesës së parë ishim në situatë të vështirë. Ndoshta ndonjë futbollist nuk kishte besuar se mund të nxjerrim rezultat, por ne vazhduam përpara”, vazhdoi ai.
Reprezentuesi zviceran nuk do të dorëzohet kurrë – prejardhja e tij e dëshmon këtë. “Familja ime dhe shokët janë shumë të rëndësishëm për mua. Njerëzit nga Kosova janë gjithmonë në zemrën time. Kur luaj mendoj për ta dhe mundohem të jap më tepër. Ende kam familje atje. Jam kthyer për disa ditë kur isha i lënduar dhe më bëri të ndihem shumë më pozitivisht. Lufta ka përfunduar 10 vjet më parë dhe njerëzit atje nuk kanë shumë para, por prapë të gjithë janë duke buzëqeshur. Këtu dhe në shtete tjera, jeta është më e mirë, mirëpo është shumë e çuditshme, sepse në Kosovë gjërat janë shumë më të vështira dhe prapë ata janë pozitivë”, përfundoi ai.

Takohen më 5 nëntor

Zyra e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, të premten, e ka dërguar një shkresë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), nëpërmes së cilës ka caktuar terminin për takimin mes zyrtarëve të saj dhe udhëheqësve të futbollit kosovar dhe atij serb.

Kështu, ky takim trepalësh do të mbahet më 5 nëntor në selinë e FIFA-s, e cila gjendet në qytetin zviceran Zurich, nga ora 15.

Nëpërmjet kësaj shkrese, shtëpia e futbollit botëror ka njoftuar se delegacioni i vetë, i cili do të takohet me palën kosovare dhe atë serbe, do të përbëhet nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter; zëvendëspresidenti i saj, Geoff Thompson; i cili njëkohësisht është kryesues i Komitetit të Federatave, sekretari Gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke dhe drejtori i çështjeve ligjore, Marco Viliger.

Më herët edhe FFK-ja ka bërë përzgjedhjen e delegacionit të vet, i cili do të marrë pjesë në këtë takim. Delegacioni kosovar do të përbëhet nga kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, dy nënkryetarët e tij, Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu, sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe zëdhënësi i saj, Fazli Berisha.

Derisa FIFA e FFK-ja tashmë janë të gatshme për këtë takim, si duket një gatishmëri e tillë nuk ekziston tek Federata e Futbollit e Serbisë. Drejtuesit e futbollit serb po vazhdojnë të heshtin rreth ftesës që presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ua ka bërë atyre për këtë takim.

Ky takim do të mbahet me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për futbollin e Kosovës.

Adebayor parashikon largimin e Fabregasit

Emmanuel Adebayor ka rihapur armiqësinë me tifozët e Arsenalit, duke theksuar se kapiteni Cesc Fabregas do të jetë ylli i ardhshëm, i cili do të largohet nga klubi.
Mbrojtësi Kolo Toure e përcolli Adebayorin në largim nga gjiganti londinez në Manchester City, gjatë verës, ndërsa sulmuesi beson se Fabregas do të jetë futbollisti i ardhshëm, i cili do të largohet nëse Arsenal dështon të fitojë ndonjë titull këtë sezon.
“Mendoj se futbollistët si Fabregas do të kërkojnë të largohen, nëse nuk janë konkurrentë në Ligën e Kampionëve, edhe pse përqendrimi im tani është tek City. Futbolli është më tepër se goditja e topit dhe ndërhyrjet. Ekziston një lidhshmëri mes njerëzve, futbollistëve, tifozëve dhe kjo shkon në shkallë të lartë. Kur mungon kjo, gjithçka dështon. Ju duhet të ndiheni i adhuruar dhe këtë e ndiej në City”, deklaroi Adebayor, i cili zgjoi skena shpërthyese, me mënyrën e kremtimit të golit kundër ish-klubit të tij në City of Manchester, muajin e kaluar.
Ai ishte dënuar për tre ndeshje nga Federata angleze e Futbollit, pas shkeljes ndaj ish- bashkëlojtarit të tij nga Arsenal, Robin van Persie, gjatë fitores së Cityt 4-2.

Gati t’i ndihmojë vëllait

Njazi Kuqi ka sanuar lëndimin, i cili e la jashtë fushës së gjelbër, për disa javë. Ai iu rikthye fushës së gjelbër, në ndeshjen që ekipi i tij Koblenz e humbi 4:0 përballë Hoffenheim, në kuadër të kupës së Gjermanisë.
“Unë jam plotësisht mirë. Shkova në Angli për të rikuperuar lëndimin për dy javë dhe kjo ishte një ndihmë shumë e madhe. Jam në gjendje të mirë në këtë moment”, deklaroi sulmuesi kosovar, për uebfaqen finlandeze Mtv3.fi.
Tus Koblnz, të dielën në shtëpi pret Duisburgun. Njaziu është gati për lojë, ndërsa shpreson që në repartin sulmues t’i ndihmojë vëllait të tij të madh, Shefkiut.
“Trajneri do të marrë një vendim se a do të luaj apo jo. Në fakt unë do të bëj çdo gjë para të tij dhe unë jam i gatshëm në qoftë se ai ka nevojë për mua. Shpresoj se mund ta ndihmoj edhe Shefkiun”, theksoi sulmuesi kosovar, me pasaportë finlandeze.
Shefki Kuqi këtë sezon ka treguar lojëra të mira te Koblenz, ku ka arritur të shënoj 7 gola, në Bundesliga 2. Njaziu mendon se vëllai i tij, do të kishte bërë më shumë, në qoftë se ekipi do ta kishte shërbyer më shumë atë me topa, në zonën e 16-metërshit.
Përveç vëllezërve Kuqi, te Koblenz luajnë edhe katër lojtarë të tjerë shqiptarë, Shqipron Skeraj, Ervin Skela, Almir Murati dhe Renaldo Rama.

Tovërlani i rikthehet bankinës

Afrim Tovërlani, prej të shtunës do ta udhëheqë nga bankina ekipin e tij, Trepçën ’89. Strategut kosovar, të premten i ka përfunduar dënimi prej katër muajsh, të cilin ia pat shqiptuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), gjatë kohës sa ishte kryetrajner i FC Prishtina.
Para pak javësh, Tovërlani kaloi tek Trepça ’89, e cila garon në Ligën e Parë. Kjo skuadër, të shtunën do të ndeshet me Ferronikelin.
“Ai dënim, aq i gjatë, ka qenë i padrejtë. Megjithatë, tani punën time do ta kryej nga bankina, ku do të kem më të lehtë t’i jap instruksione ekipit tim”, tha Tovërlani, i cili beson se do t’ia dalë ta rikthejë Trepçën ’89 në Superligë.
“Konkurrenca është shumë e fortë. Megjithatë, Trepça ’89 ka skuadër cilësore për t’u rikthyer në Superligë. Besoj se në fund të kampionatit, unë bashkë me mitrovicasit do t’i gëzohemi suksesit”, deklaroi Tovërlani për grande juve.
Trepça ’89 zë vendin e tretë në renditjen tabelore, me 24 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Ballkani.

Ronaldo e ëndërron Botërorin

Cristiano Ronaldo ka përmendur titullin e kampionit të botës si ëndërr, por e pranon se ekipi portugez, nuk ka kualitete të mjaftueshme, për të fituar çmimin kryesor në futboll. “Është ëndërr. Ndjenja më e mirë për një futbollist është të bëhet kampion i botës.
Portugalia ka ekip të mirë, por jo ekip fantastik. Ju mund të fitoni titullin me një paraqitje fantastike”, tha Ronaldo, për të përditshmen sportive gjermane “Bild”.
Portugalia përfundoi e dyta në grupin e tyre kualifikues dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut, nëse e mposht Bosnje-Hercegovinën në play-off, muajin e ardhshëm.
Portugalia përfundoi e katërta në Kampionatin Botëror 2006. Futbollisti më i mirë në botë nga viti 2008, po ashtu theksoi se nuk ndjen presion shtesë për shkak të transferimit rekord për rreth 94 milionë euro në Real Madrid.
Në mungesë të tij, Real ka pësuar humbje të njëpasnjëshme, por Ronaldo është optimist se ekipi do t’u kthehet rezultateve pozitive. “Realit i duhen disa ndeshje të mira dhe fitore me futbollistët, të cilët janë tani në klub”, u shpreh ai.

Spanjë, Reali i detyruar të fitojë, Barça në Osasunë

Reali i Madridit është i detyruar të fitojë në derbin madrilen me Getafen, ndërsa Barça udhëton në Osasunë për të ruajtur kreun.
Për të lehtësuar gjendjen e ekipeve që luajnë në Ligën e Kampioneve në mesjavë, Federata Spanjolle e Futbollit ka saktësuar që katër ekipet pjesëmarrëse në Champions të luajnë të shtunën. Kështu Reali luan ndaj Getafes një ndeshje me rëndësi për të harruar humbjen turpërues 4-0 ndaj ekipit amator në mesjavë. Barça e Mesit dhe Ibrahimoviçit luan në transfertë ndaj Osasunës, ndërsa Atletiko Madridit ndaj baskëve të Ath. Bilbaos. Sevilja luan në transfertë ndaj Xerex.

Primera Divizion, java IX
Ath. Bilbao - Atl. Madrid
Osasuna - Barcelona
Xerez - Sevilla
Real Madrid - Getafe

Bundesliga, akti XI, sfida Shalke-Leverkusen për kreun

Në javën e XI të Bundesligës spikat kryendeshja Shalke-Leverkusen, përkatësisht vendi i tretë dhe i pari në renditjen aktuale.
Në ndeshjet e tjera bie në sy sfida ndërmjet Shtutgartit dhe Bajernit të Mynihut, ku të dyja ekipet do të luajnë për tre pikët, ndërsa Verder Bremen udhëton në Nurenberg.

Bundesliga, java XI
Nurenberg - Bremen
Stuttgart - Bayern M
Wolfsburg - Mainz
Frankfurt - Bochum
Fc Koln - Hannover
Hamburg - Gladbach
Schalke - Leverkusen

Dje
Dortmund 2 - 0 Herta

Premier Ligë, java XI, Arsenal-Totenhem kryesfida

Në javën e XI të Premier Ligës Angleze spikat sfida e vendit 3-4 Arsenal-Totenhem. Çelsi viziton Bolltonin, Mançesteri pret Bllekbërnin.
Çelsi do të kërkojë trepikëshin në fushën e vështirë të Bolltonit për të ruajtur kreun ndërsa djemtë e Fergusonit do të presin Bllekbërnin me shpresën në një hap të gabuar të bluve londinezë. Derbi londinez midis “gjelave” dhe topçinjve” do të ketë vëmendjen kryesore këtë fundjavë, një sfidë për vendin e tretë. Liverpuli udhëton në Londër te Fullham, ndërsa Sandërleni i Lorik Canës pret Uest Hamin.

Premier Ligë, Java XI
Birmingam - Man City
Man Utd - Blackburn
Bolton - Chelsea
Burnley - Hull
Fulham - Liverpool
Sunderland - West Ham
Stoke - Wolverhampton
Everton - Aston Villa
Portsmouth - Wigan

Arsenal - Tottenham 3-0 min 74

Milan, ndaj Parmës me mendjen te Reali

Milani ndeshet sonte në mbrëmje ndaj Parmës në San Siro megjithëse mendja do jetë tek ndeshja e të martës ndaj Realit për Champions.
Tekniku brazilian Leonardo ka dyshime lidhur me formacionin, duke patur parasysh edhe përballjen e mesjavës në Ligën e Kampioneve. Ose do të preferojë Ronaldionjon në një skemë 4-3-3 me brazilianin pas Patos dhe Huntelarit, ose 4-3-1-2 me Sedorfin pas dyshes Pato-Huntelar dhe me Ambrozinin në mesfushë. Parma nga ana e saj vjen me më të mirët duke dashur të përsërisë paraqitjet dinjitoze këtë fillimsezoni.

Milan-Parma (ora 20.45)

Milan (4-3-3): Dida; Odo, Kaladze, T. Silva, Antonini; Flamini, Pirlo, Sedorf; Ronaldinjo, Pato, Huntelar. ( Roma, Favali, Zambrota, Gatuzo, Ambrozini, Borrielo, Inzagi). Tr:Leonardo

Parma (5-3-2): Mirante; Zenoni, Zakardo, Panuçi, Lukareli, Paci; Xhemaili, Morrone, Galopa; Bozhinov, Paloski. (Pavarini, Kastelini, Delafiore, Budel, Lunardini, Lanzafame, Amoruso). Tr: Guidolin

Juve - Napoli, kryesfida e Serisë A

Sonte Juventusi përballet me Napolin në një garë që fsheh disa sfida brenda njëra-tjetrës.
Krahas Ferrarës dhe Fabio Kanavaros që janë napolitanë dhe kanë luajtur me Napolin, sfida tjetër është brenda familjes, ku Fabio dhe Paolo Kanavaro do të luajnë përballë njëri-tjetrit dhe do të jenë “kundërshtarë” për 90 minuta.

Napoli vjen në këtë ndeshje me një moral të ngritur falë dhe rezultateve të fundit: 2 fitore dhe një barazim në minutat shtesë ndaj Milanit. Ndërsa Juve vjen në këtë përballje pas dy fitoresh ku spikat fitorja bindëse 5-1 ndaj Sampdorias.

Lajmi i keq për Juven është dëmtimi i Sisokos që do mungojë një muaj nga fushaat e blerta dhe në vend të tij do luajë Poulsen. Ndërsa në sulm me shumë gjasa titullar do të luajë Trezegol me Amaurin në panin i gatshëm për të hyrë në rast nevoje, duke parë se në mesjavaë Juve luan në Ligën e Kampioneve.

Ndërsa te Napoli Mazarri ndryshon sërish modul duke u rikthyer te mbrojtja me tre, ndërsa në sulm Denis do të preferohet para Kualjarelës.

