30 tetor 2009

Gerrard e Johnson nuk luajnë kundër Fulhamit

Edhe pse është pritur që kapiteni Steven Gerrard të luajë në ndeshjen kundër Fulhamit, megjithatë Liverpooli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij dhe të Glen Johnson këtë vikend.
Konfirmimin e ka bërë të premten trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez, duke thënë se dy lojtarët nuk mund të aktivizohen si pasojë e lëndimeve.
“Gerrard ende ka problem me ijën, ashtu që nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë fundjavë... Johnson ka një lëndim të vogël në pulpën e këmbës, prandaj ai do të mungojë për një javë”, ka thënë Benitez për BBC.