30 tetor 2009

Ronaldo: Do të fitojmë tre trofetë

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se është i bindur se skuadra e tij mund t’i fitojë tre trofetë këtë sezon, përkundër krizës aktuale të Mbretërve.
“Ajo ndodhi (humbja nga Alcorcon), u mposhtëm. Skuadra është goditur rëndë nga kjo humbje, por tash atmosfera ka ndryshuar. Këto gjëra ndodhin. Ne jemi më të mirë nga se ç’jemi treguar, por do të nxjerrim rezultat kundër Getafes”.
“Largimi i trajnerit nuk është zgjidhje. Nuk është nevoja të ndërrohet asgjë, skuadra do të dalë nga ky moment, jam i bindur se do ta fitojmë Ligën, Kupën (e Mbretit) dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo për AS.