Formacionet e mundshme / Juventus-Napoli (ora 18.00)

Juventus (4-2-3-1): Bufon; Grigera, Kanavaro, Kielini, Groso; Poulsen, Melo; Kamoranezi, Diego, Xhovinko; Trezege. ( Maninger, Molinaro, Legrotalie, De Çeglie, Tiago, Rosi, Amauri). Tr: Ferrara

Napoli (3-4-2-1): De Sanktis; Kampanjaro, Kanavaro, Kontini; Maxhio, Gargano, Çigarini, Aronika; Laveci, Hamshik; Denis. (Jeco, Grava, Rinaudo, Dàtolo, Pacienca, Kualjarela, Pià). Tr: Mazzarri

Drenica barazonë në Skenderaj

Drenica në Skenderaj ka pritur Kekun dhe kanë barazuar me rezultat 1-1. Drenica gjatë pjesës së parë ishte ajo e cila kishte iniciativën për të shënuar gol, ndërsa Keku ka pritur gabimet e mesfushës së Drenicës për të u vërsulur në sulm, por asnjëra skuadër nuk arritën që të shënojnë në pjesën e parë. Ndërsa pjesën e dytë përsëri Drenica e fillon me sulme duke tentur një sulm të organizuar dhe për të shënuar. Në minutën e 65 Fitim Haliti ishte ai i cili solli në epërsi Drenicën nëpërmjet njëmbëdhjet metërshit. Por vetëm një minutë më vonë Xhaferi i Kekut me një sulm të mrekullueshëm barazonë rezultatin. Gjerë në fund të ndeshjes kishte edhe disa raste shënimi por skuadrat nuk i konkretuzuan

Dominic Adiyiah në Milano

Milano sot ka transferuar futbollistin 20 vjeçar nga Gana Dominic Adiyiah. Ai gjatë 16 ndeshjeve ka shënuar 17 gola. Futbollisti do të kalonë në janar tek Rosonerët pasi që dy klubet kanë arritur një marrveshje prej 1.3 milion eurove

Raiffaisen Super Liga e Kosoves - Liga e Pare

Para pak minutave ka perfunduar takimi i pare Javes se 15- ndermjet Drenices dhe KEK-ut, me rezultat te barabart 1-1, Neser me fillim nga ora 13 luajn:

Trepça - Vëllaznimi
Gjilani - Liria
Hysi - Kosova (V)
Prishtina - Ferizaj
Besa - Flamurtari

- Ne Ligen e Pare te Kosoves jane zhvilluar 6 takime

Feronikeli - Trepça’89 0-3
Gjakova - Drita 2-0
Lepenci - Sharri 0-0
Besiana - Llapi 1-1
Istogu - Ulpiana 1-0
Fushë Kosova - Rahoveci 2-0

Neser Takohen

2 Korriku - Ballkani
Vullnetari i UÇK - Ramiz Sadiku

Scholes: Man United ende nuk e ka bërë më të mirën

Futbollisti i Man United Paul Scholes deklaroi se Man United ende nuk e ka treguar më të mirën që mund të bëjë. '' Nuk do të dëshiroja të themë, por ne ende nuk kemi bërë atë që mundemi të bëjmë. Unë nuk shqetësohem në lidhje me performancën sepse vazhdimisht në fillim nuk kemi qenë të mirë. Ne shumë shpejtë duhet të kthehemi në në krye të Ligës''

Maradona thërret Messin

Trajneri i kombëtares së Argjentinës Diego Armando Maradona ka thirrur në skuadrën e tij në ndeshjen kundër Spanjë Messin dhe Cambiason. Kjo do të jetë një ndeshje miqësor në mes dy kombëtareve gjatë muajit të ardhëshëm. Ai për këtë ndeshje ka thirrur këta futbollist: Romero, Andujar; Coloccini, Demichelis, Heinze, Pareja, Ansaldi; Jonas Gutierrez, Maxi Rodriguez, Mascherano, Gago, Cambiasso, Di Maria, Aimar; Messi, Higuain, Tevez, Aguero, Lavezzi.

Wenger i përgjigjet Robie Keane

Trajneri i Arsenalit iu është përgjegjur futbollistit të Tottenham rrethë deklaratës se do të i mund të i kalojnë rivalët. '' Nuk mendojë se është ashtu. Ju duhet të i bëni krahasimet me sukseset e kaluara. Nëse shikohet në aspektin historik suksesi ata duhet që së pari të luajnë 12 vite në Ligën e Kampionëve. Ata kanë skuadër të fortë, janë duke u përkrahur dhe kanë tifozë të zjarrët. Sot askush nuk mund të thotë se Arsenali nuk është para tyre''

Galliani: Berlusconi më ndryshoi jetën

Administratori i Milanos Adriano Galliani ka spjeguar lidhjet e tij me Berlusconin dhe si ka ndikuar ai në jetën e tij. Ata kanë filluar të punojnë së bashku që nga viti 1979. '' Berlusconi më ndryshoi jetën. Mua më kujtohet kur ai kishte vendosur që të blinte Milanon. Ne ishim duke u kthyer nga St Moritz. Ne pas Lindholmit dëshironim të sjellnim Trapattonin, por ai kishte dhënë fjalën për Interin. Ne ishim gjatë një miqësoreje me Parman, dhe ne ishim të impresionuar nga Arrigo Sacchi. Ndërsa Capello ishte vetë intuita e Berlusconit''

Pellegrini: Unë jam i fokusuar në projektin tim

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini pas kritikave që kishte për ndeshjet e luajtura nuk ka vonuar dhe iu është përgjegjur kritikave. '' Unë jam sulmuar seriozisht me kritika. Unë kam nënshkruar për të bërë një ndryshim të madh, dhe mendoj se kjo nuk mund të bëhet për tre muajë. Unë jam kritikuar nga njerëzit e njëjtë që kanë kritikuar trajnerët e mëhershëm. Reali ka pasur 8 trajner të ndryshëm gjatë 5 viteve. Ata prej 18 titujëve kanë fituar vetëm dy. Ne kemi pasur një javë të keqe, por mendoj se kemi pasur rezultate të mira para se të vijmë në këtë javë''

Leonardo: Barazimi kundër Napolit asgjë nuk na ka ndryshuar

Trajneri i Milanos Leonardo para ndeshjes me Parman deklaroi se ''Edhe pse ne barazuam në ndeshjen kundër Napolit ne nuk kemi ndryshuar asgjë. Ne synojmë fitoret. Ndeshja kundër Parmas është një ndeshje që gjithçka mund të ndodhë. Tani është vështirë të përceptosh se çka mund të ndodhë. Por shpresojë që gjithçka të jetë e hapur. Parma do të luaj ndeshjen ashtu siq dinë më së miri''

Guardiolla: Ndeshja kundër Osasunas e rëndësishme

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiolla para ndeshjes me Osasunan deklaroi '' Është një ndeshje e rëndësishme, njëashtu edhe një test i vështirë para ndeshjes që kemi në Rusi. Ne jemi me një dinamizëm të lartë para kësaj ndeshjes. Ne shkojmë në një stadium shumë të vështirë, dhe ata janë në një moment të mirë. Është vështirë të i ndalësh ata, por fitorja për ne është e rëndësishme''

Park Ji-Sung përsëri mungon

Futbollisti i Man United Park Ji-Sung gjatë ndeshjes me kombëtaren ishte lënduar dhe ende nuk është shëruar. Trajneri i Man United Sir Alex Ferguson deklaroi se '' Që nga kthimi nga Koreja ai ka një kondicion të dobët. Edhe pse nuk kishte problem në fushë, ai gjatë kthimit në aeroplan kishte filluar që të i ejëtët gjuri. Shpresoj që ai për disa javë të shërohet''

Crouch pret Arsenalin

Futbollisti i Tottenham Peter Crouch pret me padurim ndeshjen kundër Arsenalit dhe dëshiron që të mposhtë njërën nga katër skuadrat e mëdhaja. ''Do të ishte mirë që të i mposhtim njërën nga katër skuadrat e mëdhaja. Me kënd që flasë thojnë se e meritojmë njërin nga venedet e para. Edhe pse Man United dhe Chelsea janë shumë skuadra të forta shpresoj që Arsenalin dhe Liverpoolin të kalojmë. Ne kemi një skuadër të gjerë, nëse mungon Lenon ne kemi Bentley. Kështu që për ne nuk do të ketë problem''

Behrami: Jam i lumtur në Londër

Futbollisti i West Ham United Shqiptari Valon Behrami deklaroi se është i lumturë në Londër dhe se nuk dëshiron të kthehet në Serie A. '' Unë këtu jam u lumtur. Gjatë periudhës kur isha i lënduar këtu u sillen shumë mirë me mua. Dëshiroj që shumë shpejtë të fitoj besimin e trajnerit dhe të kthehem me lojë të mirë''

Mascherano: Ende kemi shpresë

Edhe pas disa rezultateve të dobëta në dhjet javët e Premier Ligës duke u pozicionuar në vendin e pestë, por mbi Manchester Cityn dhe Aston Villan të cilat pozicionohen në vendin e gjashtë dhe shtatë, Argjentinasi Javier Mascherano është ende duke shpresuar në titullin e Ligës Premierë këtë vitë, pas dy dekadave pa e fituar këtë garë.- "Liga është ende e mundur. Nëse ne vazhdojmë të fitojmë qdo gjë ëshë e mundur, një gjë e sigurt që ne nuk mund të lëshojmë asnjë pikë si në udhëtim ashtu edhe vendas. Në futboll kurrë nuk i dihet, nëse fillon të fitosh mund ta mbash atë ritëm për një kohë të gjatë, por gjithashtu edhe shumë shpejt mund të ndërprehet ajo serie e mundshme e fitoreve. Duhet të luftojmë për titull nëse për asgjë tjetër për tifozët fantastik që i kemi, nuk na lanë asnjëherë vetëm si në rrugëtim si në ndeshjet në shtëpi."

Ekipa Manchesterit ndaj Blackburnit

Qendër mbrojtësit startues të Manchester Unitedit janë të lënduar dhe janë duke i vuajtur lëndimet e tyre përkatëse, ndërsa Gary Neville është i supsenduar. Danny Welbeck dhe Park Ji-Sung janë të dy të lënduar me lëndimet përkatëse në gju edhe pse asgjë nuk është bërë zyrtare rreth formacionit ne mund të ja japim formacionin startues së lojës së fundit në Premier Ligë.- Formacioni startues i fundit (vs Liverpool): Van der Sar, O'Shea, Vidic, Ferdinand, Evra, Giggs, Carrick, Scholes, Valencia, Rooney, Berbatov.

Ekipa Chelseas ndaj Boltonit

Carlo Ancelotti do të ketë shumë pengesa, por me kapacitetin e lojtarëve që ka mund t'i dalë ballë Boltonit. Ashley Cole, Bosingwa, Yuri Zhirkov, John Obi Mikel, Salomon Kalu dhe Branislav Ivanovic të gjithë këta do të mungojnë në këtë ndeshje.- Startuesit e mundshëm: Cech, Ivanovich, Carvalho, Terry, Belletti, Essien, Ballack, Lampard, Cole, Anelka, Drogba.

Ekipa Realit ndaj Getafes

Manuele Pellegrini do t'a ketë ndeshjen vendimtare kundër Getafes, por njëherit ky trajenr ka edhe disa lojtarë të cilët vuajn nga lëndimet e tyre përkatëse. Një mosmarrveshje në mesjavë në mes të Gutit dhe Pellgerinit si duket ka bërë që mesfushori Spanjoll të mos thirret për këtë lojë, ndërsa të pa ftuar për këtë lojë janë edhe Royston Drenthe dhe Christoph Metzelder. Lojtarët të ciët vuajn nga lëndimet janë Van Nisterlooy, Ronaldo dhe Garay.- Ekipa startuese e mundshme: Casillas – Sergio Ramos, Pepe, Albiol, Marcelo – Xabi Alonso, Gago – Lass, Kaka, – Benzema, Higuain.

Reali nuk është i njëjtë si pa 'CR9'

Trajneri i Olympique Marseille Didier Deschamps ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk është i gjithë Reali, por ka pranuar se është një lojtar kyq për Realin.- "Unë isha i surprizuar kur real humbi nga Alcorcon me at rezultat aq të thellë, por kur i shikon lojtarët startues lehtë vrehet mungesa e Cristianos. E njëjta gjë ndodh edhe në Liverpool me Torres dhe Gerrard si dhe në Bordeaux me Chamakh dhe Gourcuff." tha Deschamps për 'AS'.

Bentley luan kundër Arsenalit

David Bentley i cili shënoi gol sezonin e kaluar kundër ish klubit të tijë Arsenal si duket tani është plotësisht i gatshëm t'a fillojë sezonin e ri kundër pikërisht këtijë ekipi. - Këtë lajm e dha ditën e Premte trajneri i Tottenhamit Harry Redknapp, Bentley shënoi gol sezonin e kaluar kur rezultati në 'Emirates' kishte përfunduar me rezultat 4:4. Pasi dihet se Lennon do të mungojë të Shtunën në këtë ndeshje, rikthimi i këtijë lojtari është një lajm i mir për tifozat dhe trajnerin e Tottenham Hotspur.

Lëndimi i Nestas, jo serioz

Skuadra e Milanit ka njoftuar nëpërmjet webfaqes së saj se mbrojtësi Alessandro Nesta ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor. Ai do të mungojë vetëm në ndeshjen kundër Parmas dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ligës së kampionëve kundër skuadrës së Real Madridit në stadiumin San Siro.

Parashikim: Juventus – Napoli

Koha: E shtunë, 31 Tetor, 18:00
Vendi: Torino

Të shtunën me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet një takim midis Juventusit dhe Napolit.Kjo ndeshje pritet të ofrojë spektakël të madh.

Juventus

Zonja e Vjetër ka filluar ta shfaq formën që e kishte pasur në fillim të sezonit dhe besimi tek lojtarët është rikthyer totalisht ngase ekipi i Ciro Ferraras ka fituar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e fundit.Juventus nuk kishte formën briliante kundër Sienas mirëpo ata i dhanë leksion të mirë Sampdorias,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 5-1.

