30 tetor 2009

Del Piero optimist për këtë sezon

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lëvduar bashkëlojtarët e tij për fitoren prej 5-1 përballë Sampdorias, duke kërkuar nga ata ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e të shtunës kundër Napolit.

Ikona bardhezi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi, megjithatë ai nuk do të luajë këtë fundjavë, por pritet që ai të jetë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve.

“Çfarë fitore! Ndeshja kundër Samppdorias na bën të shikojmë përpara me optimizëm të madh. Skuadra dha maksimumin dhe tregoi rezultat përballë një kundërshtari të vështirë”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves.

Njëherit, kapiteni i ka uruar punë të mbarë presidentit të ri të Juventusit, Jean-Claude Blanc, ndërsa ka falënderuar presidentin e larguar Giovanni Cobolli Gigli për punën e deritanishme. /