Ciro Ferrara shpreson të ketë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje dhe Napoli nuk e kishte mposhtur Juventusin në Torino që nga viti 1988.

Forma e Juventus:

28 Tetor- Juventus 5:1 Sampdoria (Serie A)
25 Tetor-Juventus 1:0 Siena (Serie A)
20 Tetor-Juventus 1:0 Maccabi Haifa (Champions League)
17 Tetor- Juventus 1:1 Fiorentina (Serie A)
4 Tetor- Juventus 0-2 Palermo (Serie A)

Formacioni i mundshëm i Juventus-4-2-3-1: Buffon; Grygera, Cannavaro, Chiellini, Grosso; Poulsen, Sissoko, Camoranesi, Giovinco, Diego; Amauri.

Napoli

Pas barazimit në San Paolo me Milanin,Napolit i është vënë një sfidë mjaft e vështirë kundër një ekipi pretendent për titull,siç është Juventus.

Mazzarri kishte shpresuar të udhëtojë në Torino me një fitore kundër Napolit por ata nuk kishin fat dhe ky rezultat nuk e kënaqi presidentin,Aurelio de Laurentiis por ai mendoi se skuadra e tij luajti mirë për 90 minuta.

Forma e Napolit:

28 Tetor- Napoli 2:2 Milan (Serie A)
25 Tetor- Napoli 1:0 Fiorentina (Serie A)
18 Tetor- Napoli 2:1 Bologna (Serie A)
4 Tetor- Napoli 1:2 Roma (Serie A)
27 Shtator- Napoli 2:1 Siena (Serie A)

Formacioni i mundshëm i Napolit-4-2-3-1: De Sanctis; Grava, Rinaudo, Cannavaro, Aronica; Maggio, Pazienza, Gargano; Hamsik, Lavezzi; Quagliarella.
Epilogu:

Pas barazimit kundër Milanos,Napoli do ta ketë të vështirë të fitojë edhe pse ky ekip ka shumë besim në vete.Juventus do të mendojë për ndeshjen e rradhës në Champions League dhe ky do të ishte rast i shkëlqyer për ekipin e Mazzarrit,mirëpo Zonja e Vjetër ka konfirmuar formën e saj në copëtimin e Sampdorias.

Mançester dhe Çelsi, duel në distancë

Sot dhe nesër luhet java e 11-të në Premier. “Blutë” kanë dy pikë avantazh ndaj “djajve”
Shanset e Mançester Junajtid për të imituar Çelsin dhe për të mundur Blekbërnin, që të marrë vendin e parë të Premier Ligës, sot duken të pakta: së pari për shkak se Junajtid ka disa lojtarë të dëmtuar dhe së dyti për shkak se Çelsi është në formë shumë të mirë. Junajtid duhet të djersisë shumë për të siguruar fitoren në një ndeshje ku i mungojnë Vidiç dhe Ferdinand, të cilët iu bashkohen lojtarëve të tjerë si Darren Fleçer, Geri Nevil, Park Ji‑sung dhe Deni Uellbek. Ndërkohë që Çelsi luan kundër Boltonit pas një serie fitoresh dhe 13 golash të shënuar në tri ndeshjet e fundit, Junajtid as fitorja mund të mos i sigurojë vendin e parë. Kampionët në fuqi u mundën 2-0 nga Liverpuli javën që shkoi duke e humbur vendin e parë. “Ne u mundëm edhe vjet në “Anfield”, por më pas fituam titullin”, ka thënë mbrojtësi Evans i Junajtid. “Liverpuli e meritoi fitoren, por ne e dimë se sezoni është i gjatë.
Kundër Blekbërnit do të jetë një ndeshje e bukur dhe fitorja mund të japë sërish kreun.” Junajtid mundi Barnslein në Kupën e Ligës të mërkurën, por i la shumë hapësirë skuadrës së kategorisë së dytë. Uellbek ishte autor i golit të dytë, por nuk do të luajë këtë javë sepse është i dëmtuar, ndërsa Nevil i skualifikuar pas kartonit të kuq marrë në atë ndeshje. Fleçer nuk luan sepse është i dëmtuar, ndërsa Park ka një muaj që nuk luan. Edhe Rajën Gigs mund të mos luajë. “Ne jemi në garë kundër kohës për të rekuperuar lojtarët”, ka thënë Ferguson. Çelsi nuk ka telashe të tilla kundër Boltonit, të cilin e mundi 4-0 në Kupën e Ligës këtë javë. “Ata e dinë se nuk duhet të përsërisin gabimet që bënë, se përndryshe mund ta pësojnë sërish 4-0.
Prandaj do të jetë një ndeshje ndryshe, ka thënë portieri Çeh i Çelsit. - Psikologjikisht ata e dinë se nuk ka si të shkojë më keq se kaq.” Mesfushori Xho Kol është rikthyer në skuadër pas 10 muajsh dhe do të luajë në këtë ndeshje. Salomon Kalu është autor i tre golave në dy ndeshjet e fundit, ku Çelsi nuk ka pësuar gol. Çelsi gjithashtu mund të mbështetet te përvoja e Xhon Territ, Frenk Lampardit, Rikardo Karvajos dhe Nikolas Anelkasë, që nuk kanë luajtur të mërkurën. Edhe Eshli Kol mund të rikthehet në skuadër. Liverpuli i dha fund katër ndeshjeve pa fitore duke mundur kampionët në fuqi të Junajtid, edhe pse u mund të mërkurën nga Arsenali në Kupën e Ligës, 2-1, por kishte aktivizuar skuadrën rezervë. Kundër Fulhemit sot do të ketë testin e vërtetë të ringjalljes së tyre.
Xhemi Karrager, Fernando Torres dhe Hoze Reina do të kthehen në skuadër duke e forcuar Liverpulin për këtë ndeshje. Po sot, Arsenali i vendit të tretë pret Totenhemin e vendit të katërt, ndërsa Aston Vila luan në fushën e Evertonit. Uigani luan kundër Portsmuthit të vendit të fundit, ndërsa Volves kundër Stok Sitit dhe Uest Hemi kundër Sandërlendit. Hull Siti luan kundër Bërnleit në atë që shumë gazeta angleze e kanë cilësuar si ndeshja e fundit e trajnerit Fil Braun në krye të “Tigrave”. Braun mbijetoi si trajner edhe pse e shmangu rënien nga kategoria vetëm në javën e fundit të sezonit që shkoi, duke fituar vetëm tre nga 32 ndeshje. Hull Siti renditet sërish në zonën e rënies nga kategoria dhe ka golavarazhin më të keq në kampionat. Mançester Siti luan në Birmingem të dielën.

Dëmtime pafund, “alarm” në Premier Ligë

79 lojtarë, përfshi Xherrardin, nuk luajnë në fundjavë për shkak të problemeve fizike. Evertoni ka 10 të dëmtuar
Numri i lojtarëve të dëmtuar rritet edhe në Premier Ligë. Madje sipas faqes web physioroom.com janë 78 lojtarë të dëmtuar të kategorisë superiore angleze. Por në fakt janë 79 së bashku me portierin e Arsenalit, Lukasz Fabianski, që do të qëndrojë të paktën tri javë larg fushës pas dëmtimit të pësuar kundër Liverpulit në Kupën e Ligës.
Duke i hedhur një sy listës së lojtarëve të dëmtuar, sheh se Evertoni ka dhjetë lojtarë në infermieri dhe nëse Baines, Osman, Jobo e Pienar do të futen në lojë këtë fundjavë, për Aniçebe, Jagielka dhe Arteta pritja do të zgjasë edhe një javë, kurse për Nevil edhe tri javë. Ndërsa Biljaletdinov dhe Vogan nuk dihet saktë se kur mund të rifuten në lojë. Edhe Birminghem ka probleme, pasi ka shtatë lojtarë të dëmtuar, pasuar nga Fulhem me 6, kurse Uigan mbyll listën me vetëm një të dëmtuar, që është Figueroa.
Për sa u përket katër skuadrave kryesuese, Liverpuli dhe Arsenali kanë nga pesë të dëmtuar (Riera, Keli, Kirjakos, Xherrard dhe Dosena për Liverpulin; Rozicki, Uollkot, Denilson e Djouru për Arsenalin), Çelsi ka katër të dëmtuar (Kol, Zhirkov, Bosingua e Mikel) dhe Mançester Junajtid vetëm tre (Fleçher, Ji‑Sung dhe Hargrivs). Në lidhje me Liverpulin, kapiteni Xherrard, që dukej se do të rikthehej kundër Fulhemit, ka shumë mundësi të mos jetë.
Madje ai mund të humbë edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lionit të martën që vjen. Gazeta “Daily Mail” ka shkruar se Xherrard mund të operohet për të hequr qafe dëmtimin e pësuar në ndeshjen kundër Ukrainës, por që e ka keqësuar kur vendosi të luante kundër Lionit në “Anfield”.

“Ndaj Milanit do të fitojmë, shënon Kakà!”

Kristiano Ronaldo: Kthehem shpejt, por Reali nuk varet vetëm nga unë. Do t’u rikthehemi fitoreve

Sipas tij nuk është e vërtetë, por Kristiano Ronaldo ka të ngjarë të jetë shpëtimtari i Real Madridit. Gjatë një reklame, të premten në Madrid, portugezi ka dalë përpara gazetarëve në një intervistë. Tifozët e Realit duan të dinë se kur do të rikthehet, duke parë rënien e lirë të skuadrës së tyre. Vëmendja mbi të është e jashtëzakonshme dhe portugezi e duron presionin duke i mbrojtur të gjithë: klubin, ekipin, Pelegrinin dhe “rebelin” Guti…

- Me ju në fushë Reali fitoi 7 nga 7 ndeshjet e para. Pa ju ka luajtur pesë dhe ka fituar vetëm 1, duke humbur 3…

- Unë nuk jam portier dhe nuk luaj as në mbrojtje. Gjithashtu nuk jam në qendër të mesfushës. Unë jam vetëm një nga 11 titullarët e Realit dhe mendoj se mund të humbasim edhe me mua në fushën e lojës. Duhet të përmirësohemi në aspekte të ndryshme dhe nuk është e mundur që një mungesë e vetme t’i ndryshojë fytyrën ekipit.

- Pra, s’kemi të bëjmë me “vartësi” nga Ronaldo?

- Këto janë terma që i krijon shtypi. Unë jam në një skuadër të madhe si Reali i Madridit, që asnjëherë nuk do të varet nga një futbollist i vetëm. Të gjitha klubet kanë një moment vështirësie, nuk mund të jesh gjithmonë në majë. Problemi është se këtu njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë se nuk fitohet çdo ndeshje. Në futboll ka raste kur luan keq dhe humbet ndeshjen, e rëndësishme është të fitosh trofe në fund. Mbi të gjitha, në rastin tonë jemi një ekip me futbollistë të rinj, me trajner të ri dhe jo gjithçka mund të arrihet me mua, duhet ende kohë.

- Mendoni se do t’ju japin kohë?

- Shpresoj…

- Ka filluar të flitet për largimin e trajnerit…

- Njerëzit mund të thonë atë që duan, por unë kam idenë time dhe me Pelegrinin jam shumë i kënaqur. Kur jam i kënaqur nuk dua t’i ndryshoj gjërat. “Shkatërrimet” janë pjesë e futbollit. Tani është momenti për të punuar fort, që të ngremë kokën dhe t’u rikthehemi fitoreve, sepse jam i bindur për një gjë: Reali do të rikthehet në majë.

- Ndeshja ndaj Milanit në Champions do të jetë testi i vërtetë…

- Padyshim që do të jetë një ndeshje shumë e rendësishme. Mundemi dhe duhet të fitojmë. Reagimi i Milanit në “Bernabeu” më befasoi. Ata nuk vinin nga një moment i mirë dhe të gjithë menduam se do të fitonim lehtësisht, por ndaj ekipeve të mëdha mund të ndodhë gjithçka. Milani ka futbollistë ekspertë, që pavarësisht se luajtën keq në pjesën e parë, arritën të shënojnë tri gola duke fituar ndeshje. Por kjo i përket së kalurës. Ne shikojmë përpara dhe do të shkojmë në “San Siro” për t’u kualifikuar.

- Kërkoni vendin e parë në grup?

- Nuk ka rëndësi. Për mua vlen vetëm kualifikimi.

- Do të udhëtoni me skuadrën për në Milano?

- Jo, do të qëndroj në Madrid për të vazhduar punën, sepse jam në ditët e fundit të fazës riaftësuese.

- Një parashikim?

- Do të fitojmë ne… shënon Kakà.

- Një fjalë për të përshkruar humbjen 4-0 në Alkorkon.

- Leksion i pabesueshëm.

- Çfarë mendoni për të sharat e Gutit ndaj Pelegrinit dhe tifozëve?

- Po ia u lë ju gazetarëve. Unë mendoj vetëm se Guti është një futbollist i aftë dhe shok shumë i mirë

- Kur do të riktheheni?

- Pas ndeshjes me Milanin do të stërvitem me grupin e shokëve dhe po pres me padurim të ndodh diçka e tillë. Do të doja të luaja në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Alkorkon dhe pastaj të siguroj praninë në botëror me Portugalinë.

- E imagjinoni veten duke e para Botërorin nga televizori?

- Jo. Unë do të shkoj në Afrikë me kombëtaren time dhe jam i bindur për këtë.

- Cili është miku juaj më i mirë te Reali?

- Uffff, ka disa të tillë: Kakà, Pepe, Marselo, Diarra, Raul, Kasiljas…

- Atëherë nuk është e vertetë se djalli (ju) dhe ëngjëlli (Kakà) nuk mund të shkojnë mirë së bashku?

- Ju gazetarët dini shumë pak për jetën time private në Spanjë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Nga ana tjetër unë dhe Kakà jemi bërë miq të mirë dhe sinqerisht mendoj se ai është një njeri special, i veçantë nga të tjerët.

Zaparini: Juventusi luan më mirë se .....

Mauricio Zamparini është zemëruar për rezultatin e marrë nga Palermo i tij në “San Siro” kundër Interit dhe mbi të gjitha për gjykimet e atyre që kanë folur për një Inter të madh dhe që kanë anashkaluar 3 golat e ekipit të tij. Ai nuk ka asnjë dyshim në lidhje me diferencat midis Juventusit dhe Interit: “Juventusi, që është parë kundër Sampdorias, luan futboll, Interi jo. Dhe diferencën midis nesh dhe zikaltërve e bën cilësia e stolit. Por, në një moment të caktuar kam menduar se mund të barazonim”. Më pas Zamparini ka shpjeguar se: “Duke lexuar gazetat e sotme, (djeshme) duket sikur kanë egzistuar vetëm pesë golat e Interit.
Ndërkohë, gjithçka ka filluar nga një penallti, që duke parë përsëritjen e imazheve, ndoshta ishte e tillë, por që nuk do të jepej kurrë në favorin tonë. Golat e tyre kanë ardhur si pasojë e episodeve, ndërsa tanët nga aksione shumë të bukura”. Sipas Zamparinit, Palermo ka paguar mungesat e Bovos dhe Balcaretit. “Zëvendësuesit e tyre, Goian dhe Melinte, nuk kanë qenë në lartësinë e duhur dhe mbrojtja jonë në pjesën e parë ka qenë shumë e dobët. Dhe kjo tregon se diferencën midis nesh dhe Interit e bën mbi të gjitha cilësia e zëvendësuesve”, ka përfunduar presidenti sicilian.

Milan-Bekham, zyrtarizimi punë orësh

Edhe këtë vit David Bekham do të jetë blerja e parë e kuqezinjve në merkaton e janarit. Ndoshta edhe më parë, nëse Liga e futbollit do të marrë një vendim në kuptimin për ta hapur para kohe merkaton më 1 janar. Blerja tjetër duhet të jetë sulmuesi i ri ganez Adiah. Këtë e konfirmon edhe administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani: “Për sa i takon Milanit, do të vijë Bekham, - tha ai.
- Pas disa orësh ne dhe Los Anxhelesi do të njoftojmë marrëveshjen. Do të presim dokumentet e tjera. Është normale që merkatoja të hapet para kohe, sepse data 7 i referohet vitit të shkuar, kur kampionati rifillonte më 11 janar, pas pushimeve dimërore. Duke rifilluar kampionati më datë 6, duhet që merkatoja të hapet më shpejt, duke parë që në të gjitha vendet e tjera europiane hapet më datë 1 ose 2 janar”.

Maxarri: Juvja, kundërshtari më i keq!

“Juventusi po vrapon shumë shpejt, na duhet një paraqitje super. Në këto momente është skuadra më e fortë”. Valter Maxarri paralajmëron Napolin e tij në prag të sfidës me bardhezinjtë dhe sqaron: “Është ndeshja më e vështirë që mund të luajmë, - tha Maxarri.

- Por kjo s’do të të thotë që ne do të nisemi të mundur. Do të bëjmë gjithçka për t’ia bërë “jetën” të vështirë Juves. Formacioni? Sigurisht që do të ndryshojë diçka. Nuk është se kam shumë kohë, do të flas me djemtë dhe do të vendos për formacionin pas stërvitjes së fundit. Dua një skuadër që të japë shpirtin në fushë dhe për këtë jam i bindur”.

Trezege “sheh” titullin: Është i mundur

Interi ka diçka më shumë se ne, por duke luajtur gjithnjë si të mërkurën ndaj Sampdorias, gjithçka është e mundur”. David Trezege rikthehet tek momenti pozitiv i Juventusi pas fitores ndaj Kasanos me shokë: “Që sot me Napolin, - vazhdon qendërsulmuesi francez, - do të kemi kundraprovën për vazhdimësinë tonë. E dimë që jemi të fortë, por duhet ta tregojmë gjithnjë.

Ndonjëherë modulet s’kanë aspak rëndësi, pasi rëndësi ka para së gjithash dëshira që patëm në fushë kundër Sampit”. Juvja? I detyrohem shumë, thuajse gjithçka. Është skuadra e jetës sime dhe më e rëndësishmja në Itali. Dhjetë vjet në Itali s’janë pak”.

Ferrara: Napoli? Më fal, por dua të fitoj!

Trajneri bardhezi kujton të shkuarën e tij me skuadrën e kaltër dhe kërkon tri pikët

Me Napolin duhet të jemi të përsosur, i duam patjetër tri pikët. Duhet të kuptojmë nëse fitorja ndaj Sampit ishte fryt i një ndeshjeje të përsosur ose gjithçka ka qenë një rastësi”. Çiro Ferrara karikon Juventusin në prag të sfidës me të kaltrit: “Nuk është e mundur gjithnjë të kesh të njëjtin nivel loje, por duhet gjetur vazhdimësi dhe dëshirë për rezultate. Fitorja me Sampin ishte pa dyshim e rëndësishme.

Ndeshja na dha edhe ne përgjigje pas një periudhe disi të vështirë, pasi kishim nevojë për një paraqitje të tillë. Tani duhet të jemi të zotë ta menaxhojmë këtë situatë. Nuk mund të shënojmë gjithnjë pesë gola, por mendësia nuk duhet të ndryshojë. Ky është një prioritet”. Ferrara analizon më pas kundërshtarin e sotëm: “Napoli, siç tregojnë rezultatet e fundit, është një skuadër që nuk dorëzohet dhe që lufton deri në fund, ndaj rreziku ekziston, - vazhdon Ferrara.

- Në sulm me Kualjarelën dhe Lavecin, kanë cilësi e fantazi”. Çiro kthehet si një ish në Napoli: “Për fat të mirë nuk duhet të luaj… Në Napoli luajta 10 vjet dhe kam pasur fatin të fitoj. Kam kujtime të bukura, por tani jam trajner i Juventusit dhe uroj që ta mund Napolin”. Bardhezinjve do t’u mungojë Sisoko, por rikthehet Tiago: “Kemi treguar se mund të fitojmë, pavarësisht nga mungesat, - shpjegon tekniku juventin. - Në situata emergjence, Tiago mund të jetë i vlefshëm edhe si mesfushor në një modul 4-2-3-1. Luan më mirë në një mesfushë me 3 lojtarë. Aspekti taktik kalon në plan të dytë në krahasim me sedrën, vendosmërinë e tij”.

Trajneri i Juventusit më pas ndalon të flasë për Interin kryesues: “I shënoi pesë gola Palermos, pasi i shënoi aq edhe Xhenoas. Nuk ka asgjë të re, Interi mbetet një skuadër shumë e madhe dhe kundërshatri për t’u mundur”. Më 5 dhjetor është dueli me zikaltrit: “Është shumë shpejt për të folur”, e mbyll Ferrara.

Tirana tregon veten, Vllaznia zhytet në “zi”

U ka mjaftuar një gol bardhebluve për të parë nga kreu, ndërsa shkodranët dorëzohen në kampionat
Tirana tregon veten, në krizë mbetet Vllaznia

Vllaznia ‑ Tirana 0‑1
Shënues: Muzaka 28′

Vllaznia: Grima, Smajli, E.Beqiri, Mrvaljeviç, Doçi (Hallaçi 46′), Kasapi (Leandro 81′), Nallbani, Rustemi, Shtubina, Bala, Sinani. Trajner: R.Luçi.

Tirana: B.Nallbani, Bici, Pashaj, Lila, Ahmataj, Abraham, Karabeci, Devolli, Muka (Sefa 85′), Muzaka (Lilaj 67′), Memelli (Malindi 89′). Trajner: A.Tafaj.

Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Doda, E.Biçaku (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Sinani, Mrvalejviç, Pashaj

“Radiografia”

10′- Aksion i Tiranës. Muka shërben për Abrahamin në hyrje të zonës së Vllaznisë, që gjuan fort me të majtën, por jashtë kuadratit të Grimës.
22′- Eshtë Bala që kërcen brenda zonës mbi mbrojtjen bardheblu, gjuan me kokë, por pa rrezik për portën e Nallbanit.
23′- Rast i rrezikshëm në portën e kampionëve, Mrvajleviç kroson drejt zonës, aty ku Sinani me kokë gjuan, por largon rrezikun Nallbani i vëmendshëm.
27′- Krosim mjaft i bukur i Ahmatajt për Muzakën, që përballë portës shkodrane gjunjëzon Grimën dhe shënon një gol mjaft të bukur. 0-1 për Tiranën.
32′- Shtubina hyn në zonën bardheblu me topin në zotërim, i shpëton mbulimit të Devollit, por në momentin e fundit ia largon topin në korne Pashaj.
35′- Memelli gjuan fort dhe bukur nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë të Grimës.
37′- Kasapi pason saktë për Sinanin, që del i vetëm përballë Nallbanit, por ky i fundit e ka neutralizuar gjuajtjen e sulmuesit shkodran.
43′- Gjuan Sinani në hyrje të zonës, por “sfera” devijohet dhe përfundon në duart e “Tatës”.
48′- Kros i Shtubinës në zonë për njërin prej shokëve të tij, por më parë ka ndërhyrë mbrojtja e Tiranës që ka larguar rrezikun.
56′- Kros në zonë për Mrvajleviçin, që përballë katërkëndorit bardheblu gjuan në mënyrë të gabuar.
57′- Shtubina provon nga distanca me të djathtën, topi shkon drejt e në duart e portierit Nallbani.
76′- Kroson kapiteni Muka për Bicin, që ka lënë mbrojtjen dhe ka ardhur në ndihmë të sulmit, por është zënë në pozicion jashtë loje.
78′- Sinani, i ndodhur brenda zonës së Tiranës, i mbuluar aty nga një fanellë mike, jep asist për Kasapin, që përballë portës gjuan, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Nallbani.
90′- Bala provon me kokë i gjendur brenda zonës, por pa rrezik për portën e Tiranës.

Komenti

Vllaznia humbet edhe në Shkodër dhe i rëndon së tepërmi pozitat e saj në renditje. Ndaj një Tirane shumë të kujdesshme, shkodranët nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol dhe për rrjedhojë janë dorëzuar ndaj golit të Muzakës në pjesën e parë, i ardhur si meritë e një gabimi të pafalshëm të vetë atyre. Vllaznia u duk se kishte hyrë në fushë e karikuar për të arritur me çdo kusht fitoren, sepse pozitat e saj në renditje nuk ishin aspak të mira. Nga ana tjetër, Tirana luan vetëm me Memellin në sulm, duke pasur pranë edhe Muzakën në krahun e djathtë. Loja nis më mirë për vendësit, që kërkojnë të shohin shpejt drejt portës së Nallbanit. Trajneri Luçi ka bërë disa ndryshime në formacion për këtë ndeshje, për t’i dhënë më përparësi lojës në mesfushë, megjithatë edhe me Rustemin e Nallbanin në qendër, sërish sulmi ka pasur pak topa në dispozicion.
Ka ndodhur kështu, edhe sepse Shtubina, që dallohet për inkursionet e tij në të majtë, mbulohet mjaft mirë nga Lila gjatë gjithë kohës. Kur dukej se presioni i vendësve do të shtohej, vjen goli i miqve. Ahmataj nis një top të gjatë diagonal për Muzakën, që shfrytëzon një vendosje jo të mirë të Shtubinës, i ikën mbulimit të tij dhe përballë Grimës shënon. Një gol që do të vendoste fatet e ndeshjes. Me gjithë përpjekjet e Vllaznisë për të barazuar, ajo nuk ia arrin, sepse Tirana mbrohet mirë.
Pjesa e dytë nis me një zëvendësim të shkodranëve, ku Doçi ulet në stol dhe në vend të tij është Hallaçi, por sërish krahu i majtë nuk shtyn aq sa duhet përpara. Eshtë sërish e njëjta lojë me topa të gjatë në zonën bardheblu dhe shtatlartët e qendrës Bici e Pashaj janë në lartësinë e duhur. Kuqeblutë në 2‑3 momente i afrohen ndjeshëm golit, por nuk ia arrijnë dhe në fund në “Loro Boriçi” ka rënë “zija”. Ka vetëm akuza ndaj lojtarëve dhe stafit, njëkohësisht zhgënjim të madh te të gjithë.
Vllaznia sërish në vend të fundit dhe tashmë gjërat vështirësohen edhe më tepër. Ndërkohë, Tirana nuk është sjellë si një kampione dje, por si një skuadër që ka dashur pikët maksimale dhe ia ka dalë t’i marrë, duke vazhduar rrugën e saj drejt kreut, ndërkohë që Vllaznia do të ketë sërish probleme në të ardhmen. Eshtë për të ardhur keq për Vllazninë, por tani i duhet të luftojë për të mos rënë nga kategoria, edhe pse asnjë nuk vinte bast që ajo të bjerë. Ndeshja e radhës i gjen shkodranët në Korçë, aty ku të gjitha skuadrat e kanë pasur të vështirë të marrin qoftë një pikë. Ndërsa Tirana, pas kësaj fitoreje, ndihet edhe më e qetë, sepse rikthehet në shtëpi, tek gjen Shkumbinin, një kundërshtar që tradicionalisht e ka mundur në Tiranë.

Deklarojnë…

Roland Luçi, trajner i Vllaznisë: “Nuk ma merr mendja se ka shkodran që nuk është mërzitur sonte, prandaj edhe unë jam shumë i mërzitur. Vllaznia humbi sepse nuk shënoi gol, ndërkohë që Tirana një herë shkoi në portën tonë, shënoi një gol dhe mori fitoren. Jam pa gojë sot. Kemi dhënë më të mirën në fushën e lojës dhe të vjen keq që humbet në një mënyrë të tillë.
Vërtet Tirana tani është 7 apo 8 pikë para nesh, por në cilësi, e patë vetë, nuk është aspak më lart se ne. Pësuam një gol të çuditshëm pas një pasimi 50 metra diagonal, një vendosje e gabuar e lojtarit tonë dhe këtu mori fund gjithçka. Gjyqtari nuk pati ndikim në ndeshje, ndërkohë për të ardhmen nuk mund të them asgjë me saktësi, sepse di të them se po luajmë mirë dhe kjo është njëfarë garancie.”
Alban Tafaj, trajner i Tiranës: “Kemi arritur të fitojmë një ndeshje shumë të rëndësishme. Luanim përballë një skuadre shumë të fortë dhe morëm tri pikë shumë të vlefshme. Me këtë fitore do të vazhdojmë në rrugën tonë drejt kreut dhe e them hapur se Tirana do të jetë ndër skuadrat pretendente. Vërtet nuk bëmë ndonjë lojë të bukur, por në këto momente për ne kanë rëndësi pikët më shumë se gjithçka tjetër.”

Të veçanta

- Shumë zhgënjim në fund të ndeshjes te të gjithë shkodranët. Mbi të gjithë te tifozët, që nuk kanë ngurruar të lëshojnë edhe akuza ndaj futbollistëve dhe stafit. Të mërzitur janë shfaqur edhe pjesëtarët e stafit drejtues, të cilët kanë qëndruar mbi 10 minuta në pankinë.
- Tifozët shkodranë të pranishëm në stadium, sa herë që donin të kontestonin lojën e miqve, bërtisnin në kor “Luzi, Luzi”, si për të dashur t’i kujtojnë Tiranës humbjen e turpshme në Kupë.
- Rreth 4 mijë tifozë e kanë ndjekur këtë ndeshje, një numër i vogël ky, duke parë rëndësinë e saj.
- Tribuna VIP e “Loro Boriçit” ka qenë e mbipopulluar. Përveç dy presidentëve, Fushaj e Halili, kanë qenë prezentë edhe shumë personalitete të tjera.

Halili: Më mirë se unë ka folur Tirana

Presidenti i kampionëve, Refik Halili, pa dyshim që është njeriu që i ka qëndruar pranë skuadrës gjatë gjithë këtij sezoni, pavarësisht startit jo të mirë të bardhebluve. Edhe kur ekipi humbiste gjatë javëve të kaluara, në prononcimet e veta ai vazhdonte të besonte te lojtarët dhe gjithnjë ishte i bindur se kjo Tiranë herët a vonë do ta thoshte fjalën e vet në kampionat dhe pa dyshim që do të ishte pretendentja kryesore për titullin kampion edhe këtë sezon. Tashmë po rikthehet Tirana dhe diferenca me rivalët është shkurtuar dhe gjithçka në betejën për titull është e hapur.
Pavarësisht se në përbërje nuk ka më disa nga lojtarët e sezonit të kaluar, rikthimet e Lilës, Muzakës, Memellit dhe liderit të tyre, kapitenit Devi Muka, duket se po e rikthejnë Tiranën si në ditët e saj më të mira. Kampionët nën drejtimin e dyshes Tafaj-Dede, me fitoren e arritur dje në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë, kanë treguar se nuk kanë më kohë për të humbur dhe kanë filluar ngjitjen, drejt kreut të tabelës aty ku i shton për shtat 24 herë kampionëve.
Dje, pas ndeshjes, presidenti i bardhebluve, Refik Halili, natyrisht që ka qenë mjaft i gëzuar, pasi skuadra e tij në fushën e lojës bëri Tiranën e madhe. Vetë Halili i kontaktuar nga “Sporti shqiptar”, kur kishte vetëm pak minuta që përballja kishte përfunduar, nuk ka dashur të flasë, por është mjaftuar me fjalët: “Momentalisht nuk kam dëshirë të flas pas fitores së arritur në Shkodër.
Më mirë se unë foli Tirana, që arriti një fitore të merituar. Gjithmonë kam pasur besim te kjo skuadër dhe do të vazhdoj që të kem edhe në të ardhmen. Le të flasin protagonistët apo pjesëtarë të tjerë të stafit pas sfidës së fituar me shkodranët,”- është shprehur shkurtimisht pas kryendeshjes së djeshme që u zhvillua në “Loro Boriçi”, presidenti i kampionëve, Refik Halili.

Tafaj: Gjithmonë kam besuar te ky ekip

Për trajnerin e skuadrës së Tiranës, Alban Tafaj, kjo me Vllazninë ishte ndeshja e katërt në krye të stolit bardheblu, pas atyre me Dinamon, Luzin për Kupën e Shqipërisë dhe Teutën javën e kaluar, kur arriti fitoren e parë në krye të kampionëve. Para ndeshjes me Vllazninë, ai kërkoi mbështetjen e madhe të publikut, jo më kot në një ndeshje që përcaktonte sezonin për Tiranën ashtu si edhe për shkodranët.
Por fundi i përballjes ka treguar se kampionët e Alban Tafajt nuk kanë se si t’i thonë “lamtumirë” kaq shpejt luftës për titullin kampion. Tirana ka shënuar e para në “Loro Boriçi”, ka pasur edhe raste të tjera, por që edhe 1-0 i ka mjaftuar dhe tashmë të lë të kuptosh se te kampionët nuk ka më vend për fjalën krizë, që i kishte mbërthyer ata sidomos para sfidës me Teutën. Gjashtë pikë në dy javë radhazi janë maksimumi për bardheblutë dhe trajnerin e tyre, Tafaj.
Ky i fundit natyrisht që pas sfidës së djeshme ka treguar edhe një herë se Tirana është njësoj si ajo e sezonit të kaluar: “E kishim vlerësuar maksimalisht këtë sfidë për vetë momentin deciziv që po kalonin të dyja skuadrat. Përballë patëm një kundërshtar shumë të vështirë si Vllaznia. Ishte një ndeshje decizive në letër e jo më në fushë dhe besoj se kemi dhënë maksimumin e forcave tona, aq më tepër që të gjitha repartet kanë qenë në lartësinë e detyrës.
Ne erdhëm për ta fituar këtë ndeshje dhe ia arritëm qëllimit. Kjo Tiranë po konfirmohet gjithnjë e më shumë si pretendentja kryesore për të fituar titullin, edhe pse ka pasur skeptikë që nuk besonin te forcat tona. Kur kam marrë drejtimin e ekipit jam shprehur se grinta dhe shpirti që japin lojtarët në fushë do të më detyrojnë që t’i përkushtohem akoma më tepër ekipit,”- tha fillimisht trajneri i kryeqytetasve që më pas thuri elozhe edhe për tifozerinë e zjarrtë bardheblu që e mbështeti skuadrën edhe në takimin e zhvilluar në Shkodër.
“E kam deklaruar edhe më parë në media, se do të jetë edhe publiku ai që do të na përkrahë dhe në Shkodër ata treguan se mbeten pa dyshim pjesë e pandashme e Tiranës. Tifozët në ndeshjen me Teutën kanë shprehur atë çka konsistonin në skuadër, mirëpo kjo nuk ka ndikuar në atë përballje, pasi fatmirësisht ne fituam dhe bëmë kthesën. Dje, ata e mbështetën ekipin duke i dhënë asaj më tepër grintë në fushën e lojës dhe jam i bindur se Tirana do të vijë gjithnjë në rritje,”- deklaroi pas sfidës trajneri i Tiranës, Alban Tafaj.

Muzaka: Goli? Merita është e gjithë skuadrës

Gjergji Muzaka duket se e ka kaluar dëmtimin që pësoi në ndeshjen e parë me Stabaekun, e vlefshme për Ligën e Kampionëve zhvilluar në kryeqytet. Pas golit dhe lojës mjaft të mirë ndaj Teutës javën e kaluar, dje në “Loro Boriçi” pa dyshim që ka qenë heroi i ndeshjes, pasi i ka dhënë tri pikët Tiranës. “Normalisht, fitorja e sotme ishte tepër e rëndësishme për ne dhe ndeshja ishte delikate si për Tiranën ashtu edhe Vllazninë. Janë të dy ekipe me traditë të madhe në futbollin shqiptar dhe kanë një emër të madh, pavarësisht krizës në të cilën ndodhen, dhe mendoj se fitorja e njërës prej tyre do ta thellonte edhe më tej krizën te skuadra tjetër.
Për këtë arsye, ishte mjaft i nevojshëm tripikëshi në përballjen e sotme. Tashmë edhe morali ynë është rritur. Mendoj se ne arritëm të marrim tri pikë shumë të rëndësishme në Shkodër, pasi ekipi i Vllaznisë apo gjithë ambienti dhe tifozeria të lënë që të luash futboll të hapur. Për sa i përket shënimit të golit, ishte një koordinim shumë i mirë mes meje dhe Ahmatajt, por nuk është vetëm merita jonë, por e gjithë skuadra në përballjen e sotme bëri një paraqitje shumë të mirë. Lidhur me dëmtimin, kam pasur një shqetësim të vogël edhe para ndeshjes dhe po e mbaj me akull. Shpresoj që të kalojë paq dhe të jem gati për të filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës,”- deklaroi mesfushori i djathtë, Gjergji Muzaka.

Ahmataj: Tiranës ia kanë frikën të gjithë

Julian Ahmataj u rikthye në radhët e Tiranës në fillim të këtij sezoni dhe dalëngadalë po bëhet gjithnjë e më shumë i dobishëm për nevojat e skuadrës. Edhe në sfidën me Vllazninë, ai pati meritë të madhe në shënimin e golit, pasi i dha asistin Muzakës. Pas ndeshjes Ahmataj deklaroi: “Tirana do një përkushtim më të madh, sepse është ndryshe nga ekipet e tjera ku kam luajtur. E thënë ndryshe, është simboli i kampionatit shqiptar dhe unë gjithnjë mundohem të jap maksimumin për skuadrën dhe këta tifozë që janë të pranishëm kudo ne luajmë.
Jam i kënaqur kur shoh gjithë këta dashamirës këtu që mbështesin skuadrën dhe patën besim që do të fitonim dhe ia arritëm qëllimit, duke marrë tri pikët. Tirana u rikthye dhe do ta kenë frikë të gjitha ekipet e kampionatit shqiptar. Për sa i përket kundërshtarit, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme, Vllaznia është gjithmonë e fortë, mbi të gjitha ka traditë të madhe në futbollin shqiptar. Rezultatet e dobëta këtë gjendje sjellin, ana psikologjike, me sa pashë, është shumë e rënduar. Dua të theksoj edhe një herë se forca e Tiranës është kjo dhe këtë gjë duhet ta bënim që në fillim të kampionatit,”- theksoi elbasanasi i kampionëve, Julian Ahmataj.

Nedved: Juve ka kualitet për të fituar trofe

Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se Zonja e Vjetër këtë sezon ka mjaft kualitet për të fituar trofe.

Legjenda e futbollit çek u tërhoq nga loja aktive në fund të sezonit të kaluar, pas tetë vitesh të suksesshme në Torino.

“Mund ta shoh Juventusin në një pozitë shumë të mirë. E di se ata u kritikuan, por realiteti flet se ata kanë bërë disa rezultate të mira”, ka thënë Nedved për Tuttosport.

“Ende është herët të gjykohet, por Juventusi mund të fitojë trofe këtë sezon”, ka shtuar më tej çeku.

Pellegrini nuk është i fundit që do të vuaj

Johan Cruyff është shprehur për të ardhmen e trajnerit të Real Madridit Manuel Pellegrini, dhe ish trajneri i Barcelonës simpatizon kilianin.
“ Ai e ka të vështirë që të përshtatet sepse ka shumë presion mbi të pasi që ka shumë lojtarë të ri.”
“ Trajneri është i mirë, por të gjithë e dinë se Real Madrid është i kontrolluar. Është e vështirë për Pellegrinin të jetë boss në zhveshtore nëse lojtarët e dijnë se komandohet nga dikush.”
“ Ky Co-ekzistim është i keq, veçanërisht kur principi është i gabuar.” deklaroi Cruyf për Sport.

Bombat zgjojnë nga gjumi lojtarët e Romës

Lojtarë e Romës u zgjuan në panikë në orët e hershme të mengjesin përderisa disa tifozë të hidhëruar gjuajtën disa bomba brenda qendrës së trajnimeve në Trigoria, duke shkaktuar eksplodime të mëdha kurse protesta e tyre vazhdon.
Roma pas rezultateve të dobëta shpresoi se do të flinte e qetë dhe në paqe, por çfarë arriti ishte krejtësisht e kundërta.
Sipas Sky Sport Italia, incidenti ndodhi rreth mesnatës. Eksplodimi ishte aq i zhurmshëm sa që të gjithë në kamp u zgjuan. Policia u thirr menjëherë por nuk arriti të arrestojë ata tifozë.
Thuhet se dy automjete të policisë janë duke e ruajtur qendrën në Trigoria.

De Laurentis : Del Piero dhe Gatusso duhej të ishin aktorë

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis ka tërhequr paralele ndërmjet futbollit dhe botës së kinemasë, duke pohuar se lojtarët janë si aktorë në një industri e cila është më afër kënaqësisë se sa sportit.

“ Unë shoh Del Pieron dhe Gattuson në një film. Del Piero është si pretendusi i qetë që fiton në fund, ashtu si Hugh Grant, ai do të ishte i adhuruari i femrave.”

“ Sa për Gattuson, atij do ti jipja një rol në filmat aksion.”

“ Futbolli është si industria e filmit, dhe kjo bën që klubet të kenë objektiva në grumbullimin e parave të majme.” deklaroi Aurelio De Laurentis për Tuttosport.

Nedved : Juventus do të fitoj një garë të madhe

Ish mesfushori i Juventusit Pavel Nedved beson se klubi i tij i vjetër do të fitoj një garë të rëndësishme këtë edicion.

Nedved u largua nga futbolli këtë verë pas tetë viteve të suksesshme në Torino. Zonja e vjetër po fillon ta tregoj vehten, dhe ‘’ stuhia çeke ‘’ mendon se Juventus është shumë i fortë.

“ E shoh Juventusin në një pozitë të mirë. E di ata janë kritikuar, por e vërteta është se ata lojtarë janë duke arritur rezultate te larta.”

“ Është ende herët për tu gjykuar pasi që jemi në fillim të sezonit, por Juventus mund të fitoj diçka këtë sezonë.” Deklaroi Nedved për Tuttosport.

Zonja e vjetër pret Napolin në Olimpico të shtunën në mbrëmje.

Arsene Wenger : Arshavin lojtar kryesor kundër Tottenham !

Trajneri i Arsenal Arsene Wenger beson se Arshavin mund të bëjë ndryshime kundër Tottenham…
Wenger beson se sulmuesi i Arsenal do të jap shumë nga vetja e tij kundër Tottenham, dhe ai mendon se Arshavin do të luaj një rol kyq në këtë ndeshje e cila do të zhvillohet të shtunën në mesditë.
Tottenham ka qenë i interesuar për sulmuesin rus kur ai ishte në Zenit St Petersburg, por nuk e arritën qëllimin. Megjithate Wenger beson se Arshavin do ti tregojë Harry Redknapp se qfarë lojtar kanë humbur.
“Arshavin mund të ndryshoj shumë ndeshje, në çdo moment, kështu unë besoj se ai do të ketë një lojë të madhe nesër, ” shpjegon Wenger për Daily Mail.
“Ai është një lojtar shumë i mirë, jo vetëm pse është i talentuar, por sepse është i efektshëm. Une jam i sigurt se ai do te kete ndikim te madh ne lojen e neserme. ”
Wenger gjithashtu hodhi poshtë komentet e fundit të bëra nga ish – sulmuesi i Arsenal Emmanuel Adebayor, i cili tha se Arsenal ka për ta shitur yllin e skuadres Cesc Fabregas.
” Sinqerisht, unë nuk jam i shqetësuar se çka thotë ai. ” mbaroi Wenger

Juventus kërkon Behramin

Valon Behrami, njeriu i cili u largua nga Lazio për në West Ham në vitin 2008, insistoi se është i lumtur në premier ligë dhe se nuk ka menduar një rikthim në Itali.

“ Nuk dua të largohem nga West Ham.”

“ Kënaqem me punën time këtu. Ky klub më dha shumë, më herët, gjatë dhe para se të lëndohesha. Për moment jam 80 përqind i gatshëm fizikisht.”

“ Shpresoj ta fitoj besimin e trajnerit dhe të ekipit me paraqitjet e mia në fushë.”

24 vjeçari, shqiptar me pasaportë zvicerane Valon Beharmi, është pjesë e spekulimeve të një këmbimi me Juventusin, me Sebastian Giovincon në supozim për te West Ham, përderisa klubet si Milan dhe Fiorentina ishin lidhur gjithashtu me Behramin.

Parashikim: Milan-Parma

Koha: E shtunë,31 Tetor,20:45Vendi: San Siro, Milan
Të shtunën pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante mes Milanit dhe Parmës.
Milan
Pas barazimit kundër Napolit një sfidë tjetër për Milanin është të shtunën.Parma udhëton në San Siro kundër ekipit të Leonardos i cili dëshiron tri pikët e kësaj ndeshjeje.
Trajneri i Napolit,Walter Mazzarri ,pohoi se barazimi ishte si fitore,përderisa Rossonerët mendoni se kanë mundur të dalin nga San Paolo me fitore.Kartoni i kuq i vonshëm i Ignazio Abates dukej të ishte kyç në atë takim por edhe një mësim për Leonardos.Sidoqoftë,Milan nuk ka humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe kjo tregon se 7 herë kampioni i Champions League po rikthen formën e vjetër.
Real Madridi do ta vizitojë Milanon në San Siro në kuadër të Champions League dhe pastaj Rossonerët takohen me Lazion,ekip që nuk ka arritur ndonjë fitore që nga Gushti dhe pakënaqësia e tifozëve po rritet gjithnjë e më shumë.
Të dy ekipet do të japin maksimumin për tri pikë dhe pika kryesore që do të vendos se a do të vazhdojë shkëlqimi i Milanos është mbrojtja.
Pjesëmarrja e Nestas në këtë ndeshje nuk është e sigurt.Edhe nëse ai stërvitet shumë do të rrezikohet kundër Real Madridit.Gattuso i është bashkuar stafit stërvitës ndërsa Abate është pezulluar.
Lojtari që do të jetë kyç në këtë ndeshje është Ronaldinho pasi ai ka filluar ta shfaq formën e vjetër dhe po stërvitet më shumë prandaj ai do të asistojë sulmuesit për të shënuar gol.
Forma e Milanos:
28 Tetor- Napoli 2-2 Milan(Serie A)25 Tetor-Chievo Verona 1-2 Milan(Serie A)21 Tetor-Real Madrid 2-3 Milan(Champions League).18 Tetor-Milan 2:1 Roma(Serie A)4 Tetor- Milan 1-1 Atalanta(Serie A)
Formacioni i mundshëm i ekipit të Leonardos: (4-3-3)- Dida; Oddo, Thiago Silva, Kaladze, Zambrotta; Ambrosini, Pirlo, Seedorf; Pato, Borriello, Ronaldinho.
Parma
Edhe pse Parma i ka shpresat e mëdha për fitore do të jetë e vështirë të arrihet ky mission,sidomos pas një ekipi të forte siç është Milano.Parma gjindet në pozitën e katërt dhe do të kërkoj ta ruaj pozitën ngase në vendin e pestë janë Rossonerët,të cilët nëse fitojë do t’ia rrëmbejnë pozitën Parmës.
Në San Siro Parma është treguar gjithmonë ekip i papërshtatshëm dhe edhe nesër pritet të jetë ndeshje e vështirë për të dyja palët.
Luca Antonelli është i lënduar dhe do të mungojë kundër ish-ekipit të tij,ndërsa lojtari që do të rrezikojë portën e Milanit është 19 vjeçari, Alberto Paloschi,i cili do të kërkojë të realizojë golin e pestë këtë sezon.
Forma e Parmës:
28 Tetor- Parma 2-0 Cagliari(Serie A)25 Tetor-Parma 1-3 Atalanta(Serie A)18 Tetor-Parma 1-0 Siena(Serie A)4 Tetor- Parma 1-1 Sampdoria(Serie A)27 Shtator- Parma 0-2 Cagliari(Serie A)
Formacioni i mundshëm i Parmës -(5-3-2): Mirante; Zenoni, Zaccardo, Panucci, Lucarelli, Castellini; Dzemaili, Morrone, Galloppa; Paloschi, Bojinov.
Epilogu:
Kriza e Milanos që e kishte kapluar nga fillimi i sezonit si duket po përfundon ndërsa ekipi i Parmës qëllim kryesor e ka të “nxjerrë” ndonjë gjë nga ky takim.

Ronaldo : Në mua do të shpenzoja mbi 94 mil €

Real Madrid gjatë verës theu një rekord të ri botëror duke e ateruar Ronaldon nga Manchester United, për një shumë marramendëse prej 94 milion euro, por vetë Ronaldo tani pohon se edhe ndonjë çmim më i lartë nuk do ti bënte përshtypje.
Në një intervistë për të përditshmen presitigjioze gjermane Bild, ai ishte pyetur se a do të paguante një çmim të atillë për vetën e tij po të ishte pronar i Real Madridit.
“ Natyrisht. Edhe më shumë do të shpenzoja. Natyrisht se do e bleja veten.”
“ Presioni si lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ma ndryshon karakterin ose stilin tim.”
Më pas Ronaldo ishte pyetur se çfarë mendon për kombëtaren gjermane.
“ Është gjithmonë e vështirë të përballesh kundër gjermanëve. Gjermanët kanë aftësi të forta defanzive.”
“ Të jesh kampion botëror është ëndrra më e madhe e ndonjë futbollisti. Portugalia ka një ekip të mirë, por nuk është fantastik. Dhe vetëm me një paraqitje fantastike mund ta fitosh atë kompeticion.”
Para se të ëndrroj Ronaldo për titullin botëror, duhet të kryjë punë me Bosnjën dhe Hercegovinën në Play Off të po asaj gare.

Parashikim : Osasuna – Barcelona

Reyno de Navarra është një vend i veshtirë për të fituar për çdo ekip…
Osasuna

Vendi : Reyno de Navarra, Pamplona
Koha : E shtune, 31 Tetor, ora 20:00

Jose Antonio Camacho nuk ka asnjë lojtar të lënduar dhe nuk ka arsye të shqetësohet. Ai e di që Barcelona është një ekip shumë i madh e cila po shkel gjithqka që gjen përpara dhe për këtë arsye ai do të mundohet që ta përgatis një super formacion i cili mund ti bëj ballë sulmeve të Blaugranëve.

Formacion i mundshëm 4 – 4 – 2
11 lojtarë startues të mundshëm : Ricardo, Monreal, Josetxo, Miguel Flano, Azpilicueta, Camunas, Nekounam, Punal, Jaunfran, Aranda, Pandiani.

Osasuna
28 Tetor – Xerez 1-2 Osasuna (Copa del Rey)

25 Tetor – Racing Santander 1-1 Osasuna (La Liga)

18 Tetor – Osasuna 3-0 Atletico Madrid (La Liga)

4 Tetor – Getafe 2-1 Osasuna (La Liga)

27 Shtator – Osasuna 1-0 Sporting Gijon (La Liga)

Barcelona
Henry pas një dëmtimi tani është shëruar dhe mund të jetë gatshëm që të luaj disa minuta në këtë lojë. Xavi si qdo herë besohet se do të jetë organizator i shumë sulmeve të Barcelonës, ndërsa Andres Iniesta mund ta fillojë lojën si sulmues ne krahun e majtë për ta zëvendësuar Henry
Ai eshte çlodhur ne Copa del Rey dhe eshte plotesisht i gatshem per kete loje.

Formacioni i mundshëm 4 – 3 – 3
11 lojtarë startues të mundshëm : Valdes, Puyol, Pique, Chygrynskiy, Abidal, Keita, Xavi, Busquets, Messi, Ibrahimovic, Iniesta.

Barcelona
28 Tetor Cultural Leonesa 0-2 Barcelona (Copa del Rey)

25 Tetor Barcelona 6-1 Real Zaragoza (La Liga)

20 Tetor Barcelona 1-2 Rubin Kazan (UEFA Champions League)

17 Tetor Valencia 0-0 Barcelona (La Liga)

3 Tetor Barcelona 1-0 Almeria (La Liga)

Huntelaar është në planet e Leonardos

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka thënë se sulmuesi holandez Klaas-Jan Huntelaar ende është në planet e tij.
Huntelaar dështoi të lërë mbresa pas arritjes së tij në San Siro gjatë verës së kaluar nga Real Madridi.
“E kam parë atë shumë të qetë. Golat janë fundamental për një sulmues dhe kjo është normale. Ai sapo ka arritur këtë vit dhe menjëherë kritikohet”, ka thënë Leonardo

Calderon: Reali do të gabojë nëse shkarkon Pellegrinin

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka thënë se klubi mbretëror do të gabojë nëse shkarkon trajnerin aktual Manuell Pellegrini
Reali së fundi është kritikuar për shkak të paraqitjeve të dobëta. Pavarësisht se këtë verë harxhoi 260 milionë euro për të përforcuar ekipin, mbretërit së fundi u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga ekipi i ligës së tretë Alcorcon.
“Do të jetë keq për të ardhmen e klubit nëse shkarkohet Manuel Pellegrini. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe është e logjikshme të kenë durim me të. Ata kanë krijuar një grup të shkëlqyeshëm të lojtarëve dhe mund ta fitojnë titullin”, ka thënë Calderon.

Scholes: Më e mira nga United tek pritet

Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se ekipi i tij do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm me kalimin e sezonit.
Të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson synojnë t’u rikthehen fitoreve në takimin e sotëm ndaj Blackburn, pasi u mposhtën në takimin e fundit ndaj Liverpoolit në vikendin e kaluar.
“Nuk do të them se ne po vuajmë, por nuk kemi pasur një lojë të lëngshme siç e dimë se mundemi. Kishte ndeshje të mira si ajo ndaj Tottenhamit në fushë mysafire, por mendoj se më e mira nga ne tek pritet të vijë”.
“Nuk jemi shumë të shqetësuar për formën, pasi sipas traditës ne nuk luajmë mirë në fillim të sezonit. Dallimi këtë herë është se gjithmonë shënojmë fitore, andaj nuk mund të them se jam penduar. Por do të doja të kthehemi në maje të kampionatit me stil”, ka thënë Scholes.

Marquez afër vazhdimit të kontratës

Mbrojtësi i Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se ai është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me kampionin e Evropës.
Meksikani ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e katalunasve dhe pritet që shumë shpejt të nënshkruajë marrëveshje të re.
“Nuk kam problem me qëndrimin këtu dhe kam ndërmend të nënshkruaj marrëveshjen shumë shpejt. Ende pres disa detaje të vogla të shikohen, por në përgjithësi është arritur marrëveshje në mes dy palëve”, ka thënë Marquez.
Ai po ashtu pret që marrëveshja e re me Barcelonën të jetë edhe e fundit në Evropë, pasi 30-vjeçari pret ta përfundojë karrierën në vendlindjen e tij./

Wenger: Arshavin i gatshëm për derbi

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke pritur një ndeshje të madhe nga Andrey Arshavin në takimin e sotëm kundër Tottenhamit.
Rusi do të luajë derbin e parë të tij në Londrën veriore që kur nënshkroi për Arsenalin në muajin janar.
“Arshavin mund ta ndryshojë ndeshjen, kudo në cilindo moment, andaj besoj se ai do të ketë një ndeshje të madhe edhe kësaj here”.
“Ai është një lojtar të cilin e dua, jo vetëm sepse është i talentuar, por sepse është efektiv. Jam i bindur se ai do të ketë ndikim në takimin e nesërm”, ka thënë Wenger.

Ronaldo fton Rooneyn në Real

Crsitiano Ronaldo dëshiron që ish-bashkëlojtari i tij te Manchester United, Wayne Rooney, t’i bashkohet atij te Reali i Madridit.
“Wayne do të ishte një sensacion këtu. Mendoj se ne mund t’ia dalim me Rooney shumë mirë. Do të ishte shkëlqyeshëm nëse ai vjen. Ky është vendi ideal për lojtarët më të mirë në botë dhe nuk ka dyshim se ai është një prej tyre”.
“Wayne ka gjithë aftësinë dhe vendosmërinë që ju keni nevojë për të bërë një karrierë të mirë këtu. Ai ka treguar se sa i mirë është gjatë disa viteve të fundit në Angli. Dhe nuk ka dyshime se ai do të vinte dhe do të ishte një lojtar i njëjtë edhe n ë Spanjë. Do të ë pëlqente ta shoh atë një ditë në Real Madrid”, ka thënë Ronaldo.

Ancelotti: Më pëlqejnë të gjithë sulmuesit

Në prag të takimit të sotëm në mes të Ligës Premier në mes të Chelseat dhe Boltonit, menaxheri i bluve, Carlo Ancelotti, thotë se ai është një fans i madh i kapitenit të ekipit kundërshtar, Kevin Davies,.
“Ai është një lojtar i mirë. Ai është shumë i rëndësishme për ekipin e tij, por ne kemi respekt për të dhe për Boltonin. Ne dëshirojmë të luajmë në mënyrën më të mirë pasi mendojmë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme”.
“Më pëlqejnë të gjithë llojet e sulmuesve. Është e rëndësishme, mendoj, për një sulmues të punojë për ekipin. Kjo është se pse dua të gjithë sulmuesit të jenë në formë dhe këtë e kërkoj prej tyre”, ka shtuar Davies.

Redknapp: Arsenali nuk mund ta fitojë Ligën Premier

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, e ka eliminuar Arsenalin nga gara për titullin e Ligës Premier.
Tottenhami viziton sot Arsenalin në Emirates, me të dyja ekipet që kanë pikë të barabarta në tabelë, nga 19.
“Nuk mendoj se Arsenali do ta fitojë ligën këtë sezon. Sigurisht ata kanë shanse, por Manchester United dhe Chelsea janë ekipe më të mira, megjithëse kam qenë gabim miliona herë më herët”, ka thënë Redknapp.

Mascherano: Titulli është ende i mundshëm

Edhe pse nuk janë paraqitur si duhet në dhjetë xhirot e para të Ligës Premier, mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se Të Kuqtë ende kanë gjasa për ta fituar titullin e kampionit të Anglisë.

“Titulli është ende i mundshëm. Nëse fillojmë të fitojmë dhe vazhdojmë me fitore, gjithçka është e mundur, mirëpo nuk na lejohet të humbim më shumë pikë. Duhet të fillojmë me fitore dhe të mos ndalemi më”.

“Në futboll kur nuk i dihet. Nëse fiton ndeshjet, atëherë mund të ndodhë. Duhet të harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Dhe ta bëjmë për ne, për skuadrën, dhe mbi të gjitha, për tifozët”, ka thënë argjentinasi.

30 tetor 2009

Behrami i kënaqur te West Hami

Shënjestra e Juventusit, Valon Behrami, është shprehur i kënaqur te skuadra e tij West Ham United, duke thënë se nuk planifikon të kthehet në Serie A.

Kosovari me pasaportë zvicerane u transferua nga Lazio te West Ham në vitin 2008, ndërsa prej skuadrave të interesuara për të është edhe gjiganti italian, Juventus.

“Nuk dua të largohem nga West Ham. Po e shijoj punën time këtu. Kjo skuadër më ka dhënë shumë, përpara, gjatë dhe pas lëndimit gjurit”.

“Aktualisht jam 80% i kompletuar. Shpresoj ta fitoj besimin e trajnerit dhe të klubit me paraqitjet e mia në fushë”, ka thënë Behrami për Tuttomercatoweb.

Leonardo: Do të vijë momenti i Huntelaar

Trajneri i Milanit, Leonardo, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të shumëkritikuar Klaas-Jan Huntelaar, duke thënë se holandezi do t’i kthehet formës së tij më të mirë.
“Huntelaar? Ai është shumë i qetë. Golat janë të domosdoshëm për një sulmues, ndërsa është normale për të pasi që ai sapo ka ardhur këtu. Jam i sigurt se do të vijë momenti i tij”, ka thënë Leonardo për Tuttomercatoweb.
Ndërkohë, trajneri i Rossonerëve ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit Gennaro Gattuso, i cili do të jetë në fushë kundër Parmës.

Guardiola porosit Realin : Pellegrinit i duhet kohë

Edhe pse ardhmëria e trajnerit të Real Madridit Manuel Pellegrinit është ende e paqartë, tekniku i Barcelonës Pep Guardiola i ka dhënë mbështetje Kilianit.
“ Ai ka shijen e njëjtë për futboll si në Villareal, por nëse dikush mendon se titujt janë fituar në Tetor, është shumë gabim.”
“ Merr kohë, është një process. Unë i dëshiroj atij fat dhe çdo të mirë pasi që është një trajner i mrekullueshëm.” deklaroi Guardiola për Sport.

Ronaldo: Do të fitojmë tre trofetë

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është i bindur se skuadra e tij mund t’i fitojë tre trofetë këtë sezon, përkundër krizës aktuale të Mbretërve.
“Ajo ndodhi (humbja nga Alcorcon), u mposhtëm. Skuadra është goditur rëndë nga kjo humbje, por tash atmosfera ka ndryshuar. Këto gjëra ndodhin. Ne jemi më të mirë nga se ç’jemi treguar, por do të nxjerrim rezultat kundër Getafes”.
“Largimi i trajnerit nuk është zgjidhje. Nuk është nevoja të ndërrohet asgjë, skuadra do të dalë nga ky moment, jam i bindur se do ta fitojmë Ligën, Kupën (e Mbretit) dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo për AS.

Ferrara: Duhet të jemi të përkryer

Pas suksesit kundër Sampdorias të mërkurën, trajneri i Juventusit, Çiro Ferrara, kërkon patjetër tri pikët edhe në ndeshjen e radhës përballë Napolit në fundjavë.
“Ndaj Napolit duhet të jemi të përkryer: duam patjetër tri pikët. Duhet të marrim menjëherë përgjigje për të kuptuar nëse fitorja me Sampdorian ishte rezultat i një ndeshjeje të madhe, apo kjo mund të vazhdojë edhe më tej”. Ferrara motivon Juven në prag të sfidës përballë skuadrës së Mazarit: “Nuk mund të kemi gjithnjë të njëjtin nivel loje me atë që kishim të mërkurën, por duhet të gjejmë vazhdimësi në dëshirën për të fituar dhe në rezultate”.

Pas 5-1-shit kundër Sampit, trajneri bardhezi kërkon një tjetër provë force kundër Napolit: “Ajo që ndodhi ndaj Sampdorias sigurisht që është e rëndësishme. Tani e dimë se mund të luajmë në nivele të larta. Ndoshta nuk do të luajmë gjithmonë kështu, por ky duhet të jetë shpirti i skuadrës. Kjo ndeshje na dha përgjigje pozitive pas një periudhe disi të ngatërruar, kishim nevojë për një paraqitje të tillë. Tashmë duhet të dimë ta ruajmë këtë formë dhe të kërkojmë përherë rezultate”.

Por jo gjithçka shkon mirë për Ferrarën, pasi mesfushori malian, Sisoko, pak ndeshje pas kikthimit nga një dëmtim i gjatë, ka pasur një tjetër problem dhe do të qëndrojë jashtë fushave edhe për të paktën 20 ditë të tjera. Në vend të tij do të luajë poulsen që nga minuta e parë.

Aguero do të fitojë dhe kërkon të shitet

Skuadra e Atletikos së Madridit rrezikon seriozisht të humbasë një ndër sulmuesit e saj më të mirë, argjentinasin Serxhio Aguero. Një lajm i tillë është bërë i ditur paraditen e djeshme nga një prononcim i lojtarit historik të skuadrës së dytë të kryeqytetit spanjoll, ish-sulmuesi Ruben Cano: "Të gjithë futbollistët në një farë momenti fillojnë të numërojnë trofetë e fituar me skuadrën ku kanë luajtur, dhe kur Serxhio Agueros do t‘i dalë numri i llogarisë zero, ai me siguri do të kërkojë të largohet". Për të ofertat nuk mungojnë. Madje mund të thuhet se janë të shumta dhe mes tyre ka edhe disa interesime tunduese, siç janë ato të skuadrave të mëdha angleze, Mançester Junajtid dhe Çelsi. Të dyja klubet angleze e dinë një gjë të tillë dhe janë të gatshme të hedhin në tavolinë ofertat e tyre përkatëse.

Valencia, Vila do të hidhet në merkato

Kujdes me situatën e David Vijës. Sulmuesi spanjoll është jashtëzakonisht i irrituar me klubin e tij, i cili shumë herë ka ndaluar shitjen e tij dhe është gjithnjë e më i vendosur të largohet. Duket se këtë herë Valencia nuk mund të bëjë asgjë për ta mbajtur, sepse borxhet po arrijnë nivele të çmendura, dhe Mançester Junajtid, Barcelona e Real Madrid janë të gatshëm për të shpërthyer një gjueti të vërtetë për të siguruar "el Guaje"-n. Po ashtu mësohet një lajm i mirë për skuadrat që e kërkojnë sulmuesin. Sipas "sport24.com" mësohet se David Vija tashmë është ndarë nga menaxheri i tij, Hose Luis Tamargo, i cili do të mbahet mend se verën e kaluar nuk ia doli ta transferojë në një klub të madh. Mançester Junajtid dhe Liverpuli janë kandidatët kryesorë për të rekrutuar sulmuesin e skuadrës së Valencias....

Real Madrid : Polemikë Guti-Pelegrini, lojtari ofendon trajnerin

Rezultatet e dobëta të Realit të Madridit duket se kanë ardhur prej problemeve që ekzistojnë në dhomat e zhveshjes. Humbja në sfidën me modestët e Alkorkonit në Kupë, ka përkeqësuar marrëdhëniet e trajnerit Manuel Pelegrini me Hoze Maria Gutierrez Hernandez, i njohur ndryshe me emrin Guti. Në pushimin mes pjesëve në stadiumin "Santo Domingo", tekniku dhe mesfushori kanë debatuar ashpër. Guti, i zemëruar nga rezultati i pjesës së parë, u ka kërkuar shokëve që të reagonin dhe të jepnin gjithçka në fushë. Trajneri Pelegrini e ka ndërprerë, duke e i thënë me qetësi lojtarit se nuk do të luante në pjesën e dytë. Kaq ka mjaftuar që 32-vjeçari të humbasë toruan dhe t‘i drejtohet trajnerit me fjalët "ik p...". Pas debatit, Guti vendosi të qëndronte në stolin e rezervave, por edhe aty ka qenë protagonist i një tjetër episodi. Në momentin kur Reali u fut në fushë, tifozët vendas kanë filluar të tallen me yjet madrilenë. Në nerva e sipër, mesfushori u kap nga telekamerat kur përpara se të ulej në pankinë, u ka treguar gishtin mbështetësve të Alkorkonit. Gjithsesi, drejtuesit e klubit vendosën që për momentin të mos marrin asnjë masë ndëshkuese për lojtarin, ndërsa tashmë pritet se çfarë dënimi do të japë Federata Spanjolle, por edhe trajneri Pelegrini, që mund ta lejë Gutin në stol. Vetëm tri javë më parë, mesfushori ishte zënë në fushë me portierin Iker Kasiljas, gjatë sfidës së humbur me Seviljan.

Benitez kryeson "planin B" të Realit

Trajneri i Liverpulit shihet si kandidati potencial i stolit, së bashku me Luis AragonesReali i Madridit në formatin "galaktik" të krijuar nga Florentino Perez vazhdon të mos paraqitet si një skuadër kompakte dhe drejtuesit e klubit po humbasin durimin me trajnerin Manuel Pelegrini. Edhe pse gjatë verës janë shpenzuar 254 milionë euro për blerjen e yjeve si Kristiano Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Ksabi Alonso, "merengues" kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura. Pas humbjes së turpshme 4-0 përballë skuadrës së kategorisë së tretë, Alkorkon në Kupën e Mbretit, trajnerit kilian i janë dhënë dy javë kohë për të ndryshuar situatën. Në të kundërt, ai do të largohet nga drejtimi i stolit në "Santiago Bernabeu". Rezultatet pozitive kërkohen që prej dy sfidave të ardhshme, në kampionat me Getafen dhe në Champions League me Milanin. Reali ka planifikuar që pasardhës i Pelegrinit të bëhej drejtori i përgjithshëm, Horge Valdano, por duket se ai do të marrë në konsideratë vetëm detyrën e "trajnerit të emergjencës", deri në momentin kur klubi do të emërojë teknikun e ri. Për momentin, Pelegrini ka mbështetjen e plotë të drejtuesve, megjithatë në Madrid nuk duan t‘i lënë asgjë rastësisë dhe po punojnë në pista paralele. Ata po marrin në konsideratë dështimin e mëtejshëm të skuadrës dhe në rast se Reali nuk del nga kriza e rezultateve, janë përgatitur skenarët për "planin B". E thënë ndryshe, klubi ka përpiluar një listë me kandidatët e mundshëm që mund të marrin drejtimin e skuadrës, në krye të së cilës qëndron Rafa Benitez. Përkrah teknikut të Liverpulit mendohet se është edhe emri i ish-trajnerit të përfaqësueses spanjolle, Luis Aragones. Si alternativa janë përmendur gjithashtu edhe Roberto Mançini, Majkëll Laudrup apo Marko van Basten, por spanjollët kërkojnë t‘ia besojnë stolin një trajneri me shumë eksperiencë, detyra kryesore e të cilit do të jetë që t‘i bëjë "galaktikët" të luajnë si ekip.Pikërisht kjo kërkesë ka bërë që Benitez të jetë kandidati numër 1, edhe sepse ai e njeh mirë ambientin, duke qenë se ka punuar më parë në klubin e kryeqytetit iberik. Presidenti Perez u ka kërkuar tifozëve të kuptojnë se Reali është një skuadër e re dhe për këtë arsye hapat fals janë të lejueshëm. "I ftoj tifozët tanë që të tregohen të durueshëm. Nuk duhet të harrojmë se gjatë merkatos u afruan mjaft lojtarë të rinj dhe ata kanë nevojë për kohë që të adaptohen me lojën. Sezoni ka vetëm dy muaj që ka nisur dhe ende po punojmë që të krijojmë një skuadër", tha ai. Me gjithë "durimin" e shfaqur nga Perez në publik, Pelegrini duhet të shqetësohet për ato që drejtuesi më i lartë i Realit thotë në bisedat private. Nëse spekulimet janë të vërteta, Valdano po punon intensivisht që të rekrutojë trajnerin e ri dhe duke përfituar nga problemet e Benitez me bashkëpronarët e Liverpulit, Hiks dhe Xhilet, emërimi i spanjollit mund të bëhet shumë shpejt realitet. Nuk duhet harruar që përpara ndeshjes së fundjavës me Mançester Junajtid, e ardhmja e tij te "Reds" ishte në dyshim. Madje, qarkulluan zëra se një humbje përballë skuadrës së Ferguson do të sillte largimin e Rafës nga stoli. Me Benitez synohet edhe afrimi i kapitenit të Liverpulit, Stiven Xherard. Madrilenët e kanë rritur ofertën e mëparshme për mesfushorin anglez, e tashmë janë të gatshëm të paguajnë deri në 40 milionë euro. Emri i Xherard është i pari në listën e merkatos për sezonin e ardhshëm.....

Blater, pro pasaportës biologjike

"Futbolli do të favorizohej nga përdorimi i pasaportës biologjike për të luftuar dopingun". Këtë e ka thënë presidenti i FIFA-s, Josef Blater. Përveç hapjes së kontrollit të të dhënave biologjike të sportistëve në vite të ndryshme, Blater është shprehur i gatshëm edhe për intensifikimin e marrjes së mostrave të gjakut. "I kemi bërë këto ekzaminime, ka kujtuar ai, në Botëror dhe në Kupën e Konfederatave. Janë parashikuar edhe të tjera gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut. Kur specialistët të na garantojnë se mostrat e gjakut lejojnë të zbulojmë çdo formë të mundshme të dopingut, do t‘i shtojmë ekzaminimet. Në përfundim, mund të zëvendësohen edhe me ekzaminimet e urinës. Presidenti i futbollit botëror ka theksuar gjithashtu se dopingu, edhe pse ekziston në futboll, nuk është shumë i përhapur, si në pjesën më të madhe të sporteve kolektive. Më shumë bëhet fjalë për droga sociale"....

Kombëtarja U-19 mposht 3-1 Renovën

Kombëtarja U-19 jep sinjale pozitive nga faza përgatitore që po zhvillon në Strugë të Maqedonisë, në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian të kësaj moshe, që do të zhvillohet nga 13 deri më 18 nëntor në San Marino. Pas fitores 2-0, të regjistruar të mërkurën me Vllaznimin, skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu ka triumfuar edhe në ndeshjen me Renovën, klub i Tetovës. Rezultati përfundimtar i 90 minutëshit ishte 3-1 në favor të kuqezinjve të vegjël, pas golave të realizuar nga mbrojtësi Hoxha dhe sulmuesi Tepshi në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të takimit shënoi edhe Koni. Fakt interesant është se në miqësoren me Renovën, 19-vjeçarët shqiptarë mund të kishin shënuar edhe më shumë gola, mbi të gjitha në pjesën e parë kur skuadra ka dominuar lojën. Përpara startit të eliminatoreve, Under-19 do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera në Qipro, në datat 5 dhe 7 nëntor. Gjatë ndeshjeve me përfaqësuesen e kësaj moshe nga ishulli i Afërditës në vendin tonë, djemtë e Ramadanit kanë regjistruar dy barazime.

"Reali i Madridit, të gjithë yjet në miqësoren në Tiranë"

Pas Milanit, një tjetër skuadër e madhe në arenën ndërkombëtare do të zbresë në Tiranë. Bëhet fjalë për Realin e Madridit, skuadrën "galaktike", që gjatë merkatos së verës ka shpenzuar plotë 254 milionë euro për të blerë disa prej lojtarëve më të mirë në qarkullim. Rezart Taçi, promotori i trofeut "Taçi Oil Albania Reads" ka gjetur akordin me spanjollët, për të luajtur në "Qemal Stafa". Në fushë, përballë yjeve si Kristiano Ronaldo, Kaka, Raul, Benzema, Iker Kasiljas, Ksabi Alonso e shumë të tjerë do të zbresin lojtarët e Gramozit, skuadrës nga Erseka që këtë vit ka debutuar mes më të mirëve në kampionatin shqiptar.
Edhe pse ende asgjë nuk mund të quhet e konfirmuar, nga bisedimet paraprake duket e sigurt edhe prezenca e yjeve të skuadrës spanjolle në kryeqytet. "Është ende herët për të thënë se cili do të jetë i gatshëm për të luajtur dhe cili jo. Gjithsesi, akordi fillestar është që në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm të gjithë lojtarët madrilenë. Madje, edhe nëse ndonjëri prej tyre do të jetë i dëmtuar, ai do të udhëtojë së bashku me Realin në Tiranë", deklaroi biznesmeni shqiptar. Taçi konfirmoi gjithashtu se ndeshja do të luhet më 21 dhjetor, në orën 17:00. Marrëveshja erdhi pas një takimi të përbashkët me numrin 2 të Milanit, Adriano Galiani dhe presidentin e Realit, Florentino Perez. Ai deklaroi: "Kur isha në Madrid për të ndjekur takimin e Ligës së Kampioneve ndërmjet Realit dhe Milanit, u takova me Perez. Falë miqve tanë të përbashkët (administratori i klubit italian, Galiani), presidenti ‘merengue‘ e pranoi ftesën për të ardhur në Shqipëri dhe për të luajtur një ndeshje miqësore. Ai u bind kur mësoi se më parë në Tiranë ka ardhur për të luajtur edhe Milani. Në këtë mënyrë vendosëm që kjo ndeshje të zhvillohej në kryeqytetin tonë dhe skuadra që do të zbresë në fushë kundër Realit është Gramozi (klubi i Superiores i financuar prej Taçit)". Deri më tani, për trofeun "Taçi Oil", që në bashkëpunim me UNICEF synon përhapjen e kulturës, ndërmjet ndërtimit të bibliotekave dhe shkollave të reja, në Shqipëri ka ardhur dy herë Milani. Në tetor 2008 kuqezinjtë humbën 2-1 me Tiranën, ndërsa në maj të këtij viti ata fituan me penallti me Kombëtaren "B" (ndeshja u mbyll në barazim 3-3)...

Del Piero optimist për këtë sezon

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lëvduar bashkëlojtarët e tij për fitoren prej 5-1 përballë Sampdorias, duke kërkuar nga ata ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e të shtunës kundër Napolit.

Ikona bardhezi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, megjithatë ai nuk do të luajë këtë fundjavë, por pritet që ai të jetë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve.

“Çfarë fitore! Ndeshja kundër Samppdorias na bën të shikojmë përpara me optimizëm të madh. Skuadra dha maksimumin dhe tregoi rezultat përballë një kundërshtari të vështirë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.

Njëherit, kapiteni i ka uruar punë të mbarë presidentit të ri të Juventusit, Jean-Claude Blanc, ndërsa ka falënderuar presidentin e larguar Giovanni Cobolli Gigli për punën e deritanishme. /

20 vjecarja: Ne shtrat me Maradonen para Uruguajit

Tashme qe Argjentina eshte kualifikuar per ne Boterorin 2010 pas fitores 1-0 ne Uruguaj, dalin ne siperfaqe edhe disa detaje te kohes se kaluar nga trajneri Maradona ne vendin amerikano-latin.
Ne fakt ish sulmuesi duket se nuk ka qene shume i shqetesuar per ndeshjen sepse ka kaluar nje nate te nxehte me bukuroshen 20 vjecare Natalia Rosas Muniz nje dite para ndeshjes.
“Ishte nje nate romantike me pasion”, rrefen ajo, duke shtuar se kaloi momente te paharrueshme ne shoqerine e Maradona-s ne Sheraton te Montevideos. “U takuam ne bar dhe e pyeta nese me mbante mend. Ai me kerkoi te ulesha dhe me rrefeu se ishte shume i stresuar per ndeshjen. Atehere i mora doren dhe e ngushellova. Me dha nje puthje dhe me ftoi ne dhomen e tij dhe ndodhi ajo qe ndodh ne te tilla situata mes dy njerezve te matur”, thekson Muniz.
Me tej, ajo shton se Maradona eshte nje mashkull i vertete. “Pas ndeshjes me telefonoi dhe me tha se donte qe te me takonte serish”, shtoi 20 vjecarja, e cila denoncoi edhe kercenimet e njerezve te Maradones qe nuk donin qe kjo histori te publikohej.

Parashikim : Arsenal – Tottenham

Vendi : Emirates Stadium, Londër
Koha: E shtunë, 31 Tetor, ora 13:45
Nesër me fillim nga ora 13:45 në Emirates do të zhvillohet derbi londinez mes Arsenalit dhe Tottenhamit.
Arsenal hyn në këtë takim për tu rikthyer fuqishëm në premier ligë. Arsenal aktualisht i ka mirë, pasi që gjindet në vendin e tretë me pikë njëjta me Tottenhamin.
Tomas Rosicky nuk do të mund të luaj për shkak të lëndimit në gju, dhe këtij i bashkohen dhe të lënduarit e tjerë Jack Wilshere ( nyje ), Theo Walcott ( gju ), Denilson ( shpinë ), Johan Djorou ( gju ), të gjithë këta janë jashtë funksionit, ashtu si Lukasz Fabianski.
Njëri prej lojtarëve kryesor nesër do të jetë rusi simpatik Andrey Arshavin që është një makineri e passimeve dhe e triqeve të ndryshme në fushën e lojës, që me kombinimin e bërë prej tij, Van Persiet dhe Fabregasit pritet të prodhohen shumë gola.

Arsenal

28 Tetor (League Cup) Arsenal v Liverpool 2-1
25 Tetor (Premier League) Ëest Ham United v Arsenal 2-2
20 Tetor (Champions League) AZ Alkmaar v Arsenal 1-1
17 Tetor (Premier League) Arsenal v Birmingham City 3-1
04 Tetor (Premier League) Arsenal v Blackburn Rovers 6-2
29 Shtator (Champions League) Arsenal v Olympiakos 2-0

Tottenham hyn në këtë takim tepër i emocionuar. Shkak është Harry Redknapp që ka ndjesi të veçantë për Arsenalin, pasi që për Redkanpp Arsenal është klubi i zemrës. Tottenham nuk di për fitore në fushë të Arsenalit që 16 vjet.
Golashënuesi më i mirë Jermaine Defoe do të mungoj në këtë takim, pasi që do ta kompletoj suspendimin prej tre ndeshjesh. Por, me Robbie Keane ( pesë gola ) dhe Peter Crouch ( katër gola ), plus Roman Pavlyouchenkon në stol, Spurs do të ketë se çka të tregoj në Emirates.
Aaron Lennon ( nyje ) dhe Giovani Dos Santos ( nyje ) mund të mungojnë, përderisa Luka Modric është duke u rikuperuar nga këmba e thyer.
Padyshin njeriu kryesor nesër për Spurs do të jetë Robbie Keane që është golashënuesi i dytë më i mirë. Ai e njeh mirë Arsenalin, dhe ka ndoshta formulën në trurin e tij se si ta mposht Almunian.

Tottenham

27 Tetor (League Cup) Tottenham v Everton 2-0
24 Tetor (Premier League) Tottenham v Stoke City 0-1
17 Tetor (Premier League) Portsmouth v Tottenham 1-2
03 Tetor (Premier League) Bolton v Tottenham 2-2
26 Shtator (Premier League) Tottenham v Burnley 5-0
23 Shtator (League Cup) Tottenham v Preston 5-1

Statistika të derbit Londinez

Ky është derbi i 145-stë londinez, dhe takimi i 162-të në të gjitha garat ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit.
Top-çinjtë kanë fituar në 59 prej 144 takimeve, kurse Spursat vetëm 45, me 40 takimet tjera duke përfunduar baraz.
Rezultatet e ndeshjeve në Premier Ligë ( vendas dhe mysafir )
Arsenal 13 fitore, Tottenham 5, barazime 16

Në fushën e Arsenalit

Të gjitha garat : Arsenal 36 fitore, Tottenham 17 fitore, barazime 19.
Në premier Ligë : Arsenal 9 fitore, Tottenham 1 fitore, barazime 7.
Rezultatet në 161 ndeshjet në të gjitha garat :
Arsenal 67 fitore, Tottenham 50 fitore, barazime 44
Sezonet e të dyja klubeve në Premir League duke përfshirë dhe këtë sezon:
Arsenal 18 sezone, Tottenham 18 sezone
Arsenal : 667 ndeshje, 358 fitore, 181 barazime, 128 humbje
Tottenham : 668 ndeshje, 243 fitore, 175 barazime, 250 humbje
Statistikat e Arsene Wenger si boss i Arsenalit :
495 paraqitje, 290 fitore, 127 barazime, 78 humbje, mesatarja e pikëve për një ndeshje – 2.01
Statistikat e Redknapp si boss i Tottenhamit
40 paraqitje, 20 fitore, 8 barazime, 12 humbje, mesatarja e pikëve për një ndeshje – 1.70

Epilogu

Të dyja skuadrat janë të nxehta për këtë derbi. Krenaria është në pikëpyetje pasi që ekziston rivalitet i madh mes këtyre dy skuadrave. Arsenal është klubi që ka shënuar më së shumti gola deri tani në Premier Ligë gjithsejt 29 , kurse Tottenham nëntë më pak. Përkundër asaj që Arsenal është favorit, të dyja skuadrat luajnë futboll të hapur, dhe pritet ndeshje interesante.